Nga Alqi Koçiko
Hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit është bërë një temë kaq e vjetruar dhe e lodhur për opinionin publik shqiptar, saqë nuk është çudi që sa herë rikthehet kjo çështje, instinkti i parë i një gazetari është ta inkuadrojë në rubrikën “dossier”. Të jep të njëjtën shije diskutimi i kësaj teme, me atë Konferencës së Londrës 1913, gjyqit të Koçi Xoxes, prishjes me sovjetikët, gjyqit të Kadri Hazbiut, apo kujtimet e këpucarit të Enverit në daçi. Jemi pranë 24 vjetorit të lëvizjes studentore dhe përgjatë këtij harku kohor çerekshekullor, abuzimet me këtë çështje delikate janë mbledhur e bërë mullar aq shumë sa, siç më thoshte një koleg, po barazojnë e tejkalojnë dëmet që vetë bashkëpunëtorët e Sigurimit kanë bërë gjatë aktivitetit të tyre.
Cinike ose jo, shprehja e mësipërme nënkupton një fenomen shumë të rëndë që ka hedhur rrënjë përgjatë këtyre viteve “pluraliste”, dhe që i jep një ngjyrë të fortë vërtetësie romuzit të mësipërm. Nëse vendet e tjera lindore, pas rrëzimit të sistemit diktatorial e kryen herët a vonë, tërësisht apo pjesërisht atë të shumëpërmendur katarsis të shoqërisë, në Shqipërinë jo dhe aq demokratike ndodhi e kundërta. Fillimisht nën parullën “bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”, komunisti i 1968-ës Sali Berisha mundësoi “përzierjen” e bashkëpunëtorëve të Sigurimit në strukturat politike të sistemit të ri, pastaj u penalizuan vetëm disa hierarkë lokalë e anëtarë byroje, ndryshe zyrtarët ose pjesa e dukshme dhe legale e ish regjimit. Dhe këtu zuri fill dëmtimi i madh, shpërbërja e kolonës vertebrale të shoqërisë post-diktatoriale: Dosjet tundeshin, por nuk hapeshin; komisionet kërcënonin, por nuk dënonin. Dhe ata që kishin një “njollë nga e kaluara”, shërbyen dhe vazhdojnë të shërbejnë nën shantazhin e Arshivistit të Madh; mesa duket, duke i dhënë karar t’i jepnin komandën “Yes” çdo urdhri sado zullumqar, e ndërkaq duke u pasuruar edhe për vete.
Krahas shpërbërjes së nocionit të pronës dhe masakrimit të aseteve fizike të çmuara që kishte prodhuar puna e një populli të tërë për katër dekada, në industri, bujqësi, arsim, shëndetësi etj, dëmi më i tmerrshëm i këtyre viteve është pikërisht bjerrja morale e shoqërisë. Nuk besoj se shkaktoi ndonjë habi deklarata e Afrim Krasniqit dje, ish këshilltar presidencial, se sipas disa materialeve që ai kishte parë, 18 bashkëpunëtorë të Sigurimit figuronin në politikën e djathtë, dhe 10 syresh në të majtën. Prandaj dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Berishës, në vite kanë qenë të shantazhueshëm. Jo domosdoshmërisht për bëma të para ‘90-ës, por edhe për akte korruptive të mëpasme. Gjatë kësaj kohe, u bë aksiomë që një CV e pastër dhe fisme, ishte garanci për ngecje të karrierës politike.
Pikërisht kjo lloj sjelljeje e bëri kaq qesharake lojën me dosjet. Dhe në kuadrin e një vendi të vogël e të një shoqërie ku gjithkush njeh gjithkënd, historia e dosjeve u shfry, u sfumua dhe u bë subjekt batutash e barcaletash në tavolina përmes një kanali tjetër: Thashethemit, replikave politike në parlament dhe lajmeve të pjesshme, që media afërmendsh i ka bluar, ripërtypur e përsëritur për vetë natyrën e saj. Prandaj ashtu si dikur, kur nxënësve të shkollave u binte për detyrë të mësonin emrat e anëtarëve të byrosë politike të PPSH-së, sot çdo shqiptar që ka ndjekur zhvillimet politike jam i bindur se mund të t’i thotë pa ngecur aspak, pesë apo dhjetë pseudonime të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhe emrat realë të personave përkatës, aktivë në politikë apo në jetën publike shqiptare. Dikush më i vëmendshëm dhe me kujtesë të mirë, të thotë edhe më shumë.
Ndërkaq, çfarë është bërë me këto dosje? Personazhe që kanë patur njohuri për shkak të detyrës, nuk kanë munguar të prononcohen në intervista. Sipas tyre, dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit janë pastruar që në fillimet e demokracisë nga personat e interesuar, secili për pjesën e vet. Dhe sot ka ngelur pakogjë, ndoshta emrat më të parëndësishëm, më të parrezikshmit dhe ata që nuk kanë patur akses, e rrjedhimisht, që nuk kanë qenë të pushtetshëm. Teori të tjera thonë se ato dosje janë ruajtur në pesë apo në shtatë kopje, në pika e vende të ndryshme, dhe në formate të ndryshme, psh, në mikrofilma, ndaj është e pamundur të jenë prekur të gjitha. Padyshim nuk mungojnë zërat se të paktën një kopje të personazheve më kyçë i ka siguruar vetë Berisha. I cili nuk ka munguar që të riqarkullojë temën e hapjes së dosjeve sa herë i duhej, për diversion, ndaj ndonjë skandali akut dhe konkret që i plaste në dorë gjatë qeverisjes. Pas ciklit të radhës të shkrimeve dhe emisioneve me të ftuar vip, ezaurohej edhe kjo valë.
A është riaktualizimi i sotëm, një tjetër diversion në stilin e vjetër? Fjala vjen, që përballë protestës së parë serioze në pjesëmarrje gjatë një viti e gjysmë qeverisje, mazhoranca vendosi të kopjojë kundërshtarin? Ndonjë çudi e madhe nuk është, sepse mesa duket politika kështu e ka. Por në terrenin konkret të gjërave, kryeministri Rama nuk ngjan të ketë mbetur vetëm në nivelin e retorikës. Hapja dhe shndërrimi në pikë të vizitueshme, e bunkerit qeveritar të diktaturës është një akt konkret në këtë drejtim. Kuptohet që pas 24 viteve, nuk është më as ai kurioziteti i dikurshëm i “masave punonjëse” për ish bashkëpunëtorët e Sigurimit, edhe për shkak të lojës së ndyrë që përmendëm më sipër, por që përpara zgjedhjeve, edhe menjëherë më pas, kjo shumicë është prononcuar për këtë çështje. Avokati i Popullit, në korrik 2013 e më pas, në shkurt të këtij viti, kërkoi hartimin e një baze ligjore për hapjen e dosjeve. Formati që Totozani propozoi ishte: “Akses individual ndaj të dhënave të shërbimeve sekrete ndaj të interesuarve, qoftë ndaj atyre që kanë vuajtur nga këto veprimtari apo informatorëve; transparencë e aktiviteteve represive të shërbimeve sekrete, me garancinë se aksesi është personal; mbrojtjen e subjekteve nga cënimi i privatësisë, që mund të shkaktohet nga të dhënat e mbledhura; dhe krijimi i organeve kompetente për menaxhimin e procesit të hapjes së dosjeve”.
A është ky rasti dhe baza mbi të cilën do veprojë mazhoranca? Ngjan një format i esëllt dhe i përmbajtur, pak a shumë sipas variantit gjerman. Edhe kryeparlamentari Ilir Meta, ndërsa mbështeti sot kryerjen e këtij procesi të domosdoshëm, u deklarua për kujdes dhe maturi lidhur me çështje që prekin sigurinë kombëtare. Por meqë jemi këtu, mazhoranca, dikur në opozitë, ka bërë edhe një akuzë direkte me gojën e deputetit Taulant Balla. Në 12 apo 13 mars 2012, Balla asokohe sekretar i grupit parlamentar të PS-së, publikoi në adresën e tij Facebook një dokument në serbokroatisht, për të cilin pretendonte se është dokumenti zyrtar që vërteton se kryeministri i kohës Sali Berisha është bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete të Jugosllavisë. Fakti është që Berishën zor se ka mbetur njeri pa e akuzuar për diçka të tillë. Nga ana tjetër, rezulton se pallati ku regjimi komunist i dha apartament mjekut Berisha në rrugën Fortuzi, quhej dhe ishte Pallati i Sigurimit, ku strehoheshin punonjësit e shërbimit. A është edhe kjo, një çështje sensitive e sigurisë kombëtare?
Ndërkaq, unë besoj se edhe nëse hapet (dhe kësisoj mbyllet përfundimisht) njëherë e mirë kjo histori dosjesh, ka për t’u amortizuar shumë shpejt si diçka normale. Jetojmë ende në një vend ku pandëshkueshmëria ua ka mpirë nervat njerëzve të zakonshëm. Për shumë kohë (sa shpejt kaloi çerek shekulli!) ata kanë qenë dëshmitarë të keqbërësve të pandëshkuar, të grabitësve të pronave që ja kanë hedhur kaq, të vrasësve pa dhe me kravatë e poste, që bëjnë thirrje për protesta, të xhepistëve që ngjiren nëpër tubime. Nuk ka ilustrim më pikant, fjala vjen, sesa një protestë kundër trafikut të drogës ku merr pjesë kryetari i një komune pionere e rekordmene rendimentesh të larta në kultivimin e hashashit.
Dhe përballë një lukunie të pasosur të fajtorëve që bërtasin për drejtësi shoqërore, nxjerrja e emrit të dikujt si bashkëpunëtor Sigurimit të Shtetit, rrezik që të shndërrohet gati-gati në dekoratë. Në mos e tillë, në një fakt të dorës së dytë, detaj i një kohe të shkuar nga e cila kanë përfituar matrapazët e djeshëm dhe të sotëm, dhe kanë humbur idealistët, që janë të pandreqshëm në çdo sistem. Por mbase, mu pikërisht për këtë arsye, mund të jetë kjo koha e duhur që ato dosje të hapen vërtet.

Mirë se vjen DITA. Mendimi im personal është dosjet duhen zhdukur një herë e pergjithëmon. Ska arsye as logjik kur kanë kaluar plot 23 vjet nga koha e rrezimit te komunizmit dhe akoma vazhdohet me presjonin jo i hapen jo i mbyllem.Eshtë koha taman per ti djegur ato fleta te verdha. Në menyrë qe çdo Shqipetar te jet i barabart më njeri tjetrin.
Ore avash. Mos u beni delet qe ndjekin ujkun nga pas. Ndac qeverria ndac opozita nuk kane interes ti hyjne ketij lloj sporti qe mund te behet zhbersi I te dyja aneve.
Ata qe moren pushtetet pas 90es ishin me dosje dhe kjo nuk ka nevoj per llogarira. Dhe kete lojen e dosjeve qe keta pushter e kane beree njeri tjetrin keto 24 vjet e kane bere njerezit per mijera vjet. Kjo lloj metode nuk mund ti shpetonte byrose politike qe na solli keta parashytiate ne krye te shtetit. Viprimtaria e sigurimsave te shtetit eshte e rregjistruar dhe e dubluar per te gjithe keta dobica te sistemit komunist. Dhe ne nuk mund te themi se muti tani eshte I thare dhe nuk ke se c’pastron pasi ai mullar muti nuk thahet kollaj.
Keta kane neper duar dosjet e njeri tjetrit dhe keto jane lojerat e tyre me njeri tjetrin: duke perdorur parrullen “largohu e mos me prek se ia kame hequr siguresen, e do ta pelcase per te dy”. Por qe dihet se as njeri e as tjetri nuk ka interes qe ta pelcasi me te vertet. Ne fund te fundit te dy do ta hane.
Tani:
Ato dokumente jane thesar I historise se kombit, te 45 vjeteve komunizem dhe 25 vjeteve dobicllek komunizmi. Si te tilla ato duhet te behen publike te shoqeruara me nje ligj te hekurt qe te mos lejoje asnje person te perlyer ne aktivitetet e ish sigurimit te shtetit komunist qe te preket dhe demtohet privatisht. Hapja e atyre dokumenteve mund te na sherbeje per ta shplare nje here e per gjithmone sistemin shteteror me te gjithe aparatet e tij nga mbeturinat e asaj kohe. Do te kene nje ndikim pozitiv per te cuar sado pak nga maskaralliqet qe jane bere nen periudhen pas komuniste nen drite dhe te ndihmojne ne cuarjen e drejtesise ne vendin e saj.
Procesi I hapjeve te dosjeve do te manipulihet si cdo sistem tjeter ne punet e shtetit shqiptar por ne njerezit e thjesht duhet te demonstrojme me seriozitet se jemi per hapjen e tyre. Eshte nje proces nga I cili teresise se shoqerise nuk mund ti behet keq. E shumta qe do te behet do te jete se kur ti hapim do zhgenjehemi per ato qe do te gjejme, por pa I hapur nuk e dime se ckane brenda dhe sa me heret ti hapim aq me heret do ta mbyllim kete pune qe nuk na sjell prodim.
Une kame bindjen se ato dosje kane brenda boll materiale te shume figurave te urryera si te korruptuara dhe me dy fytyra qe vazhdojne te qendrojne ne lartesite mesatare dhe te larta te strukturave te shtetit dhe per pastrimin e ketyre figueave nga jeta politike e vvendit ne duhet ti shtyjme sunduesit tane sa here qe kercenojne njeri tjetrin me plasjen e dosjeve qe ata ta bejne realitet kete plasje.
Sali berisha nuk ishre zoti ne periudhen e hereshme te tranzicionit dhe me siguri atij dhe te tjereve diku u mbahen te arkivuara fijet e puneds se tyre ne sigurimin e shtetit. Ato sekrete do te kene shanci te dalin ne shesh vetem procesi I hapjeve te dosjeve do te behet realitet, perndryshe ato sekrete do vdesin si te tilla bashke me ne qe do kalojme jeten tone duke degjuar politikanet tane te kercenojne njeri tjetrin me nxjerrjen e lakrave sheshit – spektatore te kesaj loje me te felliqur se lojtaret qe e luajne ate.
Ndoshta jan djegur dosjet e se kaluares. Po Deti u fal, Serbia nuk mbeti pa naft e Gerdeci ndodhi. Dosjet e reja jan para syve tane !!
Në një mendje me preng pjetri dhe fanol bardhi ? Nderime të dyve!
Ne keni rast si ta denoni sali qen berishen hapini dosjet?
Sa do te jen fshehur e zhdukur, dicka ka mbetur ne therimet qe i esht ber bukes se thekur!
kudo esht denuar diktatura dhe sherbetoret e saj, pervecse shqiprise, qe luajten me emrin demokraci! Hapini qe te shohim se cilet jan ata qe kerkojn te perfitojn ne kete emer demokraci, nga priviligjet e komunizmit, cilet jan ata qe ju kan mar jeten te tjerve per arsye re mendimit te lire, cilet jan ata qe kan perfituar pa mase ne ndarjen e aseteve shtetore nga monopolizimi e legalizimi ne menyre te pa ligjshme ne privatizimet qe u esht ber prones shteterore! Komunizmi nuk ka te priviligjuar e dikush qe esht priviligjuar duhet ti nenshtrohet hetimit!
——————————————————————————————-
I PARI
QE KA ZHDUKUR APO HEQUR DOSJEN “PENICILINA” NE 1994-ter ESHTE
KRIMINELI SALI BISHA ME TE TJERE.
SALIU NUK ARRITI TE HEQE “DOSJEN” E VJERIT TIJ (SPIUN I SERBISE).
————————————————————————————————————
Po spiuni Sali me spiune mban gjalle frymen… Atyre u tund dosjet…Jo me kot nga veriu mblodhi rreth vetes Agjente te Sherbimit Sekret… me ta organizoi 2 Prillin… me ta beri karriere… Shembull: Edhe pse sot jane te ndjere ish deputete Ali SPAHIU (kirurg) dhe Dode KACAJ (mesues dhe poet) qe poezite ja redaktonte Spiuni tjtere “CIFTELIA” Preç ZOGAJ…takimin ne Razem i mblidhte nje tjeter Rezident i Sigurimit me aktivitet aktual politik…. kane qene spiune te Sigurimit te Shtetit terhequr AGJENT ME MATERIAL DETYRIMI…Dosjet e punes Berisha ja u ka zhdukur,por jane dosjet personale ku faktojne aktivitetin qe veshtire te “fshihen” nga Arkivi apo Evidenca qe ruan kartelet e bashkepunimit…kaq per sot.. edhe po nuk u hapen dosjet.. ato do deklasifikohen nga persona qe kane punuar…..
Bemat e Berishes skanë nevoj per dosje janë vidioklipe!