Në psikoanalizë, termi identitet përkufizohet si “mënyra se si një individ percepton cilësitë, karakteristikat dhe aftësitë e vetvetes; veprimet, sjelljet, mendimet dhe ndërveprimin me njerëzit e tjerë”.
Ka disa teori mbi identitetin. Sipas Eriksonit, detyra e stadit të pestë të zhvillimit në adoleshencë, është zhvillimi i identitetit.
Në trajtimet mjekësore humbja akute e ndjesisë së identitetit është humbja e sensit të vetvetes. Kjo shkakton vështirësi në funksionim dhe çorientim të njeriut.
Në literaturë një diagnozë e tillë është karakteristike për shumë çrregulime psikiatrike, të cilët sipas rastit, kërkojnë mjekime me barna ose trajtime të tjera.
n.s. / dita
