A ka pasur qytet me emrin Dodonë?

redaktor

I nderuar lexues!

Dodona ka qenë qytet dhe qendër e rëndësishme kulti në Epirin antik, 18 km në jugperëndim të Janinës. Rrënojat janë rrëzë malit Tomaros.

Dodona u shkatërrua përfundimisht gjatë luftës gotike në kohën e Justinianit në shek.VI të e.s. Monumentet më të rëndësishme që ruhen janë teatri me 50 shkallë, një nga më të mëdhenjtë e llojit të vet që njihen deri më sot, rrethimi i shenjtë me tempujt e Zeusit e Diones, dy hyjnitë e mëdha të Dodonës dhe thesari, godina ku vendoseshin dhuratat kushtuar këtyre hyjnive.

Më tepër se si qytet, Dodona është e njohur për orakullin e vet. Orakulli ushtronte ndikim të madh jo vetëm në konceptimin e besëtytnive mitologjike, po edhe mbi ngjarjet politike të kohës.

Share This Article
2 Comments
  • Dodona kishte ORAKULLIN, tempullin me te lashte per krejt kulturen e bardhe Ballkano-Anatolike dhe europiane, te ndertuar nga Pellazget, pararendesit e ilireve, te cilet lane trashgimine brilante kulturore te Perendive Pellazge dhe Mitologjine mbi keto perendi e gjysmeperendi, te cilat padrejtesisht sot pergjithesohen me emertimin ‘perendi e mitologji greke’. Tempulli ose Orakulli i Dodones ishte nje nyje e rrethuar nga trojet e Thesproteve, Kaoneve e Molloseve me ne lindje dhe keto tre fise te medha pellazgo-ilire, ne prehistori, u bene djepi ku lindi dhe u perpunua mitologjia magjepese dhe u perkunden perendite e lindura nga ky popull ne keto troje, qe me vone, ne periudhen historike, klasike e posklasike, rezatuan ne gjithe Gadishullin Ilirik, Anatolik e pellgun mesdhetar me perfeksionin e format qe i njohim sot me kontributin e gjithe popujve e kulturave te kohes qe i bene te vetat keto perla. Ky eshte edhe c,elesi kryesor ose nje nder kryesoret pse shovinizmi modern grek beri gjithcka per te marre Thesprotine e kerkon te marre edhe Kaonine dhe pjesen qe na ka mbetur nga Mollosia e lashte, sepse rrenjet e kultures e civilizimit Ballkanik e me gjere ndodhen ne trojet shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *