A ka ardhur varianti i ri i koronavirusit në Shqipëri? Flet shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini

time

Shqipëria i pezulloi fluturimet me Britaninë, pasi u zbulua varianti i ri i koronavirusit. Por a ka ardhur në Shqipëri varianti i ri i COVID-19?

Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP e ftuar në emisionin “Log”, u shpreh se deri tani nuk është evidentuar asnjë rast.

Deri tani nuk është dedektuar asnjë monstër apo nëpërmjet diagnozës së PCR-së, e dyshimtë për kundrejt virusit covid-19. Nëse do të kishim dyshime, monstra transportohet në Berlin dhe Londër, ky është binjakëzimi i laboratorit të referencës.

Deri tani nuk ka rezultuar asnjë e dyshimtë, që është brenda linjës së koronaviruseve, por nuk konfigurohet si covid-19 dhe nëse do të shfaqet sigurisht bëhet dërgimi direkt në këto laboratorë referencë” tha ajo.

Varianti i ri i koronavirusit është më infektues, dy ditë më parë u zbuluan 6 raste në Greqi.

h.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Po duhet te vij pa tjeter Se pastaj do ngelin pa lek doktorat e spitaleve te kovidit ,,se pastaj ulet tarifa po ra poshte 5000 € ateher kot qe punojn doktorat ,,,,,,,,a u ngrete mortja varjanti I ri i kovidit jane politikanet per keta ska vaksin qe te shuhet kjo semundje,,kurse per koronen doli vaksina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *