A ka pasur Shqipëria muzikë dhome?

redaktor

I nderuar lexues! Muzika e dhomës është një nënlloj muzike që përfshin kompozimet instrumentale e vokale për disa vegla e zëra, si romanca, sonata, trioja, kuarteti, etj. Vlera e saj shprehet në bashkëveprim harmonik të pak veglave të ndryshme, që luajnë pjesë me karakter kryesisht lirik. Në Shqipëri muzika e dhomës lindi e u zhvillua kryesisht pas viteve ’40. Veprat e saj karakterizohen nga larmia e figurave muzikore, lirike, heroike, festive etj. Pasqyroheshin aspekte të ndryshme nga jeta e natyra shqiptare, psikologjia shoqërore socialiste, bota e brendshme shpirtërore e njerëzve etj. Në përgjithësi, muzika shqiptare e dhomës është trajtuar në lidhje të ngushtë me folklorin dhe dallohet për koloritin kombëtar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *