Lagështira e ajrit është përmbajtja e avujve të ujit në ajër, një nga tiparet më thelbësore të motit e të klimës.
Mund të përcaktohet në mënyrë sasiore si lagështira e ajrit absolute, lagështira e ajrit relative etj.
Shqipëria, si një vend me klimë mesdhetare ka deri diku vlera të larta të lagështirës së ajrit relative, e cila ndryshon gjatë stinëve.
Vlerat mesatare më të larta të lagështirës së ajrit relative vrojtohen në muajt nëntor, dhjetor e janar, ndërsa vlerat mesatare më të ulëta të saj vrojtohen në muajt korrik e gusht.
Në zonat e brendshme të territorit vlerat më të ulëta vrojtohen në muajt e gjysmës së ftohtë të vitit.
Në rajonet bregdetare, në muajt e ngrohte të vitit.
b.m. / dita

Lageshtira e ajrit eshte lageshtira qe ka ajri.
Ahman, more te nderuar! Cfare shkruan ky gazetar? Kush e kupton, te me thote mua, ne se ka ndonje gje, qe ia vlen.
Nje rrjete merimange shikoj ne krye te shkrimit dhe ca fjale, pa shume lidhje normale e pa asnje spiegim.
Une desha te dija, psh, sa eshte perqindja e lageshtires ne dimer, sa ne vere, sa eshta lageshtira ne qytetet bregdetare dhe sa ne ato malore apo ne lartesi, sa eshte lageshrira e ajrit brenda ne banese dhe si duhet te jete kjo lageshtire ne raport me ate jashte baneses, dhe sefundi (mbase), si ndikon lageshtira ne jeten e njerezve dhe cili eshte niveli me i favorshem. A ka ndonje pajisje, qe e rregullon nivelin lageshtires ne mjedisin ku jetojme (ne banese, ne zyre, ne mjedise pune etj).
Ne fund fare kisha nje pyetje per gazetarin: -Si thua ti, zoti gazetar, a jemi ne vend i lagesht? Apo ti na pyet ne?
@lexuesi i Drites
Shume gjate i re! Une i rashe shkurt e ne nje qafe dolem.
@Nard N.
Te falenderoj per konstatimin, por jam vertet i interesuar te di dicka me shume ne lidhje me lageshtiren e ajrit.
Mendova se mbase ka ketu ndonje specialist ne kete fushe, qe mund te me ndihmonte. Kjo ishte e gjitha. Dikur kam lexuar se jane disa aparate, qe perdorin ozonin, por si e qysh, nuk di.
Per te ulur lageshtiren e ajrit ne shtepi ka aparate (sa nje frigorifer i vogel) qe mbushin enen e tyre me uje nga ajri i lagesht. Ato mund ta ulin lageshtiren deri ne 35-40%. Por, sigurisht, harxhojne ca energji elektrike. Ne vere, duhe hequr lageshtiren, ndihmojne ne freskimin e ambjenteve.
Per te shtuar lageshtiren e ajrit, ka aparate te tjere, sa nje cajnik, te cilat i mbush me uje dhe ato leshojne nje si “tym” te lehte. Harxhijne fare pak energji. Por nje peshqir i madh i lagur mjafton per ta shtuar lageshturen ne nje dhome te mbyllur.
Ndersa per te matur lageshtiren ne shtepi ka aparate sa pellemba e dores qe e tregojne. Sakonisht vine te shoqeruar me termometrin.