Përse Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zbulimit, James Clapper, në raportin e tij përpara Senatit Amerikan dha alarmin për zgjedhjet shqiptare
Në ’92 do fitonte kushdo që do ishte në krye të PD-së sepse ishte votë referendare. Në ‘96 Berisha “fitoi” duke i marrë kutitë e votave më krahë të ShIK-ut; në 2005 “fitoi” sepse i dërguan në ndihmë komandon e parë xhuveliste; në 2009 “fitoi” sepse i dërguan në ndihmë komandon e dytë xhuveliste. Cilët? Ata që i falën krimet e ‘97-s dhe grushtin e shtetit të ‘98-s…
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zbulimit, James Clapper, në raportin e tij përpara Senatit Amerikan deklaroi prerë: “Në Shqipëri institucionet qeverisëse vuajnë nga korrupsioni dhe ndikimi i tepruar politik mbi to. Në muajt që paraprijnë zgjedhjet e Qershorit, ekziston shqetësimi i kthimit në konfliktin partiak, që shpërtheu pas zgjedhjeve të vitit 2009”…
Me një fjalë, aleati ynë më i madh dhe fatmirësisht demokracia më e zhvilluar e botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, japin alarmin se zgjedhjet e 23 qershorit janë në rrezikun e përhershëm të pranishëm në të gjitha zgjedhjet e tranzicionit shqiptar, në dhunimin e vullnetit te qytetarëve që votojnë, por që votat e tyre i numërojnë brigadierët e xhindosur të pushtetit: dhunim i zgjedhjeve, që është kthyer tanimë në gungë të pushteteve tona të tranzicionit.
“Ju votoni si të doni, se për të numëmuar i numëroj unë!”- na deklaron gati e me mburrjen e kusarit ordiner brigadieristalinist i pushtetit aktual të Tiranës. Dhe këtë e thotë në shumë mënyra edhe në prag të këtyre zgjedhjeve të qershorit që vjen. Prandaj na njofton aq serbes se “Z.Rama po përgatitet për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe për bojkotin e vitit 2009”! Nëse e dinte aq mirë që mosnjohja e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe bojkoti i Kuvendit të Rruzhdies nga opozita ishte i pabazuar në fakte, ç’pati që i dogji materialet zgjedhore në Urën e Farkës? Pse nuk i hapi për opozitën e për mbarë publikun ato të shkreta materiale zgjedhore, po i dënoi më djegie në flakë benzine aty në urën e Farkës e në mes të ditës? …
Kjo deklaratë e brigadierit stalinist të pushtetit aktual të Tiranës, i fundit stalinist ende në pushtet në mbarë Ballkanin tonë të trazuar nga prapambetja, nga kriza ekonomike e nga ethet nacionaliste të shekullit të kaluar, – është mbase dëshmia më e gjallë se vjedhja e votave dhe manipulimi industrial i zgjedhjeve nga ana e pushtetit, do të na jepet si shfaqja e shëmtuar e radhës edhe në zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti.
Pikërisht këtë ndiejnë edhe Agjencitë Amerikane të zbulimit dhe ia paraqesin shqetësimin e tyre Senatit, që organi i lartë legjislativ i superfuqisë së vetme të botës të jetë me kohë në dijeni e të mendojë për masat e nevojshme në përballimin e situatës. Se kanë shtet bota dhe e dinë mirë që mungesa e shtetit mund të shpjerë në ngjarje të padëshiruara për të gjithë; e dinë mirë cenën e lindur të pushtetit tonë të tranzicionit, thënë më shqip: gungën e pashërueshme të pushtetit tonë të trashëgimtarëve besnikë të zyrave të mykura të Partisë së Punës; e dinë mirë dhe e kanë ditur me kohë miqtë tanë se lojtarët politikë të trazicionit shqiptar kanë luajtur si Tomi me Xherrin për të mbetur në pushtet përjetësisht edhe me veshjen demokratikase. Nëse Xherri bërë Dushkun dhe nxorri 11 deputetë nga një kooperativë e tipit të lartë, Tomi bërë Ruzhdiet dhe nxori një shumicë nga pakica… Madje e dinë mirë miqtë tanë të demokracive të zhvilluara edhe se si e nxori atë palo shumicë me ndihmën bujare të ekipit special të gjysmës së Partisë Mëmë… Sepse e dinë mirë miqtë tanë strategjikë që pushtetarët tanë besnikë të diktaturës komuniste zbatojnë me fanatizëm direktivën e trashëgimisë së pushtetit. Direktivë që mund të përmblidhet shkurt: “Vidh ti , që pastaj të grabit unë!” për të krijuar ashtu kapitalistët besnikë të Partisë mëmë me anën e kapitalizmit primitiv të kusarëve ordinerë të pasurisë kombëtare, të pronave të pronarëve të ligjshëm dhe të votave të qytetarëve të lodhur nga diktatura e të hutuar nga parullat demokratikase…
*****
Mjafton mbase të vërejmë me një vështrim zogu se si po sillet pushteti aktual në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, nisur nga ndarja e paligjshme e mandateve, nga listat e ”harruara” pa pastruar e me radhë. Dhe kuptohet mirë baza e shqetësimit të Agjencisë Amerikane të Zbulimit , shqetësim i paraqitur shkoqur përpara Senatit amerikan nga Drejtori i asaj agjencie, z, James Clapper.
Mjafton të shikosh se si kërkon pushteti “Pagesën për PD-në” nga rrogëtarët e shkretë dhe nga biznesi i rrënuar prej krizës botërore e ca më keq prej gjobave të Partisë, për ta kuptuar qartë se sa “të lira e të ndershme” i do zgjedhjet e 23 qershorit ky lloj pushteti. Mjafton të vihet re se si anëtarësohen më zor edhe adoleshentë në Partinë e pushtetit aktual e të shikosh se si punësohen vetëm për zgjedhje në një vend më gjysmën e popullsisë të papunë, për të kuptuar qartë se sa “ të lira e të ndershme” i do dhe zgjedhjet e qershoprit ku lloj pushteti. Mjafton të shikosh listat e manipuluara zgjedhore, ku janë mijëra dublime të “harruara” e mijëra zgjedhës të tjerë “të harruar “ pa adresë banimi, zgjedhës të përgatitur nga industria e manipulimit për t’i shërbyer pushtetit si “zgjedhës ambulantë”, apo të shikosh “transferimet” në prag të zgjedhjeve e “ në bazë të të drejtave të njeriut”, për të puptuar qartë se sa “të lira e të ndershmë” i do edhe zgjedhjet e 23 qershorit ky palo pushtet i mbytur në korrupsion e në krime të rënda ndaj popullit të vet.
Për të mos përmendur më që mjafton të shikosh armiqësinë patologjike që ka e që shpreh ky lloj pushteti për opozitën, apo për gjysmën e popullit të këtij vendi dhe e kupton fare qartë se sa “të lira e të ndershme” i do edhe zgjedhjet e 23 qershorit ky lloj pushteti i zhytur kokë e këmbë në llumin e korrupsionit të padëgjuar e të krimeve të rënda ndaj popullit të vet.
Pastaj, mjafton të shikosh që ky lloj pushteti nuk ka fituar asnjëherë me zgjedhje normale brenda standardeve demokratike të botës së qytetëruar dhe pastaj e kupton qartë se sa “të lira e të ndershme” i do edhe zgjedhjet e 23 qershorit ky palo pushtet kusarësh ordinerë.
Në prag të çdo fushate zgjedhore, brigadieri i vrerosur i këtij pushteti në fushatë të përjetshme opozitare edhe kur është në krye të pushtetit, e ka bërë shprehi të lëshojë thirrjen patetike: ”Të përsëritim fitoren plebishitare të 22 marsit 1992!”… Dhe bën sikur harron që fitorja e 22 marsit të vitit 1992 ishte fitorja e një referendumi popullor me një pyetje të vetme: ”Do rrimë ende në kooperativë , apo do shpëtojmë prej skllavërisë së urisë, të frikës e të sëmundjeve?” e nuk ishte fare fitorja e një partie! Ky zotëria i sëmurë rëndë për pushtet e i mbushur me vrer kundër gjysmës së popullit të tij e i mbushur me urrejtje kundër Atdheut bën sikur harron se në vitin 1996 fitoi duke i marrë kutitë e votave më krahë të ShIK-ut të tij personal. Zotëria i sëmurë për pushtet e i mbushur me vrer kundër kujtdo që i del në rrugën e pushtetit të tij vetjak, bën sikur harron se në vitin 2005 nuk fitoi në saj të kopit-shkop të ri pushteti, por fitoi sepse ia lanë kushërinjtë e tij të parë dhe kur e panë që as ashtu nuk vinte dot në pushtet, i dërguan komandon speciale të xhuveglave të diktaturës. Sikurse bën sikur harron brigadieri i vrerosur i këtij pushteti se në vitin 2009 erdhi në pushtet me votat e vjedhura sipas modelit të Rruzhdies dhe, kur as ato nuk i mjaftuan, i dërguan përsëri komandon e dytë xhuveliste po ata kushërinj të parë, që i falën krimet e 1997-s dhe grushtin e shtetit të 1998-s…
Këto janë dhe faktet kokëforta, që e kanë shtyrë drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Amerikës për të raportuar në Senat se Shqipëria është më shumë në prag të një krize të re politike, sesa në prag të zgjedhjeve normale në qershorin e këtij viti. Këtë alarm duhet ta dëgjojnë të gjithë faktorët opozitarë, sikurse e kanë dëgjuar mirë të gjithë miqtë e popullit shqiptar dhe të demokracisë funksionale edhe në Shqipërinë tonë. Këtë alarm mund të mos e dëgjojnë vetëm miqtë personalë të pushtetit dhe lobuesit amerikanë, që mundohen aq shumë e paguhen aq mirë nga taksat e shqiptarëve të varfër për pastrimin e fytyrës së zgjyrosur të këtij pushteti; këta lobues duket e shohin Shqipërinë e varfër si lopë rrace dhe jo si një demokraci më shumë në botën e qytetëruar.
Për ta parë vendin tonë si një demokraci funksionale duhet të përpiqen shqiptarët dhe është në radhë të parë detyra jonë; detyrë e gjithë qytetarëve që e duan Shqipërinë një demokraci të shëndetshme e jo një ohllokraci të mbytur nga korrupsioni e nga një diktaturë e veshur me rekuizitë demokratikase.
Kjo e bën më të nevojshëm se kurrë paralajmërimin ligjor që kush prek zgjedhjet më 23 qershor, do të përballet me ligjin! Sepse kush prek zgjedhjet edhe pas 23 vjet tranzicioni të komanduar nga zyrat e errëta të Sigurimit të Shtetit, do të dënohet si të gjithë ata që kryejnë krimet më të rënda kundër lirisë dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve!
Nese nuk do ishte falur 97-ta me amnisti, shefi jot aktual, Bamiri do ishte ne burg per shperdorim detyre me pasoje rrezimin e shtetit. Por jo, edhe u reabilitua deri sa mbriti ne krye te shtetit per t`u mbajtur mend si njeriu qe flet me heshtje, por jo ne permasat e “Njeriut qe qesh”.
SHYQYR ZOTIT QE NUK U DUHET ME AMERIKANEVE SALIU DHE PO E SHKARKOJNE SI PLEHRE QE ESHTE.SI DUKET U KA PRISHUR LLOGARIT SEPSE AMERIKANET E DININ QE ME 96 QE SALIU VIDHTE VOTAT PER TE MOS THENE QE ATA E KANE MESUAR TE VJEDHI.KY I ASHTUQUAJTURI SHTETI ME DEMOKRATIK I BOTES KA KAQ VITE QE NA THOTE QE ZGJEDHJET JANE TE MIRA TE PRANUESHME ME MIR SE HEREN E KALUAR ETJ ETJ.AMERIKA ISHTE QE MBULOI VRASJEN E TREBICKES ATA ISHIN QE ME 22 JANAR TE 2011 THAN QE BERISHA ESHTE BURR SHTETI KURSE SOT NA THON QE SALIU NA PASKA VJEDHUR GJITHMON ZGJEDHJET TANI LIND PYETJA KE TE BESOJME TE PARET APO KETA MEGJETHESE JANE TE NJENJTET.DUKE MARR SHKAS NGA KJO I THEM TE GJTH BASHKATDHETAREVE TE MIJ QE MJFT ME ME SERVILIZMAT ME TE HUAJT POR TE SHOHIM TI ZGJIODHIM VET HALLET TONA,SE SI THOT PROVERBI GOMARIN NGA BALTA E NXJER I ZOTI
Amerikanet meren me Shqiperin dhe me Berishen , po aq sa Elefanti me nje mize ne bythe te tij .
Jane Shqiptaret te paret qe duhet te dalin nga apatia dhe te rreagojne ne te gjithe menyrat e mundeshme per te shpetuar dhe zhvilluar demokracine e tyre .
Diktatoret e diktaturat nuk rrezohen vetvetiu . Mubaraku , Salehi e me pas Gedafi kishin te gjithe mbeshtetje si ne Washinton ashtu dhe ne Rome , Paris , Londer , Ata do te vazhdonin te mbreteronin ne rast se populli i tyre nuk do te cohej ne revolt , e normalish qe demokracite perendimore nuk do benin ndryshe , pervec se te ndihmonin permbysjen e tyre .
Zoti thote ,”Ndihmo veten , te te ndihmoj Une .”
kete here vete ne duhet te tregojme se ne 92 u ngritrm nre votime per te ndryshuar nje sistem dhe jo per te ndertuar nje Salisistem qe eshte shume here me i poshter dhe i parregullt se sa sistemi qe lame ne komunizem Duhet nje permbysje e madhe dhe pa kokmisher
O i miri e i mencuri Daut ! Ti leve e do vdesesh i mire e i pafat.
Mbaso jam gabim por e vetmja periudhe ku besoj se u vleresuan sadopak cilesite e vlerat e tua eshte ofrimi i vendit te kryekeshilltarit te presidentit Mejdani.
Sa per te tjerat keq me vjen por kane abuzuar me ty e me vlerat e tua. Sic mundohet te perfitoje kryetari i sotem i FRD, i cili kur qe president “fliste me heshtjen e tij”. Kish degjuar mavria qe thone se “Heshtja eshte flori” apo qe “Nje heshtje vlen me shume se 1000 fjale”, etj. dhe i perdorte vend e pavend. Mall mee aq, me ata keshilltare qe kish ai, mjere ne.
Ne nje kohe qe me Saliun dhe bemat e tij ai duhej te ulerinte, te behej si marre e te mirr udhet e botes per ti bindur se c’far monstre kish per kryeminister Shqiperia.
Sepse ate s’e beri Topi e beri Saliu. Vrau, preu, rrahu, perdhunoi e c’nuk beri dhe te gjitha ua faturoi Edi Rames, Horrit te bulevardit Topit, Lavires Rama dhe gazetareve. Qe nuk e beri Topi ka arsyet e veta, dhe njera nga t’o eshte se ai e nxorri President. (gjize)
Me gjithe keto, ne do te jemi me ty e me zgjidhjet e tua o i miri e i pafati Daut !
Ka disa “shqiptare” sharlatane qe me perpara bejne divorc me nenat e femijve sesa me berishen(drakuleln). N.q,s ka njeri qe shkatroji kete komb eshte vetem ai.Eshte Drakula ai, qe shkateroji ne embrionin e njeriut me norma,qe burgosi punen dhe qe ne kohen e tij lulezoji njeriu sharlatan.
Axhensia Kombetare e Zbulimit Amerikan ka 20 vjet qe i bie kembanes per vjedhjet e zgjedhjeve. nga nje STALINIT qe ngrohej ne oxhakun e Enver Hoxhes, tani nje i DROGUAR si Daktori Pacient. Doni zgjedhje te LIRA e te NDERSHME, qeroheni Ali Saline Babane, se 40 Hajdutet me ne krye Jozin (Xhozi) nuk kane BYTHE, por do te zhduken e kerkojne Azil ne Europe. Ta dine mire se edhe ne brime te miut lexo ( te qenefit ) do ti gjejme e Interpoli ka me i pru me pranga ne duar e kembe dhe te kontrolluar me CIP , si te rrezikshem Nderkombetar. Paret e vjedhura mut do ti hane e do te paguajne avokatet te tipit GjonMuti
Jam plotesisht dakort me çfare shkruan z.Gumeni por faktikisht reagimi i te gjithe spektrit opozitar eshte per “tu qare me facelete”.Mendoj qe eshte e doemosdoshme qe zgjedhjet e 23 qershorit te organizohen nga nje qeveri teknike.E gjithe klasa politike e spektrit opozitar duhet te bashkohet rreth idese te organizimit te zgjedhjeve nga nje organizem e pavarur.Per te arritur ne realizimin e ketij qellimi duhet qe tani qe te çirreni e te deklaroni qe asnje nga forcat politike,si te majta,te qendres apo te qendres se djathte,nuk do te merrni pjese ne maskaraden e radhes qe pritet te vihet ne skene.Eshte e pa tolerueshme qe te silleni ne kete forme me elektoratin shqiptar.Ju mund te keni pikpamje e programe te ndryshme me partite e se majtes por mendoj qe nuk do te benit as nje faj ne se bashkepunoni qe vota e çdo qytetari shqiptar te numurohet sakte e me transparecen e merituar per nje shoqeri qe aspiron te integrohet ne familjen europiane.E vetmja rruge qe mund te shpetoje Shqiperine nga çfare po “pergatitet ne kuzhinen e kesaj qeverije” eshte qe organizimin e zgjedhjeve dhe konkluzionet e rrezultatit final ti marre persiper nje organizem tjeter i PAVARUR.
Per kete duhet te luftoni Ju e te gjithe ata qe e duan kete vend.Hiqjani ujkut melçite nga qafa.
urime Z. Daut Gumeni per kete analize te qarte te situates parazgjedhore ne te cilen ndodhet Shqiperia. Por Z. Daut dhe gjithe shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi duhet ta dine se, askush nga ne qe jetojme neper shtete e ndryshem te botes nuk e ndjejme te ashtuquajturen “krize boterore” ekonomike, por Sali Berisha e pwerdor si refren kenge per te mbuluar deshtimet e turpshe te qeverisjes se tij primitive.
Saliu i duhet Amerikes sepse s’ka ku gjen me budalla se ai,per te bere ato qe do ajo. S’ka shume dite kur skender Gjinushi tha ne nje televizor se presidenti amerikan ka thene se Saliu eshte budalla, por eshte miku yne.
z. Daut analiza dhe konkluzionet Tuaja jane realiste . E keqja e Shqiperise eshte BERISHA. Vjedhjet e zgjedhjeve i futi BERISHA dhe pjeserisht ne 2001 (dushku) lozi per 84 deputet edhe e majta e NANOS. Zgjedhjet behen te qetq e te ndershme vetem ME QEVERI TEKNIKE ————-PA BERISHEN . 23 QERSHORI ESHTE SHUME I RENDESISHEM ——–O DIKTATURE BERISHISTE ose DEMOKRACI . Populli e PARTITE OPOZITARE tere situaten duhet ta vleresojne vetem keshtu.