A ka të drejtë Elvira?

Nela

Në 2014, një vit pas ardhjes në pushtet të Rilindjes, nëpërmjet votes masive për PS-në dhe të majtën, në një intervistë për Dita*, shkrimtarja Elvira Dones shprehej:

“Eshte populli shqiptar vetë, me votën e tij, që kërkoi këtë ndryshim. Edhe unë personalisht isha për ndryshimin, zemra ime ka rrahur gjithmonë për të majtën. Nuk po flas për komunizmin, por po flas për të drejtën sociale. Uroj që të mos jetë naivitet apo dëshira ime e mirë që ta shoh këtë gjë më me entuziazëm seç duhet, por unë mendoj se Shqipëria mund të bëhet. E kam dëgjuar për kaq shumë vite atë fjalën: S’bëhet ky vend, nuk bëhet! Por jo, nëse ka vullnet e dëshirë, mundet. Unë i kam rënë botës në të katra anët, kam shkelur të gjitha qoshet e varfra dhe kam parë shumë situata që janë të pandryshueshme. Teksasi, për mua është i pandryshueshëm, ndërsa Shqipëria mendoj se po. Mendoj që kjo qeveri, në mos më zhgënjeftë plotësisht, pasi edhe unë kam pritshmëri të mëdha, kjo edhe sepse jam shprehur e kam përkrahur ndryshimin në vend, dua t’i shoh tani në punë për të mirën e vendit”. 

Sot, 4 vite më pas Dones është krejtësisht e zhgënjyer. Rreth një javë më pare një postim** të saj në rrjetet sociale, Dones, e kthyer në Tiranë, shpreh revoltë, zhgënjim, akuzë.

“Akuzoj klasën politike të tanishme, akuzoj dhe vetëm akuzoj kryeministrin e “shitshëm” për lajmet perëndimore, përherë e më të nxituara dhe sipërfaqësore. Akuzoj këtë burrë për arrogancën tij të padëgjuar dhe vulgare, për korrupsionin e tij absolut. E akuzoj, sepse ka shuar shpresat e shqiptarëve. Në emër të Shqipërisë që mund të bëhej dhe ju e vodhët pa mëshirë, unë e akuzoj. Dhe as e vras mendjen për ironinë tënde dy lekëshe. Dhe nuk mund të më bësh asgjë, sepse je i mjerë dhe skile, ndërsa Shqipëria po vdes” – shkruante Dones.

Duket qartë që gjithcka është shembur në botën e saj të shpresës. Nuk është nga ata inatçoret e pandalshem,  “analistët” miq të dikurshëm te Rames, të cilët janë kaq vulgarë në mllefin ndaj tij. Duke përfituar ngase përballë kanë një njeri që eshte po aq turfullues dhe i ashpër, por edhe në mënyrë thuajse të sëmurë, i joshur prej tyre,

Dones nuk duket nga ajo racë. Nuk i dimè ndërlidhjet e saj të mëhershme apo të tashme me shefin e qeverisë, kjo është diçka mes dy vetëve, të cilët e ngrenè vetë botën mes një kohe të shkuar dhe perceptimit të tashëm. Por shkrimtarët duhen dëgjuar me kujdes, jo se përmes tyre rrjedh e gjithë e vërteta, por nga që tek ata gjen në të shumtën e herës një shpirt të trazuar që nuk ka lidhje me interesa meskine.

Gazetarja e DITA Entela Resuli e Dites e kontaktoi zonjen Dones pas postimit te saj per Ramen. Ajo sapo kishte Shqiperine.

“Ajo çka postova permban gjithçka desha te them. Ishte nje emocion e bindje e imja personale, e ashtu dua te mbetet, pa shtuar, elaboruar. Shpesh disa fjali thone me shume se shkrime te gjata a intervista, qe andej nga ne jane bere si borziloku i gjendur ne çdo pjate. Pashe me habi se qenkej bere publike, me gjithe sharjet e sulmet ad hominem qe jane bere zakon, e jo perjashtim” – tha Dones në bisedë me Resulin.

E keqja e të gjithave është se si në çdo gjë, gjysma e jetës politike, zhytur në një batak dhjetra herë më kundërmues se qeveria e tashme i bën njerëzit të besojnë se kjo që ndodh tani është e keqja më e vogël nga të këqijat e afruara si alternativë.

Por kur duhet të zgjedhësh të keqen më të vogël, zgjedhja jote është gjithsesi e keqe – Një e keqe e nevojshme – do thotë dikush. Por… e kemi provuar edhe më parë: një e keqe e vogël sot, do sjellë një të keqe tjetër të madhe nesër.

*****

Shkrimi i plotë mund të lexohet sot në Dita, versioni print.

*Intervista e 2014 mund të lexohet duke klikuar KËTU

**Postimi i fundit mund të lexohet duke klikuar KËTU

Share This Article
49 Comments
  • Komedia shqiptare e nisur ne 1990 vazhdon
    Nje komunist agjent serb ne drejtimin e se djathtes, nje ekstremist i djathte frankofil me anus te shqym drejton… te majten.
    Ket analizoni sinjora Dones.
    Kete shaka kozmike qe mund te ndodhe vetem me nje popull si ne qe pelqen te fortet dhe skilet. Pse??? Ka te bej me faktin qe hame dru qe te vegjel??

    • Jam dakord me kritiken e kesaj zonje por duhet shkuar me tej me llogjike ,pra Edi Rama ka punuar :Mendoj se po dhe se nuk ka punuar sa duhet pasi mafia ka 27 vjet qe eshte majmur dhe superpasuruar ,ka vjedhur çka dashur dhe ku ka dashur,pra po ben nje rezistence te forte dhe Rama nuk ka kellqe te veproje, kete po e bejne amerikanet dhe gjermanet dhe besoj se do t’ia dalim mbane.Eshte e lehte per te share e kritikuar por çfare propozon kjo zonje?Dhe duhet pranuar me gjithe rezervat qe kam per Ramen se me ke do t’a zevendesojme jo se nuk ka elite por sot per sot dyert jane mbyllur .ELITA e soteme eshte mjaftuar te pasurohet ne tregun privat dhe nuk po nxjerr nje perfaqsues PATRIOT qe mund te permbyse RAMEN dhe deri atehere te kenaqemi me reformat e USA dhe Gjermanise te cilat jane te vetemet te perballojne kete mafi dhe mbase te krijojne kushte per nje qeverisje per popullin.ZOTI e ndihmofte dhe e bekofte Shqiperine.

  • Ne nje fare menyre edhe une jam nje “Dones” qe kam dy parametra te njejta;
    .
    1- Kam qene nje nga perkrahesit me te medhenj te Rames qe nga GERDECI e deri ne 2013.
    .
    2-Jam nga me te zhgenjyerit sidoms pas mandatit te dyte qe e ka tepsine dhe timonin i vetem…Ramushi yne i Tiranes
    .
    Ku gabojne keta Dones-at sot do thoja ne menyre kriminale.

    A…..Nuk i lejohet nje intelektualeje te flase me nje fjalor rrugacerie si MJERE dhe SKILE.
    .
    B…Keto devijimet antishqiptare te Rames jane te tij orgjinale apo jane te tjere ne Adriatik & Atllantik qe e komandojne me telekomande…me detyrim percaktim ??
    .

    C..Pse kjo zonje u kujtua keto “minutat e fundit” ne nje kohe qe e ka marre ferra uraten….ku ishte zonja qe ne dimrin e 2013 dhe pranveren e 2014-es kur Rama i dha simptomat e tradhetise ?
    .
    D…Kjo “nevrike” e di qe “magjistari & kujdestari” Arvizu i la Rames celsat e kashtes ku qe nga presidenti–shiku-prokurorite-gjykatat-MMP–MPM..admisitratat ishin ne dore te berishisteve dhe ilirmetisteve?

    E fundit ;

    Shqiperia vdiq qe ne shkurt mars 1992 kur ambasadori i nje shteti te huaj merr pjese ne votime pasi kishin organizuar 2 prillin 1991 ..duke.perdhosur verdiktin e popullit ” kokpalare” te votimeve te 31 marsit 1991 dhe duke prishur qeverine e Stabilitetit qe ka qene me e kompletuara ne ate kohe..
    .
    Pra zonja “nevrike”
    .
    Jam dakort qe Edi Rama ne menyre figurative te varet te bolet e Gjergj Kastriotit por nese miqte tane nderkombetare qe jane faktikisht te paret e vendit katapultojne kriminelet Lulzim Berishat si ne 1992 dhe 2005-en ky do te ishte pushtimi (poshtrimi) me i zi i atij vendi per te gjitha kohrat ku nje merite keni dhe ju Donsat e Amerikes & Pelumb Kullat e Marikes qe me te drejte kryqzoni Ramen por nuk shikoni se kush e komandon ate….?!

    • E verteta (dhe kete s’e lot as topi) eshte se zonja Dones, (te cilen e pershendes ne vecanti per kurajon dhe guximin e jashtezakonshem) eshte po aq e zhgenjyer nga nje shalgjat ateist i sojit te hoxhallareve pa din dhe pa iman, sa dhe qindra dhe mijera shqiptare, te cilet bene c’ishte e mundur per te shporrur largqoftin me ceremoni nga politika.

      Kjo armate, brenda se ciles pervec shtypit te majte, si mbeshtetes te alternatives per ndryshim dikur benim pjese dhe ne, ka mbetur e pezmatuar jo pas madatit te dyte, por fill pas aleances qe corapekuqi beri me sebepin e protestes se 21 janarit.

      Menjehere pas ardhjes se tij per here te pare ne pushtet, ai i dha shenjat se s’kishte per te ndryshuar ASGJE nga praktikat e meparshme nano-salisjane, gje e cila u konstatua me pamundesine per te vene ne shina sistemin e (pa)drejtesise.

      Politika “hiq balon e ver laron” (mendo pak se sa ministra e zv.ministra apo drejtore jane pushuar ose vetelarguar me deshire) deshmoi paaftesine (ndoshta dhe pamundsine) e tij per te perzgjedhur ne poste drejtuese njerez te afte e me pervoje nga njera ane, por dhe te painkriminuar nga ana tjeter. Katapultimi i njomzakeve sorrosjane ne poste kyce si ai i bashkise, doganave, tatimeve, etj. eshte thjeshte perzgjedhja dhe deshira e tij personale. Lamashet mund te mundohen sa te duan t’ja kalojne pergjegjsine atyre qe po shpenzojne miljona per ngritjen e nje sistemi funksional te drejtesise, por nje gje eshte e qarte si drita e diellit.

      Nje popull qe detyrohet te marre rrugen e emigracionit, si shpetimi i vetem i mundshem prej vuajtjes dhe mjerimit, ai ka shkaqe mjaft te forta ta marre persiper nja hap te tille.

      Cilido qofte fajtori, RAME BALLISTI nuk mundet me te permbushe detyren madhore qe i ngarkoi dy here me radhe sovrani.

      Nese RAME BALLISTI e ndjen veten krejtesisht te pafuqishem per te vene ne jete qofte dhe nje prej premtimeve te bera me pare, ai do te ishte e mira ose te hape krahun duke u vetedorehequr qysh sot, ose te dale hapur para nesh duke tundur celsat e kashtes ne dore.

    • kush eshte fajtori ?
      “1- Kam qene nje nga perkrahesit me te medhenj te Rames qe nga GERDECI e deri ne 2013.”
      lali duke mos qënë një tip dervishi që ka arkivat e sigurimit,dhe një tip zaloshnja që bën statistikat e botës,bazohem në kujtesën time!
      nuk është se më kujtohet një pseudonim i tillë si mbështetës i “madh” iramës deri në ’13ën!!
      mënyra e të shkruarit më kujton disa pseudonime të veçanta,por jo “kush është fajtori?”
      këta pseudonime të veçanta,në atë kohë kanë qënë si të shkruara nga një njeri i paguar!!
      skile por i paguar për të ngjallur dyshim!!
      ndoshta dhe ndërrimi i pseudonimit bën që të vërtetoj intuitën time!!

  • Bravo znj.Dones.
    Por kam nje lutje. Nuk eshte vetem zhgenjim nga arroganca e Rames qe arriti kulmin me Mitatin dhe Ridvanin.
    Eshte dhe korrupsioni galopant qe duhet denoncuar fort. Po vidhet ne cdo sektor rendshem.
    Shikoni tek Gjiknuri dhe Ahmetaj, po behet namiiii.
    U eshte mbushur mendja qe sa kohe te jete PD kaq dobet nuk do ti gjeje kure asgje dhe do vazhdojne ti hedhin njerrzve hi syve.
    Budallenjve po.
    Por ka nje Shqiperi te heshtur aty jashte we ose zien nga terbimi, ose merr arratine

    • Poe e njohim perdite Ramen
      Po si tia bejme
      Opozita shqiptare po kërkon më çdo kusht destibilitetin e vendit duke shfrytëzuar çdo mundësi që i del përpara.
      Madje kjo skuadër e turpit po ndersynë në sulm kundër policisë dhe institucioneve të shtetit edhe fëmijët dhe gratë.
      Mjafton të shkaktojnë kaos ku të munden dhe sa të munden thjeshtë për të përfituar kohë nga koha tashmë e limituar dhe ora e ndeshkimit që po bën i afrohet.
      Deputetët opozitarë në vend të benjnë detyrën e tyre si ligjëvenës në parlament kanë zgjedhur rrugën për të demostruar forcën kundër shtetit policisë dukë i bërë kështu thyrësit e parë të ligjit dhe rendit kushtetues.
      I gjithë ky palaqëllek po iniciohet nga sulltan Berisha, duke shfrytëzuar në maksimum rrebelimin e disa qytetarëve të Tiranës që po kundërshtojnë zbatimin e një investimi publik duke i thënë ngjyrë dhe kahë politik çeshtjes.
      Sot deputetët rrugaçë të opozitës janë të vetmet fajtorë dhe përgjegjës qoftë për kaosin e shkaktuar si dhe për plagosjen dhe mendimet e uniformave blu.
      Veting thone por organet e drejtësisë nuk po veprojnë ende me efiqencë dhe në kohën e duhur.
      Atehere si tia bejme nese rrezojme Ramen?
      Kush e qeveris ket ven

    • Skllevër e bij skllevrish. Ju keni pranuar e ngrënë çdo gjellë që ju ja servirur guzhina e partisë, ajo e vjetra, se një ishte ajo, dhe këto të rejat, të gjitha pa përjashtim, por sidomos ato që ia kanë ndjerë lezetin pushtetit.
      Por e kam më tepër me këta që sot mllefin, bile ca, edhe urrejtjen, e kanë me Ramën. Dhe jo për ndonjë gjë të madhe, se do t’ia falnin të gjitha, bile që kur ua ka përçmuar komunizmin dhe Enverin, të gjitha. Ai që të shan të do, por ama një gjë, po vetëm një gjë, nuk ia falin dot. Atë që bëri me Mid’hat bej Frashërin. Sidomos, e dhjeu fare, me fjalimin që mbajti në ceremononë zyrtare për të. Po këta kishin 74 vjet që ishin nanurisur me propogandën enveriste se ballistët hanin pula ( kështu ua kishte treguar dikur, edhe vetë Rama), kur këta ndesheshin dhëmbë për dhëmbë me fuqinë e tmerrshme ushtarake siç qe Gjermania, ku në përpjekje me ta ranë dhe 28.000 prej tyre. Po mirë deri këtu, hajd se po e falim për hir të pushtetit. Eh sa i ëmël që është ai i shkretë. Po ç’pati xhanëm, ky bukëshkalë që u doli kundër publikisht, duke i prekur aty ku u dhëmb më shumë?! Epo, ja kjo s’durohet! Poshtë antikomunisti Edi Rama! Rroftë komunisti Sali Berisha! Përpara për fitorje të reja. Uraaa….!

  • Ti Shoqja Dones qenkeni extrémist injorante(e padijshme) dhe e paafte.Ky psikopat dhe percudnuesi qe drejton vendin sot, nuk u be sot i tille moj torollake.Ky psikopat itille ka qene qe be fétus dhe ne cdo dite te jetés se tij.I Tille ka qene dhe atehere kur ti i ngrije lapidare.Prandaj sot je qesharaka dhe e pabesueshme prandaj HESHT !

    • Dmth. sipas goreve si puna jote i bie qe shkrimtaret duhet te mbyllin syte e te heshtin per tu lene hapesira traplleqeve te atyre qe e kane te shkrojtur ne halle debilllekun. Shko mer kuluf se ke harru pa pi ilacet.

  • Lexova nje koment qe e quantebte papershtatshme fjalen “skile” per Ramen.
    Per mua eehte epiteti me i pershtatshem per te.
    Skile sepse njesoj si Saliu qe rrembeu te djathten ne 1990 pa patur asnje lidhje me te djathten, ashtu dhe Rama rrembeu ne menyre dinake te majten pa qene i tille.
    Njerezit qe arrijne te bejne kete per pushtetin, mund te bejnne gjithcka per pushtetin me pas.
    Pershendes zonjen Dones dhe cilindo te.majte qe ka kurajon te denoncoje kete maskarade deri ne krijimin e nje alternative te.majte te vertete per te perfaqesuar shqiptaret e ndershem

    • Dy-tre dite me pare epitetin
      E perdori dikush per Net gerdallen,
      Efekti pozitiv qe “skilja” pati,
      Ishte sikur me i pas ras mrena pallen

        • Este rikthyer ke platforma e zaberhoneve te mjeros bozës do thuash ti? S’ka faj i shkreti Neti. Ketu e pa qe iu shtrengua rrethi dhe s’kishte me nga ta perdridhte sumatricen. Atje e ka me te lehte te beje lloqe me kalavicat e lalit.

  • Dones thote qe eshte e majte, une e besoj. Gjithe njerezit me bote shpirterore te trazuar nuk mund t jene vec t majte.
    Por nga momenti qe je e tille, nuk behesh dot e zhgenjyer nga Rama.
    Sepse Edvini mund te jete gjithcka por me te majten nuk ka asnje lidhje.
    Pritshmerite tona kane qene te gabuara.

  • A ka te drejte Elvira Dones ???
    A kam te une si qytetar i thjeshte i ketij vendi ,pa parti dhe i papunesuar ne shtet asmjehere te kerkoj moral nga njerezit qe prononcohen publikisht ne gazeta e TV ???
    Une mendoj se po.Ajo qe nuk me pelqen te zonja Dones ,eshte se mos dhenia post asaj ne qeverisjen e Rames e beri zonjen kundershtare te tij.
    Nga çka u habit znj.Dones ne lidhje me Ramen.Nga ekstravaganca ,arroganca apo cinizmi i tij epik ?? I kishte keto dhe nuk i ka fshehur asnjehere.
    Znj.Dones nuk mori post dhe u be kritike e Rames.Kjo eshte nje loje e piset e vjeter e shoqerise shqiptare.
    Me kujtohet Hevri Çuli.Llapaqen mitingjesh ne opoziten e Berishes.Nuk mori post.Llapaqen mitingjesh me Edin.Mori post.Per Hevrin ,Shqiperia eshte lule.
    Ardian Ndreca.Nga 1 artikull ne dite kunder Berishes.Mbas fitores se Edit kerkon postin e ambasadorit ne Vatikan.
    Nje fare Munishi…i komunitetit myslyman.Edhe ky nuk pushonte neper studiot e TV – ve duke kritikuar “politiken e gabuar te Berishes kundrejt Islamit” ???!!!??
    Merr postin e perfaqesuesit te Shqiperise ne nje organizem islamik.
    Ka plot te tjere…por keta me kujtohen per momentin.Keta jane opozitaret me moral te shoqerise shqiptare qe kur marrin nje post ,katandisen letyra pa moral.
    Me vjen keq znj.Dones por nuk je e duhura per te kritikuar Ramen.
    Duhen njerez me moral te pacenuar nga pushteti ,qe te kthehen ne udherrefyes te opinionit publik kundrejt abuzimit te pushtetit dhe qeveritareve.

    • Ore Ylli. Znj. Dones nuk jeton ne shqiperi dhe eshte e martuar me te huaj, cfare posti donte ajo. Pastej ajo po te donte post e sulmonte qe kur formoi qeverine e pare ne 2013, pse u kujtua pas pese vjetesh?

      • Akil …se ditke historine.Kur mbaruan zgjedhjet ,znj Dones ishte ketu ne Tirane.Mbas ca kohesh ose me sakte muaj ,pasi kuptoi qe Rama nuk do ti jepte post ,largohet e “zhgenjyer” nga Atdheu !?!?
        E qe atehere dhe here pas here ,reagon per gjendjen katastrofike ne Shqiperi dhe sjellje e papershtatshme e te papergjegjshme te Rames.
        Ne fakt po te kishte marre post znj.Dones ,Shqiperia do perparonte kudo.Sidomos ne marrjen e çmimit “Nobel” ne letersi.

  • Shume i sakte komenti “KUSH ESHTE FAJTORI…” …eshte shume kompleks problemi dhe Rama per mua nuk eshte e keqja me e madhe e ketij vendi,, e keqja ka zene vend shume me perpara dhe nuk shkulet kollaj, por ndihmohet edhe nga ne vete, nga konfuzioni yne si popull,nga negativiteti dhe mosbesimi qe ka zene vend te ne qe nga 1992 ..

  • Intervista e zonjes Elvira nje leter pacavure qe vlen sa nje leter higjenike.Nuk kemi nevoje per mendime te percipta,qe nuk na thone asgje.Do te ishte mire qe kjo zonje me qe kishte aq afinitet me Ramen le tia thoshte atij keto dhe disa fjale me shumu.

    • Po pse me sopiqot arroganca dhe korrupsioni jane ceshtje private qe tia thote ne vesh?
      Ore a merni vesh ju qe gjysma e Shqiperise ka ikur?
      Gjysma tjeter aplikon per cdo lloj llotarie dhe cdo lloj mundesie per te ikur.
      Ata qe ngelen jane 56 perqind analfabete funksionale.
      Dhe beje llogarine atdheu i kujt eshte shqiperia sot???
      Vetem i nje pakice politikanesh e oligarkesh qe e perdorin vetem si fabrik parash se per te jetuar jetojne ne avione dhe ne vendet ku shpenzojne keto para
      E ndryshoi Rama kete o kaqol?
      E thelloi o kaqol.
      E perse me duhet?
      Per fjalimet e bukura?
      Per ti bere tifozllik kunder Saliut dhe Lulit te cilet i shan diten dhe naten u firmos çeqet per oligarket e perbashket ose çeqe nga leket tona nga gjaku yne si ai 15 milion eurove per Lule legenin?
      Ore a jeni ne terezi ju qe vini ne shenjester ata qe kerkojne te ndryshoje kjo hale ku dhjesin perdite keta narcista dhe megallomane te korruptuar?

      • dhe kush e pruri kte gjendje skandaloze ne ate vend
        ??
        i solli Rama ?

        hik mer funderine ,futu ne noj hale e jeto endrat e tua .
        tru primitiv .
        sepse ka idiote e plehra si ty ajo shoqeri e pjerdhur ,
        prandaj ka degjenruar aty .
        Truri jot ka madhesine e trurit te mizes halese .

        • Ishte monolog llapaqenesh, dmth. iu drejtove pak a shume vetvetes, apo e pate me ate kulufin qopisotas?

        • Ramen e votova per ndryshimi o ti gojendyre
          Nuk e solli Rama, por po e vazhdon dhe kjo ehste me keq akoma
          Nese nuk ka bythe ta ndryshpje pse e kerkoi voten time??
          PSE ME GENJEU?
          Cfare na ka mbetur neve vec asaj qe te mos na tallin?
          Ne vilat e tyre nuk i kemi
          Parate e tyre jo
          Femijet tane nuk shkojne dot jashte shtetit
          Shko merja ne goje Rames dhe atyre derrave me kollare qe i thone vetes politikane ate bej
          Une per vete e kam te qarte cfare SKILE eshte ai legen

          • Te pershendet Tartufi .
            Nuk eshte e thene,qe mashtrimet te kuptohen nga te gjithe
            ne kohen e duhur.Qellimi eshte kur kerkohet per te miren
            e permisimit.Eshte moralija ne vendin e saj dhe e domozdoshme te thuash qe u genjeva,se aty mesohet ku e kishim qellimin [ per permisimin ] . Justifikimi me
            brockolla te perditshme te dores se fundit te vendos ne
            shkallen me te ulet te qytetarit.

  • Kush jane çlirimtaret zoti kryeminister na thuaj ???

    De fakto ju zoti Rama nuk jeni aspak socialist dhe aq mê pak i majtē.
    Mirpo nuk keni asnjē te drejtë te tjetersoni historin e Shqiperise dhe
    asnjê të drejtê nuk keni të mohoni luften nacional çlirimtare.
    Nuk mundeni kurrêsesi ju zoti Rama te vëni shenja barazimi mes
    partizaneve deshmoreve dhe heronjeve te luftes NAÇ dhe ballisteve
    zogisteve e sherbetoreve tjere te pushtuesit sepaku per periudhen e
    luftes dyte boterorë.
    Nuk mundeni kurrê ju zoti Rama ta zhbéni historinê e lavdishme te
    luftes NAÇ as me dekrete as me vkm tuaja.
    Historia e Shqiperise nuk éshtë si kushtetuta juaj te cilen e keni
    shderruar si njé liber perrallash pér femijet e kopeshtit.
    Nuk mundeni ju zpti Rama te varrosni dhe te zhvarrosni eshtrat e
    deshmoreve te kombit per ti bérë vend tradhetareve dhe atyre qe i vunë
    pushken shqipetareve per té mbrojtur pushtuesit dhe armiqt e popullit
    shqipetar.
    Deshmoret dhe heronjet e popullit nuk jane si antaresia e partise
    socialiste më te cilet po luanê si macja me minjét me ta.
    Jo zoti Rama jo nuk mundeni kurrē ti rivrisi deshmoret dhe heronjët e
    kombit tim as me dekrete as mê vkm tuaja.
    Ju sot keni ne duar timonin e makines shtetit por mos mendoni dhe mos
    guxoni te ecish mbi varret dhe maranat e 28 mije djemeve dhe vajzava
    te popullit shqiptar te cilet i dhuruane jeten dhe gjakun atdheut
    tyre.
    Keti atdheu qe ju sot me eliten tuaj politike po e kullosni por edhe
    po e pordhosni si mos me keq.
    Po vjen dita e çlirimit te Shqiperise zoti kryeminuster prandaj duhet
    ti thuash shqiptareve kush jane deshmoret dhe çlirimtaret sipas jush.
    Nuk munden veterane dhe familjaret e deshmoreve te behén pjese e
    kojkejt tuaj perzier gjak dhe vrerê bashke.
    Kush jane çlirimtaret zoti kryeminister na thuaj ???

  • DJAJT DHE SHEJTËRIT DREJTË PAKTIT..!

    Zj.Elvira, Lufta është mjaftë e ashpër mes dy klaneve të politikës në Shqipëri.Të djathtët ose djajtë e kombit nuk pajtohen më asnjë propozim të “shejtërvë”të majtë.
    Madhe djajtë pretendojnë se janë ata të parët njerëz në planetin tokë që krijuanë shtetet caktuan kufijtë mes tyre, vendosen emrat si dhe mbajtjen ditarin mbi historin e kombeve..!
    Të zënë ngushtë “shenjtërit” e mi detyrohen të bëjnë paktë dhe marrveshje të fshehta në netët pa henë më djajtë për të mirën e popullit por në Korriz të popullit.
    Biles djajtë i kanë bindur “shenjtërit” e mi të ndajnë edhe tortën e ditëlindjes së nënës në dy pjesë të barabarta.
    Sa dotë zgjasë ky pakt askush nuk është në gjëndje të thotë qoftë një fjalë as datë.
    Neve na duhet dhe na thuhet të mbajmë ishin e vallës tyre dhe të mendojmë kengë “Haja qenit pija qenit…!”

    Nga PRENG PJETRI
    Lezhë

  • Znj. Elvira, keni shume te drejte, edhe ky kryeminister e shpalosi “llumin” e tij te brendeshem shpirteror per te ruajtur me çdo menyre dhe mjet, karrigen kryeministrore. Ky qenka i papare, nje mashtrues i paimagjinueshem dhe i pafytyre. Jo vetem na zhgenjeu me “shkuljen” e korrupsionit dhe te kriminalitetit ne Shqiperi, por po zbaton te gjitha menyrat e mundeshme, korruptive, abuzive dhe nepotike, per te ruajtur karrigen kryeministrore. Nuk e kemi besuar qe ky kryeminister eshte ne marreveshje te plote me Sali Berishen dhe Ilir Meten (Lulushin e komandon si lolo cirku) dhe te tre se bashku mashtrojne popullin me propaganden e tyre te peshtire dhe boshe, duke luftuar deri ne fund sabotimin e Reformes ne Drejtesi. Fatkeqesi me te madhe per kete vend nuk mund te kete !

  • Maskarenjtë në krye të Shqiperisë janë të pavdekshem , ndryshojnë me kohë emrat , por , maskarenj do keshë perherë !
    Sepse…….sepse shqipetari është i tillë , ka shejtanin në bark…..!
    Ç’më duhet mua kush është Elvira , këto që thotë a qëndrojnë ?!
    Edvini është 10 herë më qelbësirë nga ç’thotë Elvira , të tjerat mua s’më duhen . Po të jetë Elvira në krye , do dëgjoj me vëmëndje ç’do thotë Edvini per të .
    O shqipëtar , mos e mbro Ramën more debil duke sharë Elvirën …… !

  • Meqe disa ketu na shkruajne sikur cdo gje shkoka vaj dhe ne qe kritikojme jemi ca granidavece, une kam disa pyetje per pushtetin qendror dhe lokal qe jane si me poshte;

    1-Para se te merret nje vendim, a duhet bere kostoja me te gjitha elementet e duhur dhe me detaje perpara se te veprohet?
    2-A duhet te diskutohet dhe te shikohet problemi i furnizimit me energji elektrike dhe uje ne keto zona informale para se te veprohet?
    3-Pse zgjaten ne kohe shume afat-gjate projektet e ndryshme qe jepen per tu zbatuar?
    4-Kur nje qytetar apo familje e rregullt paguan ne kohe taksat dhe detyrimet prane shtetit,pse ndeshkohet nje dite?
    5-Pse te zgjedhurit tane dalin per te kerkuar voten ne fushata me programe te ndryshme dhe pastaj harrojne cdo gje?
    6-Pse kerkojne qytetarit dekument pas dekumenti per nje gje qe shteti e ka te dekumentuar dhe mund ta nxjerre vete online?
    7-Pse gjithe kjo adminstrate kaq e fryre ne numer ku gjerat jane lehtesuar shume si pasoje e teknologjise?
    8-Pse duhet shteti te perdor policine shume te perforcuar ne situata te ndryshme dhe te kete konfrontime?
    9-Pse shteti lejon te behet nje punim,te hapet nje biznes,te kryej furnizim te ndryshem pasi brenda pak kohesh do te prishet?
    10-Pse lejohet qe njeri ti bie thumbit e tjetri patkoit duke ngjallur reagime militantiste?
    11-Pse shteti lejon te ndodhin gjerat qe japin emisionet investigative dhe pastaj vepron sikur ka bere namin?
    12-Pse shteti nuk nxit prodhimin vendas me politika mbeshtetese si per fermeret ashtu edhe biznesmenet e ndryshem,por me kontroll?
    13-Kur shteti do te caktoje nje minimum jetik apo pension social per nje person qe te mbijetoje disi?
    14-Kur shteti do ti perdore taksat dhe detyrimet qe populli paguan ne drejtimin e duhur per ti sherbyer ketij populli?
    15-Kur do te hiqen etiketimet e ndryshme qe i vihen qeverise apo personave me pushtet?
    16- Kur do te mbyllet kjo katrahure dhe mjegullnaje ne drejtesine Shqipetare?
    17-Kur do te jemi te barabarte para ligjit si pushtetari dhe qytetari?
    18-Kur do behet me ligj qe pasuria qe krijohet te kete baze ligjore dhe jo shmagie te detyrimeve,pra krijimi i pasurive marramendese?
    19-Kur do rritet besimi te shteti dhe dashuria per njeri-tjetrin?
    20-Pse duhet te shpenzoje njehere qytetari dhe njehere shteti per nje gje kur ajo behet ne menyre te paligjshme?
    Keto edhe shume e shume pyetje te tjera kerkojne nje pergjigje nga te zgjedhurit tane,perderisa jane vene ne krye per t’na udhehequr e drejtuar brenda standarteve pasi taksat dhe detyrimet i kerkojne ti mbledhin ne kohe ,por se ku dhe per cfare do ti perdorin dhe kujt do i sherbejne dhe nuk po e kuptojme se kur shtetasit tone te ndihen te sigurte per ate qe bejne dhe shpenzojne brenda kufirit shteteror si shtetas te ketij vendi,se po degjojme cfare s’po degjojme ne menyre qe ky vend te jetohet dhe te behet sic i takon nje vendi qe te jete ne familjen Europiane.

    Me respekt
    Ndoke Malaj

  • Dhjetë dështimet skandaloze të Edi Ramës si kryeministër janë:

    1. Shaktërrimi modelit qeverisës të PS-së si Parti e Majtë dhe ndryshimi i programit të sajë dhe adoptimi i një programi-modeli qeverisës ala-Rama, me moton qesharake ”ne punojmë për gjeneratën tjetër” , duke e kopjuar nga program i sjellë nga ish-kryeministri britanik Bler dhe zhdukja e gjithçkaje që s’ka vulën e Ramës..!
    2. Shkatërrimi i administratës publike dhe ndërtimi i një administrate model ala-Rama, me siglën e“Rilindjes” më e paafta e mundëshme me çupëlina që i bëjnë fresk atij por që s’din të bejnë asgjë dhe bëjnë vetëm show tv-iv..dhe denjigrimi kriminal i të gjithë profesionistëve..deri aty sa në Bundestagun gjerman shkon e bisedon Taulant Balla nga Librazhdi..!
    3. Shkatërrimi strukturës qeverisëse dhe adoptimi i modelit ala-Rama, pa asnjë vizion dhe konsultim serioz dhe bashkimi i ministrive me konflikt interesi si Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM), dhe ndërtimi i një qeverisja qesharake me një zv. Kryeministre anonime që vjen për herë të parë në Tiranë nga Malësia e Madhe pasi ka mbaruar fakultetin, me ministre çupëlina dhe jesmenë-raja’ (takimet ne angli e gjermani me adoleshentë-infantil si Ditmir Bushati, Taulant Balla e Arben Ahmeti..) përballë ekipit me mjekër në shtëpinë e bardhë apo në bundestagun gjerman..ndërsa diku është ulur në një cep dhe zgërdhihet dhe Pan-deli-rium Majko..!!!
    4. Ekonomia po zvarritet në zgrip dhe rinia po lë vendin ndërsa ky na thotë se gjoja “ka vende pune por s’ka zanatçij”,..dhe për të mbuluar papunësinë dhe regresin përdor herë takimet me Merkelin dhe here me Makronin dhe të tjerë të huaj për të na thënë se ka mbështetjen e tyre, dhe duke e parë këtë dukuri Vuçiç u tall me të duke thënëe se ky është udhëheqës botë unë jam vetëm për Sërbinë, dhe Serbia mgjse e nisi proçesin e MSA-se pas nesh është sot kandidate për BE..!!
    5. Arsimi skandal –reforma qesharake….por më qesharake është vetë ministrja Nikolla, që pasi e bëri Rama ministre na u bë dhe bjondinë.ashtu si dhe shëndetesia më keq se asnjëhere me një minsitre trëndelinë që e ka mbushur administratën e shëndetësisë me çupëlina si vetja dhe cicëron këngën siç ja thotë Rama!.
    6. Kultura në nivelet më të ulëta, me një ministre kukull që flet broçkulla të shoqëruara me një zgërdhirje të shëmtuar ala_Rama..!
    7. Këshilltaret e Ramës më të paaftë se ai vetë, me në krye famozin Fate Velaj..!
    8. Komunikimin me publikun , me Taulant Ballën nga Librazhdi, Erisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin –dendi – model injorant

  • Te flasesh pa pergjegjesi eshte si puna e femijeve kur nxehen ne lojen kukafshehtasi . Persa i perket Rames po perpiqet te krijoje nje shtet qe 20 vjet rreshte u vodh ,e fondi i tije eshte 0. Te nisesh nga 0 nuk eshte e lehte ,e per sa kohe qe Ramma eshte ne pushtet per mendimin tim ka bere shume ,pasi te gjithe ,te majtet e te djathtet duan karrike te majme . Nuk vjen pranvera me nje lule ,mendohuni e analizoni ecurine e pastaj shkruani ,pa ofeza se tregoni karakterin tuaj . Kam rrespekt per njerezit qe analizojne drejte pa anuar ne te djathte e ne te majte . Pershendetje

  • Duhen ndare shapi nga sheqeri. Prandaj dua te nenvizoj dy gjera per ata qe jane verbuar nga urrejtja ndaj Rames. Qe mund te jete edhe personale, si e kesaj gruas me siper, qe e therresin shkrimtare!
    E para qe dua te nevizoj eshte se Edi Rama nuk po ndjek nje program te majte. Thuhet qe ai e ka tradhtuar te majten. Jo. Per mua ai nuk ka qene kurre i majte dhe e ka shprehur hapur kete qe nga viti 1991.Jemi ne qe kemi genjyer vetveten, duke pritur nga nje njeri jo plotesisht i ekuilibruar te pamunduren! Rama e mori Partine Socialiste me ndihmen e Nanos dhe e transformoi ne nje parti te qendres me ndihmen e Gramoz Ruçit! Pra dua te nenvizoj per here te dyte qe nuk eshte Rama qe ka tradhtuar idealet e se majtes, por eshte Gramoz Ruçi nga Tepelena. Ku te majtet kishin varur spirancen!. Rama po punon si nje kryeminister “pertej se majtes dhe se djathtes” dhe po punon mire ne kushtet ne te cilat gjendet Shqiperia sot pas 23 vjet rrenimi, rrokopuje dhe rrumpalle. Dhe deri sa nuk ka dale ndonje alternative tjeter Rama ngelet fatkeqesisht me i miri nder me te keqinjte. Te majtet e thekur, nostalgjiket e Enverit, socialistet e ndershem duhet te kerkojne dhe te gjejne tani nje “Mesi” tjeter. Kjo eshte e gjitha. Llafet e asaj “shkrimtares” jane nje vrime ne uje.

    • “Llafet e asaj “shkrimtares” jane nje vrime ne uje.”
      kurse të tuat janë aq domethënëse sa e mbushën këtë vrimë, dhe u rrafshu gjithçka!!

  • Do shkruaj dhe nje here , per Zonjen , pas ketyre komenteve te ekuilibruara . Etiketimi me I drejte , per Zonjen ishte ai qe e quajti “Zonja nevrike ” . Me qe e do shume Shqiperine dhe s’ka si te mos jete keshtu , pse nuk ka shkruar , sic dine te shkruajne shkrimtaret , duke zbuluar thelbin e problemit dhe t.i lejonte vetes nje simpati nga votusit , per zgjedhjet , qe jane ne prag . Rama ka shume te meta , qe kjo gazete , ka gjetur rrastin dhe ja ka vene ne dukje . Shtetin e vdekur po e ringjall , me shume veshtiresi , por ki parasysh , qe e mori ne nivel zero . E kritikon , per arrogance vulgare . E quan mendje dylekshe .A eshte kjo arrogance ? C’lloj metafore eshte kjo ? Me nevrikun tend , nuk ke thene asgje . Moikoni , Qosja , Duka , Veizi, Islami, Shehu dhe firma te tjera dijetaresh shkruajne ne ” Dita” mendime me kritike se ti dhe degjohen nga publiku i gjere, qe natyrisht do reflektoi me vote .Shtypi eshte arme , por kur dihet si perdoret . Shkrimin tend nevrik askush nuk e degjon dhe askush nuk reflekton. Shqiptaret jane popull me nivel . Ti pandeh se te shofin tyj ne sy ,dhe presin si do t’u japesh shpetimin magjik me fjalet fluturake . Do ishte e udhes te kerkoje falje , per nervozizmin qesharak dhe pastaj kosit djathtas e majtas , perpara se te prenotosh avionin e radhes Zgalem .

  • Shqiperia duhet te drejtohet nga njerez qe jane te lire nga sherbimet e fshehta franceze.
    Investimi i ketyre sherbimeve ne Shqiperi fillon heret …

  • Zonja la te drejte,kam rreth shtate muaj qe shkova ne Shqiperi me idene te bej dicka tjeter me ato qe kisha mbledh per 20 vjet pune ne Zvicer.Qe diten e dyte shkoj te nderroj patenten Zvicerane,pergjigjja ska kartone,prita dy muaj per ta marre,me vone degjoj nga vellai se do mbylleshin lotot ku ai kish bere nje investim modest,me vone,mbasi e kisha patenten profesionale mu desh te beja capin,i ka blloku drejtori regjistrimet me thane,ne fund duke bisedusr me shok te gjith me thonin shko ik prej ketej,une bedoja akoma te ajo per te cilen kisha shkuar,ne nje bisede per tregti se si mund ta filloja me mire me thone se ne Shqiperi ndryshojne ligjet per bisnes cdo muaj dhe se ne ate vend nuk ka njeri besim,per kete arsye njerezit nuk kane besim dhe ikin,ne fund u binda,pash fare rastesisht ne TV Francez nje reportazh per turizmin ne Shqiperi,e para cmimet e lira ishte arsyja e pare qe keta vinin ne SHqiperi,mbas te gjitha atyre qe behen atje lind pytja a do vazhdojne akoma dhe shume kohe te jene cmimet e lira per te terhequr turistet e huaj,une besoj se jo,kjo me shtyu te marr valixhet e te kthehem ne Zvicer dhe te betohem mos e kthej me koken prapa ne ate vend.

  • Kaq personalite qenka kjo Elvira sa e marrin per ekzemplare pertej marsit?! KJo nuk do ta kete origjinen nga majmuni por nga breshka. Zoterinj: keni gje per te kritikuar, bejeni, por veç qe te jeni te sinqerte beni dhe analizen qe nga 2013 çfare eshte bere mire dhe çfare eshte bere keq dhe si ishte gjendja, se ajo Elvira juaj u dahsurua me dike, por pastaj e shau deri tek molla e kuqe dhe flet sikur eshte dhe Elvir, dhe politikane, dhe prokurore dhe gjykatese dhe ali e dhe sali. Prandaj po u pyes: kush eshte Elvira me gjithe ato gjera te mira!

  • Fjalet e Elvira Dones, te nje entuziasteje te ardhjes ne pushtet te “rlindasve” ne intervisten e 2014, jane sot ne 2018 fjalet e nje te zhgenjyerje nga ky pushtet “rilindasish”. C’rendesi ka kush eshte kjo Elvira, fjalet e saj jane krejt realiteti shqiptar sot. Jane opinionet e shqiptareve qe sipas sondazheve mb79% duan t’ja mbathin nga “parajsa” e qeverisjes Rama. Nje qeverisje krejt e deshtuar ne ekonomi. Keto 5 vite asnje shtrese a kategori shoqerore nuk ka pare asnje pozitive nga qeveria Rama ne rrafshin ekonomik, absolutisht asgje. Te vetmit qe jane te kenaqur jane perfituesit e tenderave publike e te koncesioneve. Trendi ne rritje per t’ja mbathur nga Shqiperia lidhet para se gjithash me rrenimin ekonomik. Eshte vertet fatkeqsi qe nje medioker pa asnje njohuri ne ekonomi te drejtoje nje qeveri. Edi Rama eshte aksidenti me i madh ne politiken shqiptare.

    • Alberti
      “Edi Rama eshte aksidenti me i madh ne politiken shqiptare.”
      aksidenti i këtij vëndi janë banorët e tij!
      pra duke filluar nga unë dhe ti e deri tek i fundit!!
      ne pjellim,zgjedhim dhe mbajmë në pushet llumin tonë!!
      më e keqja është se llumin e ri e ndërrojmë me llumin e vjetër!bëjmë “rrotacion”si i thonë në mënyrë të kulturuar,ose rrimë të zhytur në llum tërë kohën!!
      ps:mos e marrë dikush gabim këtë punën e numërimit!

      • Mire thua, autocensure. Ndonese kjo verteton ate shprehjen e Dr. Rrumpalles “Bashkevuajtes, bashkefajtore” por ama vendin e pare ne kete faj te perbashket e ka media qe nder vite i ka shitur ketij populli imazhin e rreme te nje Ed Rame punetor, te zgjuar, hokatar, te drejte, modern kur e dinte mire se Ed Rama real ishte nje kokerr gomar pa asnje njohuri ne ekonomi, ligje, politike pra ja shiten kallajin per ar ketij populli.

  • Elvira Dones,gjithe ate mbiemer,gjithe ate paraqitje si Rita Pavone.Nuk te meriton Elvira!Te emeroje nje cope malok ne RTSH,perpara teje.Te beje stive ke dera kryeministrise,romanet e Vorpsit per ti perkthyer ne gjuhen amtare,para romaneve te tua,jo skile po ujk ti kishe thene

    • Emerimi i ca katundareve aspak digjitale (si nga paraqitja e jashtme po ashtu dhe nga pregatitja profesionale e kulturore) si drejtore institucionesh eshte njera prej “arritjeve” me te spikatura te liderit tone global.

      Te lesh me percmim jashte loje mbeshtetes dhe figura te shquara komplekse nga fusha e gazetarise, artit, krijimtarise letrare, muzikes, etj. (si pshm. A.Krasta, G.Tukiqi, E.Dones, S.Meco, e dhjetra te tjere) dhe te vendosesh ne poste drejtuese ca provinciale pa identitet, te cilet e kane te stamposur ne maje te gjuhes analfabetizmin funksional, kjo eshte per t’i thon trurit te vogel “ik ere pirdhu se ke merdhif”.

  • Nisur nga nofkat e reja,te padegjuara te komentuesve te ketij shkrimi,une them se shkrimi dhe KOMENTET JANE TE POROSITUR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *