A ka pasur qytet me emrin Olympe?

anazapta

I nderuar lexues! Sipas burimeve të shkruara, Olympe ka qenë qytet ilir i përcaktuar në rrënojat antike të kalasë së Mavrovës (Vlorës). Fillimet e jetës së qytetit i përkasin fundit të epokës së bronzit. Në shek.VI p.e.r. u zhvillua si qendër protourbane, që u shndërrua në qytet në shek.IV-III p.e.r. U rrethua me mure të fuqishme dhe u bë qendër e rëndësishme prodhimi për trevën. Preu monedha bronzi që mbajnë emrin e bashkësisë qytetare. Monedhat e zbuluara së bashku me një vulë balte me emrin “Olympas” ndihmuan për të përcaktuar qytetin. Pas pushtimit romak në shek.II p.e.r., qyteti filloi të bjerë dhe mbeti një qendër fshatare pa rëndësi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *