Sherr mes Sesilias dhe Hervinit Seanca e së enjtes veç pjesës së akuzave ka pasur edhe humor.
Kulmi ishte kur Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar deputeten demokrate, Albana Vokshi me Pamela Anderson. Ajo ka folur për ilaçet dhe ministrinë e shëndetë- sisë ndërsa më pas iu përgjigj kryeministrit duke thënë se më mirë të jetë Anderson, që shpëton njerëz nga mbytja se “një gaztor si Mr. Bean”.
Ky shkëmbim mes kryeministrit dhe deputetes është komentuar gjatë në rrjetet sociale. Shumë e kanë cilësuar si një krahasim që çalon pasi Albana nuk ka asnjë lidhje me Pamelën, por të tjerë kanë thënë se shprehja e Ramës është një diskriminim i femrave nga ana e kryeministrit. Po Pamela ç’do mendonte vallë po t’i tregonin një foto të Albanës? 🙂
