A ka vend me emrin Maja e Runjës?

redaktor

I nderuar lexues! Maja e Runjës është majë mali në Vargun Malor Qendror (rrethi i Dibrës), me lartësi 2048 m. Shtrihet midis Malit të Dejës në perëndim, luginës së Përroit të Murrës në jug, luginës së Drinit të Zi në lindje dhe grykës së përroit të Setës në veri. Ka formën e një kreshte piramidale, që nga veriu vazhdon me Majën e Madhe. Në shpatin verior e verilindor ka cirqe akullnajore, mbulohet nga pyje të dendura ahu, kurse ana jugore e lindore është gati e zhveshur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *