Ditët e fundit, në shumë media të ndryshme, në Kosovë dhe në Shqipëri, është ngritur një valë thashethemnaje politike, mbështetur mbi fillesa dyshimesh dhe informacione të pjesshme, të cilat lidhen me një të kaluar jo shumë të largët: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesën drejtuese e themeluese të saj. Duke qenë një pik fushate politike për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, e gjithë kjo, me siguri, që merr një rëndësi të posaçme, pasi shumë personalitete të sotme të politikës në Kosovë e kanë fillesën pikërisht nga kjo lëvizje çlirimtare.
Aktualisht, nga gjashtë partitë kryesore që janë pjesë e zgjedhjeve dhe synojnë të drejtojnë Kosovën në vitet e ardhshme, katër prej drejtuesve të tyre kanë qenë pjesë e rëndësishme e lëvizjes klandestine çlirimtare, Lëvizja Popullore e Kosovës, të cilën, për një periudhë kohore, ndoshta më të rëndësishmen, më është besuar drejtimi i saj. Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti, të cilët drejtojnë katër formacione të rëndësishme politike, e kanë zanafillën e jetës së tyre politike pikërisht nga lëvizja çlirimtare dhe si pjesë drejtuese ose propaganduese e saj. Dy të tjerët, Isa Mustafa dhe Bexhet Pacolli nuk kanë pasur asnjë lidhje me këtë lëvizje, por ndërsa i pari, Isa Mustafa, ishte dikur figurë e rëndësishme e regjimit të Millosheviçit, si pjesë e kabinetit qeveritar dhe i afishuar ashpërsisht kundër lëvizjes çlirimtare; tjetri, Bexhet Pacolli, në këtë kohë ishte thjeshtë i zënë me punët e tij dhe as për të mirë e as për të keq, nuk u bë pjesë e ndryshimeve që po ndodhnin në Kosovë.
Narracioni politik, mbi gjithçka, në këtë fushatë politike, po ndalohet mbi figurën e shefit të deritashëm të qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aspiron për një mandat të tretë, gjë që duket e vështirë, por jo e pamundur.
Në debatin mbi figurën e tij u përfshinë shumë figura të njohura mediale, të respektuara në llojin e tyre, por me lidhje të paqena ose të kundërta me lëvizjen çlirimtare, e po ashtu, u nxorrën nga defterët edhe dëshmi të shtetit zviceran, sipas të cilit, Thaçi nuk paska qenë pjesë e themelimit të UÇK-së.
Që shteti zviceran dhe strukturat e tij nuk kanë qenë në dijeni të këtij aktiviteti, kjo është një gjë që dihet, e për më tepër është tejet pozitive. Nëse një kryeprokurore si Karla del Ponte, që ishte në atë detyrë asaj kohe në Zvicër, do të kishte ditur se po përgatitet një lëvizje e armatosur në Kosovë dhe se disa nga drejtuesit e ardhshëm, ishin pikërisht në shtetin ku akuzonte ajo, me siguri dëmet do të ishin shumë të mëdha. Fakti që zonja Del Ponte, e vetmja në të gjithë kontinentin e vjetër, me anë të një dekreti ndaloi veprimtarinë e Fondit të luftës, “Vendlindja thërret” dhe thirri, burgosi dhe ndoqi disa nga aktivistët e këtij fondi, dëshmon se çfarë mund të bënte ajo nëse do të dinte më tepër se kaq. Në Zvicër, për shumë kohë, do të ishte qendra e Lëvizjes Çlirimtare, mbi bazën e një vendimi të posaçëm ishin kaluar aty të gjitha kompetencat e drejtimit dhe të organizimit, për shkak të pasojave të ndodhura gjatë arrestimeve të vitit 1993; në Zvicër ishin disa nga figurat më të njohura të përgatitjes së luftës, si Ali Ahmeti, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, e më pas drejtues i ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhavit Haliti, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, Azem Sylja, po ashtu, Jashar Salihu, anëtar i Shtabit dhe drejtues i fondit “Vendlindja thërret”, njëkohësisht edhe nënkryetar i Organizatës, Fatmir Limaj, i cili më pas do të zgjidhej në Shtabin e Përgjithshëm, Bardhyl Mahmuti, anëtar i Drejtorisë Politike dhe nënkryetar i Organizatës; Fasli Veliu, Emrush Xhemajli, Adem Grabovci, Gafur Elshani, Bilall Sherifi, Ramadan Avdiu e dhjetëra figura të njohura, shumë nga të cilët kishin qenë edhe të burgosur politikë të regjimit serb.
Në Zvicër do të jenë edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që në lëvizjen çlirimtare janë njohur me emrin e përbashkët, “djemtë”. Thaçi, në fillimet e tij ka pasur edhe pseudonimin, “Studenti”, për disa kohë, në fundin e vitit 1993 dhe deri në mesin e vitit 1994, “Selimi”, ndërsa më pas, pas fillimit të luftimeve, është njohur si “Gjarpëri”. Ndërsa Kadri Veseli, që nga fillimet e përfshirjes së tij në lëvizjen çlirimtare, që në ditët gjimnaziste në Mitrovicë, e më pas, si student në Prishtinë, është njohur me emrin e dytë, “Luli”.
A ishte Hashim Thaçi njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
Hashim Thaçin e kam njohur disi më vonë se pjesën tjetër të elitës drejtuese të lëvizjes çlirimtare. Më pas, për vetë pjesën që kishim në strukturën drejtuese, takimet tona ishin të domosdoshme, po ashtu edhe një lidhje koherente. Në vitin 1998, me Vendim të veçantë nga struktura më e lartë drejtuese e lëvizjes çlirimtare është ngritur një Komision i Posaçëm, për verifikimin e personaliteteve dhe ngjarjeve të luftës, komision, të cilin, me vendim unanim e kam drejtuar unë, Bedri Islami, edhe me cilësinë e drejtuesit të Organizatës. E përmenda këtë fakt, tashmë të njohur, por të bërë të qartë se, edhe më herët, por edhe më pas, përmes arkivës së luftës, takimeve, bisedave, intervistave, kontakteve dhe analizave, është ndërtuar e gjithë skema dhe struktura e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Roli dhe vendi i Hashim Thaçit, jo vetëm që është i pranishëm, por në momentet më vendosëse, është njëri ndër pjesët më të organizuara, më përcaktuese dhe më me ndikim në rradhët e organizuara në Kosovë. Fakti që u dënua me 10 vite burg nga regjimi serb, në të njëjtën strukturë me “Grupin e Drenicës”, së bashku me Adem Jasharin, do të ishte një ndër “njohjet” e tij të para publike, por kjo nuk është e gjitha.
Thaçi do të jetë njëri ndër anëtarët e parë të Lëvizjes Popullore të Kosovës në Drenicë, së bashku me Ramiz Lladrovcin, Jakup Nuren, Iliaz Kodrën, Mujë Krasniqin, Sami Lushtakun, Nuredin Lushtakun, e shumë të tjerë, të drejtuar nga Adem Jashari. Do të jetë struktura më e vendosur dhe më e organizuar për fillimin e luftës çlirimtare. Me vendim të posaçëm, të mbështetur nga Adem Jashari, do të organizohet edhe aksioni i parë luftarak, kundër strukturave policore serbe në Kosovë dhe njëri nga pjesëmarrësit do të ishte edhe Hashim Thaçi. Njëri ndër katër pjesëmarrësit. Nëse këtë do e kishte ditur Karla del Ponte, apo struktura të tjera të shtetit zviceran, me siguri që do të ishte bërë edhe kthimi i Thaçit në qelitë serbe. Ky nuk do të ishte rasti i parë dhe as i fundit.
Janë disa momente vendimtare, në të cilat roli i Thaçit, krahas të tjerëve, ka qenë i rëndësishëm. Në Mbledhjen e Kërçovës, në të cilën merret vendimi për fillimin e aksioneve luftarake, do të formohet edhe Grupi i Organizimit dhe Riorganizimit, GOR, ku mes pesë anëtarëve do të jetë edhe Thaçi. Ky grup do të merret me përgatitjen e Mbledhjes së IV të Përgjithshme të Lëvizjes Çlirimtare, mbajtur në Prishtinë, në shtëpinë e Fatmir Brajshorit, në mesin e vitit 1993. Grupi do të përcaktojë udhëheqjen e mëtejshme të Organizatës dhe Mbledhja e Përgjithshme do të marrë vendimin për përgatitjen e luftës së armatosur. Përgjegjësi kryesor në Prishtinë do të jetë Xhavit Haziri, më pas i zhdukur në burgjet serbe dhe njëri nga të emëruarit për ngritjen dhe formatimin e strukturave të luftës do të jetë edhe Hashim Thaçi. Në dhjetorin e vitit 1993, pas arrestimeve masive në Kosovë do të formohet Trupa Drejtuese, e cila analizon gjendjen, përcakton ngritjen e strukturave të para, bën formatimin e atyre ekzistuese. Krahas Ali Ahmetit, Ramadan Avdiut, Adnan Asllanit, drejtues i Trupës, Halil Selimit, do të jetë edhe Hashim Thaçi.
Periudhat e mëvonshme të jetës politike të Thaçit janë më të njohura dhe me deçizive. Në atë kohë, kur gjithçka ishte në lëvizje të vazhdueshme dhe kur ishte e vështirë të përballohej trendi i luftës me dëshirën e njerëzve, kur kishte raste të veçanta dhe brenda një nate organizoheshin deri 14 aksione të njëkohshme, ende pa filluar lufta e pas 6 marsit 1998, nuk ishin të shumtë ata që kalonin kufirin, siguronin logjistikën, vendosnin lidhjet mes strukturave politike jashtë Kosovës dhe strukturave luftarake në Kosovë, dhe njëkohësisht ishin pjesë e aksioneve. Krahas figurave të njohura , si Ilir Konushevci, “Mërgimi”, Qerim Këlmendi, “Dema”, Ardian Krasniqi, “Rexha”, Mujë Krasniqi, “Kapuçi”, do të jenë edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Me Hashim Thaçin më ka takuar të bashkëpunoj shpesh herë. Nuk është se kemi pasur gjithnjë të njëjtin mendim për ngjarje dhe përsonalitete të caktuara të luftës apo të lëvizjes paqësore, por jemi mirëkuptuar. Sido që mund të duket sot, kur kanë kaluar kaq vite,mund të them se ai ishe ndër të paktë që, edhe asaj kohe, e dinte se çfarë synonte, ku donte të arrinte dhe se si mund të realizohej vizioni i tij politik. Së bashku ne jemi marrë edhe me ndërtimin e Shtabit të Përgjithshëm, të fondit të Luftës, të Drejtorisë Politike të UÇK-së, në lidhjet dhe relacionet me shtetin shqiptar apo me shtete të tjera perëndimore, dhe më duhet të pohoj se, në atë periudhë, ai ishte më i përshtatshmi i mundshëm. Edhe sikur të fillohej edhe një herë nga e para, me ato njerëz që ishim, pavarësisht problemeve dhe dualitetit që mund të shfaqej, unë përsëri do e kisha mbështetur figurën e tij, ashtu si e kam mbështetur.
Periudha e pas luftës, e sidomos vitet e fundit, e vendosën atë në majat e pushtetit. Nuk mund të them se ka punuar gjithnjë në më të mirën e mundshme, nuk mund të them se brenda njerëzve të tij janë të gjithë të “papërlyer” në korrupsionin e dukshëm që është edhe në Kosovë. Atë që kam menduar ia kam thënë gjithnjë. Si e kam përsëritur, ai është shok i mirë, por bën gabimin e madh që, herë pas here, harron fjalën e tij ndaj njerëzve, shpesh herë i rrëmbyer nga rutina e kohës. Është diçka që edhe i kthehet në jetën politike e vetjake si një bumerang politik.
Nuk e di nëse ai do të ridrejtojë qeverinë e Kosovës. Por fakti se ai vazhdon të jetë figura politike më e votuar dhe se, partia që drejton ka ende besimin më të madh tek njerëzit, nuk duhet të bëjë askënd të hedhë baltë mbi një periudhë dhe një strukturë çlirimtare, në të cilën ai ishte pjesë, qoftë edhe themeluese. Dhe sidomos ata që nuk kishin asnjë lidhje me të, apo edhe më tej se kaq, ishin kundër saj deri në skajmëri.
Në Kosovë ka mjaft figura të denja për të qeverisur shtetin e Kosovës dhe kjo është një ndër përparësitë e saj. Pra, nuk është në dorën e asnjë qeveritari dhe askush nuk është i domosdoshëm. Shumë prej tyre i njoh nga afër, janë ndër miqtë që i kam besuar më së shumti dhe kemi kaluar sprova të përbashkëta. Admiroj vrullin dhe pasionin ndaj punës e njerëzve të Ramush Haradinajt, askush tjetër nuk e ka një veçori të tillë, pasionin e Vetëvendosjes dhe të liderit të saj, duke uruar që të jetë më i përmbajtur dhe të mos mendojë se liria e Kosovës fillon me ardhjen e strukturës politike që drejton, prej më shumë se 20 viteve jam mik me Fatmir Limajn, pjesë të një Organizate politike dhe do të kisha dashur që të ketë një ecje të përbashkët politike me shokët nga u shkëput. Për të tjerët nuk kam asnjë mendim, ata nuk ishin pjesë e miqësisë sime dhe herë pas here ishin në kampin e kundërt ose të ndryshëm.
Kosova është në pikun e fushatës së saj elektorale. Nuk është edhe aq e rëndësishme se kush do të drejtojë në të ardhmen, themelore, për mua, është që të jetë ende i ditës misioni i afrimit dhe përbashkimit të shqiptarëve, kudo që janë.
Megjithatë, edhe kur për disa është e hidhur, e vërteta duhet thënë. Dhe në këtë rast ajo është e thjeshtë: Thaçi ishte pjesë e themelimit dhe e ndërtimit të UÇK-së. Nëse doni, votojeni për këtë, nëse nuk doni, mos e votoni.

Kjo që po ndodh prej jo pak kohësh në Kosovë, me sulme, sharje, shpifje ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përndryshe UÇK-së dhe liderit të saj, Hashim Thacit, është për çdo qortim, përbuzje, demaskim! Shkohet deri atje sa të mohohet UÇK-ja si formacion Ushtarak, Politik dhe Luftarak, mohohet roli dhe puna e Thaçit si një nga liderat më të rëndësishëm dhe një nga politikanët më domethënës të Kosovës në fundshekullin XX dhe fillimshekullin XXI në Kosovë dhe në gjithë hapësirën shqiptare. Sot, janë hedhur në sulm “detashmente” të tëra, pasi UÇK-ja ua shpëtoi kokën dhe prapanicën! Ata, pasi e hodhën lumin, po e shajnë kalin! Unë, si një njohës deri te “gurët e lumit” të Kosovës dhe të viseve të tjera etnikë shqiptare në Ballkan, për gati 50 vjet, më shumë jam befasuar nga Veton Surroi, i cili më ka zhgënjyer pa masë! Ta quash UÇK-në, guerilase, kur të gjithë të tjerët, shqiptarë e të huaj, e kanë njohur, e kanë thirrur, i kanë kënduar, për të kanë shkruar si UÇK-ë, do të thotë që, dashje pa dashje, të hedhën poshtë së bashku me pelenat, edhe foshnjën! Turp për të gjithë, marre për të gjithë, poshtërsi për të gjithë, neve shqiptarëve, kudogjendemi! Eshtë i çuditshme, por i vërtetë sulmi paralelishtë ndaj Ushtrisë Kundërfashiste Nacionlclirimtare në Republikën e Shqipërisë, ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Preshevë, Medvegjë, Bujanovcit, pra, ndaj aureolave kombëtare te Lirisë! Të krijohet përshtypja se qëndrime të tilla dirigjohen nga e njëjta dorë, për t`i zbehur fitoret, për t`ua zvogëluar kontributet, për t`ua tjetërsuar qëllimet, për t`ua zvetënuar idealet shqiptarëve! Ka një turli ose një përzierje të kontigjenteve të tillë, filluar nga spiunët, kolaboracionistët dhe pinjollët e tyre, të lidhur me nazifashizmin e djeshëm gjatë Luftës II Botërore dhe me fashizmin e sotëm serbomadh, si gjatë katrahurës që ndodhi në Gërdallën me emrin Jugosllavi, ashtu edhe pas çlirimit prej tij. Këto janë figura të “pastra” kundërshqiptare! Krahas këtyre kanë dalë edhe “figura të reja” kundërkombëtare, të cilat, për hir të interesavë të ngushta, janë gati të pështyjnë dhe të shkelin çdo gjë që ka arritur ky komb, filluar nga gjuha e deri të hitoria e afërt dhe e largët. Akush s`e ka për gjë të sulmojë edhe Skëndërbeub, Nënë Terezen, Dëshmorët e Luftës e kështu me radhë, duke lënë përshtypjen e një shthurjeje morale të kombit tonë.
Të nderuar njerëz, vëllezër, motra, bij e bija, që sot keni guximin a marrëzinë të baltosni vlerat kombëtare, të paktën me një mendjelehtësi shembullore: ku ishit juve kur UÇK-ja luftonte e mbronte, sulmonte e tërhiqej, gjakosej por s`tërhiqej e as dorëzohej? Mos vallë pyesnit “çfarë erë ka gjaku”? Apo prisnit të farohej UÇK-ja? Kush ua jep të drejtën ta përbaltni atë? Ku ishit juve kur Hashim Thaci luftonte, kalonte kufirin ilegalisht me bashkëidealistët dhe bashkëluftëtarët e tij dhe kryente aksione luftarake kundër makinerisë mishngrënëse të Beogradit, kur shkoi në Rambuje, kur nënshkroi Marreveshjen, kur doli në krye të qeverisë së Kosovës të cilën e përfaqësoi denjësisht, kur e shpalli pavarësinë e Kosovës, kur udhëhoqi bisedimet e vështira me Serbinë dhe, mbi të gjitha, u bë partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm i liderve të mëdhenj botërorë, filluar nga Shtetet e Bashkuarfa të Amerikës, kur realizoi njohjen e shtetit të Kosovës nga mbi 110 shtete të botës, kur u tregua dinjitoz dhe i barabartë në çdo takim e tubim deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së? Dijeni mirë: UÇK-ja e Kosovës, së bashku me ushtritë e tjera çlirimtare shqiptare janë një pasuri e madhe, e lavdishme, e patjetërsueshme, e pakontestueshme, në historinë e kombit shqiptar. Kurse Hashim Thaçi, tashmë, ka hyrë në histori nga dera e madhe e saj, me staturën e një burrështetasi, pavarësisht dritë-hijeve, sepse njeri të përsosur nuk ka! Cilido që të jetë verdikti i popullit shqiptar në Kosovë, jam i sigurt se Hashim Thaçi do ta presë më dinjitet atë!
Bedri Islami, nje analist i mire dhe me optike objektive, por qe duhet ta shpetoje veten nga ‘uni’, i cili i nxjerr krye vend e pa vend! Shume miqesisht, S.
Per Sokolin. Bedri Islami nuk ka asnje interes per pushtet ne Kosove, eshte asnjanes ne dyluftimet qe po zhvillohen ne Kosove. Pikerisht kete fakt ai eshte i detyruar ta deklaroje se eshte deshmitar kyc ne historine e UCK-se dhe Luftes Clirimtare te Kosoves. Si i tille fjala e tij ka nje peshe te madhe dokumentare.
Pra, Hashim Thaci te mos sulmohet ne piken e tij me te forte: Luften e UCK-se, por ne faktin se si e ka kryer detyren e marre persiper ne dy legjislatura si Kryeminister. Nga ana tjeter, mbeshtetesit e Thacit te mos e permendin me UCK-ne se po behet edhe ne Kosove si puna e Shqiperise, kur ne Byrone Politike te Enver Hoxhes qe kishte per detyre zhvillimin e ekonomise etj. ish-komandantet e Brigadave Partizane nuk i leshonin karriket dhe mburreshin me ato qe kishin bere gjate Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi.
Demokracia kerkon qe te rifreskohet udheheqja e qeverise, sipas shembullit te modelit me te suksesshem te sistemit demokratik, SHBA-ve. .
Z. bedri Islami!
Eshte e ditur qe vellai i Hashimit , Ganiu gjate vitit 1998 ishte i burgosur. Gjithashtu dihet qe ate ne burg disa here e vizituan njerez te UDB. Dhe ne fund dihet qe Ganiu, lirohet prej burgut parakohe. Per ju ndoshta kjo eshte normale, por per mua kjo eshte dicka shume e dyshimte !!!
Albert, Thaci nuk eshte rastesi, por produkt historik I nje rezistence legjendare te Drenices dhe fisit Thaci ne vecanti. Nga ky fis deshmoret dhe heronjte kane bere epope. Nga Odrimi ne Jashanice pushka e ketij fisi te pamposhtur dhe heroik ka mbajtur gjalle endren e lirise per gjithe Kosoven. Me kaq per sonte. Veton Surroi eshte djali I UDB-shit Rexhai. Drenicen nuk e gjunjezuan dot Serb e Jo me parvenyte.
Populli i Kosoves tashme duhet ta kuptoje se Thaci themelues i UCK-se apo jo; nuk i ve buke ne tavoline. T’ja lere keto pune historianeve dhe historise. Shqiptari, kudo te jete [dhe ato ne Mal te Zi, e Maqedoni qe percahen e nuk kane vlera si faktore politike] te behet Pragmatik e te shikoje cfare i intereson ne jeten e perditshme.
Me respekt per ato djem e vazja qe luftuan per Kosoven, por Kosova sot ka degjeneruar ne nje shtet ku sundojne klikat e grupet qe qeverisin per interesa personale. “Gjeneralet Kosovare” sot, na dalin ne numer me te madh se Gjeneralet e Vermahtit; eshte koha te dalin ne jete private, a me nje te shtyre [nga votat] te pensionohen perfundimisht. Luftetari i Lirise, i kthehet parmendes e ndershmerise se meparshme, jo si sillen keta! Lufta nuk u be per te siguruar kolltuke per gjysme-analfabete dhe te forte! Kosova po perpelitet ne varferi e kriminalitet ekstrem, njerezit duan vende pune dhe Buke te hane; jo sllogane elektorale nga Njerez te Cilet “shtine dy pushke” dhe fituan nje Sens te Perjetshem Perkatesie ndaj Pushtetit. Kosove, tregohu e sakte dhe e pameshirshme! Politikanet e ndershem, Rendi Publik, Shendetsia, Arsimi e Fondet Publike; te jene qellimi juaj; cdo gje tjeter qe anashkalon keto aspekte vitale ne jeten e nje Popullate; duhet injoruar me paragjykim.
Kjo ndodhe veten te ne, nji “kuader” e sprovueme e Sigurimit organizon nji levizje per clirimin e Kosoves me njerez te UDBse pretendohet se eshte bere lufte e madhe me ushtri te organizueme, me shtab te pergjitheshem etj..Per vellaune Thacit Ganiun mund te lezoni ne shtypin Beogradas te vitit 98 te. Si ajo perralla e vjeter e LNC me 28 000 deshmore qe cliruan Shqiperine pa ndihmen e askujt ne krye me EH. Kur mbaron endra shqipetare me trima legjendare…??
Ashtu sic veproine pinjollete kolaboracionisteve te fashizmit dhe bashkepuetoret e UDB ne Shqiperi per te mohuar dhe fshire fare nga kujtesa Luften NCCL dhe komandantet e saj legjendare me Enver Hoxhen ne krye, ashtu edhe anti shqiptaret e Kosoves, bythelepiresit dhe te shiturit e Sebise perpiqen te baltosin dhe ta shuajne nga kujtesa UCK dhe komandantet e saj, te harroine gjakun e Adem Jasharit e mijera bijeve te tjere te Kosoves martire,duke njollose edhe vete themelusit e UCK dhe te shtetit te Kosoves sic eshte BURRI i shtetit, luftetari dhe politikani vizionar Hashim Thaci. Bedri Islami mbete nje vetetime ndricuese e realiteteve te luftes se UCK. Pergezime dhe uroj qe shqiptaret e vertete ne kosove ta lexojne dhe te reflektojne ndaj ketyre realiteteve.
Bythelepires dhe i shitur i Jugosllavise ishte shoku Enver i cili e dekoroi antishqiptarin me te madh, shokun Aleksandar Rankoviq.
Bythelepires dhe i shitur i Serbise dhe politikan as pak vizionar eshte Hashim Thaci i cili fshehurazi negocioi me Zoran Gjingjiq per ndarjen e Kosoves.
Te flasesh kunder Hashimit nuk do te thot qe eshte perpjekje per baltosjen dhe shuarjen nga kujtesa luften e drejte te shqiptareve te Kosoves. Eshte pikerisht e kunderta. Jane disa komandante te cilet (me vetedije apo pa vetedije) me veprimet e tyre gjate dhe pas lufte po e demtojne imazhin e UCK.
Jemi ne fushate elektorale.Z Bedri me ate UNIN etij nuk eshte gjithmone i sakte dhe vertete.Po ai u zgjodh kryetare LPK pasi ne kryesne e asaj kohei plasi sherri.Z Bedri nje gazetar jo shume i njohur i ZPpas nje kercenimi qe i erdhi nga SBerisha iku ne zvicer.Aktivizimi i tij ne LPK eshte pas 6 vjeteve.As emerin nuk ja dinin antaret e kryesise.U ZGJODH KRYETAR NE VITIN 1998 si nje kompromis me qene se ishte i pa-aneshem dhe nga” shqiperija nane”
1.UCK -ESHTE PRODUKT AFAT GJATE I PERPJEKJEVE TE RINISE ATDHETARE TE KOSOVES
2.ZANAFILLA ESHTE FRONTI I RREZISTENCES QE DOLLI SI FRAKSION I LPK -THEMELUAR NE 1991
3.ORGANIZIMI NISI NE TIRANE ME PREGATITIEN LUFTARAKE
4.NE TIRANE ME VELLEZERIT JASHARI NE KRYE U ORGANIZUA GRUPI IDRENICES
5.NE VITIN 1993 GRUPI DRENICA CVENDOS VEPRIMTARINE NE KOSOVE
6.FILLOJNE AKSIONET
7 LUFTETARET E UCK PER HERE TE PARE CFAQEN NE MITINGUN E VRASIES SE MESUESIT H GECI
8 ME UNIFORMEN E UCK I VESHUR DOLI HEROI I KOSOVES DHE I KOMBIT SHQIPETAR MUJ KRASNIQI……………………..INDRTE SHPIRTI
………………………
O Z BEDRI ,HASHIMI NUK KA AS NJE KONTRIBUT NE ZVICER.ATE E NXORI NE SKENE ZHAVIT HALITI………VECANDRISHT NE RAMBUJE.
UN I UROJ PDK-se FITORE
PS: “E DUA PLATONIN THA ARISTOTELI POR ME SHUME DUA TE VERTETEN”
O Arber, rri shtrembte e fol drejte.B.Islami asht i Levizjs qysh ne janar 1993.Asht kryetar i nendeges Shtutgart prej 1994.Antar i kryesise prej ketij viti ne Gjermani.Nuk ka jetue kurre ne Zvicer.gazetar ne Zeri Kosoves.Kush e ka lexue ate gazete ia din edhe punen.Miku ma i afert i Fehmi Lladrovcit,Ilaz Kodres,Ali Ahmetit,Ibrahim Kelmendit.Mos te flasim per Frontin e rezistences dhe mentor Kacin..kishin deshire te mire,por nuk kishin takat.Me uniforme te UCk nuk ka dale vetem Muje Krasniqi,por edhe Rexhep Selimi,qe ka mbajte fjalen, ai vete thote se ate fjale e ka pergatite bashke me B.Islamin, edhe daut haradinaj,vllai i Ramushit ka qene aty.Kur e don Platonin,thuaj krejt te verteten.Luftetaret e UCK ma pare jane shfaqe me aksione,prill 1992,ku ishte edhe Thaci,e deri nentor 1997,Abedin Rexha.e mandej publikisht,28 nentor 1997.Diten e mire…
Thaci duhet respektuar. Eshte e padrejte ti mohohen meritat per ate qe eshte Kosova sot.
Me diplom ose jo, ai mbetet lider politik per popullin Shqiptar te Kosoves .
A ishte themelues i UCK-se ?
Pavaresia eshte arritja me e madhe per nje popull dhe ky ka meriten e padiskutueshme sado modeste te jete ndihma e tij per disa.
Si mendojne ose kane menduar Zviceranet nuk ka rendesi.
Lirija e fituar eshte vula ne gjakun e derdhur e Thaci me kapacitetin qe kishte dhe te fituar po perpiqet te beje me te miren per Kosoven. Shume ceshtje nuk varen vetem prej tij por dhe nga ata qe e lene te parakoloje e te ndihet si udheheqes.
Tipike Shqiptare per protagonizem eshte menyra si shkruani Zt. Islami.
Shkruaj per Thacin e harroje veten .
Udhehoqe ne lufte por te zhgenjyen ne paqe cunat qe rrite.
Nuk mund te besh perjashtim nga mentaliteti i atyre qe ndihen gjenerale pse kane udhehequr nje katund.
Ah , jo . Ke qene Komisar. Je ndryshe…..???
Ato cka shkrun Arbri jane me se te verteta. Hashim Thaci vertet qe ka pas aktivitet ne 1992-1994 ne Kosove, por pas shkumjes ne Zvicer asht humb dhe ash ba i gjalle ne Maj 1998 ne Tirane prej Xhavit Halitit e Azem Syles te cilet e shpallen ate te madhin e UCK brenda Kosove, por qe nuk ishte ashtu. Pysni komandantet e zonave operative dhe atehere e merrni vesht se kush asht Hashim Thaci e vellau i tij, i cili u kap prej KFOR-it angles me 3 milon dojcmarka ne Prishtine ne vjeshten e vitit 1999. Ku i gjeti ai ato marka? Per keto pse s’flet Bedri Islami?
Shko o bashkepuntor i sigurimit dhe UDBse . Ne 1994 Hashim Thaci eshte arrestuar ne Tirane si korier armesh me Adem Jasharin. Ademi sic duket nuk u thye para Berishoviqit e UDBs e zhduken me gjithe familje kurse Hashimin qe u vu ne sherbim e ngriten me ndihmen tuaj e te shokeve tuaj ne maje e tani na tjerr dokrra o agjent i ndyre i UDBse.
Ne cilen beteje ka marre pjese Hashuqi jot o kelysh Serbie? Ne asnje por duke luajtur bilrdo me Fatos Nanon mikun e Milloshit ne Tirane. Koshtunica ka thene se cfae tju beje Amerikanve se me kosovaret merrem vesh per pese minuta. Loja juaj e ndyre do kete nje fund te turpshem ashtu sic ka pasur fillimin nga kanalet e gjirizit.