Dërguar me sms në numrin e redaksisë
Përshëndetje stafit drejtues të gazetës DITA! Me respekt për Z.Thano! A dotë gjejë zbatim ligji anti-duhanit? E nderuar gazeta DITA! Përse po bëhemi kaq qesharakë dhe naivë ne shqiptarët? Tani na ka dalë nga qeveria ligji anti-duhan që duhani të mos pihet në vendet publike! Unë do të pyesja, ku do ta pinë duhanin ata që janë qejflinj duhani? Shanset i kanë për ta pirë në ndonjë bunker nëse ka akoma, por vështirë të gjendet. A ka shanse të zbatohet ky ligj në vendin tonë? Unë mendoj se jo! Thonë që të gjithë njerëzit kanë nga 10 gishtërinj kurse duhanxhiu ka 11 të tillë, sepse ka edhe edhe një gisht të futur në mes dy gishtërinjve, pra cigarja. Dita, nuk po e kuptoj, ne po vuajmë se nuk kemi ligje, apo e kundërta se ligjet e nxjerra nuk zbatohen, sepse ky ligj është miratuar disa vite më parë dhe nuk ka gjetur zbatim? Ndoshta do të kemi fatin që të shpëtojmë nga kjo tymosje, por vështirë e kemi sepse jemi njerëz pa kulturë qytetare! Në një sovran që nuk ka kulturë, duhet përdorur diktaturë…? Jemi njerëz që nuk marrim vesh, bindemi jo me thupër por me topuz. Ndoshta kemi fatin që të zbatohet ky ligj, të shohim në ditët në vazhdim!? Me respekte dhe ju faleminderit! Ali Gjoni, Tiranë
