Kryetarja e Bashkisë Durrës la detyrën duke e njoftuar largimin me katër radhë në Facebook, dy prej të cilave ishin falenderim dhe një e gjysmë arsyetim.
Sako tha se u largua pasi nuk mund të duronte stresin e shkaktuar nga reagimi publik ndaj dy “faulleve” të saj gjatë daljeve të ditës së shtunë në media.
Në njërën prej tyre ajo tha se “duhej të ishim të kënaqur me 51 viktima”, ndërsa në një intervistë për “Abc News” u shpreh se “qytetarët e prekur nga ndërtimet po dërgoheshin në hotele me pesë yje, në të cilët ata nuk do të mund të qendronin dot me paratë e tyre”.
Kaq u desh dhe rrjeti shpërtheu.
Pjesa tjetër pastaj dihet.
Bashkë me Sakon, njoftoi largimin nga detyre edhe “njeriu” i saj në bashki, Etleva Kondi.
Por, siç mëson ekskluzivisht abcnews.al, largimi i Sakos nuk është thjesht një histori gafash në media.
Dorëheheqja lidhet direkt me atë që e ka drejtuar këtë bashki për 12 vjet, duke firmosur çdo leje ndërtimi gjatë kësaj periudhe dhe siç u filmua edhe nga kamerat e “Abc News“, mundet që të lëvizë i qetë mes gërmadhave të ndërtesave të rrënuara pasi kishin zënë shpirtra nën to.
Që prej nominimit nga Rama si kandidate për Durrësin, raporti mes Valbona Sakos dhe Vangjush Dakos ka qenë armiqësor.
Tragjedia që ndodhi në Durrës kërkon tashmë përgjegjës, të paktën sa i përket ndërtimit dhe, Sako kishte kërkuar fillimin e verifikimit të lejeve të ndërtimit për banesat që u rrënuan duke marrë me vete edhe dhjetra të pafajshëm.
Sigurisht, përgjegjësia çonte tek drejtuesit e mëparshëm të bashkisë dhe si kampi i Sakos ashtu edhe ai i Dakos e dinin këtë.
Kaq u desh që ai që doli nga dera e Bashkisë së Durrësit pasi u shpall edhe “non grata” nga SHBA-të të futej sot nga “penxherja” pasi kishte bërë lëvizjet e duhura me qëllim detyrimin e Sakos të dorëhiqej.
Emri që do të drejtojë nga sot Durrësin, një i besuar i Dakos, e konfirmon më së miri këtë.
Jo shumë ditë më vonë Vagjush Dako fotografohet brenda ambienteve të Bashkisë së Durrësit, i cili rikthehej atje, aspak rastësisht, disa muaj pasi e larguan.
Të gjithë panë se sa shpejt filloi prishja e ndërtesave të dëmtuara, pa bërë më parë një verifikim për nxjerrjen e përgjegjësive.
l.h/ dita

Shqiperia uropiane keshtu eshte kavie eksperimentale
Ky milet pederast,prapë Dako do të donte.Shumica durrsakëve u ngushëlluar kur ripanë këtë vemje në bashki.
E di edvin brekushja kete gje valle qe gjushi i tij ka rimarre ne dore punet ne bashkine e qytetit fantazme qe i ka dale uji i zi ? Jo per ndonje gje por brekushen po e shohim shume te pikelluar neper media per viktimat dhe demet e termetit saqe po na e keput shpirtin
Moral ripjellsash.
Dedektivat e Dites , mire qe zbuluat komplotin e Dakos , po na jepni ndonje fakt. Apo mjafton fantazia e ketij l.h.-se.
Po pse o qyqare fajesia e Dakos eshte nr dore te Sakos apo te prokurorise?
Kaq pak inteligjente qenkeni apo ju jane errur syte e mrndja bashke nga mllefi paranojak kunder Rames.
Ju qofshi. Jeni bere karagjoza fare.
C’fare dreq faktesh kerkon ti me shume?! A nuk te mjafton fakti i prishjes me shpejtesi te pallateve te demtuara? Zot hidh nje dore tru ne kete vend, se mungon me shume se cdo gje!
Po as viktimat nuk ju mjaftojne ketyre. Do thone u futen vete nen germadha. Kaq te qelbur jane
Ja bere screen shot Xhuxhit komentin mi Besa??? Ka nevoje Gjush cobani per minj keto dite