Nga Shaban Murati
Vizita e pestë në Beograd e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në 17 janar dhe takimi i tij i 19-të me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, bashkë me 25 marrëveshjet shtetërore të nënshkruara atë ditë, ku hyn edhe marrëveshja e dyshimtë për një Qendër Atomike ruse në Serbi, i konfirmuan Brukselit, gjithë Europës e botës, se e vetmja kishë, ku falet Serbia, është Rusia dhe jo BE.
Në të njejtën kohë vizita e Putinit duhet të shërbejë si hapje sysh për ata zyrtarë e diplomatë në Prishtinë, Tiranë, Bruksel, Paris e gjetkë, që shpresojnë se teoria e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës po ndryshon kursin e Rusisë ndaj Kosovës.
Në mjegullnajën e ngritur qëllimisht në arenën diplomatike ndërkombëtare qysh nga vera e vitit të kaluar për modalitetet e një marrëveshje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, nuk dihet se mbi çfarë baze është krijuar ndonjë iluzion në disa qarqe shqiptare se Rusia ka ndryshuar qendrim dhe është bërë mirëkuptuese ndaj njohjes së Kosovës. Iluzione, të cilat hasen në qarqe, që ose nuk njohin mirë Serbinë dhe Rusinë, ose që ndodhen nën rrezatimin e lobeve serbe dhe ruse. Mesazhet dhe qendrimet intransigjente, që presidenti rus Putin paraqiti në bisedimet e tij në Beograd, nuk lejnë më justifikim për ndonjë iluzion diplomatik apo propagandistik në këtë drejtim.
Janë tre elemente të reja negative, të cilat presidenti rus i formuloi gjatë vizitës së tij.
Elementi i parë është se ai doli me termin e ri rus “zgjidhje kosovare dhe rregullim kosovar”. Kjo don të thotë se për Rusinë, ajo që është emërtuar“marrëveshje e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, është një çeshtje e brendshme serbe, e cila ka të bëjë jo me njohjen midis dy shteteve të pavarura, por me zgjidhjen e një çështjeje lokale brenda shtetit serb. Pra Rusia synon degradimin e rendit të ditës të bisedimeve Serbi-Kosovë nga çështje e normalizimit të marrëdhënieve në çështje të statusit të Kosovës, që don të thotë zhbërje e shtetit të pavarur të Kosovës.
Elemeni i dytë i ri dhe i rrezikshëm është kërkesa e presidentit rus, e shprehur për herë të parë nga ai, për vendosjen e policëve dhe rojeve kufitare serbe në territorin e Kosovës. Është një kërkesë e re dhe provokuese ruse, e cila zbulon një kahje tepër të rrezikshme, ku kërkon Rusia ta fusë dinamikën e bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës. Presidenti rus e paraqiti këtë kërkesë si në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB të 20 viteve më parë. Diplomacia ruse, në përpjekjen që të fusë në rrugë pa krye bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, bën sikur nuk e din se ajo rezolutë ka mbaruar funksionin e saj pas vendimit të Tribunalit më të lartë juridik të OKB, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për ligjëshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
E keqja është se Prishtina po harron prej shumë vitesh t’ia përmendë Serbisë dhe Rusisë të vërtetat e mëdha juridike, diplomatike dhe historike. Rusia dhe Serbia e dinë fare mirë se largimi i forcave të ushtrisë, të kufirit dhe të policisë serbe nga territori i Kosovës është bërë në bazë të një marrëveshje ndërkombëtare midis qeverisë së Serbisë dhe NATO-s në 9 qershor 1999 në Kumanovë dhe ajo hyri në fuqi një ditë pas miratimit të rezolutës 1244. Pra Serbia, forcat ushtarake dhe policore serbe, janë larguar me vullnetin dhe firmën e qeverisë së Serbisë, gjë që don të thotë se ata nuk kanë asnjë lloj të drejte për rivendikimin, që e nxorri nga varri presidenti rus në Beograd.
Marrëveshja e Kumanovës është pranuar edhe nga Rusia, e cila ishte pjesëtare e samitit të grupit G-8, që vendosi miratimin e rezolutës 1244 në Këshillin e Sigurimit. Ajo që është e rëndësishme dhe që për fat të keq nuk e di pse nuk shtrohet çdo ditë nga diplomacia e Kosovës dhe e Shqipërisë është fakti i madh juridik që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka sanksionuar që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me rezolutën 1244 të KS të OKB.
Ka edhe një element tjetër të natyrës juridike, të cilin e kam theksuar disa herë në librat e mia. Rezoluta 1244 nuk i takon Serbisë, ajo flet për “RFJ”, që ka qenë shtet tjetër, dhe nuk përmend në asnjë rresht të saj të drejta apo kompetenca të Serbisë. RFJ është shkrirë si shtet dhe nuk ekziston më dhe Serbia është shtet i ri, që ështëpranuar në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare si anëtar i ri pas vitit 2000. Rezolutës 1244 i pretendohet pronësia nga Serbia mbi bazen e një delegimi “fake” dhe të paligjshëm, që Mali i Zi ia ka bërë Serbisë, kur u ndanë në dy shtete. Ka qenë një veprim alla ballkanik dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, si i Malit të Zi, ashtu dhe i Serbisë, sepse rezoluta 1244 është një akt i Këshillit të Sigurimit dhe vetëm Këshilli i Sigurimit ka të drejtën dhe kompetencën të ndryshojë, të amendojë apo të bëjë përcaktime të reja terminologjike të rezolutës së vjetër. Serbia dhe Rusia duhet të kishin kërkuar rezolutë të re nga KS i OKB. Kjo nuk është bërë dhe praktikisht rezoluta 1244 është e kapërcyer historikisht dhe e vdekur.
Fakti që presidenti i Rusisë ngrihet dhe kërkon pas 20 vitesh rikthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës tregon se Moska jo vetëm nuk po demostron fleksibilitet, por një prapakthehu absurd historik, në një strategji të komplikimit edhe më shumë të klimës së bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo don të thotë se Rusia është shumë larg shpresave dhe iluzioneve që mund të kenë ndaj saj në Prishtinë, në Tiranë apo në Bruksel.
Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, në 17 janar në Beograd e cilësoi “sukses historik për Serbinë që 12 shtete kanë tërhequr njohjen e tyre për Kosovën”. Dihet që bllokimi dhe tërheqja e njohjeve për Kosovën është operacion diplomatik ndërkombëtar i udhëhequr nga Moska. Ndaj presidenti rus iu drejtua me mburrje Serbisë: “Nëse ne jemi bashkë, ne na pret fitorja”.
Elementi i tretë, që doli nga vizita e presidentit rus, është se ai për herë të pare doli me tezën millosheviçiane “të gjithë serbët në një shtet”. Agjencia shtetërore ruse “Sputnik” në 17 janar jepte deklaratën e presidentit Putin atë ditë në Beograd: “Shikojmë me vëmendje gjithçka po ndodh në rajon, dhe shpesh na duket që vendimet e mëparshme kanë qenë marrë vetëm për të ndarë popullin serb në shtete të ndryshme dhe këto lloj vendimesh nuk do të praktikohen”. Se ku çuan teoritë fashiste “të gjithë serbët në një shtet” të kriminelit ndërkombëtar të luftës, Sllobodan Millosheviç, dihet, por pikëpyetja e madhe e re është përse po i ringjall presidenti Putin, i cili edhe në takimin, që pat me regjisorin boshnjak filorus, Emir Kusturica, folën për “Serbinë e bashkuar të pavarur”.
Në fakt ka nota humoristike në hiperbolën e presidentit rus se krijimi i ushtrisë së Kosovës rrezikon stabilitetin e Ballkanit, siç ka të tilla nota edhe zhurma ruse për taksën e Kosovës për mallrat serbe. Lexuesi duhet ta ketë të qartë se zhurma e madhe dhe kundërshtimi, që Rusia dhe Serbia po bëjnë për krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe për taksën 100 përqind, nuk ka të bëjë as me ushtrinë dhe as me taksën. Thelbi i kësaj zhurme diplomatike dhe propagandistike është se Rusia dhe Serbia nuk njohin dhe nuk duan të njohin pavarësinë e Kosovës si shtet sovran. Nuk duan të njohin të drejtën e shtetit të Kosovës për krijimin e ushtrisë dhe ndërmarrjen e taksës si akte të një shteti sovran, që vendos vetë për çeshtjet e mbrojtjes së interesave të tij.
E habitshme është që ka shtete anëtare të BE dhe të NATO-s, që i janë bashkuar qendrimit të Rusisë dhe të Serbisë në këto dy pika. Kjo vjen nga që disa shtete të BE dhe të NATO-s po kërkojnë të luajnë një shah të ri gjeopolitik në favor të interesave të tyre të ngushta, duke sakrifikuar Kosovën.
Rusia nuk është e interesuar për zgjidhjen e konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës. Nuk e don as zgjidhjen, as normalizimin dhe as njohjen reciproke, sepse asaj i intereson konflikti në një rajon europian dhe atlantik si Ballkani. I intereson konflikti i ngrirë për të mbajtur Serbinë nën kontrollin e saj dhe rajonin nën tension të përhershëm.
Në kohën që kjo strategji tensioni rajonal është në zhvillim e sipër do të ishte naive të besohej se Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës. Gjithkush e pa se me vizitën në Beograd presidenti rus personalisht u përpoq t’i jepte një impuls të ri tensioneve dhe konflikteve në rajon, duke thirrur në takimet e tij në Beograd si udhëheqësin separatist të serbëve të Bosnjës, ashtu dhe udhëheqësit e opozitës proserbe dhe proruse të Malit ë Zi. Udhëheqësi separatist i serbëve të Bosnjës, Dodik iu ankua Putinit për boshnjakët dhe e siguroi se “serpska republika” nuk do e lejojë Bosnjë-Hercegovinën të hyjë në NATO.
Në prag të vizitës në Serbi Putini sulmoi Maqedoninë dhe të drejtën e saj për t’u anëtarësuar në NATO dhe kritikoi marrëveshjen midis Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e konfliktit për emrin, gjë që e detyroi ministrinë e jashtme greke në 14 janar të dënonte Rusinë për ndërhyrje në punët e brendshme të Greqisë.
Në një dinamikëtë tillë të ngjarjeve është shqetësuese nëse në disa qarqe politike në Prishtinë dhe në Tiranë kanë ndonjë iluzion se Moska do të ndihmojënë njohjen reciproke midis Serbisë dhe Kosovës. Nuk do ta çojnë Rusinë në atë drejtim as lëshimet apo “kompromiset e reja të dhimbshme” në dëm të sovranitetit të Kosovës. Nuk do ta zbusë Rusinë as ndonjë lëshim, që mund të sugjerohet për të pranuar ofertën, të cilën i ka drejtuar Tiranës qeveria e Rusisë për të financuar ristrukturimin e gjithë rrjetit hekurudhor të Shqipërisë. Diplomacia shqiptare, qoftë e Kosovës, qoftë e Shqipërisë, duhet ta lexojnë mirë vizitën e Putinit në Beograd dhe të njohin më thellë taktikat dhe strategjinë e diplomacisë ruse në Ballkan.
Botuar sot në Dita
I sakte, i perpikte, i kthjellet si kristali dhe i vertete si drita e diellit eshte ky shkrim i zotit Murati mbi realitetin e zhvillimeve ne ballafaqimin Kosove – Serbi dhe rolin e Rusise ne keto zhvillime.
Po aq te verteta sa edhe te hidhura jane konstatimet e tij se Brukseli dhe Washingtoni kane bere nje prapaktheu te madh ne qendrimet, praktikat dhe inisiativat e tyre ne dem te Kosoves dhe ne perkrahje te Serbise.
Prishtina dhe Tirana jane te vuvosura si ai zogu i hipnotizuar nen veshtrimin dhe fishkellimen e gjarperit perballe tij.
Duket sikur ata i jane nenshtruar rrokullimes se ngjarjeve dhe nuk kane as forcen dhe as vullnetin e aksioneve, jo vetem diplomatike, per te perballuar rrezikun e ri qe i kanoset pavaresise se Kosoves.
Eshte koha per kushtrim dhe pergatitje.
Eshte koha per te kercellitur dhembet.
Festa ka mbaruar per Kosoven, por edhe per Shqiperine.
Vetem nje administrate e re amerikane mund te nderyshoje rregullat e lojes qe Putini po luan haptazi ne kete rajon te botes pas takimit me Trump ne Helsinki.
E sakte Flaka.al . Vetem nji administrate e re e Ronald Reganit ndryshoi gjenjen e trishtueshme te administrates se predidentit Xhimi Carter te cilit edhe pak kohe u deshe qe Rusija ti futet para hundeve , ne Meksike
A mor shoku Shaban, ti shqetesohesh ndersa Brryli Broadway po feston me Mbretin Lakuriq
Shume qarte dhe e shume e argumentuar.Ky eshte realiteti i gjeostrategjise dhe gjeopolitikes Ruse ne Serbi , i cili riverteton vazhdimesine e saj kunder pavarsise dhe sovranitetit te Kosoves.Kush nuk e sheh apo ben se nuk e kupton kerkesen e ripushtimit serb te Kosoves eshte agjent dhe sherbetor i Serbise.Ky debat i politikaneve shqiptare te Kosoves dhe te Shqiperise per korigjimin e kufijeve apo shkembimin e territoreve po evidenton hapur percaktimin politik te tyre.
Hajro Limaj
Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare
Cfare lidhje ka “korigjimi i kufijeve” me “ripushtimin e Kosoves”, a na e shpjego pak? Korigjimi i kufijeve do te thote NJOHJE e kufijve, apo jo?
o Gjek, e ke degjuar ate shprehjen “nuk behen petullat me uje”. ashtue eshte dhe korigjimi. Dhe fjala eshte kaq poshteruese per shqiptaret sa nuk ka mase qe ta krahasoje. Korigjim!? Te kujt? Te vendit qe eshte copetuar e ndare sipas orekseve serbo-greke-maqedone-malazeze?
Akoma do korigjoni? Shume pusht eshte ai qe e thote, dhe me plere bythqir ai qe e ideon, Ramut Vucici.,.dhe ky dreq, Ramuti, vuu ciicii
Na lodhet me keto fjali bombastike populiste. Tradhetar njeri, agjent tjetri. Sqaroje atehere, kush eshte pusht, ai qe s’lejon korrigjime apo ai qe kerkon Presheven?
Hajde ti qe s’je pusht na e gjej nje zgjidhje per Presheven.
Eshte pusht tradhetar ai qe ben sikur kerkon Presheven sepse nuk ta jep njeri. Eshte pusht tradhetar ai qe kerkon gjoja te marri nje truall shqiptar duke nje truall tjeter shqiptar. Sipas kesaj praktike, tokat shqiptare jane vene ne shitje e shkembim. Kjo tregon qe Kosova nuk eshte shtet, por nje territor gjeografik ende i papercaktuar.
Tradheti eshte demarkacioni me Malin e Zi. Toka shqiptare u dhane, me terma te bute, sic i do ti, qe te mos te vriten veshet nga e verteta.
Territor shqiptar do jepet nga Ramuti
Joni eshte bere pazari i rradhes i tradhetise greke te Ramutit.
Cfare duhet ta pershkruaj tradhetine me shume se kaq? Fjala nuk eshte e rende aspak, e vetmja ghe qe ka vlere dhe peshe eshte plumbi.
Plumbin kujt? Herojve te UÇKse?
Presheven nuk ta fal njeri, po mund te shkembehet kur te dy palet kane leverdi.
Shikoje me kujdes harten pastaj fol. Ato qe kane rendesi per ne eshte veriu i Mitrovices dhe Ujmani, kete e theksoi edhe Thaçi. Te tjerat jane te negociushme kur behet fjale per Presheven. Presheva dhe gjysma e Bujanovcit mund te shkembehen kollaj me komunen e Leposaviçit ne Kosove.
Publiku duhet te kembenguli qe te vendosen vija te kuqe se shkembimi nuk guxon te behet po mos shkembehet territor i barabarte ne siperfaqe. Te dy palet kane leverdi te mbyllet ky proces.
Po Rusia ka pergjegjesi per Rezoluten 1244?
Per te zhbere 1244 mund ta zhbejne ata qe e vendosen pra Keshilli i Sigurimit jo Tribunalet qe drejton ShBA…
Apo Rusia eshte kusur i bukes dhe nuk e pyet kush!?
Kosova si krijese artificiale e Shteteve te Bashkuara ,po braktiset nga vete keto shtete …
Rusia mesa duket i qendron asaj qe ka firmosur vete jo pehlivanlleqeve te Amerikes..
Kosova do vuaje shume…
Kur zihen elefantet,shkelet bari…pat thene Konfuci…
Pilo Peristeri shkruan: “Kosova, si krijese artificiale e Shteteve te Bashkuara….”
Le ta zeme per nje cast se Kosova qenkesh nje krijese artificiale e Shteteve te Bashkuara dhe jo realizimi i nje endre dhe lufte shekullore i nje populli qe jeton ne mijevjecare ne trojet e beta.
Ti Pilo, je gezuar qe u clirua Kosova nga Serbia apo te ka djegur e percelluar kjo histori?
Nese nuk je gezuar nga kjo gje a kam te drejte te dyshoj se ti nuk je shqiptar?
Ty Pilo do te te pelqente qe Serbia me ndihmen e Rusise ta pushtonte prape Kosoven?
Nese po, dmth nese kjo gje do te te pelqente, a kam te drejte te dyshoj se ti nuk je shqiptar?
Dhe nese ti nuk je shqiptar cfare kombesie ke ti qe te paska percelluar pavaresia e Kosoves?Sllavo-serbet nuk para shkruajne ne bllogjet tona, se ju mjafton rrjeti agjenturior me kryagjentin e tyre Sali Berisha ne maje te tij.
Grekeqiret e Janulles po, ne bllogje i kemi dite e nate, here si minoritare, here si gjakeshprishur 300 evroshe ne sherbim te Vorio Epirit.
Mos je gje i tyre more Pilo mavria?
Kosovs Pilo Peristeri eshte krijese e
Gjykates Nderkombtare te Drejtesis e cila e dha mendimin e saje se
” pavaresija e kosoves nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombtare ” dhe, kjo nuk do te thote se Kosova eshte krijese e SHBA por e kunderta , SHBA eshte ne linjen e mendimit juridik te Gjykates Nderkombtare te Drejtesise sikur efhe Rezollutaa e KS te KB e cila po ne kete sens shpalli vendimin e saje
nr. 1244
Per cudi , ti Pilo refuzon te permend kete fakt te pakontestueshem sikur refuzojne ta cekin mendimin e kesaje Gjykate Nderkombtare Serbija dhe Rusija por edhe gjithe ata sherbetor te tyre te cilet angazhohen per ” korigjim teritoresh ” mese Kosoves dhe Serbise ose ” shkembim teritoresh” mese dy vendeve
Pa dyshim se pa ndihmen e SHBA ne cdo aspekt Kosova nuk do te ishte kurre kjo qe eshte sot por , te thuash se ” kosova eshte krijese artificiale e SHBA ” eshte bukur nivel siperfaqesor dhe naiv.
Eshte njisoj sikur te thusdh Pilo se
” Shqiperija eshte krijese artificiale e austrohungarise ” e qe nuk perputhet aspak me realitetin sepse , sikur shpallja e pavaresise se Shqiperise me 28 nentor 1912 ashtu edhte shpallja e pavaresise se Kosoves me 10 qershor 1999 kane drejteperdrejte lidhje autoktone me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit te 10 qershorit 1878 sepse , lufta e drejte e popullit shqiptar zyrtarishte nise nga ajo date dhe zgjati mbi nji shekull Pilo Petisteri. Kete fakt ty dhe punedhenseve tu u vie rende ta permendni edhe per faktin se qysh me 4 korrik 1951 Greqija i kishte propozuar ambasadorit amerikan ne Beograd ndarjen e Shqiperise mese Jugosllavise dhe Greqise ku si perfundim i ketij aneksimi do te rezulltonte me daljen e Rusise ne brigjet e Detit Adriatik . Kjo tentative ruse nuk u realizua edhe per faktin e luftes se drejte te shqiptareve te Kosoves kunder regjimit jugosllav dhe serb te asaje kohe
Kuptohet se kesaje lufte te drejte na u bashkuan dhe erdhen ne ndihme shume popuj ,shume qeveri dhe shtete liridashes te botes pra , edhe SHBA Dhe Pilo , kjo lufte po vazhdon edhe sot dhe do te vazhdoje edhe ne te ardhmen kurse ti , ti te keshilloje provo fillimishte te ndegjon dhe shefe vehten tate e pastaj kape lapsin ne dore ndryshe , dele qesharak edhe para punedhensit tend , dele i humbur ne hapsire dhe kohe, dele i mjere para vehtes sate
Shume artikull I qartë. Problemi vetëm esht qe këtu mungon një emër I vetëm: Trump. Qëndrimi I tij ka efektin me të madh në këtë çështje. Frika që kam, esht qe ka një lloje marrëveshje nëntokësore midis Trump dhe Putin. Nderkohe qe, si thotë Ngjela, njohja Kosovës esht Doktrin e klinton dhe nuk mund të preket nga Trump. Por ndryshimi I kufijve, sjell një gjendje të re. Doktrina nuk e parashikon këtë, humb ndikimin, çështja hapet, për tu zgjidhur nga Trump e Putin. Kjo esht arsyeja përse esht kaq I rëndësishëm ky ndryshimi, të cilin Serbët e Rusët bëjnë së nuk e njohin fare si temë. Po të ndodhë do shikohet bëma e tij. Tani u binda.
…Problemet e medha te nje kombi te madh, te ndare ne copa te vogla, zgjidhen nga fuqite e medha, ose…keto copa te vogla, te bashkohen nen flamurin e GJERGJIT te MADH, dhe te bejne KOMBIN e VERTETE, dhe te marrin ne dore fatet e veta…!Kurre me, kombi shqiptar, nuk duhet te sakrifikohet per asnje interes gjeopolitik europian…!!……..
…Problemet e medha te nje kombi te madh, te ndare ne copa te vogla, zgjidhen nga fuqite e medha, ose…keto copa te vogla, te bashkohen nen flamurin e GJERGJIT te MADH, dhe te bejne KOMBIN e VERTETE, dhe te marrin ne dore fatet e veta…!Kurre me, kombi shqiptar, nuk duhet te sakrifikohet per asnje interes gjeopolitik europian…!!…………
…Problemet e medha te nje kombi te madh, te ndare ne copa te vogla, zgjidhen nga fuqite e medha, ose…keto copa te vogla, te bashkohen nen flamurin e GJERGJIT te MADH, dhe te bejne KOMBIN e VERTETE, dhe te marrin ne dore fatet e veta…!Kurre me, kombi shqiptar, nuk duhet te sakrifikohet per asnje interes gjeopolitik europian…!!…………..
Ky artikull duhet te shtypet me germa te medha dhe te afishohet ne te gjithe muret e MPJ te Shqiperise.
Z. Shaban, per keto ide me vlere qe ju i shtjelloni bindshem e me profesionalizem , a i vete mendja kryedipllomatit tone qe ka mendesine e horrit gjimnazist qe zhgarravit piktura ne dyert dhe muret e nevojtoreve te shkolles? Te me falni por nuk gjej krahasim tjeter , per mendesine e kryedplomatit tone ne momentin qe ka perpunuar montazhin e Brrylit te Broduejit. Mendesia eshte e njejte vecse muret dhe dyerte e halese jane zevendesuar me faqet e internetit. Mos prisni qe problemet e mprehta per fatet e kombit tone ne situaten aktuale qe shtroni ju ne artikull ti zgjidhi ministri i ri qe do te aprovohet sot nga kuvend. Njerez te mencur e atdhedashur te Shqiperise ndalini keta monstra qe mbasi po mbarojne se shkatrruari vendin dhe popullin e tyre nga brenda, duan ta shkatrrojne ate dhe ne lemin e politikes se jashtme qe do te jete fatale per te ardhmen e kombit tone. Sahati diplomatik i ministrit te ri ka ndaluar qe kur anatemoj ne menyr naive presidentin Trump gjate fushates se zgjedhjeve presidenciale .E ku mund kete aftesi per dialogun diplomatik nje njeri qe s’di te dialogoj ne menyre te qytetruar me kundeshtaret e tij politik, me studentet e me popullin e vet qe ai haptas i tall dhe i perbuz? Ndaleni kete nje. ri sa nuk eshte vone. Duhet krijuar urgjentisht nje parti e re, nje parti per Shqiperin e per shqiptaret, as te majte as te djathte, nje parti me dege te pavarura ne Shqiperi, ne Kosove,ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Greqi (me emigrante e arvanitas bashke), nje parti qe do te bart unitetin ton si komb qe do te drejtohet jo nga nje njeri por nga nje detashment njerzish te ndershem,atdhe e popull dashes, ne pararoje te dijeve e te pasurise intelektuale. Nje parti qe do te zhduk faren e qelbur te politikaneve hajdute profesioniste, antipopullor e tradhetar qe gelojne si krimbat ne arenen politike mbar shqipetare.Le te krijoj kjo parti ne menyre te organizuar unitetin tone si komb. jo ne menyre iluzive por ne menyre reale per te perballuar cdo kanosje kurdo e nga kushdo qe te vij. Zoti Shaban nga artikujt e goditur, ne vepra per te shpetuar dinjitetin tone si komb qe ky soj politikanesh po e con nen zero. Sa nuk eshte von!
Ardhja e Putinit shpeshhere ne Beograd tregon se kapitulli i tendencave politike eshte mbyllur .Serbia eshte e do te mbetet nje gjishte i rusise ne Ballkanin Perendimor.Do apo nuk do dipllomacia Evropjane Serbia as qe e enderron antarsimin ne Evrope .Evropa duhet te shikoj me qarte se cduhet te beje me shtetet e tjera qe aderojne te antarsohen . Malit te Zi ,Kosoves,Shqiperise dhe Maqedonis u duhen hapur rruget per antarsim .Jo me keto procedura qe jane pa shpresa afatshkurtra por me veprim e akte judridike te pershpejtuara qe te mbyllin nje her e pergjithmone katrauren Ballkanike .
ou spata, ja paske mbledhur Putinit me nje te rene te lapsit. Po ku paskeni qene ju anonimet e RIlindjes, se qenka bere Lufta ne Kosove kot. Do e kishte evituar Ramuti me akte juridike. Ne gjuhen e perkethyer quhet Tradheti, dhe ka dhe norma juridike per tradhetaret
Min .e Jashteme duhet ti kundervihet dhe ta demaskoje politiken me armiqesore , qe ka ndjekur nder shekuj dhe qe po ndjek edhe sot rusija ndaj kombit e vendit tone. Nje politike te poshter te ketij cari te ri, qe kerkon te zhbeje shtetin e Kosoves dhe ta perfshije perseri nen skllaverimin e shtetit serb.
Cila ministri e jashtme? Ministri I Vucicit e ke fjalen?
Ne keto kushte sa i perkushtuar asht Presidenti aktual i Amerikes.Kur ne fillesen e tije si president cmoi kombin Serb si popull i civilizuar i dashur dhe paqesor.Me ikjen e kohes erdhi duke i thirrur mendjes sepse ne ate Shtepi te Bardhe vec Presidenti ekziston dhe nji ekip keshillit presidencial apo kombetar per interresat e vete Amerikes.Mirpo si do reagoj vete Amerika per keto lojra putinike ne Ballkan.Amerika me pozicionin qe asht aktualisht ka dobesuar lidhjet me Europen dhe forcuar pretendimet ruse.Kjo nuk asht pozitive per perendimin.Aq ma teper per ceshtjen mbare shqiptare.
Akoma nuk e kuptoni o derdimene shqiptare qe loja eshte luajtur ne Uashington nga Putini? Trami po hetohet per agjent I Putinit, o komb koketrashe..dhe Naton Trami po e saboton per llogari te Putinit, o gjyle kokeboshe.
Politika shqiptare I ka dhene shume shkaqe Serbise dhe Rusise te pretendojne shqetesim nga Shqiperia e Madhe dhe Ushtria. Prandaj EU kerkonte jo veprime te tanishme per Ushtrine. NUk ishte koha te deklarohet, Ishte kohe e gjithe koha qe te vepronte ne heshje, Ashtu si bashkimi qe behet ne heshtje me akte dhe rregulla te pazhurmshme,. po agjenti Rus ne TIrane dhe sherbetori serb ne Prishtine me qellim bejne zhurmen e bashkimit dhe krijimin e Ushtrise, per te krijuar precedent qe Ruset te hyjne ne Ballkan.
Mos harroni qe ruset kane nje peng ne Vlore. Pashalimanin. Sigurisht nuk ma merr mendja te te kene ambicie kaq te gjata deri ne Vlore, por do hakmerren me Kosoven. Spiunazhi rus nuk eshte science fiction, por realitet. Gjyle dhe bole shqiptare qe deheni me nje shprehje dhe nje cope dron.
Lufta eshte ne prag derisa trami ka pushtetin en Amerike, po beni sikur nuk doni ta besoni,m mos e besoni. Keshtu e ka shqiptari me pare e peson se e beson
Kur lexon shkrime tè tilla tè largohet menjèherè ajo ndjenja e dèshpèrimit qè prej kohèsh tè mundon e tè duket se po mungon gjithnjè e mè tepèr ajri. Nga sot mund tè them qè kèta qeveritarèt tanè janè budallenjè apo janè tè shitur ?!? Dipllomacia shqipètare ka nevojè pèr njerèz si zoti sha Bon qè pèr fatkeqsi nuk ka lidhje emri aspak me personin. Duhet tè quhet Bon Urati ! Fantastik apo jo ? Nèqoftèse nuk mund tè vihet ministèr i Jashtèm pèrse jo zv kryeministèr ! Ti gjèndet punès njeriu dhe jo njeriu punès ! Pèrshèndetje Bon Uratit dhe faleminderit pèr mirèkuptimin.
Shkrim I tille eshte alarm o Gjorku. Jo deshperim, por vetevrasje kolektive., kete po bejme si shqipo qe varemi te bolet e Mbretit Lakuriq.
Mirel ti duhet tè keshè pak problem ose me shikimin ose me kuptimin. Nèse nuk ke problem me shikimin po tè sqaroj kuptimin. E kam menduar ngjashèm me autorin gjithè problemin e Kosovès por, kurrè nuk gjeja njè tè tillè nè qèndrimet e politikès mbarè shqipètare, ndaj nuk arrija tè bindesha qè janè ata tè punèsuarit qè nuk kuptojnè apo unè qè ‘çaloj’ ?!? Mendimi i Uratit janè si aksioma tè dipllomacisè, ndaj u shpreha mè lartè se kèta qè bèjnè nènpunèsit e dipllomacisè o janè budallenj o tè shitur !!! Kèshtu qè dèshpèrimi im ka lidhje me nèpunèsit e shteteve shqipètare …….Atijè mbretiit lakuriq po i thahet truri para penelit, por derisa tè dalè tjetri ç’tè bèjmè ?
Protesta Gjorku. Me e pakta eshte te ndalet shitja e Jonit. Kuptimet dhe moskuptimet dhe debatet tona nuk kane vlere aspak. Nderkohe e ne grijme sallate, ata ecin me planet e tyre perpara. Ky eshte realiteti. Prandaj dhe une them qe keto jane kambana alarmi.
Ramut tradhetari duhet te heqi dore nga deklaratat e Shiperise se Madhe, sepse ne kete menyre po shet Shqiperine e vogel, dhe Kosoven edhe me te vogel, dhe c’eshte me alarmantja, po sjell luften ruse ne Ballkan
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron do te nenshkruajne te marten me 22 janar ’19 ne qytetin e Aachenu nji marreveshje per bashkpunim dhe integrime mese dy shteteve . Me kete marreveshje , dy figurat me te rendesishme te BE deshirojne te riperterinje dhe thellojne mareveshjen e vjeter te 1963 te nenshkruar mese kancelarit gjerman te asaje kohe Konard Adenauher dhe presidentit francez Charlie De Gole
Me marreveshjen e re e cila mbeshtetet ne ate te para 56 viteve dy shtetet , Gjermanija dhe Franca deshirojne te shenojne partneritetin e tyre shumvjeqar i cili ne vehte permban thelbin e integrimeve europiane
“Qe dy shtetet pretendojne te perballen me gjitha ato sfida qe mund ti sjelle shekull. i 21 ” , u prononcua qeverija gjermane para nenshkrit te marreveshjes se re
1. CFARE BASHKPUNIMI NE TE ARDHMEN PARALAJMROJNE DY SHTETET ..?
Sipas qeverise gjermane , marreveshja nga Aacheni parashehe kordinim te peraferte ne poitikat europiane, politika te fuqishme te perbashketa ne arenen nderkombtare dhe te sigurise dhe hapsira ekonomike mbi regullat e prrbashketa .
Pos tjeras mareveshja do te parashehe edhe kordinim te perbashket te qendrimeve , deklarata te perbashkta lidhur me temat e rendesishme te cilat i perkasin ombrelles se BE, do te forcojne bashkepunimin ne fushen e mbrojtjes dhe se Franca do te angazhohet qe Gjermanija te behet antare e perheteshme e KS
Ponjsdhtu planifikohet harmonizimi i politikave ekonomike te perbashketa te dy vendeve
2. NE CILA RETHANA NENSHKRUHET MARREVESHJA ..?
Kjo marreveshje nenshkruhet para zgjedhjeve per parlamentin Europian per te cilat zgjedhje shpeshe degjohet te flitet se do te jene zhjedhjet me te rendesishme ne historine e BE dhe nga te cilat BE e ndajne vetem 4 muaj
Ne ato zgjedhje , forcat euroskeptike , populiste , nacionaluste etj. mund te korrin sukses te konsiderueshem
Nenshkrimi i marreveshjes se re mese Gjermanise dhe Frances do te kete me teper karakter simbolik se praktik me te cilen dy shtetet deshirojne te prezantohen ne opinionin europian si partner dhe nji teresi e fuqishme e cila edhe ne te ardhmen pretendon te jete nji motor i fuqishem i integrimeve europiane por , edhe sot keto dy vende japin mesazhe se jane te gateshme te ballafaqohet me sfidat e projektit qe sjelle BE edhe me valen e euroskeptikeve , populisteve por , edhe kure Britanija e Madhe dele nga antaresija e BE
3. SI DO TE NDIKOJE KJO MARREVESHJE NE BE DHE JASHTE SAJE . ?
Gjermanija dhe Franca qe tani bashkpunojne ne shume tema dhe fusha me te cilat merret BE andaj nuk mund te presim shume ndryshime ne kete kuptim
Aq me teper , ngase rethanat ne 50 vite e shkuara dukshem ndryshuan nisur nga vitet e 60- ta te shekullit te kuar kure Bashkesija Europiane kishte vete 6 antar dhe kure dy shtete kishin mundur me lehte ti avancojne intetesat e tyre nqs ato do te prezantoheshin se bashku
Sot me 29 shtete eshte pak si nji cik me e veshtird edhepse psh tek Italija kjo marreveshje gjermani – franceze mund te shkaktoje reakcione
.Nenkryetari i qeverise italiane Matteo Salvini psh qe tashe eshte i bindur se Gjermanija dhe Franca jane shume dominante ne BE andaj duhet krijuar forca tjera si drejtpeshim karshi ketyre dy vendeve te fuqishme te BE
A do te sjelle kjo
Marreveshje mese Gjeanise dhe Frances edhe erera te reja per shtetet e Ballkanit dhe konkretishte edhe per shqiptaret kjo mbetet te shifet por , qe tani po shifet se edhe Franca ka filluar te marre qendrim gjerman mbi zgjedhjen e qedhtjes se Kosoves e kjo do te thote se , s ka ndryshim , korigjim dhe as ndertom kufijsh mes Kosoves dhe Srtbise
Putin u tha serbëve në Beograd se çdo zgjidhje që ju bëni për Kosovën do të përkraheni nga Rusia kurse për investimet e qeverisë ruse as që hetohen në Serbi ata ju kanë nda 800 mil.€ kredi e jo ndihma pra dashuria është dashuri por djathi me pare por Rusia ka bashkpunim ma të madh ekonomik me Sllovenin dhe Kroacin se me Serbinë
kjo duhet ti thuhet BE-se e cila vazhdon ti servilet serbis dhe jo te mbaj qendrim te prere ndaj Saje.
Dreoje se Trampi gjate fushate elektorale pate ber nje Deklarat ku tha: qe NATO beri gabim qe luftoi sebin.
Mos vall fryne kjo ere nga partneri yne strategjik.!?
Eshte per t’u pershendetur autori I shkrimit, z.Murati, qe na pershkruan strategjine e pansllavizmit te Presidentit te Rusise, Putin ne Ballkan, qe vazhdon te synoje e veproje kunder kombit shqiptsre. Dy MPJ te dy shteteve shqiptare nuk po I kundervihen tezave antishqiptsre te Putinit ne Beograd. Nese vazhdohet keshtu, eshte radha e popullit per te marre fatet e tij ne dore dhe per te vendosur drejtesine e bashkimin mbarekombetare. Fatet e vendit nuk mund te varen vetem nga ndihmat e perkrahjet e aleateve, por ne radhe te pare, te merren pergjegjesite dhe te mbrohen me shume perkushtim e patriotizem nga dy qeverite e dy shteteve shqiptare ketej e pertej Drinit! Teuta
Eshte per t’u pershendetur autori I shkrimit, z.Murati, qe na pershkruan strategjine e pansllavizmit te Presidentit te Rusise, Putin ne Ballkan, qe vazhdon te synoje e veproje kunder kombit shqiptsre. Dy MPJ te dy shteteve shqiptare nuk po I kundervihen tezave antishqiptsre te Putinit ne Beograd. Nese vazhdohet keshtu, eshte radha e popullit per te marre fatet e tij ne dore dhe per te vendosur drejtesine e bashkimin mbarekombetare. Fatet e vendit nuk mund te varen vetem nga ndihmat e perkrahjet e aleateve, por ne radhe te pare, te merren pergjegjesite dhe te mbrohen me shume perkushtim e patriotizem nga dy qeverite e dy shteteve shqiptare ketej e pertej Drinit! Teuta
Pas gishtit te madh, qendrojne TRAMP, PUTIN DHE ERDOGAN, SI DHE NJE PIJESE E EUROPES QE ESHTE NJE HALE, BILE NJE HALE E MADHE.
PUTIN dhe Erdogan, kane bere marreveshje per Ballkanin, dhe shume shpejt do ti dale flaka.
Kosova do te pergjysmohet, por do ti bashkohet Shqiperise, sipas marreveshjes torke-ruse.
Turqia do te rimarre territoret e humbura ne Ballkan, por me nje forme tjeter, duke ruajrur FORMALISHT PAVARESINE E SHQIPERISE.
Turqia, nuk mund te rimarre Ballkanin, pa mbeshtetjen e nje aleati te fuqishem, ne kete rast, Rusia.
Per kete arsye, i duhet te beje dhe ca leshime territoriale ne favor te Rusise.
Nuk e di se cfare do te thote tani akademiku i *madh*
Rexhep Qosja per shkembimin e territoreve!!!
I dashur Shaban do te doja qe mendimi i Juaj te ndriconte mendjen e te gjithe shqiptareve kudo qe jane.
Ju faleminderit
Mire e ke Shaban, keshtu eshte teorikisht. Eshte pjesa e dukshme, ajo qe deklarohet. Por se cfare bisedohet dhe synohet konkretisht s’na the gje. Si mendon ti, kot u dergon letra presidenti Trump dy presidenteve ne bisedime, atij serb dhe kosovar? Po keshilltari Bollton kot udhetoi ne lindje? Rusi a nuk u premtoi serbeve me 1999 se nuk do kete goditje te NATO-s ndaj serbise dhe ndodhi e kunderta? Pse? Ka dy argumenta thelbesore ne kete ceshtje. Vemendja dhe interesi Rus ndaj Serbise ka ndryshuar qysh kur vendet midis serbise dhe rusise u futen ne NATO dhe BE. Tani Serbia eshte larg, nuk eshte ne kufi me komunizmin Rus. Me 1999, ruset kerkonin kredi amerikes se kishin ngelur pa buke. Moren kredine dhe dhane serbine. Dhe tani jane nen presion, per krimen dhe ukrainen. Perseri do japin qe te fitojne dicka per vete.Tung!
Rusise tani po ju ngutet ,sepse koha po punon per rusine dhe serbine