Një komb i sëmurë duhet trajtuar si një pacient i vërtetë. Domethënë, duhet përcaktuar në fillim diagnoza e të sëmurit, pastaj, duhet të ndiqet terapia e duhur për ta ngritur në këmbë. Këtë praktikë të njohur, na e përcjell mjekësia dhe s’ka vend, sot e mot, për bishtëpërdredhje. Lidhur me Shqipërinë dhe shqipëtarët, atje ku na dhemb dhembi më shumë, duhet të funksionojë e njëjta strategji. Sepse edhe ne shqiptarët e kemi një sëmundje. Jemi të sëmurë pasi jetojmë të ndarë në gjashtë shtete. Në një shtet ende të pakonsoliduar si Kosova ku pjesa veriore e saj është e pakontrolluar e nën trysninë e enklavave serbe, me një Luginë të Preshevës të lënë vite pas dore, me një popullsi shqiptare në Maqedoni pa të drejtat minimale të njeriut, me një popullsi shqiptare të Malit të Zi të pa përfaqësuar tërësisht në politikë, me një problem të pazgjidhur rreth pronësisë në zonat Kostur, Konicë e Follorinë e me një forcë emigratore shqiptare ( 35% e popullsisë së Republikës administrative të Shqipërisë) të pambrojtur e të braktisur pothuaj në mëshirë të fatit. E së fundmi, ajo që është edhe më e dhembshme, me një problem Çam të harruar.
Përballë këtij realiteti, jo më pak se dramatik, sikur të mos mjaftonte, qëndronë edhe shpërfillja institucionale, juridike, ekonomike dhe madje diplomatike e shumë shteteve të BE-së. Por, e gjithë kjo situatë është krijuar dhe ushqyer jo vetëm nga evropianët, por edhe nga mungesa e një ndërgjegjësimi zyrtar të vet shqiptarve. Ndërgjegjësim i cili është drejtëpërdrejtë derivate i një politike shqiptare jo serioze, aspak e qartë e aq më pak e kthjellët, as diplomatike a guximtare, as lagëpamëse e as kombëtare. Me pak fjalë, e një politike langaraqe. Lidhur me një fenomen kaq madhor, si çështja shqiptare, shpesh edhe disa media të ndryshme, në kohë të ndryshme, me origjinë shqiptare ose të huaj, kanë papagalluar e papagallojnë ende për një llojë nacionalizmi a irredentizmi imagjinar dhe aspak për një problem ekzistent, të njohur, të drejtë juridiko-historik dhe, për më keq, të pazgjidhur. Këto media, të orgazmuara artificialisht, në shumicën e rasteve, nga politika të dyshimta e jo zyrtare, po “shesin” një produkt jo të shëndetshëm që konsumohet inkoshientamente (në mënyrë të pandërgjegjshme) nga opinioni publik shqiptar dhe i huaj. Fatkeqësisht, edhe kur media deformonë realitetin ajo bëhet e besueshme kur mbështetet nga forca e pushtetit.
Nëse do të riktheheshim pas në kohë, për shembull në luftën e Kosovë në 1999-tën, konstatojmë se kjo luftë, u konsiderua luftë terroristësh nga politikan shqiptar. (të opozitës së atëhershme), evropian dhe nga disa media shqiptare a të huaja. Por, pas pak ditësh, nga të njëjtët personazh e njëjta luftë, u vlerësua si e drejtë dhe çlirimtare! Përmes këtij shembulli shohim se sa sipërfqësore janë politikat shqiptare dhe disa media partiake. Çudi, shqiptarët e politikës apo ata të disa mediave bëhen më interesant kur flitet për një komb tjetër a një problem genocidi diku largë kur nga ana tjetër injorojnë apo keqinterpretojnë problemet e “shtëpisë “ së tyre. E njëjta gjë ndodhi me fenomenin “nazizëm” në Gjermani afro 73 vjet më parë. Sipas kronologjisë së kohës, Hitlerit nuk iu pre rruga qysh në përgatitjen e tij pothuaj 10 vjeçare për të pushtuar planetin, por ai dhe ideologjia e tij, u goditën pasi ishin bërë “faktor i rrezikshëm”. I njëjti fenomen ndodhi pas viteve 90-të në Ballkan qysh nga genocidi i Bosnjese e deri te spastrimi etnik i Kosovës prej hitlerit modern, Miloshevicit. Edhe në këtë rast, pasi u ndëshkuan mijëra qytetarë të pafajshëm dhe u spastruan etnikisht popuj të tërë, opinioni dhe politika botëror, mediat dhe forume bamirësie ndërhynë, si “kofini pas të vjeli”, me vonesë. Ndërsa përmendëm shembuj e fakte historike të luftërave masive apo çmenduvire individuale në planetin tonë , mendimi i lirë na shpie te kombi ynë, te çështja shqiptare e pazgjidhur në Ballkan. A nuk është kjo çështje e pazgjidhur një rrezikshmëri permanente për stabilitetin gjeopolitik në Ballkan? Si ka mundësi që në zemër të Evropës lindin për ditë e më tepër hitlerian të vegjël si Miloshevici, Karaxhic, Arkan apo Nikolas Gaixh? Si ka mundësi që askush nuk parasheh rrezikshmërinë në veri të Kosovës, në Mitrovicë apo në Maqedoninë e racizmit kundërshqiptar të para pak ditëve ?! A është koshiente Evropa e Bashkuar për faktin se, mos zgjidhja e çështjes shqiptare dhe konflikteve të tjera në rajon mund të sjellin sërish katastrofa si ajo e Bosnjes apo e Kosovës ? Pra, a ekzistonë në koshiencën e politikanëve evropianë diagnoza e një sëmundjeje ballkanike në përgjithësi dhe shqiptare në vecanti ? A është i informuar opinioni publik evropian, por edhe ai shqiptar, për ekzistëncën e kësaj çështjeje dhe nëse po, në ç’gjatësi vale është i shpërndarë ky informim? Gjatësia e valës së këtij informimi, a ka prekur parlamentin evropian, Tiranën, Prishtinën apo Tetovën politike? Në qoftë së politikanët tanë , mediat, akademikët dhe e gjithë shtresa intelektuale janë në dijeni të ekzistencës së çështjes kombëtare dhe “flenë mbi dafina” për moskokëçarje a interesa personale, a janë ata të gatshëm të përballojnë pasojat e moszgjidhjes së saj? Personalisht, kam mendimin se brenda kontekstit të çështjes kombëtare shqiptare ka shumë paqartësira apo më mirë të themi mosinformime lidhur me ekzistencën, pse dhe qysh do të zgjidhet ajo. Kjo është shqetësuese , madje alarmante. Burimi i kësaj injorance, mendoj, nuk është thjesht një menefregizëm kazual, por një anashkalim naivi i politikës së Tiranës, Prishtinës e Tetovës. Atëherë, në këto kushte, në qoftë se orvatemi ende ndërmjet dilemës nëse vërtet ekziston një çështje kombëtare e shqiptarëve ne Ballkan apo jo, sigurisht që jemi në një fazë goxha dëshpëruese e madje edhe provokuese ndaj një populli të tërë dhe aspiratës së tij. Kjo fazë e kinse paradiagnozës duhet të kalojë me guxim dhe me bindjen se nuk kemi të bëjmë me mëkat kur punojmë për një të drejtë legjitime si ajo e zgjidhjes së çështjes shqiptare. Ngërçi i kësaj situate pikërisht në stadin e paragagnozës, na “vret” përfundimisht.
Që të ndodhë një ndërgjegjësim institucional mbi ekzistencën dhe zgjidhjen e një çështjeje kaq delikate do të duhet që politika mbarëshqiptare të angazhohet, qoftë nëpërmjet informimit e propagandës, qoftë nëpërmjet politikave jo zyrtare, literaturës shkollore dhe asaj universitare në nivel kombëtar. Dhe pasi ta ketë bërë këtë, duhet, medoemos, të përshpejtojë hapat në gjetjen e terapisë për shërimin përfundimtar të kombit nga një plage kaq vjeçare. Që ta arrijë këtë, së pari duhet t’i japi përgjigjen këtyre pyetjeve: së pari, ka aftësi apo vullnet kjo politikë për ta kuptuar realitetin shqiptarë ashtu si është ai dhe për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët politik ndaj tij? Së dyti, ka aftësi apo vullnet kjo politikë për ta vlerësuar objektivisht forcën e faktorit shqiptar në Ballkan për t’i bërë realitet objektivat tona kombëtare? Se treti, ka aftësi apo vullnet kjo politikë për të kuptuar se cilat forca jashtë nesh, sinqerisht, përkrahin dhe mbështesin realizmin e objektivave tona? Sigurisht, nëse do të dinim përgjigjen e këtyre pyetjeve gjithëcka do ishte më e qartë rreth sëmundjes, diagnozës dhe terapisë së çështjes tonë kombëtare.
Un mendoj se, zgjidhja eshte kur politika duhet te kete nje plan afat’gjate kombetare nen’tavoline i cili, zbatohet nga cilado qeveri qe vjene ne qeverisje, po a i kemi ne instrumentat qe qe ve ne kontroll zbatueshmerine?
fat’keqesisht jo, marim per shembull dy vendet tona fqinje ketyre , n.q.se nje k/ minister u devijon nga nje plan i parashikuar me pare, u vete krye papati ortodoks ne zyre dhe i thote, biri im ju po devijoni nga ruga e ZOTIT dhe po ndiqni udhen e qofte’largut.
Keni te drejte miku im. Nje politike gjithperfshirese dhe me nje projekt kombetar te qarte, do te ishte zgjidhja e duhur jo vetem per interesin e shqiptarve, por edhe te vet popujve konfinante ballkanik….flm!
Ne jo vetem qe jemi nje popull i semure fizikisht dhe menderisht, por edhe nje popull i pjerdhur ne te gjitha drejtimet. Persa kohe ne mbajme nje kryeminister te pjerdhur, vrases dhe vjedhes, jo pak por 23 vjet, atehere menbdoni se cfare populli jemi. Te dhjere por krenare dhe te lumtur qe kemi ne krye nje kryemafioz.
C’eshte e verteta kemi nje pjese te madhe te kombit, qe u mesua me samarin e diktatures komuniste e vazhdon ti kruhet kurrizi e ta kerkoje perseri ate samar.
Kjo po vertete eshte nje semundje e ralle ne bote.