A ka pasur tradita të transportit detar në Shqipëri?

anazapta

I nderuar lexues! Ndërtimi i anijeve dhe transporti detar ka tradita të lashta në brigjet e Shqipërisë. Ka qenë e përmendur që p.e.r. flota ilire e ardianëve, labeatëve, taulantëve, japodëve dhe sidomos e liburnëve. Në shek.III-II p.e.r. kjo flotë kishte mbi 1000 anije, por pas luftërave iliro-romake u dobësua dhe transporti detar i ilirëve u pakësua. Në mesjetë, nëpërmjet transportit detar mbaheshin lidhjet tregtare të vendit me qytetet e skelat e mëdha të Adriatikut e të Perandorisë Bizantine. Në shek.XIV, në kohën e principatave arbëre, zhvillimi i transportit detar bëri që të përballohej konkurrenca e flotës detare të Raguzës e të Venedikut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *