Kryeministri Sali Berisha betohet se është i ndershëm dhe respekton pavarësinë e institucioneve. Aktualisht i i vetmi institucion që ka mbetur i pa kapur nga qeveria është Avokati i Popullit. Por si luajti Sali Berisha që nesër në opozitë ta mbrojnë njerëzit që emëroi? Thjesht duke i katapultuar njerëzit e tij të besuar nga ekzekutivi, direkt e te institucionet e pavarura. Të çudit fakti se si asnjë ndërkombëtar, të paktën Trojka, nuk kanë ngritur zërin ndaj kësaj dukurie të frikshme (është e sigurt që opozita me ardhjen në pushtet do i shkarkojë me shumicë të thjeshtë këta të emëruar politik). Por çfarë ka ndodhur. Institucioni i parë u pushtua Presidenca. Kulla prej nga Berisha do të zaptonte edhe të mbeturat e “puçit”. Vetëm ato i garantojnë sigurinë e ardhshme në liri për ngjarjet që akuzohet nga opozita (të paktën kështu mendon ai). Dhe aty pas një procesi aspak konsensual vendosi Bujar Nishanin. Ky brenda pak javësh me shkelje të hapur të Kushtetutës, u konvertua nga ministër i qeverisë në President. Dhe po me të njëjtën skemë, firmosi shkarkimin e Bahri Shaqirit dhe emërimin e Visho Ajazi Likës tek SHISH. Përsëri ndërkombëtarët heshtën, edhe pse Ajazi i kishte sulmuar hapur më 1996 me Gazideden si zëvendësdrejtor i SHIK. Lika ishte zëvendësministër i Inovacionit dhe kaloi në një institucion të pavarur. U pushtua edhe kulla e dytë. Pas këtij institucioni Berisha nuk u ndal dhe sulmoi Prokurorinë. Hoqi Ina Ramën duke i ndërprerë mandatin. Dhe aty gjeti zëvendësin, Adriatik Llalla që hiqet si i persekutuar, por në fakt edhe ky me teserë të PD-së në xhep. Nga një institucion i vetëquajtur i pavarur, ILKPD, por që varet nga qeveria, kaloi tek një tjetër i pavarur, prokuroria e Përgjithshme. Kjo ishte edhe kulla e tretë nga prej ku Berisha do përpiqet të mbrohet nesër. I ka menduar mirë, por jo gjatë. Gjithsesi për të kryer aktin e fundit, atë të ruajtjes së pasurive të tij dhe goditjes së kundërshtarëve për zgjedhjet që po afrojnë, komuna e bashki, ka menduar të vendosë aty një tjetër besnike të ekzekutivit. Pa plotësuar asnjë kriter ligjor dhe kushtetues, voton dhunshëm ditën e djeshme Zana Xhukën në vend të Llallës. Zana Xhuka është zëvendësministrja e Mbrojtjes, pra zëvendësja e Arben Imamit. Një tjetër emër nga ekzekutivi drejt institucioneve të pavarura. Por pyetja që lind është e thjeshtë. A kemi më institucione të pavarura, kur 4 zyrtarë të lartë të qeverisë “Berisha”, me poste të rëndësishme aty, katapultuhen në institucionet që quhen të pavarura?! Një ministër, dy zëvendësministra dhe një tjetër aparatçi kanë zaptuar institucionet e pavarura. A mund të pritet pavarësi nga këta zyrtarë që për 8 vjet kanë marrë rrogën në qeverinë “Berisha”?! Ky është turpi i radhës me lojën institucione të pavarura dhe është e kotë të pretendojmë më për demokraci.
Genti — 21 Janar, 2013 në 8:08 pm
Te njejtat gjera kam shkruar dje kur lexova lajmin se Xhuka u be Kryetare e ILDKP. Me poshte komenti qe kam postuar tek TemA.
Genti — 21 Janar, 2013 në 8:08 pm
Varianti i rrokades (nderrim pozicionesh), me kete variant Salehu i pushtoi edhe ato pak institucione qe i kishin mbetur: Jar Musteqja nga Minister i Brendshem u be President, Visho 007 Ajazi Lika nga Zvminister i Inovacionit u be Shef i SHIK, Dhalla Adriatik Boza nga ILDKP u be Prokuror i Pergjithshem, Su(s)zana Xhuka nga Zvministre e Mbrojtjes u be ILDKP. Njerez qe vijne direkt nga ekzekutivi nuk mund te garantojne paaneshmeri ne keto institucione gjasme te pavarura.
JOOOOOO…..diktature mafjoze, ku ma gjen pushtetin e para ’90!