A janë në punë këta njerëz?

Dita

Një lajm i ditës kaloi pa u vënë re. Nuk ka seancë, sepse deputetët duhet të ndjekin Europianin në Francë. Bravo ju qoftë! Siç duket ata do të kenë kuptuar që janë disi të tepërt dhe gjithaq të papunë, sepse edhe me largimin e tyre të përkohshëm (larg qoftë) nuk ndjehet asfare mungesa për ta.

Po ne e dinim se vetë i kishim “zgjedhur” deputetët për të formuluar dhe miratuar ligje dhe jo për t’u bërë tifozë të çartur (se sportistë nuk janë), të cilët e dashkan shkuar patjetër atje ku “burimi” rrjedh, si të thuash. Hallall (harram) e paçin besimin që u japim dhe i paçim për dimër, se për verë jemi vetë…

Pale pastaj sikur disa nga shpenzimet e tyre (të) dalin nga thesi i shumëbindur i shtetit tonë, siç duan të thonë disa gojëligj!

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *