A ka pasur qytet me emrin Deja?

redaktor

I nderuar lexues! Deja ka qenë qytet mesjetar i ndërtuar në shek.XI-XII në pikën ku del Drini nga malësitë. Përmendet si seli peshkopale e varur nga kryepeshkopata e Tivarit në shek.XI dhe si qendër e rëndësishme rrugore e doganore. Nga fillimi i shek.XIII qëndroi nën sundimin e sundimtarëve serbë. Këtu u fuqizua familja feudale e Zahariajve; me formimin e principatës së Balshajve, Deja u bë pjesë e saj. Deja është qyteti për zotërimin e të cilit u konfliktuan familjet feudale të Dukagjinëve dhe Zahariajve, konflikt që çoi në vrasjen e Lekë Zaharisë më 1445. Pas vrasjes së tij, e ëma ia dorëzoi Dejën, Venedikut. Kërkesa e Skënderbeut për ta marrë në dorëzim shkaktoi luftën me Venedikun. Qyteti mbeti në duart e Venedikut deri në fillim të vitit 1479 kur u pushtua dhe u shkatërrua nga osmanët. Pas kësaj nuk u rimëkëmb më.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *