I nderuar z.Kryeredaktor
Pa hyrë dimri mirë qëndrat shendetësore plot me pacientë. Në verë janë prapë ding, se nga virozat vuajnë gjindja,- thonë mjekët me qetësi. Në të dyja rastet, mjeket rekomandojnë , shurup e aspirinë,shkoni në shtëpi e bëni derman tradicional.
Plakat nuk janë më pranë votrës. Nuset moderne nuk pranuan ta trashëgojne traditën.Thuhet se një plakë në Vermosh e një në Zarë,dinë akoma të hedhin kupa në shpinë,si dukur.Nga informacionet e marra,në rrugë operative,në të dy qëndrat shëndetesore ,rregjstrat e të sëmurëve janë pothuajse bosh.Zyrtarisht, rregjistrat janë plotë,që të mos mbyllen qëndrat shendetesore respektive.
Në bisedat me mjekët, mundohem të marr ndonjë shpjegim,për rënien e imunitetit të shqiptarëve.Dikush me seriozitet,e tjetri me humor mundohen të japin ndonjë shpjegim.Të dhënat operative i ke të sakta.Jemi mëse të bindur tërësisht.Në zonat periferike jeta ështe me shendetshme,se vjen nga: ajri i pastërt ; ushqimi bio; puna fizike. Atje ku nuk futen televizorët kombëtarë,ata janë më të shëndetshmit,ndërhyn, njëri prej tyre, me humor.
Këto arsyetime janë bindës,por për mendimin tim ,nuk janë shterrues.O viroz, o grip, për 356 ditë në vit,ulur këmbëkryq ,në çdo shtëpi shqiptare.Pse fëmijët tanë,që janë larg në emigracion,nuk i kapin këto dy epidemi?Nuk është ajri më i pastër në Milano se në Tiranë.Nuk është ushqimi më bijo në Uashigton se në Shqipëri.Nuk kujdesen,për shendetin e tyre,të huajt më shumë se ne prindërit.
Kanë frikë fëmijët të vinë të na shohin për pushime,se gjysma e ditëve u shkon në banjo, për të shkarkuar diaretë e bezdisshme.Të shqetësuar i pyesim edhe ata,për shqetësimin tonë prindëror.Nga se vjen kjo epidemi,që na fëlliq me të afërm, e të largëm?
Eshtë pluhuri në rrugë që ju hyn pa trokitur edhe në shtëpi.Në asnjë vend të botës produktet blektorale, sado bio të jenë, nuk shiten në natyrë. Mushkonjat bëjnë qejf në trupin e brishtë të shqiptarëve. Mizat e kanë merak të lepihen tek pjatat e gjindjes. Uji i çezmave, edhe atje ku e ka fatin të hyj në shtëpi, nuk ka asnjë garanci për pastërti.
– Këto,e të tjera të pa përmendura, vijnë se nuk ka shtet në Shqipëri,- e vulos djali që ka më shumë vite në emigracion.
-E ku duket mungesa e tij,- e pyes me qesëndi.
-Pse nuk paguani taksa shteti nuk u përgjigjet- ma kthen me vetulla të ngrysur.
U mundova t’i mbush mendjen se nuk ka të drejtë,me këtë arsyetim.Na I morën tëra paratë e pagave apo pensioneve të vockla,që nuk e mbyllim muajin as për copën e bukës.Ju krekosa me sedër shqiptare.Çfare taksa pguajnë më shumë se unë bashkëmoshatarët në shtetin ku jetoton ti,o biri im?Me qetësi ia përmend se çfarë taksash paguan bai tij për atdhenë.TVSH është 20%.Akciza për duhan,karburant,alkool nga 40-60%.Tatimet, në; fitim ;burim;dividend,fiks 15 %.
E kur i rreshtova taksat me rrallë,për ;televizorin kombëtarë; për pasuri katandi,që vleresohen si do Bashkija e nderuar; shkollat; tabelat;sigurimet e siguracionet; sa fut këmbën në doganë;për qiell edhe tokë; detë e bregun e tij;për pronar e administator.Për gjobat; që llogarit sistemi i mallkuar informatik i tatimeve dhe taksave;policët e shumtë në rrugë e në zyra, që të rjepin me ligj e paligj;xhepa e për informatike; avokat e shëndetësi;……
-Mjaft baba!Të jap fjalën se nuk vi më. Mu mbush mendja se ka shtet,por punoka pak,fare pak.- u ndamë me lot në sy,i bindur, se ka shumë mundësi ,që të mos e shoh më ,në shtëpi.
Fatmir Lohja

Te fala SALIUT!
Nuk ndryshoni ju loket.
Francezi thote:
Mjeti me i mire kunder zbokthit eshte GIJOTINA.
Zoti Lohja, pyetjen ne titull e ke gabim dhe ne mosperputhje me permbajtjen. Neqoftese jane shtuar kaq shume virozat dhe gripi, nuk eshte faji i imunitetit qe ka rënë, shkaku i shtimit te semundjeve eshte shtimi i agjenteve qe shkaktojne semundjet, perndryshe shqiptaret qe vine nga jashte nuk do te ngeleshin ne banjo, siç thua zotrote. Fakti qe edhe ata “me imunitet te larte” semuren, tregon se shqiptaret jetojne ne pisllek. Kjo po! Keshtuqe titulli me mire do te ishte “A ka shpiegim perse shqiptaret jetojne midis mutit?”
Pergjigje e bukur,por pak e ashper.
Problemi eshte se me taksat financoihen partite,OJQ e shoqetia civiile,borde pa mbarim dhe kampingjet e rinise rrevoolucionare,kuvendi,.qeveria dhe presidenti nga makinat luksoze deri tek kafet.Duhen financuar vilat qeveritare sici ka hije nje vendi europian.