“Renacer”. Nga latinishtja “renasci”. Të lindësh përsëri. Përkufizimi vetë nënkupton një jetë të ndaluar, një organ që nuk ka reagim, një “encefalogram” i sheshtë. Dhe një reagim: Rilindje.
Real Madridi ishte edhe një herë Real Madridi, në ndeshjen e fundit të radhës në La Liga. Ai modeloi përsëri me “brumin” e zakonshëm, me të njëjtën ADN, si gjithmonë. Të gjithë përbërësit e ndeshjes na çuan të kërkonim të njëjtën fjalë në fjalor.
Deportivo ishte skuadra, ndaj së cilës debutoi Zidane si trajner i “Los Blancos”.
Një rikthim i tij në startin e detyrës që mban edhe aktualisht. Një takim i BBC së plotë në fushën e blertë nëntë muaj më vonë.
Shtatë gola si shtatë “rimbursime” kapitale, shtatë arsye për të besuar në atë rilindje, “rinascita” italiane, me të cilën Giorgio Vasari shpiku rilindjen e kulturës klasike.
Përmbysja e parë në La liga
Nëse ka diçka që ka një markë tregtare të Real Madridit, kjo është përmbysja e rezultatit, rikthimi. Në spanjisht njihet si “remontada”. Ky kampionat ka dashur të presë deri në javën e 20-të për të fiksuar të parën përmbysje të “Los Blancos” në kalendar. Golit fillestar të Adrian iu përgjigjën shpejt dhe ashpër, me 7 gola të besuarit e Zidanes.
Bale merr përsipër
Bale u “nënshkrua” me gol, duke pritur këtë moment. Në të cilin, kurba e performancës së CR7 gjeti një pjerrësi negative. Pa asnjë gjurmë të lëndimeve, ai e bëri të qartë se është gati për sfidën, se dëshiron të tregojë sa vlen.
Shenja të identitetit
Pas ngricave doli dielli. “Shkrirja” e Real Madridit solli një “katarakth” të golave, shtatë të tillë, për të harruar për thatësirën. “Los Blancos” gjetën një tjetër prej shenjave të identitetit, topin në rrjetën e kundërshtarit, dominimin e ajrit.
Së fundi, një pjesë e dytë e lartë
Pushimi në mes të dy pjesëve të lojës nuk ishte një fund i hershëm kësaj radhe. Pas rifillimit, tabela e rezultatit u mbush me gola dhe tifozët nuk ngurruan për të duartrokitur ekipin e tyre. Së fundi, askush nuk u largua nga ndeshja pa mbaruar ajo, derisa të ndizeshin dritat.
Ronaldo heq “mallkimet”
Cristiano Ronaldo kishte shanse të zhgënjehej, përpara se të bënte dy gola, që ai nuk i festoi. I pari, për shkak të zemërimit që ishte mbi të. I dyti, sepse u gjakos në vetullat e tij. Edhe kështu, dy gëzime nuk janë shumë.
Real Madridi më i mirë, në arrati
Kthimi i 4-3-3, i BBC më vonë, tregoi se ky modul favorizon shpejtësinë. Me Bale, duke kërcyer përsëri, me “kufirin” që e respektoi përsëri “Luisinho”, yjet u kthyen të jenë protagonistë në “Bernabeu”.
Nacho rritet para PSG
Nacho, megjithë fytyrën e tij, nuk ka “thyer një pjatë”, por është kthyer 28 vjeç këtë javë. Golat e tij janë shtuar vetëm për një performancë të mrekullueshme, të pjekur, nga një lojtar, i cili mund të jetë kyç në ditën kryesore të sezonit. Ai tashmë është duke pritur duelin e Champions-it me PSG-në.
