Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi, këtë mëngjes e nisi me një foto në profilin e tij në Facebook, siç është bërë zakon tani nga një pjesë e mirë e kabinetit.
Ai shpërndau një fotografi të Syrit të Kaltër, i cili është monumenti natyror më i rëndësishëm përgjatë aksit nacional Gjirokastër- Sarandë. Ky vend numëronte deri një vit më parë, para pandemisë, rreth 2000 vizitorë në ditë.
Ajo që të bën përshtypje është se si një ministër turizmi, poston foton e Syrit të Kaltër ku prej disa vitesh lëngon nga një rrugë jo më shumë se dy kilometra, e cila është tërësisht e amortizuar.
Janë të shumtë turistët që sa herë që e prekin këtë bukuri natyrore ankohen për rrugën që i çon drejt tij.
Syri i Kaltër, përveç ujit të kristaltë, që buron nga thellësia, nuk të ofron asgjë tjetër: një rrugë copë-copë, plehra të shumta rreth tij, një vend që më shumë duket sikur është kthyer në banjë publike, se sa në një pikë turistike.
Në hyrje të tij të afrohet një zotëri që të pret biletën për ta parë këtë bukuri natyrore, por ku shkojnë këto të ardhura që vijnë nga biletat?
Sikur vetëm ato të shfrytëzoheshin, Syri nuk do të kishte nevojë për asnjë fond shtesë për të patur një rrugë dinjitoze dhe një infrastrukturë të përshtatshme për të pritur turistë.
Si guxon një ministër të kërkojë vëmendje në rrjetet sociale nga bukuritë natyrore, a thua ka ndonjë meritë për këtë fakt?! Përveç meritës së të qënit indiferent dhe meritës së shkatërrimit, asgjë tjetër nuk ka! Është bërë zakon tashmë, nga një pjesë e mirë e kabinetit qeveritar që postojnë foto nga vendi ynë, foto të cilat tregojnë bukuritë natyrore, për të cilat përveçse i kanë shkatërruar nuk kanë bërë asgjë në shërbim të tyre.
Blendi Klosi përpara disa ditësh postonte gjithashtu një foto ku tregohej një pamje spektakolare nga mali i Tomorit, po përse ky zotëri nuk poston anën tjetër të malit, ku është kafshuar i gjithi nga ata të cilët e përdorin malin për t’i marrë gurin.
Mali i Tomorit, i shpallur Park Kombëtar është ndër më të rrezikuarit në vend për sa i përket shkatërrimit që po i behet nga dora e njeriut. Sigurisht që z. Klosi është në dijeni për këtë pasi nuk besojmë se i mban sytë mbyllur kur shkon dhe e viziton, po pse nuk e ndalon këtë masakër mjedisore, pse? Apo verë tani…!/e.r/dita





Keni vajtur ne Kuzbaba keto vitet e fundit?
Ajo mrekulli natyrore e gershetuar me nje shkallare te madheshtore, veper arti, tashme eshte kthyer ne banjo pubike.
Dhite dhe bajgat e mbushin shkallaren nga poshte dhe deri lart.
Poshte e mbysin stacioni i autobuzeve dhe furgonave, por aman nuk e cajm shume trapin se kemi Lungomaren me gjithe Kastrat brenda, dhe muzeun cifut…
Katrahuta do ta kishte zili Blenndin. Si dhe do ti kishte çuar follow në instagram dhe twitter (s’ka).
Si do lunte kumar po mos kishte sy??!!!!!
Po pse ministri i Turizmit dhe i Mjedisit do merret me rruget?
Ai mjafton te beje nje foto te ujit te Syrit te Kaltert,sic ben cdo mengjes “shurren” padroni i tij dhe kaq mjafton qe te marre rrogen cdo muaj!
Sikur Syri i kaltert mbeti me rrugen cope cope!
Po eshte e gjithe Divjaka tere plehra,mushkonja,qen rrugesh etj ku te duket vetja se je ne xhunglen e Afrikes!
Po ne Sazan cfare kane bere keta hajdute per turizmin?
Nje MUT te madh!
Po pse do ishte keq te ndertohen nje molo ku te ankoroheshin anijet,varkat,skafet etj, te kishte nje harte gjeografike,ekonomike,sociale,ushtarake etj te ishullit ku turistet te mos e ndjenin veten se po vijne ne nje ishull te harruar nga te gjithe?
Fuyndi fare,cfare ka bere ministriu Klosi pervec llafeve per turizmin ne Shqiperi?
Po te ishte kaq e beja une kete detyren e tij jashte orarit te punes,pa patur nevojen e asnje ndertese dhe as qindra punonjes militante qe tundin fustanet dhe ngaterrojne shalet neper klubet rreth ministrise?
Pale,po pervec ministrise,ky Klosi paska edhe Agjensi Kombetare te Turizmit!
Hajde o popull sa bukur po te vjedhin me rroga milionere gjoja ne emrin tend!
Dhe kane SURRAT keta plehra e shajne Enver Hoxhen dhe shtetin e tij!
O plehra,ju duhet te vareni ne mes te Tiranes!