Burime nga kryesia e Kuvendit bënë me dije dje për gazetën ‘DITA’ se Servet Pëllumbi i ka dërguar një mesazh (SMS telefonike) të gjatë me gjuhë të ashpër kryetares aktuale të Kuvendit Jozefina Topalli. Teksti i SMS-së ka të bëjë me skandalin e rezolutës çame. Të njëjtat burime saktësuan se Topalli nuk i është përgjigjur SMS-së. Për publikun është ende e paqartë: Çfarë ndodhi me të ashtuquajturën “rezolutë çame”? Në fakt nuk ka vend për paqartësi, por të tillë e bëjnë situatën, kakofonia e qëllimshme e deklarimeve publike që synojnë të mjegullojnë një të vërtetë fare të thjeshtë.
Ish-Kryetari i Parlamentit në vitin 2004, Servet Pëllumbi është ndodhur ditët e fundit nën një rrebesh akuzash. Ironia më e madhe qëndron në faktin se një nga burrat më serozë të politikës shqiptare të njëzet viteve të fundit akuzohet pikërisht nga partia aktualisht në pushtet, pra nga PD, se… ka falsifikuar një votim të rezolutës çame në 2004 (!). Është moto naziste: Akuzo kundërshtarin për atë që ke bërë vetë. Moto e vënë në jetë rëndshëm vitet e fundit nga PD e Berishës. Por jo vetëm për këtë, kemi arsye të besojmë që falsifikimi i dokumentave të Kuvendit mbi rezolutën është bërë këto ditë dhe është bërë pikërisht nga ata që akuzojnë prof. Pëllumbin për falsifikim.
DITA pati një bisedë me profesor Pëllumbin mbrëmë mbi këtë çështje dhe ai theksoi ndër të tjera:
“Kjo që po ndodh është një histori e paprecedentë në historinë e parlamentarizmit shqiptar dhe një precedent shumë i rrezikshëm. Si Kryetar i Parlamentit të asaj kohe unë deklaroj me përgjegjësi maksimale se ai ishte një vendim sovran i parlamentit dhe se nuk ka kurrfarë manipulimi për atë që është votuar. Ajo që ndodhi është pasqyruar besnikërisht në shtypin e asaj kohe. Më vjen jashtëzakonisht keq për Kryetaren aktuale të parlamentit që lejon të bëhen të tilla spekulime. Vendimet që merren në seancat parlamentare janë historike dhe të dhëna një herë e përgjithmonë. Ato nuk mund të ndryshohen sipas oreksit të njërit apo tjetrit pas 9 vjetësh! Kjo është një papërgjeshmëri e paimagjinueshme, që vetëm i diskrediton autorët e kësaj maskarade.Edhe administrata e Kuvendit nuk duhet të lejojë nëpërkëmbje të tilla që i bëhen nga pushtetarë të përkohshëm.Tjetër… Unë mendoj, se kjo është një tallje e madhe që po bëhet me komunitetin çam dhe me çështjen çame. Sepse, në fund të fundit, çfarë i duhet një rezolutë e dyshimtë këtij komuniteti, ndërkohë që për një çështje të tillë me rëndësi kombëtare kërkohet dhe duhet të ketë konsensus sa më të gjerë? Nëqoftëse para 9 vjetësh nuk u miratua një rezolutë, në vitet pasardhës mund të ishin miratuar disa rezoluta për Çamërinë, pasi kanë ndodhur shumë zhvillime të tjera. Kështu është bërë edhe për çështjen e Kosovës. Gjithsesi, unë theksoj që kjo që po ndodh është një lojë e fëlliqur që po luhet me çështjen çame para zgjedhjeve të 23 qershorit dhe mendoj se unë nuk kam nevojë të sjell argumente të tjera për të denoncuar këtë maskaradë. Ajo është e vetdeskredituar…”
Natyrisht burre serioz ne rrugen e Marksizem Leninizmit
MUA SKA CME DUHEN AS KETA TE DJATHTE Q
MUA, SME DUHET GJE AS PER KETA GJOJA TE DJATHTE QE JANE SOT ,, AS PER KETA TE MAJTE QE DUAN TE VIJNE NE PUSHTET…………..SEPSE TE GJITHE SE BASHKU JANE PJELLE E KOMUNIZMIT
MUA ME INTERESON VETEM ÇESHTJA ÇAME ,,NE RRADHE TE PARE SEPSE DUA TE COJ AMAMETIN E PRINDERVE NE VEND 🙂
ceshtja came??
po gjithmone camt ja kane fut vetes, a nuk jane dhe camt pjelle e komunizmit??
kush i mbrojti dhe i shpetoi nga thertorja greke??
Amanetin coje , por dije dhe kete:
Nuk ka njeri me te poshter se ai qe nuk eshte mirenjohes
Ah more profesor i nderuar!Kush je ti e kush eshte Jozi….
Llumi i kombit po luan me ndjenjat e çeshtjen mbare kombetare , turp per popullin kujt i beson voten , politikanet e sotem jane per ne koshin e plehrave te historise , Sh.Idrizerat duhen bere shembuull per tradheti kombetare me gjithe soj e sorollop , keta bastarde jane varrmihes te çeshtjes se dhimshme te tragjedise kombetare çame .
Jozefina dhe SALIU nuk lene poshtersi pa bere mbasi keshtu mendojne ta mbajne pushtetin.
KY CIFT QE DREJTON QEVERINE DHE SHTETINTONE JANE FATKEQESIA E KETIJ VENDI.
kjo qe ndodhi me rezoluten came eshte nje turp,po turpi me i madhe per idrizin dhe ky po tregon se jo qe nuk eshte cam por as cifut.per te ruajtur karriken evete ne parlament dhe ne pdiu beri kete qe beri me ndihmen jozefina leshit.rezoluta came nuk eshte miratuar por saliu per ta mbajtur ne kualicion me te vetit i thot qe eshte miratuar.po ku do vej ky peshtimi pas 23 qershorit se kete nuk e voton me njeri sala se fut dot ne listen e vete se nuk do votoj njeri as per salen nqs bene kete pune po mjer camet qe besuan te ky klyshi kurves qe beri lemsh problemin cam dhe ma thote mendja qe dhe sala nuk do e botoje ne fletoren zyrtare pasi ka frik se ja ju drejtuan prokuroris per kete problem kush do e haje kete bajg……..??????????.
Ceshtja came nuk mund te zgjidhet me njerez qe mendojne vetem per karrigen e tyre.Versioni se REZOLUTA per camerine eshte votuar ishte loje e binomit Idrizi -Berisha per te mos u futur per diskutim projekti i ri e per ti percar camet.Zgjidhja e ceshtjes came nuk mund te behet nga idrizet me shoke qe e kane shitur me kohe ate.Komuniteti cam duhet te jete i bashkuarper te drejtat e tij e jo te merret me politike karrigesh.
Kjo fare rezolute e perdorin pdistet per dy arsye: 1- Per t’u thene cameve se ne u duam ndersa te majtet nuk ju duan, pra ejani me ne per t’iu rrjepur votat. 2 – Per t’u thene grekeve se ata, pdistet nuk duan t’ja dine fare per ceshtjen came dhe lobet kundercame te rrine te qete. Lojera te felliqura ne vet natyren e pdisteve qe e kane luajtur me hapjen e dosjeve, me presionet ndaj kundershtareve sa here ua ka dashur interesi i tyre . Neveritese!
Per lesh do te shkoni dhe ju camet e IDRIZIT- thote Jozi me kete qe beri.
Tani Dule do jete i kenaqur me JOZIN se i coi per LESH camat e Idrizin
E di cfare kem merak une??? Se mos ky IDRIZ KECI po thote neser se bashkohem me RAMEN/ Booooooooooooo cfare skandali do jete. Se ta themi troc: Tani te gjithe jane me Ramen.
Te gjithe karrige thyerit jane gati.
Ne vitin 1992 kur zhvilloheshin zgjedhjet lokale e mendohej se PD nuk diskutonte fitoren shoku im socialist me lutet te kalonim naten e te shenonim humbjen e re tashme lokale.
Por aty nga ora 21 filluan te vinin njoftimet e para per rezultatet. PS po shenonte fitore nera pas tjetres bashki e komune. Ne PS filluan te vinin fitimtaret qe deri ne ate ore dhe per emrin tipyesje nuk ta tregonin jo me te thonin se per ke kishin votuar.
Nejse ne oren 23 u shpall fitore si ne 1992 zgjedhje lokale e dini besoj. Une qe nuk isha i semure politik i komunikoj shokut tim se po ik. Tani nuk ka me vend per mua.
Tani eshte e njejta situate, por me nje ndryshim punemarrsit e PD nuk tregojne as emrin se sic duket e ndjejne qe pas 23 qershorit sipas tradites duhet te tregojne se kjo fitore ishte dhe e TYRE bile kane puniuar shume per te.
Ka ikur per LESH kjo qeverisje.