A jemi të vetmit? Zbulohet ujë në planetin 8 herë më të madh se Toka

J L

“Jemi të vetëm në Univers?” Astronomët e University College të Londrës sapo kanë botuar një publikim në revistën Nature Astronomy, që mund të ndryshojë përgjithmonë kuptimin që kemi për Tokën, sistemin diellor dhe Universin.

Shkencëtarët kanë verifikuar në fakt se në një planet të zbuluar në 2015 nga teleskopi Kepler i NASA, i quajtur K2-18 janë gjetur molekula uji.

Jo vetëm, por planeti me masën 8 herë më të madhe se Toka, është i vetmi përtej sistemit diellor që ka temperatura që mundësojnë jetën dhe është 110 vite drite larg Tokës.

Për autorët e hulumtimit është ende herët për të kuptuar strukturën e brendshme dhe atmosferën e planetit, praninë e reve apo mundësinë e jetës sado në hallkat e saj fillestare, por për shkencëtarët ky është fillimi i një kapitulli të ri për astronominë.

“Tani e në vazhdim do të jetë më e lehtë për të zbuluar planete të tjerë të ngjashëm me Tokën që janë potencialisht të aftë për të zhvilluar jetën. Deri më sot janë zbuluar mbi 4 mijë planete ekstrasolarë, por ne nuk dimë shumë për përbërjen dhe natyrën e tyre. Por ky planet duket potencialisht i përshtatshëm për forma jete, edhe pse të ndryshme nga qeniet njerëzore”, pohoi Giovanna Tinetti, një nga zbulueset.

Sipas ekipit londinez, ky është zbulimi i parë i një serie planetësh me kushte të përshtatshme për të rikrijuar jetën dhe pse jo, një kolonizim të ardhshëm të njeriut.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • 110 vjet dritë,me teknollogjinë e sotme!?
    e barabartë me “ne jemi të vetëm” edhe nëse atje do të kishte një specje të evoluuar,kaq sa ne, të ngjashme a të njëjtë me ne!!

  • Astronomia dhe Astrofizika prandaj quhen Fanta Shkence,sepse objektin e sajone vet dhe e plotetsone po vete.Ndryshe eshte ne Shkencen e vertete;Ketu studiuesi e degjone dhe e shikone objektin,,,nejse dhe ky eshte ndryshim i madh qe do te thote se Perrallat jane vetetm Perralla.Dikush mund te pyesi:Ku qendrone interesi i Astronomise te thote gjera te tilla? Ky eshte nje debat qe duhet bere ne nje kohe tjeter…

    • o kyçi i dorës
      po të ishte për ty!?
      do të mjaftonte një krrodhe me pak shëllirë dhe gjumë gjithë ditën!!
      për fat ka njerëz që “tregojnë përralla” dhe ti kemundësinë e shkruan këtu në blog,ke mundësinë e nget makinën e kështu me radhë!!
      një herë e një kohë ka pasur të mënçur si ti që i kanë quajtur ata që kanë sjellë këtë përparim që gëzojmë sot,përralla!!
      njeriu kërkon të dijë se çfarë është ajo që ndodhet para tij!!
      kafsha vetëm ngrë kokën dhe ulëret!!
      më sipër shkruajta se praktikisht me teknikën e sotme ne “jemi të vetëm”,sepse dhe po të kishte diçka në nivelin tonë do të duheshin 110 vjet tu dërgonim pyetjen “si quheni”? dhe 110 të tjera për të marrë përgjigjen!!por kjo nuk do të thotë të presim sa të mbjë bari!!
      ti mund të presësh lali!!ndoshta e ke për soj!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *