I nderuar lexues! Llulla prej balte të pjekur janë punuar nga poçarët, si p.sh. në Farkë të Tiranës deri në shek XVIII-XIX. Zeja e punimit me çark të llullave të drunjta u zhvillua më pas në qytete, veçanërisht në Shqipërinë e Mesme. Zejtarët përdornin dru të fortë bushi, grifshe, degë shqope etj. Në vitet 20-30 të shek XX filloi nxjerrja, përpunimi dhe eksportimi si lëndë e parë gjysmë e gatshme e rrënjës së shqopës. Pas Çlirimit u kalua në përpunimin e plotë të rrënjës së shqopës (Erica arborea) dhe filloi prodhimi industrial i llullave. Llullat prej shqope prodhoheshin në një fabrikë në Tiranë dhe eksportoheshin në disa vende të botës.
