A ka qenë i pirë në Tiranë miku i Bashës?

Dita

Eksperti i politikës së jashtme në CDU, Andreas Schockenhoff, i cili ishte një javë më parë në Tiranë i ftuar nga Lulzim Basha, është kapur i dehur në festën e Gjermanisë në ambasadën gjermane në Paris.

Është gazeta e njohur gjermane “Bild”, e cila thekson se të enjten në mbrëmje në pritje në ambasadën gjermane në Paris, Ditën e Bashkimit, dëshmitarët thanë se Schockenhoff kishte pirë tre gota verë të bardhë në gjysmë orën e parë.

Pastaj më pas lëvizi drejt barit ku në fund arriti të vetëshërbente i pirë.

Ai ka një histori të gjatë me alkoolin. Në vitin 1995 dhe 1998 , politikani i CDU ishte kapur dy herë i dehur. Në vitin 2011 ai dëmtoi dhe një tjetër, në gjendje të dehur në makinë.

I pyetur nga Bild nëse pi përsëri, Andreas Schockenhoff tha fillimisht se “çështja e alkoolit ishte një kapitull i mbyllur për të…” por pastaj pranoi se ka pirë një gotë shampanjë në Paris .

Por për fat të keq , raportet e pjesëmarrësve të tjerë të pritjes dhe fotografitë e ngjarjes thonë diçka tjetër.

Eshte po ky tipi qe ka takuar Basha me Genc Pollon./E.K

3

Share This Article
9 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *