A ka të drejtë kryeprokurorja e përkohshme të marrë vendime?

Dita

Deputeti socialist, Xhemal Qefalia i cilëson të drejta lëvizjet në Prokurori nga Arta Marku pavarësisht se mandati i saj është i përkohshëm.

I ftuar në studion e Report Tv, Qefalia tha se Marku ka fuqi ligjore për vendimmarrje deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Prokurorja është në krye të detyrës, për aq kohë sa të krijohet KLP. Opozita kundërshtoi me forcë, por e dënuan edhe ndërkombëtarët këtë qëndrim. Edhe pse është e përkohshme, kryeprokurorja ka fuqinë e saj deri në krijimin e KLP”, tha Qefalia.

Duke komentuar protestën e paralajmëruar nga opozita në datën 27 janar, Qefalia tha se organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të mos cenojnë ligjin e qytetarët.

“Protesta është ogur i mirë për opozitën, është e drejta e saj të organizojë protesta. Duhet të jenë protesta të cilat të mos cenojnë opinionin publik. Në një vend demokratik protestat janë të nevojshme”, tha ai.

Sa i takon Vettingut në polici, deputeti socialist thotë se shumë shpejt do kemi rezultatet konkrete në radhët e bluve me qëllim rritjen e profesionalizimit dhe eficencës së Policisë së Shtetit.

“Pjesa dërmuese e trupës së policisë ka një performancë shumë të qëndrueshme. Ka pasur fluks të rinjhb ne polici, ka bërë të ulet mosha e policëve. Nuk do të kërkojë shumë kohë procesi, kemi polici profesioniste, e cila po i afrohet standardeve të policisë së rajonit. Në mars fillon implementimi”.

Share This Article
12 Comments
  • Prokurorja, qe nuk dihet sa e perkohshme do jete, eshte zgjedhur nga Rilindja pikerisht per te levizur prokuroret. Sipas urdherave te atyre qe e zgjodhen.

  • Edhe gjate fushates zgjedhore kishim ministra te perkoheshem te kesaj llahuze te shperftyrosor te PD.Te cilet cfare nuk benin me postin e perkoheshem qeveritare.Shkarkuane dhe vendosen te tjere ne detyrat qe iua prete mendja e djallezuar qe gezonin.Keto flliqesina e kujtojne veten te pa thyeshem dhe absolut ne cdo interres qe i duhet te perfitojne.Thuese bota bashke me jeten qe ekziston asht vetem e tyre.I rren mendja sidomos ne iden qe ishin keto qe sollen demokracin.Demokraci qe do vendosesh pa kurrfare kundershtimesh ashtu si ne gjithe vendet ish moniste.Keto kane meriten qe demokracin qe duhesh ta gezonte populli e konvertune ne demokracizezen nga ma te zezat qe krijon nji mendje e pa karakter e ne ekstrem e flliqur qe nuk ka tekonoligji ta ricikoljne.Por vetem e vetem besojme dhe shpresojme tek Vettingu.

  • More plehrat e Saliut …. , harruat kaq shpejt ju , se vetem për një muaj e gjysmë , që ndejtën 6 ministrat e Partisë fashiste , gjatë fushatës elektorale të kaluar , u kryen me dhjetra e dhjetra lëvizje , kurse k/prokurorja nuk paska të drejtë të vendosë një njeri (vartës) , që e kishte komanduar Dhalli i Saliut përkohësisht !
    Lepuri fle gjetkë . Saliu nuk mund të pajtohet me heqjen nga duart të drejtësise , që e ka kapur dhe e privatizuar në emër të familjes , prej një çerek shekulli . Ai nuk ka respektuar kurrë ligje , kushtetutë dhe shtet , se kështu i ka udhëzimet nga Beogradi ! Ushtarët e tij , nuk mund të sillen ndryshe , ndaj i del me gjoks shtetit ky rugaçi !

  • Në qoftë se nuk ka kompetenca , atëhere përse duhej vënë një prokuror të përkohshëm dhe çfar do të bëjë ai (ajo) , apo tu bëjë fresk mafjozëve të Saliut ?! Ajo , ose është , ose nuk është k/prokurore , nuk ka se si të mos bëjë detyrën që i ngarkon kushtetuta !

  • Po mire more shoku po shokut Xhemal te partise ia beni keto pieteje ju! Po pse nuk pietni nje jurist ekspert te pakten ti jepni nje parvence neutraliteti dhe profesionalizmi ketyre llogjeve te militanteve partiake. Si jua pret mendja ju se shoku Xhemal do te ngrihet kunder liderit global kriepsiko!?

  • Me keto levizje kuptojme se sa nepotike ka qene prokuroria e shtetit. Gruaja Zv.prokurore e pergjithshme, burri prokuror rrethi. Ish prokurori i pergjithshem gruan tek isshk, presidenti gruan tek banka e shtetit.ky i bankes se shtetit gruan gjykatese e larte,etj si keto,tamam oktapod,I lidhur nga te gjitha anet.Vjen nje moment e njeriu (dmth nenpunesi i shtetit) e kupton edhe vete se duhet te hape krah, ndoshta edhe jo per fajin e tij, por te funksionimit te te gjithe organizimit te shtetit. Per te funksionuar me mire gjerat per prokurorine duhet te behen me te thjeshta. Bie fjala ne sistemin amerikan nuk ka kaq shume ngerce ne funksionimin e prokurorise, eshte presidenti qe zgjedh prokurorin e pergjithshem dhe drejtorin e fbi dhe keto jane autoritetin qe menaxhojne punen,jo si ketu tek ne qe ka rreth 25 vjet qe shohim teater me sistemin e prokurorise me presidenti, parlsmentin qeverine etj, dmth lemsh para porte. Per gjykatat duhet te funksionoje kjo menyre zgjedhje sic eshte percaktuar ne reformen ne drejtesi ne menyren me strikte e transparent per popullin e shoqerine.

  • Pyesni edhe “juristin” Clirim Gjata! Ai do t’ju spiegoje nga ana “juridike” se K/ prokurori duhet zgjedhur nga KLP ashtu sic thote edhe Bri-njari Gini e shoqi i Gashit! Perderisa nuk eshte zgjedhur KLP le te rinte Llalla! Se ku i ka ngecur Clirimit sharra ne gozhde eshte pune e tij,por qe eshte bere nje mercenar i poshter si “jurist” s’ka vend per komente!

    • I nderuari Une, Lubonja,
      Desha tju them se edhe une nuk e duroj dot kete “profesorin jurist, llafazan,mendjemadh,zero” Clirim Gjata. Na mbeti cdo nate ne tv, ky ish kryetari te KQZ se berishjane.
      Ben muuuuuu se ky pseudo profesor llafazan se ka konflikt interesi dhe habitem pse ” katundi mediatik” i jep kaq hapsire ?
      Ky njeri kallp nuk do te pranoje se populli e kerkon sa me shpejte reformen ne drejtesi dhe nuk i duron brockullat e tija pseudo shkencore?
      Me bukura eshte kur “profesori” yne kerkon te dije se kush jane punimetshkencore juridike te anetareve te Eurals

  • Prokurorja po vazhdon reformen sipas ptojektit tye bere tanime qe tra vjet. Ajo nuk ka shkuar aty per te ngrohur Karriken se ngrohes i Karrikes ishte Ll;alla.! Prandaj leni fjalet boshe dhe inkurajoni punen e saje ne vazhdim.
    Me vjen qydi disa prokurore qe kecenojn Prokuroren e re me gjykate e Saliut. Harrojeni ato , Lereni te Puoje ne reformen e nisur.!

  • Po pse per te mbjelle domate eshte atje, si ka thene i madhi i spiuneveVisho Ajazi, me idiot se ben nona, kur e pyeten nese pergjojne apo jo.

  • Ligji thote qarte se K/Prokurori zgjidhet nga KLP. Kaq, mos merrni persiper kot te beni justifikime. Dhe KLP qe nuk eshte zgjedhur eshte komplet pergjegjesi e kesaj shumice social-Rilindase. E ka zvarritur pikerisht per kete arsye, qe te emeroje si “te perkohshem” nje K/Prokuror kukull te perhershem.
    Ligjin sitova, dhe ligjet duhen zbatuar. Ose duhen ndryshuar. Por e perseris, Rilindja ka shkelur ligjin e shtetit me kete zgjedhje “te perkohshme”. Sado mire apo keq tju vije, ky eshte fakt. Dhe kur ligjin e shkel qeveria, kujdo opozite i del detyre ta kundershtoje fort.
    (Mendojeni sikur te kish zgjedh Sala nje “te perkohshem” K/Prokuror dhe pastaj do jete me real arsyetimi)

  • Z. ” plaku” ,nderimet e mia ! Jam plotesisht dakort me
    vleresimin tend per pseudo juristin Clirim Gjata,sahan –
    lepiresin e Monstres se Vicidolit. Sic me kane thene me
    zor e ka marre juridikun,ne saje te babait te tij qe ne ko-
    hen e Saliut kishte postin e ministrit dhe qe per aresye qe
    dihen Ai u shkarkua apo u hoq nuk me kujtohet.
    Ketyre zagareve te Saliut apo te Metes,sic eshte Cimi apo fodulli i pakorigjueshem,Manjani nuk duhet dhe hapsire ne masmedia te llapin e te lehin si kone cdo dite
    duke ” vajtuar” per hallet e popullit dhe duke uluritur si ku-
    kumjajka gjoja per “shkeljen” e Kushtetutes, kur ne fakt se kane fare hallin te shkelja e Kushtetutes por per te mbrojtur hajnine e tyre dhe te padroneve te tyre. Tipa te
    tille qe kemi permendur me lart duhen izoluar si zedhenes te se keqes kunder interesave te shqiptareve te cilit po presin me padurim daljen para gjyqit te drejtesise dhe te t’u konfiskohet pasuria e plackitur..dhe as i intereson fare kushtetuta qe deri tash nen emrin e
    saj hajnat,vrasesit,mafiozet e kane perdorur per t’u mbrojtur . Kjo tregon tash e gjithe kjo mase kriminelesh
    eshte ne grahmat e fundit ..! Jane ne grahmat e fundit
    dhe tash perpiqen te gjejne nje “koke turku” ,sic eshte
    rasti K/ministri aktual ,kur ne fakt kryeministri “merret ”
    me faturat e ujit dhe eshte pikerisht bota ,nderkombeta-
    ret:SHBA dhe BE-ja ,perkatesisht ambasadoret e nderuar, shpetimtaret e shqiptareve nga bunkeri i padrej-
    tesise dhe korrupsionit qe po shkallmojne themelet e
    padrejtesise. Tash jemi ne prani te filliit te fundit te bandes se urryer,hajne,vrasese,mafioze te Sali Vicidolit
    dhe Ilir Floririt ….qe me siguri kjo do te shenoje clirimin
    perfundimtar te Shqiperise …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *