Nga Shaban Murati
Shqipëria duket është i vetmi shtet anëtar i NATO-s, që mendon se mund të flerë pa u merakosur për rreziqet, që shtohen rreth e qark saj në Ballkan. Nuk shpjegohet ndryshe që asnjë zyrë shtetërore nuk reagoi në Tiranë për njoftimin e rëndësishëm, që u publikua në Beograd në 10 shtator se Serbia ka blerë në Kinë porosinë e parë të 9 dronëve të armatosur apo të avionëve luftarakë pa pilot dhe pas kësaj do të blejë edhe 15 avionë të tjerë luftarakë pa pilot. Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin, me këtë rast deklaroi se pajisja me dronët e armatosur do të fuqizojë fort kapacitetet e ushtrisë serbe, kapacitete, që nuk i ka pasur në të kaluarën.
Njoftimi për blerjen e dronëve luftarakë kinezë “Wing Long” u bë menjëherë pas bisedimeve në Beograd me një delegacion ushtarak kinez të nivelit të lartë. Por në fakt marrëveshjen për blerjen e dronëve të armatosur apo të avionëve luftarakë pa pilot e ka nënshkruar personalisht presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës së tij në Pekin në shtator të vitit të kaluar. Dronët ushtarakë kinezë janë avionë luftarakë pa pilot, të cilët pajisen me bomba dhe me raketa për të goditur objekte tokësore dhe kanë një rreze prej 4 mijë kilometrash. Për të ilustruar rolin dhe përdorimin e tyre drejt objektivave në shtete të tjera po përmendim faktin më të freskët të datës 14 shtator 2019 kur forcat rebele Huthi në Jemen dërguan dronë luftarakë për të bombarduar në Arabinë Saudite dy rafineritë më të mëdha të naftës në botë, duke shkatërruar gjysmën e kapacitetit të naftës të atij shteti. Pra nuk janë dronë si ai që u hodh gjatë ndeshjes së futbollit të Shqipërisë me Serbinë, as si ai që donin të ngrinin për hakmarrje çekët filoserbë në Prishtinë gjatë ndeshjes së kombëtares së tyre atje, dhe as nga ato me të cilët bëjnë foto nga qielli reporterët. Dronët luftarakë të Serbisë janë dronë të armatosur me bomba dhe me raketa kundër objektivave në distanca të gjata.
Serbia bëhet shteti i parë ballkanik dhe europian, që pajiset me dronë të armatosur kinezë, hap që padyshim krijon një disekuilibër të ri të rrezikshëm forcash në rajonin e Ballkanit. Lidhur me këtë zëvendësministri serb i mbrojtjes, Nenad Miloradoviç, u mburr se Serbia po pajiset me sisteme të sofistikuara dronësh ushtarakë kinezë, të cilët nuk i ka asnjë shtet rreth saj. Zëvendësministri serb i mbrojtjes bëri të ditur gjithashtu se marrëveshja e nënshkruar me Kinën parashikon edhe transferimin e teknologjisë për sisteme integrative të avionëve luftarakë pa pilot, mbi bazën e të cilave avionët pa pilot ose dronët ushtarakë, që do të prodhohen në Serbi, do të pajisen me sisteme elektroniko-optike.
Kemi kështu një rrethanë të re strategjike në rajon, e cila nuk mund të anashkalohet nga shtetet e rajonit dhe sidomos nuk mund të lihet jashtë vëmendjes nga shtete dhe popuj, të cilët konsiderohen kërcënim nga doktrina zyrtare ushtarake serbe, dhe konkretisht Shqipëria dhe Kosova. Ja për cilët është konkretisht rreziku dhe objektivi i kërcënimit të dronëve luftarakë serbë, sipas ekspertëve ushtarakë të huaj, të cilët shqetësohen më shumë se zyrtarët tanë për fatet tona. “Dronet e armatosur serbë mund të dislokohen në bazën e brigadës së 98 të ushtrisë serbe në Nish, zonë e njohur për tensionet e Serbisë me Kosovën dhe me Shqipërinë kohët e fundit”,- paralajmëronte para pak kohësh portali “defence.pk”. Agjencia e madhe amerikane e lajmeve “Asoshiejtid Press” shkruan në 10 shtator 2019: ”Ekziston frika në Perëndim që armatosja e Serbisë nga aleatët e saj Rusia dhe Kina mund ta inkurajojë këtë shtet ballkanik drejt një lufte tjetër, veçanërisht kundër ish-provincës së saj, Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në 2008”.
Dronët luftarakë të Serbisë përfaqësojnë pra një rrezik ekzistencial, që duhet të ngrejë në këmbë qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Informacioni i pajisjes së Serbisë me avionë luftarakë pa pilot, që mund të godasin me bomba dhe me raketa objektiva tokësore deri në 4 mijë kilometra larg, mund të jetë ri për publikun e gjerë, por në qarqet ushtarake dhe diplomatike ai qarkullon që prej verës së vitit të kaluar, kur një delegacion ushtarak serb bëri një vizitë të posaçme në Kinë në grupin industrial kinez “Chengdu Aircraft Industry Group”, që i prodhon dronët luftarakë, dhe kur presidenti i Serbisë Vuçiç nënshkroi kontratën e blerjes së dronëve luftarakë gjatë vizitës së tij në Pekin.
Dy shtetet shqiptare dhe kombi shqiptar janë përpara një gare të ethshme të armatimeve nga Serbia, e cila nga dita në ditë po merr armë gjithnjë e më të sofistikuara. Blerja e dronëve të armatosur apo e avionëve luftarakë pa pilot e ngre këtë garë armatimesh në një fazë cilësisht të re, që shtron pikëpyetje të madhe ekzistenciale. A ka Shqipëria përgjigje për rrezikun e dronëve të armatosur të Serbisë?
Është e njohur se çdo plan apo strategji kundërmasash do të përfshinte në radhë të parë reagimin e menjëhershëm diplomatik dhe propagandistik. Shqipëria po hesht si mumje, siç ka bërë gjithmonë, edhe kur u ngrit baza ushtarake ruse e Nishit, edhe kur Rusia furnizon me avionë të sofistikuar dhe me raketa Serbinë, edhe kur në Serbi zhvillojnë manovra ushtarake zbarkimi në Ballkan forcat desantuese ruse, edhe kur Serbia bëhej shtet vëzhgues në organizatën ushtarake ruse CSTO, etj. etj.
Shqipëria me urgjencë duhet të ngrejë çështjen e dronëve të armatosur serbë në komitetin ushtarak strategjik të NATO-s për të bashkërenduar me aleatët atlantikë masat mbrojtëse, që duhen marrë në Shqipëri dhe në Ballkan ndaj rreziqeve, që përfaqëson ky lloj armatimi i ri serb. Shqipëria duhet të ngrejë zërin në Bashkimin Europian, ku BE duhet t’i japë fund heshtjes dhe indiferencës ndaj garës së rrezikshme të armatimeve nga Serbia. Është e pakuptimtë që BE të avancojë integrimin europian të Serbisë në kohën kur ai shtet armatoset kundër vendeve anëtare dhe kandidate të BE në rajon. Është vërtetë paradoksale se si BE toleron përrallën e Serbisë zyrtare për të ashtuquajturin neutralitet ushtarak, në kohën që ky shtet kandidat i BE po armatoset me një ritëm të paparë me armë të sofistikuara. Udhëheqja serbe ka shpikur tezën absurde sipas të cilës qenka neutralitet ushtarak kur Serbia armatoset nga të katër anët, nga Rusia, nga Kina dhe nga të gjithë shtetet, që shesin armë. Tirana duhet ta ngrejë me forcë zërin dhe të protestojë direkt tek Beogradi për këtë provokacion të rrezikshëm, që destabilizon rajonin, dhe e fut atë në një cikël të ri të garës së armatimeve. Shqipëria duhet ta ngrejë zërin në samitet apo në forumet e të ashtuquajturit Ballkan Perëndimor. Nuk mund të mos habitesh nga ky Ballkan Perëndimor, që nuk shqetësohet për dronët luftarakë të Serbisë, e cila bombat dhe raketat planifikon t’i hedhë pikërisht në Ballkan. Serbia tallet me shtetet e Ballkanit Perëndimor me tullumbacet e “integrimit të përbashkët ballkaniko-perëndimor”. Tallet veçanërisht me Shqipërinë, të cilës i ka lejuar të vetëkënaqet me hapjen e një zyre ballkaniko-perëndimore për rininë, e cila planifikon mbrëmjet e vallëzimit apo “party” verore midis dhjetë të rinjve shqiptarë dhe dhjetë të rinjve serbë. Serbia tallet me Shqipërinë, sepse ka lejuar që në paradën e saj të LGBT të 15 shtatorit të këtij viti kryeministrja serbe të fotografohet para parullës së atij komuniteti “shqiptarët janë vëllezërit tanë”.
Çështja është tepër serioze për Shqipërinë, për dy shtetet shqiptare dhe për kombin shqiptar. Serbia hyri në epokën moderne të droneve luftarakë, që mbajnë bomba e raketa, dhe kjo është një situatë e re, që duhet të mobilizojë qeverinë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare, shtabet ushtarake dhe institucionet e inteligjencës, emergjencat civile, gjithë strukturat mbrojtëse të shtetit. Ekspertë të sigurisë, me të cilët kam pasur rastin të bisedoj për domosdoshmërinë e kapaciteteve të detektimit, të bllokimit dhe të neutralizimit të dronëve sulmues, ngrenë supet kur i pyet se çfarë do të ndodhte nëse dronët e armatosur serbë do të godisnin objekte të mëdha strategjike në Shqipëri, siç bënë rebelët Huthi të Jemenit në Arabinë Saudite.
Shteti nuk mund të ngrejë supet, as të bëjë të paditurin dhe të pamundurin, por duhet të përgatitet për çdo situatë. Shteti serioz nuk auto sugjestionohet nga retorikat boshe për internacionalizmin ballkanik. Interesat strategjike kombëtare në Ballkan janë jo të përputhshme, dhe sidomos me Serbinë janë të kundërta. Këtë dëshmon pajisja e Serbisë me dronët e armatosur me bomba e raketa, ndërsa Shqipëria nanuritet me idiotizmat e paqes së rreme ballkaniko-perëndimore.

Ka pergjigje, ja ben gam-gam Edvini.
Cfare pergjigje t’u jape Rama?
Ai ua ka dhene me kohe pergjigjen:
Nuk ka burre nene te na sulmoje ne sepse mbrojtja jone eshte e fuwishme me “bashkeqeverisjen me qytetaret”,
me “Shqiperia qe dusm”, me “Bashkia qe duam”, me sheshin “Skenderbej” me te mirin ne bote, me SHALLVARET e kryeministrit te pajisura me raketa, me bombat e Rames “te q….. robt ,o maskara”, me “Ku eshte korrupsioni ketu”, me PPP pajisur me bomba atomike etj!
Jemi shkemb graniti ne buze te Adriatikut dhe po te duam ia japim vete detin Jon Greqise pa lufte!
Provojeni e do mbeteni te kenaqur!
Specialiteti i dites i politikes tone jane “PORDHET”!
Rama e ka mendjen te mbushi xhepat ;;I plasi per shqiptart per kosoven ;;Rama po u bombarduan Shqiptaret mrre gruan dhe familjen e vet dhe ja mbaathe ne Amerike se vellai I vet o ka leen ca vrima per te fshehur koken ;;;E ben si Nano ;;Vodhi vodhi e beri vvendin korrupsion dhe tani jeton si qen neper EUROPE nga frika s e vrasin ;per piselliqet qe beri ne Shqiperi ;;;edhe ky koqja Rama njesoj eshte ;;merci
ushtria shqiptare ? vetem shikoni kush eshte ministre mbrojtje dhe shef shtabi per te kuptuar se ne cfare niveli super medioker ndodhet ushtria shqiptare. pa llogaritur ketu pastaj edhe buxhetin nen 1% te gdp qe jep qeveria shqiptare per ushtrine qe eshte nder me te ultat nder vendet anetare te natos-s Nuk ka sesi te ndodhe ndryshe se edvini e ploteson sigurine me PPP e famshme qe sic duket kete te korruptuar do ta cojne ne burg ne nje te ardhme te afert.
lesh dhe mbrojtjen do ta japë me PPP!!
do ti ja japë sërbisë ose greqisë!!
do të bëj tender javën e ardhëshme!!
Nuk ka nevoje,pergjigja eshte dhene me kohe or Shaban .
Shqiperia eshte e pushtuar qe nga viti 1991 nga klyshi i reksionit dhe i serbise Sali Karagjiici me kusaret e mercenaret vendas.
75 predha per meter katror kish dikur hapsira ajrore e Shqiperise, nga kalibri me i vogel e deri tek raketat.
Pyet Saliun ku vajten .
Nje levizje bene Serbia dhe ne japim alarmin se po behet nami .Kemi 30 vjet qe degjojme prralla te tilla, se serbet armatosen e shqiptaret flen mbi dafina Cben K/M yne qe as e vret mendjen kur asrmatosjen e fqinjve tane Nuk kam pare gjate 30 vjetve te na kete kercenuar ndonje shtet qofte ky dhe fqinje .Edhe ne se del ndonje Donkishot te na kercenoje apo te na sulmoje llogarite duhet ti beje mire .Shqiptaret gjithmone kane qene inferior ne armatime por askujt sja ka mbajtur te hapi ndonje konflikt te armatosur .
Situatat ne rajonin tone sjane te qeta.Askush nuk ka klleqe te hapi nje lufte.Nuk bazohem te te qenit antar i NATOs por tek faktet historike .Shqiptaret edhe pse jane drejtuar keq askush nuk i ka kercenuar.Barsaleta e kenge kundra shqiptarve kemi degjuar e degjojme por ne fakte skemi patur asnje kercenim serioz .
Ky alarm, qe jep Shaba, te duket sikur po behet nami. Shqiptaret si ata patriot e te shitur as qe e vrasin mendjen para fakteve qe fqijet tane armatosen .Eshte e drejta e tyre te armatosen dhe ne armatosjen te mos e marrim si kercenim ndaj nesh.Po do thoni ju .Pse ata armatosen dhe ne jo .Arsyet jane te ndryshme por nga kjo nuk duhet te dalim vetem ne nje konkluzjone se duan pushtimin tone .Edhe ne kemi bere hapa ne fushen e armatosjes .Deri me sot tek ne jane futur armatime nga me moderrnet .Kaq eshte mundesia ekonomike ku per kushtet e vendit tone jane pare te arsyeshme .
Pushtimi i nje vendi nuk behet me dron as me hedhje raketash e fluturime avjonash .Nga 91 e deri me sot eshte vertetuar e po shohim ne teren, se jane trupat ushtarake te specjalizuar qe vendosin fatin e luftes. Teknika ka avantazhet e saj por kurr nuk vendos ajo. Nuk ma do mendja qe ne te jemi kaq zbuluar po te na sulmoj ndonje vend qofte ky dhe fqinji yne .Berthamen e kundrsulmit shkaterrues e kemi dhe ne ne se lind nevoja .A eshte i mjaftueshem? Kjo dihet nga ata qe merren me kete ceshtje sigurije dhe ka karakter teper sekrete .Jo te gjitha i di populli .
Ne kushtet e sotcme ,ne se nje shtet hap konflikt ,permasat do te jene te medha duke kaluar dhe kontinentet .Vihet ne pikpyetje si ai qe ka dhe ai qe ska armatime .Prandaj mos te alarmohemi per keto qe dhe si kemi kundesit por per te regulluatr ato raporte qe na shpien perpara ne ekonomi e te nje fqinjesie te mire.Bejme logarite e te tjerve dhe nuk merremi me armikun me te rrezikshem qe po na brehe nga brenda ketu e 30 vjete . .
o i rënçvetes,o spata
“Nje levizje bene Serbia dhe ne japim alarmin se po behet nami .Kemi 30 vjet qe degjojme prralla te tilla, se serbet armatosen e shqiptaret flen mbi dafina”
a thu të jemi ne budallenjtë apo sërbët??
mirë ne që në këto 30 vjet askush na ka sulmuar,por prapë jemi budallenj kur mendojmë se do të na sulmojnë të tjerët!!po sërbia mor bir kumlle përse i do armët??sepse po ta marrim ashtu thjeshtë e thjeshtë ajo nuk ka asnjë shkak për të merakosur!!sepse të paktën këta 30 vjet vetëm ajo ka sulmuar të tjerët!bile dhe ne!!pra nëse ai që nuk është sulmuar asnjëherë,ka sulmuar,armatoset!?
për ty çdo të thotë mor derdimen??se ka frikë se e sulmojnë apo e kundërta KA NDËRMËND TË SULMOJË??
pra sipas atij mutit që të ka mbushur kokën,ne duhet të presim deri sa të na sulmojë,pushtojë e pastaj!?
të fillojmë “luftën civile” me mithatin e radhës??sepse o shkërdhatë as sëpatë si e ke pseudonimin,ti do të jesh mithati i radhës!do të jesh patrioti i radhës që do të bashkpunojë me pushtuesin për të mbrojtur shqipërinë nga pushtimi?!
he robt ku i keni!!
ps:”Deri me sot tek ne jane futur armatime nga me moderrnet “,he robt ku i ke,llastiqet quan armë nga më modernet??ke të drejtë nuk bëjnë zhurmë!!armë me shuarszhrme??
o i rënçvetes,o spata
“Nje levizje bene Serbia dhe ne japim alarmin se po behet nami .Kemi 30 vjet qe degjojme prralla te tilla, se serbet armatosen e shqiptaret flen mbi dafina”
a thu të jemi ne budallenjtë apo sërbët??
mirë ne që në këto 30 vjet askush na ka sulmuar,por prapë jemi budallenj kur mendojmë se do të na sulmojnë të tjerët!!po sërbia mor bir kumlle përse i do armët??sepse po ta marrim ashtu thjeshtë e thjeshtë ajo nuk ka asnjë shkak për të merakosur!!sepse të paktën këta 30 vjet vetëm ajo ka sulmuar të tjerët!bile dhe ne!!pra nëse ai që nuk është sulmuar asnjëherë,ka sulmuar,armatoset!?
për ty çdo të thotë mor derdimen??se ka frikë se e sulmojnë apo e kundërta KA NDËRMËND TË SULMOJË??
pra sipas atij mutit që të ka mbushur kokën,ne duhet të presim deri sa të na sulmojë,pushtojë e pastaj!?
të fillojmë “luftën civile” me mithatin e radhës??sepse o shkërdhatë as sëpatë si e ke pseudonimin,ti do të jesh mithati i radhës!do të jesh patrioti i radhës që do të bashkpunojë me pushtuesin për të mbrojtur shqipërinë nga pushtimi?!
he robt ku i keni!!
ps:”Deri me sot tek ne jane futur armatime nga me moderrnet “,he robt ku i ke,llastiqet quan armë nga më modernet??ke të drejtë nuk bëjnë zhurmë!!armë me shuarszhrme??
Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
« Back
Eh more “spata” kapterri i brigades kooperativiste,qe ti e quan ushtri,sa trap zalli je!
Ku e ke ushtrine sot,ti more teveqel?
Cfare armatimesh moderne paske ti,qe as ne parada nuk i nxjerr
po fqinjet tane kane avione luftarake te sofistikuar,tanke,artileri,raketa,Flota Detare luftarake,ushtri efektive disa qindra mijra ushtarake etj,ndersa ti na rrefen perralla me mbret?
Te duket pak ty droni ushtarak?
Me ato drone doditen objekte ushtarake e civile pa asnje veshtiresi,ndersa ti nuk ke asnje mjet apo armatim as ta zbulosh e aq me pak ta neutralizosh e asgjesosh ne ajer!
Shko pirdhu me gjithe mburrjen tende,se kur shqiptaret perballuan pushtuesit dhe agresoret nuk ishte ky shtet i sakatosur,por nje shtet ku ushtria e tij iu derdhte plumb ne goje atyre!
Ndersa ti sot leh si nje kulish i vogel,qe as kalamajte nuk i tremb dot!
Mbrojtja e Shqiperise do i jepet me kocesion mikut te Rames, Aleksandar Vucicit.
Mbrojtja do behet pa arme dhe uniforme. Akademia e Shkencave do mbaje nje kumtese per nje studim teper serioz te kryer kohet e fundit ku deshmohet sesi behet lufta pa arme dhe uniforme. Ky eshte dhe plani madhor i qeverise.
SHQETSIMI I SH.MURATIT NE D I T A-ESHTE SHUME I DREJTE.POR SERBIA NUK TALLET VETEM ME SHQIPERINE E KOSOVEN.AJO TALLET ME EUROPEN,NATON,SHBA.PSE:
1-EUROPA PO KERKON QE SEBINE TA INTEGROI NE BE,KUR KJO KOKEN E KA NE LINDJE-NE RUSI PREJ KOHESH.KJO PO TREGON HAPT SE SERBIA NUK DON TE FUTET NE EUROPE E NATO DHE BE PO I LUTET ASAJ TA KTHEJ NE PERENDIM.KJO TREGON FRIKE,PABURRERI,INJORANCE..! PRA NE BE NUK KA ZOT.
2-SERBIA NUK NJEH KOSOVEN SI SHTET DHE BE+SHBA I KERKOJNE KOSOVES TE HEQI TAKSEN 100 %.KY ABSURD VERTETON SE SERBIA I MERR POROSIT NGA RUSIA DHE NGA SHTETET E TJERA TE FUQISHME QE NUK E NJOHIN KOSOVEN SI SHTET.
3-DHE BE KA FRIKE RUSINE SI FUQI AGRESIVE NDAJ VET BALLKANIT DHE BE,PASI TE GJITHA TAKIMET SERBI-KOSOVE KANE DESHTUARE ME TURP.
4-EDHE SHBA NUK PO MBAN QENDRIM TE PRERE NDAJ RUSISE,PASI RUSIA E NDIHMOI VET TRAMPIN NE ZGJEDHJE TE VIJE NE PUSHTET SI PRESIDENT NE 2016.SE TRAMPI ESHTE TAKUARE DISA HERE ME PUTININ KOKE-VOGEL POR ME MENDJE SPIUNI TE REGJUR I KGB I PRRGATITUR NE GJERMANI.
5-PRESIDENTI AMERIKAN ESHTE I PAKNAQUR NGA SHTETET E BE QE NUK PAGUAJNE SA DUHET PER NATO..DHE MESADUKET KJO E BEN INDIFERENTE SHBA-N NDAJ ARMATOSJES SE SERBISE NGA RUSIA DHE KINA.
6-LOBIMI RUS I LUL-SALIUT ESHTE NJE SHKELJE SYRI NDAJ SERBISE +RUSISE PER DJEGJEN E KUVENDIT TE SHQIPERISE(I.META),SIÇ U VEPRUA PREJ TYRE NE MAQEDONI E MAL TE ZI.
7-JAM DAKORT ME KERKESAT QE I SHTROHEN QEVERISE RAMA PER NGJARJET E PAPRECEDENTA,PASI BALLKANI KA QENE DHE ESHTE “FUÇI BAROTI(E.HOXHA) PASI SERBIA,GREQIA,RUSIA DUAN TE REALIZOJNE SYNIMET E TYRE MESE 100 VJEÇARE.
8-NE KETO KUSHTE USHTRIA JONE DUHET TE ARMATOSET ME SHUME PER TI BERE BALLE AGRESIONEVE TE MUNDESHME TE DREJT-PER-DREJT PREJ FQINJEVE TANE QE ME KOHE KANE PASUR SYNIME GRABITJE TERITORESH DHE LUFTE.
MeteH
nuk vazhdova më tutje se më duket e kotë”SERBIA NUK TALLET VETEM ME SHQIPERINE E KOSOVEN.AJO TALLET ME EUROPEN,NATON,SHBA.”!!
o copa e mishit,që ata nuk tallen!?
nuk ka idiot që se kupton!!ti je më tepër!
ata e kanë seriozisht,se po ta kishin me tallje!?i kishin nxjerrë fundin sërbisë,e kishin shitur gjithandej dhe jo të blinin armë!!ata i blejnë jo vetëm për ta mbrojtur por dhe për ta zgjeruar!!
ata blejnë armë dhe nuk ndërtojnë vila në bregdet e në surrel!blejnë armatim dhe nuk veshin atlete të bardha me kostum të zi!nuk veshin brekushe me këpucë llustrafinë!!
të bëfsha mutin në 7 pikat e tua!!
debil!!
të armatoset armiku dhe ti thua “tallet”!!
politika e shtetit tënd po tallet me ty or idiot!!
z.Shaban Murrati, mos u shqetesoni aspak per ate rrezik, sepse ka menduar me kohe Edi Rama, duke vene ne krye te Ministrise se Mbrojtjes dashnoret e tij si dhe ne gjithe adminisraten shteterore. Keshtu qe menjehere u jep sa nga keto dashnore serbeve dhe ata zbuten. E shoh qe nuk e ke ditur kete lloj ushtrie shqiptare.
ah mor shaban mor shaban!
ne thamë shyqyr që na erdhi dhimokracia e na shëroi nga sëmundja e të parit armiq gjithandej ti do me na këthy prapë??
shyqyr që virusi nga enveri shkoi tek grekët e sërbët!i kemi sëmurur keq o shaban!!
pastaj përse na duhet ushtria ne??
a nuk e thonë patriotët që u detyruan të bashkohen me pushtuesit nazi-fashistë “se sa pushtues kanë kaluar lartë e poshtë shqipërisë,ne prapë kemi mbijetuar”??
përse duhet të harxhojmë para pë ushtri??
na mjaftojnë disa kobure a maksimumi ndonjë kallash për raste të rralla,për tu vrarë mes vedi!!
jo tanke e avionë!!
rri o shab rri!!
ne përtojmë me shku me punu e jo më me luftu!!
I kam pare ne internet keta lloj dronesh dhe jane te teknollogjise se fundit.Dhe Usa ja ka friken kesaj teknollogjie.Shtetet fuqizohen dhe fitojne terren ne kemi hallin e Likes Berishes Bashes dhe Rames se mos na hyjne ne burg.
Sali Berisha,ka mesuar dhe ka zbatuar shume porosite e Armiqve te kombit Shqiptar.Jam me Ju zoti Shpetim,e po ju them nje teze qe i eshte mesuar Saliut,teze qe e ka vertetuar realiteti i mijera viteve histori ne bote:
” Nje komb qe nuk armatoset dhe nuk meson perdorimin e armeve,eshte i destinuar te zhduket”
ESHTE NJE,PER SOJIN E SHQIPNIS A ESHTE NDER GREKE ,NDER SERBE …S`PRISH PUNE,SHPEJTE PERSHTATEN
Ishalla ja bo bam serbi , boll tallen bythen kta kurvat e kolaboracionisteve qe hiqen si atdhetar dhe kan 30 vjet qe tallen me deshmoret e kombit , ti shofim kta kurva me heroizmin e vet ku do perfundojn , se ne pasardhesit e deshmorve nuk luftojm mo , te tallin trapin alabaket me ne , ne do bojm sehirxhiun ksaj rradhe ti shikojm kta kopila.
Pa problem,se po ka ndinje sulm,cdo qytet e ka nje bunkart,duke filluar nga kuksi e deri ne sarande,ne dinim vetem 2 ne tirane,po se fundmi morem vesh per nje vendstrehim ku mund te mbrohen gjith banoret e kuksit,ku sna ben do gje as serbi e as rusi.Skemi arme po kemi bunkere e tynele,
ah mor shaban mor shaban!
ne thamë shyqyr që na erdhi dhimokracia e na shëroi nga sëmundja e të parit armiq gjithandej ti do me na këthy prapë??
shyqyr që virusi nga enveri shkoi tek grekët e sërbët!i kemi sëmurur keq o shaban!!
pastaj përse na duhet ushtria ne??
a nuk e thonë patriotët që u detyruan të bashkohen me pushtuesit nazi-fashistë “se sa pushtues kanë kaluar lartë e poshtë shqipërisë,ne prapë kemi mbijetuar”??
përse duhet të harxhojmë para pë ushtri??
na mjaftojnë disa kobure a maksimumi ndonjë kallash për raste të rralla,për tu vrarë mes vedi!!
jo tanke e avionë!!
rri o shab rri!!
ne përtojmë me shku me punu e jo më me luftu!!
Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
« Back
I NDERUAR ZOTI AMBASADOR MURATI!
Më falni që po Ju them, por ky shkrim është i vonuar!
Ju do të më thoni me të drejtë, se keni shkruar edhe kur Serbia bleu nga Rusia Mig-ët 31, edhe kur bleu tanket supermodernë.
Po! Por kjo nuk ka mjaftuar. Ju duhet të shkruanit edhe më shumë, pasi jeni i vetmi njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë vend, që ka nivelin më të lartë të ekspertizës.
MË SË PARI, KËTA SHKATËRRUAN USHTRINË
1- Ju zoti Ambasdor, duhet ta dini faktin se Shqipëria është sot, i vetmi vend në botë(e jo vetëm në Europë), që prej 25 vitesh, nuk ka Shkollën e tij Kombëtare për arsimimin, formimin dhe ngjizjen e Oficerit! Por, “i përgatit” oficerët, me… “kurse”!!!
2- Ju duhet ta dini, se edhe e ashtuquajtura “Akademi e Nënoficerit”, që u ngrit me servilizmat e një kalamaku, i cili trashte zërin të dukej “burrë”-në kolltukun e Ministrit të Mbrojtjes. Ishte ai-të cilit oficerët(e Shkollës që patëm) e thërrisnin Gjino. E ky kalama(i cili sot e paguan psikologen me 50 Euro/orën), i vuri emrin e Tomsonit. Tomsonit që firmosi për Shqipërinë Protokollin e Korfuzit. E që në shkëmbim të asaj firme, së bashku me “patriotin” Mehdi Frashëri, u shpërblye nga grekërit me një vilë të hipotekuar në emrin e tij, në Korfuz.
3- Ju duhet ta dini faktin se janë shitur e po shiten qindramijë tonë municione dhe armatime, tek ai që jep të shumtat. Nuk jam i sigurt nëse e njihni faktin që sot, këtë muaj që po flasim, shkojnë MAN-ët e ushtrisë të ngarkuara në Rinas natën.
Por patjetër që e dini se 1100 tanket, iu dhanë Greqisë, për t`i…”shkrirë”, duke iu prerë tytat para kamerave vetëm nja dhjetë tankeve, sa për sytë e botës.
Ashtu siç duhet të dini faktin se ç`u bë me avionët, nëndetëset, dragaminat, katërsiluruesit, etj etj.
4- Duhet të mësoni faktin, se nuk jepet asnjë gradë(as nëntetar, e jo më kolonel-pa lëre gjeneral), pa paguar kuotën e caktuar. Imagjino, se çfarë bëhet me gradat e “gjeneralëve”. Shikojeni gjeneralucin(e PD-së), që sot është edhe ministër i këtij vendi, e nxirrni konkluzion.
5- Shikoni çfarë bëhet me Gjeneral P.D. Është me uniformë, e i pa punë, pra i pa rrogë, prej dhjetë muajsh!!! Më thoni zoti Ambasador, a njihni Ju ndonjë vend në botë, ku gjenerali të jetë në uniformë, pra pa dekret për dalje në rezervë, e të mos jetë në punë, sepse nuk u pëlqen turinjve të ministrucëe dhe sekretarucëve të përgjithshëm?!?
Dhe ishte i vetim gjeneral, që meritonte!
Kështu, realizohet zhburrërimi i ushtarakëve, siç ndodhi tek ne, në mënyrën më perfekte!
Ju, me të drejtë thoni se duhen marrë masa për armatim. Por le të supozojmë, se ja, një ditë të bukur, do kujtohen. Kush, cilët do të jenë ushtarakët që do të luftojnë?!?
Ju, ndoshta nuk e dini, por duhet të mësoni faktin që nga “gardhi i hekurt” i Shkollës së Bashkuar(që patëm), nuk del dot koloneli me tre yje në sup. Edhe po t`i vijë gruaja në postbllok, ose i duhet të kërkojë(me shkrim të lutem!!!) fletë-dalje me tre firma, ose të shkojë në postbllok, e t`i japë dorën përmes hekurave…e të tjera, e të tjera.
Ne do i pergjigjemi Serbise me luften pa arme dhe pa uniforme.
Kete ka nder mend Ramuti. Te bleje Serbia drone e aeroplane bombardues sa te doje.
Pa arme, e pa uniforme, ne ja marrim shpirtin..te gjalle e hame.
Me ndonje mareveshje ne fund, ku te shesim kete e ate, i rregullojme te gjitha. Ramuti e Co do jene regjente te nje shteti te mbrojtur nga Serbia ose Greqia.
O Shaban me kë flet ti me Edin me Brekushe? Ku di ai për ushtrinë e drone o.derman.Ato ja ka lënë asaj me parakolp dubël,Xhackës.Ti presë dronet me gjoks.Por mos u tremb shumë ti.Ajo Bërnabici,po të ketë plan të sulmojë Kosovën apo Shqipërinë.Le të kujtojë pak sa bombardimet e fundit të Beogradit para se të fillojë.Ose më mirë lë të marë një raketë prej tyre e ta fusë atje ku e di ajo,me që është dhe me eksperiencë në LGBT.
PO CI DUAM, NE PO INTEGROHEMI NE BEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE
LE TE VIJE SERBIA TA MARRE KETE VEND, SE
NE PO JA MBATHIN ME TE KATRA, PER TU INTEGRUAR NE BEEEEEEEEEEEEEE
Po Shqiperia e ka nje pergjigje: dronet e Serbise nuk jane me te bukura se atletet dhe citjanet e te madherishmit Edi Rameja, (meqe tani do ti marre zanatin dhe Edi Reja-s)
Shqiperia do pergjigjet si gjithmone, ulje brekesh si fillim dhe qarje te nderkombetaret si vazhdim
Nuk diskutohet se NATO do Te na mbroje sepse antaret e saj po armatosin serbine dhe po investojne per Ta fuqizuar.Ne do bazohemi tek miku Makron.
https://www.youtube.com/watch?v=bTr_zPbvELU
Z. MURATI THelbi i problemit ketu eshte se Serbia nga ana financiare po lidhet gjithnje e me shum me BE ne prej saj burojne keto te ardhura qe ata i shpenzojne ne Kine dhe Rusi!
Ky nuk eshte nje problem vetem per ne por edhe nje i tille Strategjik i BE se dhe rrjedhimisht i NATOS Serbia po me shum BE po ben te njejtin gabim so Turqia
Fatkeqsisht ushtria shqiptare nuk ekziston dhe dale-ngadale brezit te pergatitur te ushtarakeve po i zene vendin nje tufe ciliminjsh qe fshesen dine te perdorin mire por mbi te gjitha nuk kane me atdhedashuri.Po shuhet historia dhe rinia e sotme po shk…et me ate serbe sikur te mos kene ndodhur tre spastrime etnike brenda nje shekulli nga populli me barbar ne ballkan.FLINI O POPULL DHE PRISNI SERBIN SI KOPEJA NE VATHE.Nuk ka me qeveri qe te mendoje per te ardhmen e ketij vendi.Ata jane ne sherbim te UDB dhe AGIMIT TE ARTE.Ne ushtrine shqiptare do ta pajisim me fshesa me korrent.
Meqe gazeta Dita po na jep mundesine , duke e mbajtur kete shkrim ne faqen kryesore te saj, te shtoj dhe disa fakte te tjera qe lidhen me pyetjen e ish dipllomatit Murati.
Dipllomati bene nje pyetje ,qe le te kuptohet domozdoshmeria e nje ushtrie shqiptare ne rangun e vendeve qe na rrethoje e pergatiten per lufte .Ne cpresim dhe me te drejte shume komentues cfrujne dhe dufin e japin mendime e rekomandime per qeverine shqiptare .Cdokujt do ti pelqente nje ushtri e tille ,jo si ajo e kohes komuniste, te ishte e afte per tju pergjigjur armatosjes se fqinjve e te siguronte paprekshmerine e sovranitetit .Z. Ismaili bene nje analize dhe jep pergjigje per disa nga arsyet pse u tatandisem ne keter fare shkalle .Keto i di dhe Murati bile me shume se cdime shqiptaret .
Ne vitin 1991, kur filluan te aktivizohen zyrtare te larte amerikan ne vendin tone ,kam patur fatin te degjoje, nga disa kuadro kryesor te ushtrise ,se Amerika ka nje strategji te re per ushtrine shqiptare. Ushtriija jone kishte filluar pikjaden dhe nga dita ne dite po cfaqeshin siptomat per nje terapi shoku te thelle .Si armatimet dhe kontigjentet e ushtrise, qe mbeten nga ndryshimi i sistemit, nuk perputheshine me kerkesat e kohes per nje ushtri moderrne .Aleatet tane re rinje perendimor e dinin kete fakte dhe nuk u moren me te mbasi vendi kishte kerkesa me urgjente ekonomike. Amerikanet propozuan demontimet e armatimeve per ti bere sa me te parrezikshem per popullin e u hap rruga e shitjes se tyre e te skrapit . Kjo keshill amerikane u keq perdor nga Pd ne pushtet dhe fondet e dala nga demontimet e skrapi shkuan ne xhepat e qeveritarve e politikanve shqiptare .ketu ne gazeten Dita kame lexuar ,nga ish ushtareke ,se vlera e pasurise ushtarake arrinte deri ne 4 miljarde dollare.Llogjika me e thjeshte do te ishte qe ky fond ,gradualishte, te perdorej per ngritjes se strukturave te reja moderrne te ushtrise.Ndodhi e kunderta dhe ne sot bejme nga keto pyetje habije e paniku Fal Aleatve ne nuk u beme objet sulmi ushtarak nga fqinjet tane por u ndoq nje rruge tjeter me e dhimshme . Kontrolli i politikave te zhvillimit dhe i ekonomise shqiptare.Hapni Panfletin ne Youtobe dhe do te kuptoni se cfare shkaterrimi ju be shqiptarve nga qeveria berishjane .
Te gjithe ne e njohim shkaterrimin e vendit por sejcili gabon kur ate e shkepute se kush jane shkataret e saj.Shkataret dihen por ,kur fluturon zogu thote populli ,nuk e kap dote .Pikerishte kete kam dashur te shpreh dhe ne komentin e me siperm ,ku disa me ironizojne e se fle mbi dafina .Nuk u pergjigjemi dote tani ne kete gjendje qe jemi kerkesave per modernizimin e ushtrise e sigurise kombeta.Thoni si do behet na pushtojne dhe me skuadrat e gjahtarve .Ky eshte nje mendim naiv e i pa pjekur qe smund te ndodhi .Shqiperia sot mbeshtetet e monitorohet ne cdo qelize nga politikat e Aleatve tane .Nuk lene ata qe vendi yne te behet preh e sunimeve grabitqare te ndonje shteti tjeter e mbi te gjitha i Serbise Vetem nje fakte te vlersojme.Ato cka do ti merrnin Shqiperise e Kosoves jane koncesjone ne doren e kompanive te medha te Aleatve tane .Nuk ua hapin ata rrugen agresjonit ndaj vendit tone .Degjojeni perfaqsuesin amerikan ne Ballkane qe eshte dhe dhender i serbve se cplane kane per Ballkanin Perendimor Mattheo Palmer ka deklaruar per zgjidhjen e konflikteve ne ballkan nepermjet qasjes e jo perplasjeve .Kjo per kedo duhet te kuptohet se nderhyrja ushtarake ka marr fund ne Ballkan .Ne dhe serbet jemi miq te SH.B.A.frike te kemi tye mos na i fusi Amerika e jo serbi qe komandohet e kontrollohet nga po miqte tane .
Ka nga keta komentues, qe ne kohen e Saliut bertisnin neper mitingje ceduam kete ushtri qe ushqehet kot nga populli .tani kerkojme qe Rama te na beje ushtrine moderrne me cfrae .na i thoni ju qe jeni kopetent e jepni mendje .Mendje ska me shqiptari se e kemi pare per 30 vjete se cfare ka prodhuar .Anen tjeter qe i shajme politikanet e qeverite e pelqej dhe une se e kam bere e do ta beje kur punet e shqiptarve shkojne keq e me keq .