Një studim së fundmi ka dalë në konkluzione se bota është duke shkuar drejt një lufte tjetër globale.
Shkencëtari i Universitetit të Kolorados Aaron Clauset përmes një studimi ka zbuluar se gjasat janë të mëdha për botën që të pësojë shpërthimin e një lufte të madhe.
Projekti në fjalë është i bazuar në të dhënat e luftës, në të cilën përfshihen datat dhe vdekjet që nga luftrat e vitit 1823.
Të dhënat nuk përfshijnë luftërat civile apo veprimet terroriste, e as konfliktet si ato në Siri dhe Jemen, të cilat përshkruhen teknikisht si luftëra civile.
Clauset ka studiuar gjendjen e botës para, gjatë dhe pas një lufte, për të parë nëse shoqëria po ecën drejt një lufte të ardhshme.
Hulumtimi i tij zbuloi se një periudhë dekadash në “një paqe të gjatë”, mund të ndryshojë lehtë. Sipas Clauset, “modeli i gjatë i paqes do të duhej të qëndrojë për të paktën 100 deri në 150 vjet para se të mund të quhet një trend i vërtetë”.
“Këto modele tregojnë se si paqja e zgjatur dhe periudha e dhunës së madhe që i parapriu asaj nuk janë modele statistikore të pazakonta në seri kohore realiste, por janë stacione të një konflikti të ri”, u shpreh ai në mbrojtje të studimit të tij.
s.a/dita

“Aaron Clauset përmes një studimi ka zbuluar se gjasat janë të mëdha për botën që të pësojë shpërthimin e një lufte të madhe.”
GJASAT,gjasat janë të mundëshme për gjithçka!!
si për luftë dhe për paqe!
si puna e njeriut,ndërmjet lidjes dhe vdekjes ka shumë e shumë gjasa që të vdesë më parë!!pak si paradoks??
një shkrim apo studim që mund të bëhet çdo herë dhe nga kushdo,por që në tërë kuptimin e fjalës nuk sjall asgjë të re!!
e vetmia gjë që mund të thuhet është se mund të ketë konflikte të vogla që nuk do të hyjnë në llogarinë e të mëdhenjve!!
një luftë botërore nuk ka për të pasur të paktën deri në ’50ën!!atëherë do të kemi probleme të ndarjes së teritoreve!!kina dhe india do të kërkojnë pjesën e tyre dh enuk di se sa të gatshëm do të jenë ruso europianët dhe amerika tu lëshojnë pe!!
sidoqoftë dhe mund të merren vesh për të ulur nivelin e mirqënjes në vëndet e tyre,dhe të jetojnë në paqe!!