SHËNIM: Politika amerikane lidhur me muxhahedinët ka ndryshuar

editor
MUXHAHEDINET IRANIANE NE SHQIPERI - 16 muxhahedinet e ardhur ne Shqiperi, te cilet jane sistemuar ne Qendren Kombetare te pritjes se Azilkerkuesve ne Shqiperi. Refugjatet jane anetare te organizates MEK, opozitare te Qeverise ne Irak, e cila ka qene ne listen e organizatatve terroriste deri kater vjet me pare.

Mbështetja e administratës Trump për muxhahedinët iranianë që strehohen në Shqipëri është e ndryshme nga ajo që kishte për ta administrata Obama?

Të paktën këtë thotë ish-senatori amerikan i New Jersey-t, Robert Guy Torricelli, i cili në një intervistë ka deklaruar se “me administratën Obama mbështetja ishte humanitare, pra për shkak të frikës që kishin muxhahedinët nga pushtimi i Irakut, kurse tani, administrata Trump e ka më të afërt ideologjinë e vet për botën me muxhahedinët”.

Çka do të thotë se SHBA aktualisht ka ndryshuar kurs në raport me MEK, qëkurse ka adoptuar politikën e re ndaj Iranit.

Çfarë do të thotë kjo në raport me Shqipërinë që strehon anëtarë të MEK?

Është ende e paqartë.

Shqipëria pranoi muxhahedinët nën një kërkesë për arsye humanitare nga SHBA dhe i strehoi ata nën dispozitat e ligjit për emigracionin, por sot SHBA ka ndryshuar dhe për rrjedhojë tjetër vlerë merr grupi në fjalë dhe qëndrimi i tyre në vendin tonë.

Ndoshta me këtë arsye lidhet edhe zhvendosja e muxhahedinëve në një kamp më të izoluar në Manëz të Durrësit, ku nuk përjashtohet një tjetër trajtim, por edhe një tjetër regjim qëndrimi.

b.m. /dita

Share This Article
2 Comments
  • Është po ashtu me interes të nënvizohet se pavarësisht këtij kontributi që tanimë po hyn në kontekstin e pjesëmarrjes në një lojë politike ku vendi ynë është mirë të shmanget, z. Rama nuk po e çan dot bllokun që i krijoi vetes me deklaratat kundër Donald Trump. Ai ndodhet në Davos ku është edhe presidenti amerikan dhe sa kohë që MEK po rifaktorizohet politikisht në axhendën e SHBA, patjetër që edhe pala shqiptare duhet të sqarojë opinionin shqiptar.

  • Sa here qe ka “dale” emri i muxhahedinve personalisht kame dhene komentet e mia edhe ne organe te tjera te shtypit:
    Pranimi i tyre ne Shqiperi ka qene nje SERVILIZEM i ULET i Sali Berishes dhe Edi Rames dhe kete keta dy amator politikan e bejne qe te jene ne “mbrojtje” nga amerikanet ne çdo moment te veshtire qe mund te kene ne Shqiperi nga populli i tyre qe nuk kane lene gje pa i “punuar”!
    Ne qe jemi ne Europe dime diçka me shume per muxhahedinjte ku asnje vend eurpian nuk i pranoj kur Berisha pranoj reth 250 prej tyre ne 2011-en dhe i pranoj Shqiperia e vogel qe kerkon te bej “politik te madhe” por gjithmone ne dem te popullit!
    Aq me keq kur degjojme qe do te blejne toke prane Dursit etjera si keto.
    Ne pronaret e vertet nuk kemi mare aspak ate qe ishte jona dhe u jepet ketyre gjoja “demokratve” iranian truall!…Le te bej nje gabim Rama e te tjere si ky dhe te mare vet pasojat pastaj!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *