Rajonizimi i parë sizmik i Shqipërisë (pra ndarja e territorit të një vendi në rajone të ndryshme sipas lëkundjeve të pritshme të truallit) është bërë më 1952 nga Instituti i Shkencave.
Më 1971 u krye studimi për një Rajonizim Sizmik (R.S) më të bazuar dhe u përpilua Harta e Rajonizimit Sizmik të Republikës së Shqipërisë në shkallën 1:1.250.000, i cili është futur edhe në përpilimin e Hartës Sizmike të Europës.
Më 1972 u krye studimi Harta Sizmike e Republikës së Shqipërisë në shkallën 1:1.250.000, i cili shërbeu për projektimin antisizmik të veprave më të rëndësishme industriale.
Më 1979 u bë gati harta sizmike në shkallën 1:500.000. Kjo hartë e ’79-s është përdorur për projektimin antisizmik të të gjitha objekteve që u ndërtuan në vend deri në vitet kur kaosi dhe papërgjegjshmëria në vend lejuan tolerime.
n.s. / dita

Sot na duken si perralla keto ! Kush do te beje studime te tille ?…. “Akademia” qe e shperberi totalisht Saliu dhe e mbushi me kafshe partiake , SHQUP-i , apo LeShe LIa ?!
profesoret e atehershme krijuan harten sizmike te Shqiperise, profesoret e nderuar te fushes si Eduart Sulstarova, Shyqyri Aliaj, Betim Muco etj..