A ia vlen të jetosh ndershmërisht në këtë vend?

Bledar Lumani

Nga Erion Braçe

 

 

Domethënë të jesh një qytetar që paguan faturën e energjisë elektrike, të mos e vjedhësh energjinë.  Paguan faturën e ujit të pishëm, të mos e vjedhësh ujin.

Të ndërtosh në bazë të ligjit, në një tokë pronë e jotja, të trashëguar apo blerë ligjërisht, të mos zaptosh tokë private e publike e të mos ngresh pa leje të rregullt cdo lloj ndërtimi nga përdhes, shtepi, pallat, dyqan apo magazine mbi të.

Të ndjekësh rregullat e lëvizjes në rrugë, parkimit në të, të mos rrezikosh veten dhe të tjerët që me ty përdorin të njëjtën rruge, të mos u nxish jetën atyre që vuajnë mungesën e hapësirës publike zënë prej teje për makinën luksoze; Etj etj.

Një përpjekje për të zbatuar ligjet në fuqi, po sulmohet shume egër nga opozita politike së pari, e përbërë nga një lukuni keqbërësisht të një Qeverie të permbysur, ish kryeministër, ish ministra, ish zëvendeësministra, ish drejtorë e administratorë gjithfarësh.

Por, egzistenca e saj në këtë sulm as që më bën përshtypje!! Ajo që e ngre dhe bën prezent dilemën,janë njerëz që bëjnë qytetarin e ndershëm, atë që paguan me mudn e sakrifica cdo qindarkë detyrime faturash për mallra e shërbime të marra!!

Njëri pyet a ndjeni keqardhje dhe a keni humanizëm, referuar një rasti fatkeq ku i ndjeri ishte një abuzues i qartë e pa hamendimin më të vogel të energjisë!!

E pyes, po ti perse e paguan energjinë, e ke më kollaj ta vjedhesh dhe me përgjigjet, jo unë e paguaj nga dita e parë në të fundit e qindarkë më qindarkë!!

Tjetri thotë qartë se nuk është vjedhje edhe pse ligji nuk e lejon, është thjesht diferencë në cmim, referuar të njëjtit rast!!

E pyes, po ti perse ke një lidhje të ligjshme dhe sahat individual për matje, përse nuk e merr energjinë nga lokali ngjitur dhe për shkak të konsumit të madh, shpëton dhe një pjesë të mirë të parave, si diferencë me cmimin dhe më pergjigjet, jo unë dua të jem i rregullt edhe pse ka shumë që e bëjnë këtë!!

Një tjetër akoma thotë se ka gjasë që i ndjeri të mos ketë vjedhur, por të ketë paguar një cmim më të shtrenjtë se ai për të cilin është vënë nën akuzë, cmimi për biznesin, referuar në rastin e parë!!

Këtë nuk kam përse ta pyes, ky nuk di gjë, nuk i referohet as fakteve, sepse as nuk përpiqet ti njohë ato; shifrat e faturave të këtij rasti jo vetëm qeë e rrëzojnë hidhur, por akuzojnë përtej akuzës publike të ngritur para një gjykate!!

Më tej, miku Mero Baze thote se “ligjore ishte dhe diktatura e Enver Hoxhës, por nuk ishte një shtet i së drejtes”; duke lidhur një rast konkret me punën shpeshhere mizerabël të një administrate që për fat të keq është ajo që është dhe ku tentativa për ta ndryshuar u shtyp menjëherë nga i njëjti reagim, sic ky i tanishmi nën kërkesën që të mos ketë përmbysje në një administratë politike, të paafte e të korruptuar!!

Nuk ka asgjë prej Enveri në këtë histori; kudo, në cdo vend, të vjedhesh shkon në burg, nuk të mbajne hopa e as të paguajnë që të mos vjedhësh më!! Asfare!!

Nga e gjitha, dua të them; në këtë vend, kultura e mosrespektimit të ligjit, kultura e të jetuarit duke mos paguar, duke zaptuar, duke vjedhur, duke shpërdoruar është shumë e fortë, shumë shumë e fortë!!

Edhe pse ata që jetojne kështu janë më pak se 15%, janë shumica, ata që jetojnë ndershmërisht, ata që e mbajnë në këmbë këtë kulturë; nuk e di për c’arsye, por dalloj mes parimeve dhe arsye tërësisht personale apo më keq, një tentativë për të kundërshtuar gjithcka!!

Sepse Qeveria prodhon gjithnjë të pakënaqur, për shkak të pritshmërisë, për shkak të shtrirjes jo të plotë të veprimit të Qeverisë, për shkak të kohës së pamjaftueshme për të shërbyer gjithkënd të lënë menjanë, në harresë e të margjinalizuar, pa diskutim edhe për shkak të një administrate që nuk përmirësohet dot deri në nivelin e dëshiruar të shërbimit;

Do të ketë kundërshtim të fortë të cdo përpjekeje për ligjshmëri të lidhur ngushtë megjithë sa më sipër e të prirë nga një opozitë politike që po mbron paligjshmërinë si abitatin e saj natyral nga ku mund të nisë të rikthehet në pushtetin e humbur, në atë pushtet ku vendosmëria për të vrarë i mori jetën njerëzve mu në bulevard!!

Pas kësaj, puna është: po ata që jetojnë ndershmërisht ku do jetojnë?”

Share This Article
29 Comments
  • Dakort me keto.Po faturat e ish qeveritarve dhe qeveritarve do ti publikosh?
    Shume fjale po thuhen por veprime JO.
    Po vepruat dhe me qeveritaret si me popullin do jete gje e mire.
    Vete jepni te dhena Saliu Keshtu Basha ashtu ,publikoni faturat per cilin do .

    • Zoti Brace!
      Eshte e para here qe nuk jam dakort me llogjiken tende!
      Kete here duket se po perpiqesh t’i dalesh ne krah SHEFIT nga frika e ndonje hakmarrjeje!
      Ne nje fraze permend edhe nje mendimin tim lidhur me te ndjerin!
      Ti je ekonomist dhe me sqaro:
      Kush ishte shkelja qe beri i ndjeri dhe a kishte vjedhje dhe cfare VODHI???
      Perdor llogjiken tende STERILE te nje deputeti shqiptasr ne kushtet reale shqiptare e jo si deputet hgjerman ne Gjermani!
      SHKURT:Askujt nuk ua mbushni mendjen se i ndjeri meriotonte BURG PA AFAT!
      Se pari nuk kishte bere lidhje jashte sistemit,por energjia qe poerdorte matej ne MATESIN E TIJ FAMILJAR!
      Nuk ka vjedhur asnje qindarke(provoje te ma argumentosh me shifra konkrete),perkundrazi e ka paguar energjine me shtrenjte,se bizneset e kane cmimin 12.2 leke per kw,ndersa familjaret,mbi 300 kw e kane cmimin 13,5 leke per kw!!
      KU ESHTE VJERDHJA KETU???
      Aq me teper,qe t’i jepej “ARREST ME BURG” edhe pasi ai pagoi DEBINE???
      JAM SOCIALIST 24 karat dhe me vjen TURP qe vazhdoni te ngulni kembe ne KOKFORTESINE TUAJ me keq se BAJGA Sali Berisha!
      Prokurori dhe gjyqtarja duhet te pergjigjen para GJYKATES per SHPERDORIM DETYRE ME PASOJE VDEKJEN!!!

    • dakort jam me te gjitha ceshtjet qe ngre po nje gje sna sqarove z Brace po qeveria valle vjedh nje pjese te popullsise se saj sic jane emigrantet qe edhe pse sjetojne aty paguajne si tarifen e dritave dhe tarifen e ujit dhe pastrim gjelberimit kjo valle a eshte vjedhje Pse se ngre dhe kete ceshtje apo keta nuk llogariten nqf te se do qe te jesh plotesisht objektiv Jo vetem per demet qe i shjellin njerezit qeverise dhe shtetit po dhe qeveria per vjedhjet e demet qe i shkakton kesaj pjese te popullsise qe paguan taksa ne Shqiperi dhe ne vendin ku jeton e punon sipas ligjeve te tyre dmth dyfish taksash

  • Per sundimin e ligjit, si e vetmja menyre e zhdukjes se kesaj injorance vdekjeprurese qe shkaterroi rendin kushtetues te kesaj Republike,dhe menyrat e perballjes me te,,,nuk eshte e nevojshme te diskutojme sepse, jemi ne te njejten “vale transmetimi”.
    Nuk eshte aq, tek hapat e ndermarra per ndeshkimin e HAJDUTEVE te energjise elktrike, sesa eshte tek mosndeshkimi i SUPERHAJDUTEVE, te atyre qe e mbollen dhe e konservuan kete rrumpalle shpellaresh, tek ata qe akoma mendojne se mund te mbajne peng nje komb te tere, dhe tek bijte e bijat bastarde qe na krekosen me “statusin VIP” dhe me uzurpimin e politikes shqiptare, ne kete rast “opoziten”. “Pasuria” e tyre,,,eshte gjaku i femijeve dhe grave shtatzena te Gerdecit, eshte trupi i nenave dhe motrave shqiptare qe u shiten neper trotuaret e Milanos, eshte shkaterrimi i shpreses tek shqiptaret, per nje jete ne vendin e tyre.
    Te besh “kompromise” me njerez te tille,,,,do te thote qe nuk ke kuptuar asgje, nga ato qe ke folur deri dje. Te besh “kompromise” me arkitektet e sistemit te vjedhjes se energjise dhe tu tregosh burgun “vetem hajduteve te vegjel te saj”,,,tregon per mungese kurajo dhe sjellje me dy fytyra, ndaj krimit.
    Sali Berisha dhe te tijte, duhet te ishin “FQINJE” me te ndjerin qe u vetevra ne qelite e paraburgimit. Nese ky i dyti, mund te dilte i lire pasi te kish paguar detyrimet, per vjedhjen qe kish bere,,,,ky i pari, nuk duhet te shohe me driten e diellit me sy,,,,sepse eshte thjesht KRYEKRIMINELI shqiptar i cerekshekullit te fundit.
    Kjo eshte arsyeja,,,,Z.Brace,,,,,,pse iu duhet sot,,,”te sqaroni vetveten” per hapat qe nuk nderrmirni dhe jo per ato qe po nderrmeren.!!!

  • Dje ky plehre ngrinte pyetje per faturen e energjise se Berishes.A mund te na thote se a mori pergjigje nga organet ku ka vene njerzit e vet?
    Ne cilin vend te botes arrestohen njerezit pa rrezikshmeri shoqerore?
    Pse nuk arrestoni hajdutet e milionave dhe vrasesit publik po putheni e perqafoheni me ta?
    A ndjen pergjegjesi morale ne mos ligjore ti dhe ai sharlatani ne qeveri qe ne burgje hyjne dhe mjeteqe shkaktojne vdekjen.
    Isha ne dyshim se mos valle Bracia eshte nje i ndershem i revoltuar por shoh qe je nje karagjoz dhe pjese e lojes Rama Berisha

  • Zoti Brace shume i qeshur po dukeni

    Ke te drejte ?

    Me fal se po te them por ju po tallni koqet me ate popull te poshtruar ne menyre ekstreme nga krimineli berish,nga frikacaku rame nga mashtruesi meta dhe nga hipokrizia e xhambasdoreve

    1 MILJON VOTA E 23 QESHORIT DHE PO AQ TE EMIGRANTEVE NE KATER ANET E BOTES I MORRET VETEM PER BURGOSJEN E BERISHIS SIDOMOS PER 21 JANARIT por ju bene shurren ne breke akoma prej tij dhe merreni me ca te mjere si i ndjeri Qamil Zela.

    I nderuari mashtruesi BRACE

    po ju kujtoj dhe nje here krimin e berishes i cili pasi vrau ne 21 janar 2011 beri dhe invazionin e meposhtem qe ju flinit gjume atehere dhe pshurreni sot

    1-u fshine filmimet
    2-u ndrruan tytat e armeve
    3-u dekorua burri shtetit
    4-u dekorua ylli ne ngjitje
    5-u menderosen ekpertizat e FBI
    5-u zevendesua presidenti
    7-u zevendesua k/prokurri
    8-u zevendesua k/bashkiaku
    9-u zevendesua k/shiku
    10-u terrorizuan gazetare
    11-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    12-u liruan ne menyre provokuese dy gardistet vrases ne 8 shkurt 2013 duke mbyllur ciklin e masakres bulevardit nen moton e XHAFERR DEVES ne shkurt 1944 kur pasi vrau tiranas te pafajshem tha :1 dite terror=10 vjet qetesi.

    Berisha eshte kriminel i lindur por si sinqerte PRA AI ESHTE KRIMINEL POR JO FAJTOR

    fajtore per krimet e berishes jeni ju me pordhacerine e pabesueshme qe arritet deri atje sa dhe nje ambasdor i rene nga fiku ju hoqi jo vetem shallin nga qafa por dhe breket tja u heqi ju do i thoni faleminderit. Neveri per bracet e PS qe kane nje pordhaceri kriminale…

  • Erjon, ke shume te drejte por qe te kompletohet arsyetimi duhen nenvizuar fort dy gjera te tjera. E para, zbatimi i ligjit te fillohet nga lart dmth para se futen ne burg njerez te zakonshem si kudo ne perendim ata qe vjedhin asete publike, te futen ne burg ata qe shesin territore te vendit, vjedhin komplet buxhetin, vrasin qytetaret nga godina e kryeministrise etj etj. Ndryshe tingellon hipokrizi. Dhe nese gjykatat nuk i ke ne dore, ke ne dore ti cosh dosjen e rende te krimeve sa me shpejt qe jete e mundur para tyre. Para se te mbushen me vjedhes, burgjet te mbushen me vrases dhe tradhetare kombi elitare. E dyta, beri c’beri ai qytetari, ka dhe nje ndjeje humanizmi dhe respekti pas asaj qe ndodhi dhe kushdo duhet te shprehe keqardhjen dhe ngushellimet per familjen e tij sepse ishte nje kryefamiljar qe nuk po pasurohej marramendesisht per tu bere ndonje deputet me vone por qe mbijetonte sipas tradites se 25 vjeteve te fundit ne Shqiperi. Dhe nese e kap, thjesht te ishte me detyrim paraqitjeje ne polici sesa te burgosej si nje kriminel qe i lire vijon me gjemat e tij. Jane me dhjetra mijra raste te vjedhjes se prones private dhe publike – psh . rasti i zonave informale, por jo vetem qe nuk procedohet kush por perkundrazi jane shnderruar ne asete elektorale ku falen gjithe partite per vota. Turp sa kohe drejtesia fillon nga bishti.

  • “Të ndërtosh në bazë të ligjit, në një tokë pronë e jotja, të trashëguar apo blerë ligjërisht, të mos zaptosh tokë private e publike e të mos ngresh pa leje të rregullt cdo lloj ndërtimi nga përdhes, shtepi, pallat, dyqan apo magazine mbi të.”

    Keto jane pyetje qe duhet t’ia drejtosh pike se pari partise tende e pastaj ne vend qe te pyesesh qytetaret e thjeshte provo te pyesesh biznesmenet miq te Edit edhe vete Kocon me te cilen po sho.
    Po shkallet e Abissnetit te Kocos ne mes te Bllokut i ke pare deri ku mberrijne?
    Po Liken e harrove, apo tani eshte bere qytetar model?
    Te paska bere te fala edhe Bleona nga SHBA:

  • DIKTATURA E ENVER HOXHES NUK ISHTE AS LIGJORE DHE AS MUND TE CILESOHEJ SI SHTETI I SE DREJTES.

    Perpara se te flase ne monolog me pyetje dhe pergjigje Erjon Brace si Kryetar Famoz socialist i ekonomise ne Parlament duhet t’i jape spjgime shoqerise civile shqyptare:

    A MUND TE BURGOSET NJE I SEMURE MENDOR ME DEPRESION QOFTE EDHE SIKUR TE JETE HAJDUT ENERGJIE?

    kur si te tille e ka shpallur vete pushteti RILINDAS i Edvinit me shprese per t’i shpetuar turpit dhe rezilit dhe kur ne te gjithe Boten Demokratike keta mjerane mjekohen falas nga shteti ne Klinika Psikiatrike dhe jo ne Burgje Komuniste alla enveriste? Prandaj eshte e kote qe Erjon Djali te orvatet te beje avokatin e veprimeve nonsens te administrates se qeverise se tij me finte komunistesh, sepse pikerisht ne Diktaturen e Enver Hoxhes veprohej ne te njeten menyre ku HUMANIZMI ishte fjale e panjohur nga xhelatet komuniste.

    Nga ana tjeter Erjon Brace MORALISTI nuk i pergjigjet fare pyetjes me thelbesore qe popullta po i ben papushim PS dhe Edvinit:

    C’A PO BEHET ME VJEDHJEN E THESARIT TE SHTETIT?

    sepse po shikojme Fullanin qe te vallezoje ne Pallatin Presidencial me zonjen e tij gjykatese si nje aristokrat famoz pa e vrare fare ndergjegja qe mileti po burgoset dhe po sikteroset per nje fature energjie. He pra o Erjon Brace Pizevengu qe je bere i njohur me DACIBAOT e tua ne Parlament, pse nuk tregon se ku jane LEKAT e vjedhura nga banda kusare e Fullanit? Pa patur nje pergjigje adekuate te kesaj pyetje askush nga politika dhe pushteti aktual nuk mund te flase per nje shtet ligjor dhe krahasimi i vetem i afert historik eshte vetem me shtetin e Diktatures se Enver Hoxhes qe i raste te gjithe kundershtaret e vet ne burg, por qe e kishte transformuar Vatanin si nje CIFLIG personal te familjes se tij, ashtu sic e ka shkruar edhe sot Mero Baze ne Editorialin e tij.

  • Ku te mundemi do jetojme, por ndershmerisht ama. A ja vlen? Besoj qe jo, por nese shuhet dhe i fundmi nga ne, ahere vertet s’ja vlen te rrosh!

  • Shpejt u kujtove per te pyetur ? Ha…ha.,.ha…. C’ beje deri dje bej efendi , kur une luftoja per Shqiperi ? Ha…ha…ha… Bjeri Brace , bjeri …. por bjeri fort se nuk kemi aheng per vit te ri ! Ha…ha…ha…

  • beace,
    i thuaj rilindasve mo rrini po duku…..
    kur do te raportojne ministri i financave me ate te drejtesise
    se u arketuan aq leke
    per vjedhje
    korrupsion
    abuzim
    kundravajtje administrative.
    jo vetem statistika
    u vodhen kaq milion euro.

  • I dashur Barace bishtuku: te uroj gezuar festat, e vertetoj katerciperisht se keni gjetur damarin e duhur te tallni k……me ate popull, po si mo Brce ziu po fajson nje njeri qe mbase po themi ka nderhyer dhe ne rrejeitin e energjis ose eshte debitor, dhe na lartesoni figuren e Fullanit e Koco Kokedhimit qe i kane bere m….in Rames …Ligjit …parlamentit e te gjitheve me radhe, nje kamikaz eshte me se i domosdoshem ta shperndaj qerdhen tuaj te qelbet qe me kenaqesi po pini gjakun e tyre….Te fala se me dallaveret tuaja populli u ngop….veqse populli nje dite do ta kete lirin e tij.

  • Zoti Brace, mos bej sikur ke lindur dje sepse duket si hipokrizi. Qe te jetosh ndershmerisht dhe duhet qe te jetosh natyrisht, eshte pergjegjesi e te gjitheve, pavaresisht mentalitetit, shtetit, vendit dhe kushteve ku jeton. Qe te jetosh ndershmerisht ne nje vend ku shteti nuk funksionon dhe ku partia ne pushtet (edhe Partia jote ketu) ben ligjin dhe te tregon edhe Maliqin, duke injoruar shtetin, thjesht per tu dukur qe po ben dicka, atehere ketu ka nje problem te madh. Njerezit nuk jane budallenj, dhe duke u fokusuar te fakti qe jane keta njerez qe kane paguar faturen 23-vjecare te politikes Shqiptare dhe me rendesishmja ate te shtetit Shqiptar, pavaresisht partise ne pushtet, fature e cila vazhdon ende edhe sot, bile me kamate, atehere e kujt eshte pergjegjesia per borxin e shtetit e Shqiptar? Kjo eshte edhe fatura jote zoti Brace, si politikan Shqiptar qe ke perfituar nga parate e njerezve, qofte si deputet apo si anetar i vjeter i Partise Socialiste apo pjese e ish-qeverise Nano, bile edhe sot merr nje rroge te majme mujore nga parate e njerezve apo popullit, te cilet ne shumicen e rasteve jetojne me 20000-leke ne muaj, qe perkthehet nen nivelin Europian te varferise ekstreme!

    Tani perse e kishit muhabetin ju zoti Brace, sepse une personalisht nuk po kuptoj ende asgje se per c’fare po behet fjale, te pakten nga ato qe po llomotisni me siper ne kete artikull te kjo gazete apo faqe interneti!

  • Hipokritit Braçe!
    -Je i pavlere o Braçe, je tamam ashtu sikur te denonconte Lefter Maliqi.
    -Ke 20-vjet pjese e politikes Shqiptare, e ketij llumi te piste qe po vret perdite endrrat e qindra mijerave te rinjve Shqiptare qe kane mbaruar shkelqyeshem por nuk punesohen dot,sepse ti dhe koleget e tu deputet u keni vrare shpresen,dinjitetin,endrren per te jetuar ketu.
    -Ju i keni lejuar te gjitha paligjshmerite ne kete vend, ju qe jeni legjislatoret.
    -Ju e keni patur pushtetin vendor ne Tirane (11-Vjet),ne Durres (8-Vjet) ne Elbasan (8-vjet),ne Fier (12-vjet), ne Gjirokaster (12-vjet), ne Vlore (12-vjet), etj.
    Ke degjuar te merret i pandehur ndonje nga keta kryetare Bashkie per shperdorim te paster detyre (neni 248 i K.Penal) per mosveprim me dashje ne kryerjen e detyres.
    -E dini se ata jane autoriteti qe ka per detyre kontrollin mbi territorin ne njesine ku ata jane zgjedhur!!!!
    Eshte denuar ndonje! Asnje dhe as ka per tu denuar,ligji eshte per te denuar vetem qytetaret e thjeshte por jo hajdutet dhe kriminelet me kollare.
    -Djali i koleges tende vrau 4-qytetare, dhe po kerkon gjykim te shkurtuar,dhe ka per ta fituar,duke ju shmangur denimit me burgim te perjetshem qe e ka pak.
    -Ligji duhet te veproje per te dy palet njelloj si per CEZ dhe per qytetaret.Ke degjuar per mbifaturimet afrofe, e pra ato jane vjedhje e paster nga ana e kompanise energjitike,perse nuk merren ne ndjekje penale dhe ata qe mbifaturojne nga zyra mbi shpine te qytetareve por u tregohet rruga gjyqesore!!!! atehere dhe CEZ t’i drejtohet rruges gjyqesore per zgjidhjen e debive me klientet e saj.
    O Braçe vazho dhe talle bythen me kete popull se ke kohe qe e ben nje gje te tille

  • Bej pjese tek ata qytetare qe zbatojne ligjet dhe i paguaj rregullisht taksat dhe detyrimet per sherbimet qe marr.Nuk dua te vidhem nga gjysma tjeter e cila ishte mesuar te mos paguante asnje mall apo sherbim qe konsumonte e qe jetonte vetem duke na vjedhur dhe zaptuar ne.
    Por z.Brace doren me te rende ne xhepat tane duke na dhene rroga mizerabel dhe duke na rrjepur me cmime monopol nuk e ka futur kjo kategoria e dritave,shkeljes se semaforit dhe ndertimeve pa leje.Ne na kane shkaterruar,zhvatur dhe poshteruar njerezit e pushtetit,te politikes dhe drejtesise,dhe keta jane e me sa duket do te jene te paprekshem madje po aq te fuqishem edhe me qeverine ku ti je pjese dhe qe po i ben sot avokaturen.Qeveria juaj e fut sot ne burg nje qytetar te thjeshte po te riparoje shtepine e tij te rrenuar apo amortizuar me aresyen se nuk ka leje kur ju vete e keni detyruar te veproje keshtu sepse nuk ka shans ai hallexhiu te marre leje te ligjshme nga shteti.Ne te njejten kohe ju mbyllni syte sikur nuk i shikoni kullat 20 kateshe te Bashkimit poshte liqenit sepse me siguri i ka paguar 20 apo 25% per shefin tend qe ta vazhdoje deri ne fund kete krim.
    Prandaj mos i beni njerezit budallenj z.Brace.Budallenj te rinj nuk kane per tu shtuar ne Shqiperi dhe njerezit gjithnje e me shume po dine jo vetem ta dallojne te keqen por edhe te shohin brenda se keqes se cila i demton me shume e cila me pak.

  • Nëse në këto që thua shpesh Erion, ti ke një fije sinqeritet atëhere bravo të qoftë. Drejtësinë dhe ndershmërinë e kemi lënë diku nga vitet 90′, o Braçe. Tani na shkon ndërmend Hasan zyko Kamberi me vjershën e parasë dhe Migjeni me poemat e tij përherë aktuale për mjerimin.

  • Po Z.Brace,

    prandaj jane larguar shqiptaret, sidomos

    dhe gjithe Tiransit (kultura dhe inteligjenca mirefillte) nga Shqiperia.

    Shqiperia sot nen-nivelin mesatar te kultures,
    mbytur nga maloke dhe provinciale pa kulture.

  • Ju lumte se na mashtruat edhe nje here ju te PS.Per keto ligje u votove zoterote dhe more nje milion vota.
    Po nuk kuptoj perse kerkoni te talleni tani me kete nje milionsh?
    Sa ka vjedhur Lulezim Basha? Po Saliu,po Bodja,po Ruli,po Imami,po ministrat e LSI,po ministrat e tu ne vitet 1997-2005,kur ky nje milionsh te rezoi nga pushteti? Sa miliarda euro i jan vjedhur e grabitur ketij populli,sa troje jane pervetesuar nga paria ne keta 25 vjet?
    Qe kete katrahure nuk e zgjidhni dot as Ju,e as PS,kjo u mesua nga mileti,por mos na acaroni dhe dilni e kerkoni me vota per 21 Qershorin qe vjen.Kjo klase politike pret nje pergjigje,e ate do jua jape populli i vuajtur,i tallur,i lene pa buke pa shtepi,pa pune dhe i acaruar deri ne ekstrem.Sa me afer pergjigja per Ju aq,me e lehte vuajtja e me tejshme per te.

  • Degjoji fjalet e Popullit, z. brace. Jane fjale me vend. Deno super dhe krye hajdutet e me pas merru me popullin. Jepni shembullin personal se shume zhgenjim po mbillni

  • Ore,arvizu-nasradumis,po ne kohen e’ENVERIT,po tu vidhte thesari i shtetit,nuk ishte fallhajni neper ballot e tua,demokrature,po sote mesiguri dte ishte ne SPACIN,tande qe ke thane se e ke pas shpi ne kohen e ENVERIt.Tani,po miresha me enverin,po ia do beje 30,vite qe nuk jeton,pse nuk miresh ma forte me demokraturat e sodite,te dhjera,sali grdecin dhe ilir mecen,po ashtu me bashen dhe ramen po se po,ke te drejte me ta te miresh,po lene rahat ate njeri ne varr,se ai e kreu detyren qe kishte,prandaj mos shiko prapa or derzi,por perpara,nese te ka ngel dhe pake jete,po bjernu bjernu ktine te sodit te majte e te gjathte,bjernu por ne krye jo ne trup,se gjarprin vetem ne krye e mbyte or lumemiri,kto jane hijenat te gjithe,kta nuk burgosin kriminelet por burgosin fukni fukarejte,sepse te gjithe jan kriminel,te shitur,do te evropa,,do te amerika,do te rusia,do te turqia,e asnjeri nuk jane te shqipria,haj te uroi vitin e ri,arvizu,me uratat ma te mira,per ti,dhe familjen,gezime,harmoni,begati,shendete,dhe shum vite GEZUAR.

  • Zoti Brace, nuk kuptoi kujt ja tregon keto. Une qe po shkruaj jam nje qytetar qe i zbatoi te gjitha rregulat dhe po ju them se kam bere shume gabim tani e kuptova por shume vone, ketij shteti katraure mire do kish qene vetem te vidhje sepse keshtu te repektojne dhe do kishe nje shtepi normale dhe jo te prisje si puna ime. Ju lumte te gjithe atyre qe kan vjedhur dhe vjedhin se ne qe presim per shtet po hengrem buke jemi mire.Ky vend nuk behet me shkruaj cfare te duash zotrote.

  • Zoti Erjon Braçe!
    Pavarsisht kryqezaters se fyerjeve qe ndermarin ketu ndaj personit tend ca fyej bosh te mbushur me pordhet e Saliut dhe salinjeve, ndaj me ju pa as mete voglin hezitim, mendimin se kultura e vjedhjeve dhe pandershmerise ne kete vend ka rrenje shume te fiorta, aq sa ka marre trajten e infektimit radioaktiv, nje prej faktoreve shkaterrues te armes berthamore.
    Kjo “kulture” dhe pa thonjeza antikulture, qe eshte mbjellur dhe ka hedhur shtat ne keto 24 vjet palledemoleshkraci, eshte produkt jo vetem antidemokratike, antieuropiane por dhe antikombetare per çdo shqiptar te ndershem dhe me pese pare mend ne koke.
    Hajdutet dhe kriminelet jane kontigjent i te njejtit padron: Ligesise dhe antiligjit.
    Vetem te ligjte, antiligjoret, rrumpalllhanet dhe anarshistet te llojit te ujkut qe kerkon mjergull mund te bejene avokatine mjerane te hajduteve, vellezerve siameze te krimineleve.
    Le te thone si si te duan dhe kush te doje, nuk kam kurrfare meshire per hajdutet dhe shkelesit e ligjit dhe i konsideroj ata njelloj si kriminelet e tjere. Shteti nuk behet duke meshiruar hajdutet dhe krimin.
    Nese Kuhstetuta dhe ligji nuk trajtohen si vend i shenjte, as qe mund te behet fjale ndonjehere per shtet te se drejtes.
    Ligji nuk duhet perdorur vetem si sllogan dhe aq me pak kur vjen fjalea per barazine e te gjitheve para tij.
    Dhe duke thene kete me duhet qe ne adrese te funksionit qe ke ne parlamentin shqiptar, te te jap nje mendim apo ne daç konsideroje si verejtje apo sugjerim.
    Gjykoj se Shqiperia nuk e ka luksin te merret vetem me “sardele” dhe te leje “peshkaqenet” te shqyejne dhe te ulurasin sipas oreksit te tyre.
    Dhe ne kete rast pergjegjesia eshte e kesaj mazhorance dhe kryeministrit te kesaj qeverie. Te ndeshkohet kushdo kush abuzon dhe vjedh ne kurriz te taksapaguesve te tjere.
    Por kjo nuk do te thote qe te futen ne kalendat greke dhe te mbulohen me pluhur dhjetra dhe qindra dosje krimesh dhe kriminelesh qe nga “pardesyte e bardha” dhe deri tek xhupzinjte e vrasjeve ne bulevard. Kush ia jep te drejten kryeminstrit aktual,
    Edi Rama, qe per krime ordinere, ku futen dhe vjedhjet dhe abuzimet me energjine elektrike te beje rolin e hetuesit, gjykatesit dhe prokurorit, ndersa per krime politike dhe korrupsionin galopant te sferave te larta, “pardje “, “dje” dhe sot ne kete vend te laj duart si Pon Pilati duke thene se pushtete jane te ndara.
    Kesaj i thone jo vetem qendrim njerku, por dhe frikacaku, te pavendosuri, te perlyeri dhe demagogu.
    Ose kerko qe mazhoranca qe drejton te beje operacion kirurgjikal ne drejtesi ose fute koken si struci dhe mos u ndje per kater vjet ne ate karrike per te cilen luftove me demagodgji.
    Perse z.Braçe, ju dhe kryeminstri qe drejton ate mazhorance e la ne mes te rruges, per te mos thene pa filluar reformen ne administraten civile?!
    Pse lejohet ende te vegjetoje dhe te beje hije ne karriket e zyrave te shtetit nje administrate e paafte, e korruptuar, mediokre me gjithfare pijanecesh, llogjexhinjsh dhe servilash, imoralesh dhe thashethemexhinjsh, te cilet jane nje mine me sahat ne themelet e shtetit qe kerkohet dhe jo ndihmes te tij?!
    A nuk tregon kjo per paaftesi, per te mos thene implikim me te korruptuerit e djeshem, ne rradhe te pare te kryeministrit dhe pastaj gjithe juve paralmentareve te mazhorances, per neglizhimin e detyres numer nje per te cilen muaret voten e e ketij populli per te qeverisur vendin?!
    Kujt kerkon t’i shese te moderuarin Edi Rama, Erion Veliaj $ Co me slogane shterpe qe hedhin ne treegun mediatik?
    Ky qendrim as me pak dhe as me shume eshte nje pergatitjhe e terrenit per riciklimin e te keqes se ketij populli dhe ketij vendi.

    • SHIKO SA BUKUR!

      kur nuk flet Ideollogjija dhe Partia, por Llogjika dhe Urtesia. Sot Mero Baze publikoi nje editorial qe nuk i ka pelqyer Brace Mistrecit sepse nuk eshte dakord qe shteti “ligjor” i Enver Hoxhes ngjason shume me ate te Edi Rames dhe ka bere shume pyetje interesante qe i pergjigjet vete ne nje monolog justifikues si indulgjence socialiste si ato te Pleniumeve te Partise se Punes kur Enveri sapo i kishte prere koken ARMIKUT te radhes. Por Erjon Djali ka harruar ne kete mesele per nje ceshtje mjaft thelbesore:

      C’U BO ME LEKAT QE VODHI FULLANI NGA THESARI I SHTETIT?

      Sepse a e pe si vallezonte Guvernatorin ne Presidencen e Nishanit me pirueta enveriste njehere MAJTAS si per te kujtuar Edvinin me perkrahjen e tij, heren tjeter DJATHTAS si per t’ja bere me sy Saliut per darovitjen me aferen e hotel Dajtit, duke e vertitur zonjen e tij gjykatese famoze ne Gjykaten e Larte si per t’i thene Like Floririt se videoja e Dritan Prifitit eshte akoma aktuale?

  • Kur lexova titullin,thash,ouah ma ne fund nje analize te vertet…
    Kur lexova rreshtat e tjere ,thame vêtit pse kjo miopi nga politikanet shqiptare:ju Vete e keni hapur kete trend te vjedjeve,vodhet aq shume pa asnje kishe sa pastaj edhe populi tona pse ne jo?
    Po nuk ndeshkuat kur asnje politikan e asnje pushtetare ,vetem njerezet ma te shkrete….pra
    Stop me se as ju nuk po duroheni ma!
    Derguat 4 njereze ne manifestime,te filet u Vrane,e tash kerkoni edhe qe vrasesi mos te fyet?!!
    Po ne qe po fyhemi nga ju e nga ai,cka te bejme tash? Te kapim nje hu per ate e per ju?

  • Ja vlen te jetosh ndershmerisht por dhe me dinjitet ama.Se ndershmerisht dhe i poshteruar quhesh budalla e keshtu nuk ja vlen te jetosh.Pandershmeria sot sundon dhe poshteron cdo dite pjesen e ndershme.Poshterimin dhe pandershmerine na e ben vetem nje kategori,ata qe te tjera rregulla bejne per vete dhe te tjera na kerkojne ne ketu poshte.
    Une dua te ndertoj sipas ligjit me leje ne pronen time por nuk po ka shans qe ligji dhe maliqi te me japin leje.Le te dale nje njeri e te thote une kerkova leje e ma dhane.E atehere une do te ndertoj pa leje se pa shtepi nuk do te rri.
    Une dua ta parkoj makinen atje ku lejohet por si t’ja bej se ne 90% te Tiranes bashkia ka dhene leje per pallate pa llogaritur asnje parking.Atehere cfare te bej,ti bie Tiranes me marshim se per bicikleta nuk ka rruge dhe me autobus vonon me shume se sa ne kembe.
    Une dua te filloj pune duke konkurruar ndershmerisht me aftesite e mia por nuk ka shans te gjej pune keshtu.Punen ne shtet e fitojne vetem shoket,miqte,kusherinjte,tarafet dhe sidomos ata qe paguajne.Cdo vend pune shitet me nje cmim te caktuar.Sikur te kesh menune e restorantit perpara.Kot thone qe perfitojne militantet se edhe atyre u kerkojne milionat per te filluar pune.
    Une dua te mos paguaj ryshfet per te marre nje sherbim qe me takon e po ashtu te mos marr ryshfet ne punen time atje ku punoj.Po si t’ja bej kur rroga ime dhe rroga e atij zyrtarit tjeter apo e mesuesit apo e mjekut dhe e infermjeres nuk dalin per nje jete normale.Si t’ja bej qe keto rroga jane sa gjysma e atyre ne Kosove qe eshte edhe me e varfer se sa Shqiperia.Rroga eshte sa gjysma qe duhet te jete se gjysma tjeter eshte ne xhepat dhe llogarite bankare te Shkelzenit,Lulit,Argites,Likes,Rames,Imamit,Rulit,Bodes,Fullanit e gjithe sojit mafioz te tyre.Cfare vlere ka ndershmeria ime kur une nuk ngre dot krye gjithe jetes sepse mbi mua sundojne si pashallare e te pacenuar keta gjakpires.
    Cfare vlere ka te kerkosh me force sjelljen e ndershme te nje qytetari te thjeshte per 20 a 30 mije lek ne muaj kur me vetedije te plote lejon abuzime me miliona e miliarda nga drejtore hajdute e te papergjegjshem.
    Kjo pjesa qe vidhte korent e uje,qe zaptonte toka e shkaterronte mund te detyrohet me pahir te sillet me ndershmeri por kjo nuk zgjidh as 20% te halleve dhe problemeve tona.
    E keqja eshte tek abuzimi,korrupsioni dhe babezia e pushtetit dhe e drejtesise.Kur te zgjidhet kjo,atehere mund te flitet per ndershmeri dhe mund te thuhet se ja vlen te jetohet ne kete vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *