Nxjerrja e naftës nga toka është proces i ndërlikuar, por edhe një shkencë më vete. A e dini se sa i kushton “Saudi Aramco”, kompania kombëtare e naftës në Arabinë Saudite dhe prodhuesit më të madh të botës një fuçi naftë? Sipas “Forbes”, “Aramco” fiton gati 200 miliardë dollarë në vit neto, nga 350 miliardë bruto. Vitin e kaluar, ministri Ali Al-Naimi u tha reporterëve se një fuçi kushton 2 dollarë dhe shitet 130 dollarë.
Kjo krizë energjetike është një krizë nafte. Shfletoni historinë e krizave lokale dhe globale, këto të kohëve tona moderne, mbani mend luftën në Irak, shikoni cisternat e frikshme mbi ujë dhe nën ujë.
Tiranët tanë të naftës, mos i kërkoni larg, ne i kemi pranë, na i kanë hipur mirë, sepse ne i kemi zgjedhur për të na udhëhequr.
Nafta është mbretëresha që ngroh dhe lëviz botën. Pavarësisht se sa energji e përtërirë grumbullohet, vendoset në sirtarë, në shtretër, ruhet, ajo kurrë nuk do të zëvendësojë naftën. A mund t’i imagjinoni rrugët, pa asfalt? Asgjë në këtë botë nuk funksionon pa fraksione të naftës ose pa derivatet e saja. Nafta grasaton botën, makinat elektrike, mullinjtë e erës…
Rama në vitin 2018, kur shkoi në kompaninë SHELL, tha: “Shqipëria ka shumë burime… se është një vend që ka ende shumë për të eksploruar, veçanërisht në fushën e naftës… Me këto investime ne po ndërtojmë Shqipërinë e brezat e tjerë me fillimin e shpimit të puseve Shpirag-3”.
Dhe, pinjolli i tij, Gjiknuri shtoi: “Ne do të plotësojmë nevojat e vendit dhe eksportet, do ta rrisim shumë në këtë drejtim… ”
Po, çfarë po bëhet tani në pusin Shirag-3? Rama është i ndjeshëm ndaj të huajve, BE -së, artistëve, afganëve, bangladeshit, sirianëve, veçanërisht ndaj udhëheqësve botërorë, por ai bëhet shurdh-memec kur bëhet fjalë për industrinë shqiptare të naftës, heronjtë tanë të naftës.
Udhëheqësi ynë thotë se kjo është një krizë e jashtëzakonshme energjetike, e cila sapo ka filluar të shfaqë shenjat e saj jashtëzakonisht shqetësuese. Ne të gjithë e dimë këtë, por shikoni përreth. Ai që nuk sheh atë që është përreth, nuk sheh mirë askund,- thotë Gëte.
Zoti Rama e njeh mirë farsën 30-vjeçare që është luajtur dhe po luhet me naftën tonë nga Nano tek Berisha, nga Berisha tek ai vetë. Duhet ta keni parasysh mirë, se kjo krizë energjetike është shumë më e keqe se tërmeti i fundit, se Covid-19, se kjo krizë është prolog i një lufte të re botërore, për jetë a vdekje.
Kriza ka shkaqet e saj, por nafta është çelësi, sepse rezervat pakësohen çdo orë. Sot marifeti qëndron në atë se kush di ta ruajë atë sa më mirë që të jetë e mundur, të mos bëjë mëkat, ta japë falas për miqësi, për zgjedhje, për pushtet, për kurvëri… Disa njerëz të zgjuar e mbajnë këtë parfum thellë në tokë.
Radiografia e naftës sonë mund të bëhet shumë shpejt dhe me lehtësi, mjafton të hapni të gjitha dosjet e marrëveshjeve të koncesionit me të huajt, të gjeni emrat dhe nënshkrimet…
Nafta është energji dhe moral kombëtar. A ka Akademia e Shkencave moral? Çfarë mendon ajo: A ka naftë Shqipëria dhe ku shkon? Kjo është detyra e parë e këtij institucioni së bashku me elitën shqiptare. Kuajt e Trojës, punojnë gjoja me humbje. Kur janë me humbje, pse nuk ikin? Dhe meqë jemi këtu, ku është fshehur Leonidha Çobo?
Rama, nëse i ka mbetur një fije seriozitet, duhet të ndryshojë shkatërrimin e naftës, të planifikojë, të bëjë një takim sa më parë me specialistët e naftës, me ata që i kanë çregjistruar, t’i mbledhë nga janë.për të dëgjuar zërin e tyre. Vetëm me ta ne do të jemi në gjendje të lehtësojmë këtë krizë të gjatë.
Specialistët shqiptarë që punojnë në kompani të huaja së bashku me punonjës të thjeshtë, e dinë mirë që nafta e marrë nga të huajt është pasuri kombëtare shqiptare, pasuria e këtij vendi.
Grevat e Zharrës dhe Ballshit u shuan shpejt. Anëtarët e këtyre grevave u mashtruan nga disa mafiozë të udhëhequr nga shkopi magjik i pushtetit. Ka kaluar një kohë, por ende asnjë grevist nuk është prononcuar, të thotë se si u kopsitën këto greva, dhe nëse ai është i kënaqur me zgjidhjen që bëri pushteti.
Kjo krizë është e gjatë. Le ta dijë mirë kjo qeveri se ka shumë prognoza për kërkimin e hidrokarbureve në fondet e institucioneve të naftës. E vetmja gjë që mungon është parku i sondës, të cilin paraardhësit e shkatërruan.
Franca nuk kishte aq shumë sonda. Specialistët tanë të naftës kanë në dorë projekte efikase për zbulimin e naftës, ata e njohin mirë gjeologjinë e Shqipërisë, kanë përvojë. Ata thjesht duan atë bazë teknike që thamë më lart, se ata kanë përvojë të madhe perëndimore. Vetëm specialistët shqiptarë e ringjallin industrinë e naftës, sepse me njohuritë e tyre do mund ta lehtësojmë këtë krizë të madhe.
Dsa specialistë kanë pikëpamje personale për perspektivën e naftës krejt të ndryshme nga Shell.
Zotërinj, mbani mend, veprimet tuaja nuk do të harrohen kurrë pavarësisht se pozoni, me princa dhe presidentë. Populli është gjykatësi juaj suprem dhe populli nuk mbaron kurrë!
Ahmet Ҫollaku
Ish-naftëtar, botuar në DITA, në rubrikën Letër Kryeredaktorit
Oh, na plasi koka me keta njerez! Po pse ore, di une a ka apo s’ka nafte nentoka shqiptare! Per momentin kemi halle te tjera! Per naften do te shikojme ne te ardhmen, se mos specializojme ndonje grup pune tek miqte e mi ne Amerike, e pastaj ka kohe ajo pune! Ajd, tung, juaji KM-ja!
per cilin park sondash e ke fjalen ..?//
sa duhet qe te mund ta bej Albpetrolii kete prodhim ??/
pastaj flesim
Jo Llafe
Z. Kryeminiester, e kerkova ne e-albania dhe me rezultoi se ne Shqiperi ka nafte sa jo vetem te mbulojme tregun tone por edhe ta eksportojme.
Si do na udheheqesh ne kete ngerc??
Falemnderit
Syrja Bello
Shqipëria ka naftë, dhe jo pak.
E njejta histori, me naftën tonë, që “NUK BËN” mbasi është vështirë të përpunohet, ka qenë edhe në fund vitet ‘50, kur në Shqipëri, erdhi Hrushovi, i cili i thoshte Enver Hoxhes etj, që nafta shqiptare “ËSHTË E RËNDË, KA SHUMË SQUFUR, etj.” Nje specialist i rendesishëm i naftes i asajë periudhe, i diplomuar shkëlqyeshëm në “Gubkin” universitet të Moskës, i u përgjigj në sy të Enver Hoxhes, Nikita S.Hrushovit, me një profesionalizëm të guximshëm e patriotik se, si nafta jonë, me të njejtat parametra, nxirret e përpunohet edhe në Azerbaixhan, kështu që, nuk ka naftë të mirë apo naftë të keqe që nuk bën, por ka naftë të lehtë (me shumë pak squfur) dhe ka naftë të rëndë (me shumë squfur).
Me këtë përgjigje, Hrushovi i nxehur, mbylli bisedën, duke u agresuar me këtë kuader e specialist të rendesishëm të naftës të asajë kohe nëvendin tonë.
Këshilltaret që kanë “këshilluar” kryeministrin tonë, për problemet e naftës shqiptare, janë jo vetëm specialistë të dobët e të pa aftë, por edhe interesaxhinj e sahanlëpirës të kushedi se kujtë në sherbim të të cilëve paguhen.
Për ilustrim, në fund të vitit 1974, u nxorrën në Shqipëri, 4 milion ton naftë brutto.
Etj. Etj. Etj…..
Ju përshendesim nga Kuçova.
Ne fillim duhet te bejme tendera qe te mesojne gjuhen e huaj “specialistet”, pastaj ti nisim per specializim te Arben Ahmetaj si ta vjedhim dhe ta shkaterrojme dhe naften qe ka ngelur brenda. Arben qelbi kryetar komisioni i specialiizimit, ndersa Gjiknuri specialist i specializimit
A ka Shqiperia nafte?A mund te na thone pusht etaret
se sa puse ishin aktiv ne 1990-ten?Cili eshte vlera e fitimit qe merr Shqiperia nga nafta qe del nga nentoka?
Tani beni nje krahasim,kush ishte DIKTATOR,Enver Hoxha,qe e mbushi Shqiperine me miniera,puse dhe rafineri nafte,hidrocentrale etj,apo banditet e ketyre 31 viteve qe e rrenuan vendin dhe tani i nxjerrin gjuhen popullit?
Nafta jonë është e shumtë,por ne nuk do kemi naftën tone.Rezervat e Naftës i shfrytëzojnë të huajtë.Nafta është dhënë me koncesion për dekada nga S.Berisha,Nano dhe E.Rama nuk i zhbën dotë. Ndryshe del në stolin reserve.
-A ju kujtohet bombardimi nëndheshëm i Marinzës ne Fier që dëmtoi banesat e qytetarêve ??.Po Tik Llalla dhe Ambasadori Luuu..!!?? Tiku u “denua”dhe Lu..iku..!
-Ndaj naftë nuk do këtë më për në,ndonëse nën toke thuhet ka dhe mbi 80 mil.ton.Mbi 350 mild.pasuri kombetare ka avulluare 92-2021.
FLM DITA.
Nuk pjerdh Rama per specialistet pensioniste te naftes e gjeologjise.
ja po pate naj dyshim drejtoju Luljeta Bozoz qe hyri ne parlament me kauzen e specialisteve te neperkembur.
Ti ke fol drejt per naften si pasuri e madhe kombetare, vlerat e saj. Problemi kyc jane dy fjale, ‘kombetare’ dhe ‘udheheqesi Rama’, se jane te papajtyeshme.
Ju pensionistet qorra idealizoni te shiturin Rama i jepni voten e quani udheheqes kur ai eshte kriminel.
Ju jeni qesharak kur i luteni pikerisht armikut tuaj tu zgjidh hallin.
Nafta esht rrirtur ne ket pike te cmendur, nga taksat e qeveriut, jo nga kriza.
Jua tha hapur fermereve, me paret e takses naftes vete blen korentin me pazarin e WallStreetit. Se na dalka sipas Rilindjemutasve se edhe Hidrocentralet jane kot! Sbejne! Ashtu si nafta jone qe sben, ose skemi!
Nuk di a keni degjuar per vende ne Afrike ku bizneset shumekombeshe mbjellin e korrin drithera nga tokat e tyre, qe i tregtojne me pas per fitime personale, nderkohe popult Afrikes pee vete ngordhin per buke.
Sipas Sorros ska me kombe e pasuri kombetare. Pasurite natyrore te botes ju takojne bizneseve ndersa popujt duhet te emigrojne qe te plotesojne nevojat e kapitalit per krah te lire pune si rrjedhoje ska kuptim qeveria e vendit te merret me vendin por ti nenshtrohet bizneseve shumekombeshe e kerkesve te tyre.
Ramuti kete jua tha neper dhembe audiences te Universiteti Kamzes para pak ditesh. Tha se bujqesia duhet tu nenshtrohet “kerkesave per menaxhim te resurseve te limituara te planetit per te mbajt popullsine”. Qe jane teorite e forumit ekonomik boteror, nje elite financiare qe imponohet zhvillimit te njerezimit sipas kerkesave te pangopshme per fitim te klases oligarkiste. Ku krah ndihmes popitik eshte Sorros me te ashtuquajturat OJQ.
https://lapsi.al/2022/03/11/genjeshtra-bruto-dhe-nafta-e-rafinuar/
Kujt i thua ?Kujt i kerkon qe te rregulloje gjendjen ?
Pikerisht atij qe rafinerine e Ballshit po e shet per skrap , Atij qe po e vjedh si i babezitur edhe piken e fundit te gjakut te ketij populli kaq per freq i duruar , nuk ka faj ai , por ky populli yne qe na mane mesuar ne librat e historise qe dikur ka qene kaq i lavdishem , nese eshte e vertete kjo atehere na paskan bere trabsfuzion te gjakut dhe kushedi cfare gjaku sklleverish na kane futur
Tani ai na behet edhe specialist nafte duke na thene se nafta jone nuk ben . Po atehere perse bankersi nuk po shkulet megjithese sipas atyre na dalka me humbje
Me mire te gjitha pasurite nentokesore te groposen dhe te rrin aty derisa te kemi nje qeveri qe te pakten e do kete popull dhe jo si keta bastardet qe shesin edhe nenen e tyre per 30 aspra
Ka naftë nëntoka shqiptare Ahmet po nuk ka shtet që të mbroj pasuritë e vëndit të tij. Le pastaj të zhvilloj të përfitojë dhe të sigurojë shtetasit e vetë për mirëqënien e tyre dhe të shtetit tonë pa vizion dhe të korruptuar me të huaj dhe vendës.
Nuk ka nevojë për mënd nga ne qeveria jonë se janë të mënçur vetë .
Edhe kaq shumë shkruan Ahmet.
Mirë bën.
Kujt i thua ?
Kujt i kerkon qe te rregulloje gjendjen ?
Pikerisht atij qe rafinerine e Ballshit po e shet per skrap , Atij qe po e vjedh si i babezitur edhe piken e fundit te gjakut te ketij populli kaq per dreq i duruar , nuk ka faj ai , por ky populli yne qe na kane mesuar ne librat e historise qe dikur ka qene kaq i lavdishem , nese eshte e vertete kjo atehere na paskan bere trabsfuzion te gjakut dhe kushedi cfare gjaku sklleverish na kane futur
Tani ai na behet edhe specialist nafte duke na thene se nafta jone nuk ben . Po atehere perse bankersi nuk po shkulet megjithese sipas atyre na dalka me humbje
Me mire te gjitha pasurite nentokesore te groposen dhe te rrin aty derisa te kemi nje qeveri. qe te pakten e do kete popull dhe jo si keta bastardet qe shesin edhe nenen e tyre per 30 aspra
Shqiperia e ka te gjitha pasurite per te qene populli shqiptar me i lumturi ne Europe,por nuk kemi politikane dhe qeveri qe t’u dhimbset populli!
Ku Jane ; Armo , Bankers , Shell!?Po me atë Rezart Taçin , mikun e familjes Berisha qe financonte fondacionin e Liri Berishesh per fëmijët autik, por qe i sherbente ne fakt familjes Berisha!? Si është e mundur qe nga 1.5 ml.ton naftë ne vit qe prodhonte Shqipëria , sot ajo të jetë tërësisht e varur nga importi i naftës!?
Natyrisht që ka naftë nëntoka e Shqipërisë. Këto teori, se nuk ka naftë, apo është naftë jo e mirë, shërbejnë për të mbuluar batërdinë që është bërë këto 31 vjet në sektorin e naftës, që është grabitur dhe menaxhuar në mënyrën më skandaloze. Përgjegjsit e parë janë PD-istat e Berishës, që dolën me teorinë shkaterimtare “gjithçka në zero”, por tani edhe PS-istat po bëhen bashkëfajtorë që nuk po reagojnë për të mirëmbajtur këtë sektor. Në kohën e monizmit dy sektorët kryesorë që mbanin ekonominë ishin sektori i naftës dhe i kromit, dhe përdorej shprehja që “çanin bllokadën”, ndërsa sot, të dy këta sektorë janë shkatëruar dhe privatizuar. Jam dakort me artikullshkrursin që thotë që janë pasuri nëntoksore të të gjithëve. Këto nuk mund të privatizohen, sepse nuk privatizohet e panjohura, ku nuk dihet se ku fillon dhe ku mberon. Asnjë ligj nuk mund t’a saktësojë këtë, për këtë arsye është pasuri e të gjithëve. Disa justifikojnë këtë veprim me mungesën e fondeve investuese. Nafta dhe kromi nuk kanë nevojë për fonde investuese, sepse të ardhurat prej tyre janë kaq të mëdha, se vetfinancohen me fitim të madh. Në monizëm një pjesë e fitimit u kaloheshin sektorëve të tjerë. Privatizimet e uzinave përpunuese të naftës, veçanërrisht ajo eBallshit , u krye në mënyrë spekullative. Ballshi prodhonte gazoil, ose diezel të cilësisë së mirë, që e blente kryesisht Greqia, benzinë 70 oktanëshme, që eksportohej si “virgin nafta”, koks nafte për metalurgjinë, squfur, disa lojë vajrash lubrifikante. Ndersa tre uzinat e vogla Kuçovë, Cerrik dhe Fier, prodhonin bitum dhe pjesën e lehtë e dërgonte në Ballsh për përpunim më të thellë. Zullumqarëve nuk u interesonte kjo formë sepse ishte shtetërore dhe nuk u hynte asgjë në xhep. SPAK ka një subjekt të gjërë për hetim në këto ndodhi.
Çfarë duhet shpëtuar tani? Duhet thirur specialistët e vjetër, që janë gjallë dhe të marrin në dorë drejtimin e këtij sektori. Po kështu të rinj që janë shkolluar jashtë dhe kanë eksperiencë pune në këtë sektor, por jo ashtu si është vepruar si deri tani.
Edhe tiu qe e ke bere kete artikull per mendimin tim e ke “qethe ” kare.!
Kjo per arsye se asnjeri nuk e kep ketu demin per brire.
Po kush eshte demi ketu.?
Demi ketu,eshte monopoli i Naftes. Ai te ben xhemen kush e nge zerin kunder tije. Te gjith i sillen rreth e rrotull pore aty ku duhet asnjeher nuk del.
Monopoli i Naftes naften ton e merre falas. Kryeministri nuk e njef fushen e Naftese ndaje dhe keto monopole e mashtrojen dhe ky u besoin.
Te thuash se Nafta jone eshte nefte per solare ky jo qe eshte gabim pore eshte skandal. Nafta shqiptare eshte nafte me mte cilen nga kjo nafte kene nxjerre mga perpunimi edhe karburante per avione.
Po perse behet ky mashtrim.? Se ata e marrin fale naften tone , ne ngelim edhe pa nafte edhe pa te ardhura dy here te mashtruar jemi.
Monopolet prishen Uzinen e perpounimit te thell te Naftes. ku sipas shtypite ne vendin ton kishte kater Refeneri te naftes,Sote asnjer nuk ekziston.
Pra ketu duhet te vejsh duart ne koke.
Monopoli nuk po pengon vetem naften pore edhe prodhimet bujqesore dhe blegtorale.
Korrca dhe lushnja per dite hedhin prodhimet e tyre ne plehra dhe askush nuk i grumullon dhe perimet vijne nga jashte po ashtu edhe dithrat e bukes.
Pra shteti nuk ka arritur te bej zap monopolet pore monopolet e ken bere zap shtetin.
Artikull shkruasi nuk e ka kapur demin per briresh!
Keta kujtojne se nafta,qenka problemi i rilindjes.More kaqola,plani Nr.1 eshte Ballkani i hapur (qe po qendron ende i mbyllur).E ,kur te hapet ky (cope)ballkan,do shikoni juve,qe bota do vije te na kerkoje neve,jo vetem naften,por edhe disa ushqimeve,qe rilindja ,ja ka bere naften,prej kohe.
Është llahtarisëse sesi e shkatërruam këtë vend gjatë kêtyre 30 vjetëve. Gjoja në emër të luftës kundër komunizmit. Po pse nafta mos ishte komuniste?! Prandaj i shkatërruan të gjitha impiantet?! Apo i privatizuan! Atë që ishte pronë kombëtare. Siç e lexuat edhe në shkrimin e mësipërm edhe Arabia Saudite nxjerrjen dhe përpunimin e naftës ia ka besuar njê kompanie shtetërore. Dhe të ardhurat hyjnë në arkën e shtetit. Ndêrsa nê Shqipëri burimet e naftës ose janë privatizuar, ose janë dhënê me koncesion!. Si në kohên e Zogut! Dhe fitimet në xhepin e Kastratit dhe Shkëlzenit me shokë. Njêlloj si me bakrin, nikelin etj.
Edi Rama ka alergji nga fjala publike apo shtetêrore!. Vetëm privatja dhe oligarku ia kënaqin shpirtin! Po çfarë bên ai në krye të Partisë Socialiste?! Apo Partisë Socialiste i ka ngelur vetëm emri se ështê shpërfytyruar në parti oligarkêsh?!. Hekurudhat u shkatêrruan, nafta u shit, armatimi vajti për skrap, bujqësia ështê për tê qarë hallin, industrisë i ka ngelur vetëm emri. Njerëzit ikin nga sytê këmbët. Vetëm politikanët tanë janë të lumtur dhe të kënaqur. Pale se janë edhe krenarë se e “shëmbên” komunizmin! Pêr ta zëvendësuar me kriminalitetin, korrupsionin, vjedhjen, grabitjen, prostitucionin, shkatërrimin etj etj. Një tragjedi e vërtetë eskiliane.
Inspektori i furrave te bukes mos u gdhifte i gjall ai e te gjith te kuqet qe komandoin..
Collaku,ka ligjeruar me terma sllogane,te nje kontrolli puntore te kohes se dikurshme,ku puntori i tregonte intelektualit se si duhej ta bente punen e tij.
Pra bytha merrte funksionet e kokes.
Eshte ngjarje e vertete kjo qe po ju tregoj,me poshte:
Nga vitet 70,shkon kontrolli puntor ne liceun artistik Tirane dhe midis te tjerash futet,ne nje salle ku orkestra e nxenesve ushtrohesh,ne drejtimin e dirigjentit.
Dhe shoket puntore pyesin:
Cfare ben ai,qe tund gjate gjithe kohes ate shkop te vogel?
I pergjigjen qe eshte ai qe drejton orkestren.
Ahere kllasa puntore ben pyetjen teper´´inteligjente´´:
Po ata qe i bien veglave nuk e dine pjesen?
Pergjigja e personelit te liceut:
E dine si nuk e dine?
Por ahere le ta shkurtojme ate qe tund ate shkopin kot.
Do te ish i mirepritur,qe te degjonim nje personalitet,ne fushen e hidrokarbureve,qe me laps te holle ne dore,do te na mbushte mendjen se si eshte trajtuar dhe cfare duhet bere,me kete pasuri te madhe te nentokes tone,dhe per me tej si duhet te trajtohet ne menyre me efikase,lenda djegese e ardhur nga importi.
Të Lumtëëëëëë! Të Faleminderit !
Naften Gazin, Mineralet, Mermerin, armet na i vjedh Amerika.Shqiptaretngordhin per ateqeipallonme shume dhe e quajne Aleat dhe Shpetimtar ndersa Enverin qe kombetarizoi pasurite natyrore dhe ndertpi vendin e Shajne
Hitman! Per ate te fundit ia fute pordhes kot. Amerika furnizon gjithë botën me arme. Edhe per ato te tjerat ia fute pordhes kot. Amerika ka 350 milione banore (20 milione pa letra) dhe harxhon 20 milione Ton nafte ne dite. Edhe nji herë 20 milione Tone nafte ne dite. Sa Ton nafte ne dite prodhon Albanistani?!
Ahmet Collaku! Dergoja kete artikull K/Ministrise dhe jo gazetes! Mundohu te flasesh me argumenta me te gjera!
Ne se ka nafte apojo? Ne se mund ta nxjerrim ne shqiptaret vet apojo? Ne se mund ta perpunojme vet apojo? Ne se ka leverdi ekonomike apojo? Sa mund te kete afersisht Shqiperia? Etj.
Po të përgjigjen unë z. Didani, pyetjeve të tuaja, në vënd të z. Çollaku. Këtë artikull mund t’a botojë vetëm një gazetë serioze si Dita, që të sqarohen njerëzit e thjeshtë për pasurinë e tyre. Klasa politike është fajtore për batërdinë në sektorin e naftës dhe fajtori e fsheh të vërtetën. Shqipëria ka naftë, këtë e tregon interesimi i firmave të mëdha, por edhe studimet e para vitit 1990. Për t’a nxjerrë vetë dhe përpunuar vetë, duhet të kthehet mbrapsht para vitit 1990, me specialista, me infrastrukturë, me bazë ligjore, etj. Albpetroli duhet të jetë publik, me drejtues që e njohin teorinë e Ekonomisë së Tregut. Në se ka leverdi apo jo, kjo është pyetje e kotë, sepse fitimet tejkalojnë disa fish shpenzimet. Mund të ndërtohet një Ballsh akoma më modern se përpara dhe tregu është i garantuar “duke fjetur gjumë”. Mungon vullneti politik dhe këtu qëndron problemi.
Shqiperia ka aq shume nafte sa u mbajt e gjithe ekomomia per 50 vjet rresht pa marre asgje mga jashte!
Doemos perderisa cdo gje eshte shkaterruar dhe vjedhur nuk di kete gje ketu,!
Me kryeministra antishqiptare keshtu do ndodhe!
Ne kohen e Enverit slogani i njohur thoshte qe “Nafta can bllokaden”. Pra, le te kishte bllokade, ajo shitet kurdohere. Vdiq sistemi, vdiqen burrat, erdhen maroinetat si Ramizi, Berisha, Nano, Rama. Jemi perfunduar ne Republike bananesh. Edhe bananet po vijne me droge brenda. Mos kerkoni armiq jashte, i kemi te gjithe bashke ne pozite dhe opozite.
Shoku Rama nuk ka hallin e naftës së vëndit por , si lider global që është, ka shqetsimin çmim ngritës për karburantet në vënd sepse
“…ae kuptoni (o budallenjë shqipëtarë) që oboboooo…… po shterojnë rezervat e naftës në mbar globin dhe do të rritet çmimi i naftës kudo. në glob……obobo…obobo …..”
deklaron sharlatani kryeministër dhe kryeministri sharlatan në shoun e tij mediatik gebelsian duke ju thën me djallëzi shqipëtarëve që mos u ankoni se do të ketë dhe më keq prandaj
“zbrazni xhepat në thesin tim dhe kusarëve biznesmenë që hedhin miljonat në çdo fushatë zgjedhore për mua” ndërsa
“nafta shqipëtare oboboooo…..o leleee….bën vetëm për zift, ka edhe squfur moreeeee…. dhe po ta hedhsh në makinë motorri prishet prandaj
po e heqim qafesh duke e eksportuar dhe duke importuar karburantet cilsore që nuk po prishin makinat e shqipëtarëve moreeeeee..” dhe
mjer motorrët e makinave shqiptare me karburantet “cilsore ” të kusarëve oligarkë mafiozë të kryekusarit sharlatanit kryeministër dhe kryeministrit sharlatan shokut Edi Rama.
O dora vet! Gjuha jote eshte gjuhe serbe, greke dhe turke. E fitove sufllaqen per sot. GFYS…
Nafte ka por nuk do media qe te thote se ka!
Se edhe komente nuk ka thote media per te fdhehur fjalen e lire!
Kjo tregon se jemi vend i pushtuar sa mefia ka ftike ose eshte blere te thote te verteten!
Po si nuk ka naftë Shqipëria o mik ? E tha Enveri i pari këtë. Jo më kot mësuan prej tij edhe politikanët e mëpasësh strayegjinë e tij: “Bëju nënën të të thonë baba”. Pyetje retorike është kjo, apo pyetje prej vërteti? Ka edhe qymyrguri, edhe cuprum, edhe plot minerale, të çmuara edhe të zakonshme, ka edhe dete edhe lumenj, peshq e ngjala, diell, yje dhe hënë. A ka vend më të pasur gjeografikisht se Shqipëria?! Shiheni mirë, një vend i vogël shtrirë përgjatë Adriatikut dhe Jonit, liqene dhe lumenj, do malin, fushën, detin. Do limoni, qitron, portokallin, mollën e dardhën. I ke të gjitha. Ç’është pozicioni gjeografik i Zvicrës krahasuar me Shqipërinë?! Asgjë. Zvicra pa det, mes malesh, kurse ne “zemra” mes Europës e Lindjes, me të gjitha bukurirat dhe pasuritë natyrore, ujore, tokësore dhe nëntokësore. Por nuk kemi njerëz, dmth., kemi shkërdhata, “minj”, plehra, hileqarë, ziliqarë, të pabesë, intrigantë, ziliqarë, thashethemexhinj, shpifësa, që thonë se janë shqiptarë. Sigurisht që ka dhe shqiptarë meskinë të ndershëm dhe naivë të mirë në shpirt, që edhe sikur shtëpisë së komshiut t’i bjerë zjarri, nuk i hedhin një kovë ujë se shikojnë punën e tyre secili. Vetëm kur bie ndonjë tërmet afrohen disi me njëri-tjetrin.
Dora vet e Hengre sufllaqen per sot. Te lumte vera…
Për t’i dhënë kuptim kësaj teme edhe më tepër lexoni më poshtë rradhës esse-në shumë prekëse populiste të Artan Lames që të bën “të qash e të qeshësh me lot”..për atë oligarkun shqiptar që edhe pse i sëmurë dhe me pasuri pa fund, mezi e futi makinun e tij luksoze të madhe si tank tek Artan Lamja i Aluiznit, dhe që ende maskë ai, ndonëse kishte kaluar covidin, dhe kishte veshur tuta nën xhup se kishte hallin e 12 përqindshit që takonte oligarkut për pallatin që do ndërtonte në një qoshkë në Durrës dhe jo 8 përqindshit.
Wow! Subjekt shumë o rrahur ky nga shkrimtarët dhe ndjesorët para Lames, por unë nuk munda dot të gënjehem nga kjo hipokrizi thriller alla-Lame, pasi Lamja e ka hundën shumë të vogël për të qenë fisnik, por jo për të mos qenë sharlatan.
E cili është ai Artan Lame i çdo lloj aluizni në botë që do jepte gjithë këto të dhëna përçnuese dhe nënvlerësuese të një “oligarku” pa i thënë emrin?!..
Thriller i mediokër i Artan Lames jo dhe aq për të prekur zemrat naive të popullit, por për të bindur vetë Edi Ramën dhe stafin e tij, se çfarë sinqeriteti dhe shpirti madhështor ka Artan Lamja.
Pyetja qe kerkon pergjigje eshte, ku ndodhen vendburimet e naftes qe mund te kerkohen- ne shtrirje, thellesi, cilesi, per te cilat mund te investohet dhe te kete perfitim (cost-effectivity) edhe ne kushtet e krizes globale per nafte, ne nje kohe qe bota aktualisht perballet me nje krize tjeter globale Krizen klimatike- qe kerkon qe deri nga viti 2050 shkarkimet e karbonit ne toke te jene zero (0)?!
Per ti rene shkurt edhe Petromanasi dhe me pas Shelli,u mbeshteten ne modele gjeologjike kontradiktore, te huazuar nga artikuj te botuar , qe pretendonin se kishin krijuar modelin e duhur… per te shpuar dhe qene ….te sukseshem.
Po qe se shikoni rezultatet e shpimeve te kryera fillimisht ne Kroaci dhe me pas ne Mal te Zi per kerkime per nafte rezultuan “thate”.
Ne Mal te Zi Italianja Eni (shume e njohur ne bote- zbulusja e vendburimit me te madh te gazit ne Mesdhe, Egjypt) dhe Novatek, kompania e dyte me e madhe per gazin e Rusise, deshtuan plotesisht ne nje pus rreth 6250m (i projektuar te gjente gaz kondesat), te kryer rreth 20 km ne jugeperendim te Ulqinit.
Mali i Zi i ktheu kompanive garancine prej 70 Milion Dollare Amerikan.
Tashti ata jane te detyruar te zhvendosen me majtas, per te kryer nje shpim te ceket, kuptohet per nafta te renda..
Te presim e te shohim
Problemet e mesiperme trajtohen pjeserisht ne mendime qe mund te gjenden ne rjetin kerkimor boteror
Research Gate:
Tekst:
ON THE PRESENCE OF THE STRIKE-SLIP FAULTS IN THE NORTHERN ALBANIA (lexuar nga 60 gjeologe)
Figura:
THE STRIKE-SLIP FAULTS IN THE NORTHERN ALBANIA (lexuar nga 369 gjeologe)
Nuk ka asnje lloj diskutimi dhe justifikimi ne se shqiperia ka apo nuk ka nafte!, shqiperia eshte nje vend shume i pasur me hidrokarbure dhe minerale, por nuk ka qeveri, nuk ka drejtim qe te vere keto pasuri ne sherbim te ekonomise dhe mireqenies popullit, sepse te gjitha qeverite ne keto 30 vjete e kane kthyer keto pasuri ne sherbim te tyre, per tu pasuruar. Fitimet nga nafta, kromi dhe mineralet e tjera te cmuara, qe jane marramendese, shperndahen te gjitha midis konesionareve, oligarkeve, politikaneve dhe qeveritareve. Diskutimet e teperta jane fukarallek!
A ka nafte Shqiperia e ku shkon?!
A ka chrom Shqiperia e ku shkon?
A ka rryme Shqiperia e ku shkon?!
A ka mermer Shqiperia, e te kualitetit te mire, e ku shkon?!
Etj etj
Shteti jone nuk di gje per keto pune, ..
Jo vetem nuk di gje, po nuk Do me ditur gje se atehere duhet me leviz SPAKu, inspektoriati i punes, policia edhe Drejtesia..
e kete keto institucione qe kane per detyre kontrolin e ndermarrjeve qe veprojne neShqiperi nuk guxojne me ba se kane urdher mos me ba se perndryshe preken pushtetaret tone!
Cohu popull kontrolo keto pika se do kesh pare atehere jo vetem per buke e pensione po edhe per nje jete te dignitetshme nga pasurite e Memedheut qe na ka falur Zoti e qe po grabiten nga horrat! Blokoni shfrytezimin e pasurise sone nga horrat !
Nuk ka asnje lloj diskutimi dhe justifikimi ne se shqiperia ka apo nuk ka nafte!, shqiperia eshte nje vend shume i pasur me hidrokarbure dhe minerale, por nuk ka qeveri, nuk ka drejtim qe te vere keto pasuri ne sherbim te ekonomise dhe mireqenies popullit, sepse te gjitha qeverite ne keto 30 vjete e kane kthyer keto pasuri ne sherbim te tyre, per tu pasuruar. Diskutimet e teperta jane fukarallek!