Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimitarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge popullore.
Shkrimtarin e kanë ftuar të shohë ngjizjen e një kënge, që një miku i vet malësor ia kushton gruas të së vëllait të vdekur, pikërisht se ajo ishte sjellë si heroinë duke vrarë një burrë që kërkonte t’i merrte nderin.
Paçka se gjithçka duket e pastër si drita e diellit dhe këngëtari popullor duhet vetëm të hedhë në letër trimërinë e pashoqe të gruas, disa veprime thuajse të padukshme për një sy të pastërvitur, do ta shtyjnë Ernest K.-në, të kthehet gati në një dedektiv, ai kërkon të shohë përtej legjendës, kërkon të gjejë të vërtetën që gjendjet pas patosit dhe epikës së kësaj kënge. Çfarë fshihet në të vërtetë pas kësaj? Cili është mëkati që kërkojnë të mbulojnë? Dhe kjo gjë do ta bëjë të mendojë për qenësinë dhe vërtetësinë e legjendave të “Rozafës” dhe të “Kostandinit e Doruntinës”. Vërtet Rozafa u muros e gjallë për të mbajtur në këmbë kështjellën? Vërtet Kostandini e martoi të motrën larg për hir të miqësisë dhe i dha besën se do ta sillte sa herë që nëna të kish nevojë?
Shkrimtari tashmë rrëmon në ndërgjegjen kolektive të popullit për të dhënë një këndvështrim tjetër nga ai që jemi mësuar të shohim prej shekujsh.
Ky është një libër që do të shkaktojë debate të shumta mbi vërtetësinë e legjendave. A janë, vallë, patriotizmi, besa, flijimi dhe vetsakrifikimi për hir të atdheut thelbi i vërtetë i tyre?
Mbi autorin
Virgjil Muçi ka një veprimtari letrare dhe artistike tejet të larmishme. Një krijimtari që, në 17 libra, rrok prozën e shkurtër e të gjatë, pa lënë mënjanë poezinë, kinematografinë dhe, së fundi, kritikën letrare.
Kontributi i tij është i ndjeshëm edhe në fushën e përkthimit me rreth 37 tituj nga gjuhë dhe autorë të ndryshëm.
Virgjil Muçi është fitues i disa çmimeve kombëtare në fushën e kinematografisë, krijimtarisë letrare dhe të përkthimit.
Ai është i pranishëm në shtypin e përditshëm dhe atë periodik me shkrime kryesisht nga fusha e kulturës.
Fragmente nga libri
****
Prej kohësh kisha krijuar përshtypjen se këngët e malësorëve të Shqipërisë nuk ngjasojnë me gjë tjetër, duke qenë se regjistri i tyre ndryshon nga ai këngëve të zakonshme europiane dhe përbëhet fund e krye nga gjysmë tone dhe tonalitete të pjesshme. Madje edhe vetë muzika zor se ka një ritëm të rregullt. Ritmi i saj përshpejtohet ose ngadalësohet sipas instinktit dhe shpirtit dramatik të rapsodit, ndërkohë që fjalët vijnë e zvargen në mënyrë të pabesueshme me ca dridhje zëri që nuk është në gjendje t’i shkërbejë kurrkush ndër të gjallët e kësaj toke.
****
Ai burrë mbahet me të madh dhe do ta shesë sa më shtrenjtë lëkurën, prandaj bënte naze, – tha ai, duke ia qepur sytë cigares së radhës që po mplekste. – Jo motivi lypset të jetë i denjë për muzën time, jo seç ka ca anë të errëta që s’ma mbushin mendjen, jo që të bësh një këngë heroike duhet kjo e ajo, jo kështu, jo ashtu! Por kur i fola e i thashë se kush ishe ti dhe se çfarë mund të bëje për të, atëherë ra squk dhe nuk u ndie, por pranoi pa bërë as gëk, as mëk.
****
Ndonëse, në një sy të parë, ngjan sikur autori u ka vënë dërrmën dy prej legjendave më fisnike, duke i trajtuar ato si romanca të rëndomta, asish që shohim e lexojmë me bollëk sot e kësaj dite, e vërteta është se ai është rrekur t’i shtrijë ato në divanin e psikoanalistit për të rrëmihur në honet e terrta të subkoshiencës, për të kuturisur e mbërritur atje ku nuk depërton rëndomthi njeri.

Vertet nje artikull qe nuk jep asgje.Cudi cfare duhet te nenkuptojme prej tij qe nje poet kerkon te zhbeje mitet e legjendat shqiptare qe populli i ka trasheguar prej shekujsh?Nese eshte kjo nuk eshte cudi se prej shekujsh armiqt e kombit tone jane perpjekur te bejne pikerisht kete dhe nuk ia kane arritur.Edhe sot perpiqen nepermjet renegateve te rrezojne muret efqishme te historise se shqiptareve qe nga lashtesia,.te Skenderbeu e me tej te Lufta Nacional-Clirimtare.Nese poeti do te beje nje poezi pe nje malesore trime edhe kjo ka ndodhur e do ndodhe sepse malesia perhere ka patur e do te kete burra e gra trime e trimeresha.Cfare pra jep ky lajmi i sotem.?1,,,
Ja doli edhe nje RROTE CARI,qe tenton te na zhduke edhe LEGJENDAT !
Doemos nje palo kalemxhi,me emrin Ernes K…..i po na habit me budallallekun e tij i denje per os-KAR!
Bravo edhe gazeta qe po i jep mundesine ketij K….i qe te shpalose dhuntite e tij ANTISHQIPTARE ne shgerbim te armiqve te vendit tone!
O burra zhgarravitni sa te mundni kunder historise,heronjve,legjendave tona se keshtu do t’u shperblejne fqinjet tane!
Do te ishte shume “interesante”,qe ndonje PROF.DOK me emrin Hasan .K….i,te botonte nje liber ku te na llafoste se CAMERIA eshte toke greke e jo shqiptare!
Me kete siguron jeten nga greket me lehte se sa te lodhesh pa leke qe te shkruash se CAMERIA ESHTE TOKE SHQIPTARE!
Pra PRAGMATIZMI sot eshte me me vlere se PATRIOTIZMI!
Shikoni pervojen e Sali Berishes ne politike:
Enver Hoxha beri LUFTEN,ndertoi Shqiperine dhe perfundoi pa lek ne xhep me gruan banore tek pularia,ndersa Berisha duke i sherbyer serbit,u be MILIARDER dhe femijet e tij nuk i numerojne dot PASURITE!!!
Plako leje kriminelin Enver Hoxha. Sikur mos ta kishim patur ate qelb esire per 50 vite do jetonim ndryshe..
Ne te vertete te gjithe studentet e psikologjise e dine qe tek kostandini dhe doruntina behet fjale per incest sikurse edhe tek gjergj elez-alia…por kjo nuk do te thote qe shqipetaret humbin ndonje gje prej saj…legjenda e kostandinit dhe doruntines ne ballkan e kane te gjithe popujt (pyet ne serbi kroaci apo mal te zi) keshtuqe merre qete dhe futi i menje te lehte…
Po ky Ernest K….ri,a eshte shkrimtar, sic na hiqet apo i mungon vetem SAMARI per te marre titullin Prof.Dok???
Shkodranet kane nje fjale te URTE popullore per tipa si ky palla Ernest pa mbiemer:
-“Edhe budalla kryt(koken) si te NJIRIT(njeriut) e ka”!!!
Te gjithe Mucot nje turi kane.