A ishte kjo qelia e Drakulës?

redaktor

Drakulla mund të jetë një karakter imagjinar, por arkeologët besojnë se kanë gjetur qelinë e Vlad, figurës së jetës reale që inspiroi përrallën e vampirit të Bram Stoker.

Hulumtuesit thanë këtë javë se kanë zbuluar një tunel të fshehtë dhe dy dhoma të nëndheshme në Kalanë Tokat në veri të Turqisë, ku Vlad besohet se ishte burgosur në mes të viteve 1400.

Le prince Vlad III

Zbulimi u bë gjatë restaurimit 10 javësh në pjesë të ndryshme të Kështjellës.

Princi Vlad i njohur më shumë si Vlad III, besohet se ishte mbyllur në Kështjellë nga otomanët së bashku me vëllanë e tij më të ri, Radu, në vitin 1442.

Vlad kishte trashëguar emrin “Drakulla” ose “Dragoi” nga babai i tij, Vlad II, që udhëhoqi Urdhrin e Dragoit, një grup që luftonte kundër Perandorisë Osmane në Europën Lindore.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *