A ka vend për panik nga terrorizmi? Kryeministri jep garanci

Saimir Lleshi
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 100

A rrezikohet Shqipëria nga terrorizmi? Paniku është ngritur ditët e fundit edhe në vendin tonë, por realisht nuk kemi pasur as kërcënim dhe aq më pak ndonjë sulm. Kryeministri Edi Rama dha garanci sot se vendi nuk është shënjestër e sulmeve të tilla dhe se nuk ka vend për panik.

“S’ka vend për panik, për frikë, s’ka vend për të ndryshuar asgjë në rendin e ditës sonë, Shqipëria nuk është as më shumë e as më pak e rrezikuar se vendet e tjera. Jeta vazhdon dhe secili prej nesh duhet ta jetojë atë përditë pa rënë pre e pasigurisë që duan të na kallin ushtarët e shkretëtirës….”, tha Rama.

Gjatë konferencës për shtyp me Donald Tusk, kryeministri deklaroi se janë marrë masat e duhura. “Në Shqipëri është marrë çdo masë e duhur. Jeta do vazhdojë normalisht se s’ka asnjë arsye të veçantë, fakt apo informacion të caktuar që ne në Shqipëri të ndihemi të kërcënuar më shumë se të tjerët”, tha Rama.

“Historia ka njohur mortje edhe më të mëdha se kjo shkretëtirë nga këta njerëz që përçudnojnë fenë. Edhe kjo do ketë fundin që patën të tjerat përpara saj dhe ne shqiptarët do vijojmë të qëndrojmë si pjesë e Evropës së bashkuar dhe të aleancës së madhe të së mirës kundër të keqes. Ajo që ndodhi në Francë duhet të mos lejojmë të na prekë njeriun brenda nesh, vlerat që na kanë përcjellë të parët tanë”, shtoi ai. /Dita/

Share This Article
11 Comments
  • Mjer ne per udheheqes.Dje e bene alarmante se rrezikohemi, nga hijet e shkretetires, sot del qe ushtaret e shkreterires nuk e kane me ne..Po per radikalizmin dhe indoktriminin e te rinjve, shkollat islamike dhe mjekercjapet, asnje fjale.

  • E ç’fare mund e duhet ti bjere me Shqiperize zoti kryeminister?Murtaja ka 25 vjete qe na ka rene ! Mos te harrojme qe edhe ne si Franca kemi shume byth perpjete(nuk di se si lutet Zahua)fale rruges ku kemi hyre e si Franca edhe ne kemi shume shtetas qe kane vajtur ne Siri e qe jane bere pjese e kesaj injorance,me nje ndryshim se nese vendi francez i ka bere qytetare te klasit te pare ,u ka dhene pensione e sot ia shperblejne ne kete menyre ,Ne vetem sa e vadisim kete fare me moskete e krijuara e te pakontrolluara ne kryeqytet e per pasoje ne as nuk dijme sa jane ,ku jane e ç’fare planesh kane!Leri dokrat kur na thua se ne kemi marre masat ,kur te tere jemi te vetedijeshem qe shteti akoma nuk eshte formuar me shtyllat e saj e jo me te funksionoje siç duhet me hallkat e saj!Mos u shkofte mendja ketyre egersirave qe s’kane ç’fare ti bejne gomarit i bien samarit ,se ndryshe “zoti na rruajt,pasi ky popull eshte i pambrojtur nga te kater anet!Apo Ju z.kryeminister keni nje optimizem duke na ngushelluar se “po te erdhi e keqja ,hapi deren”!!!!!!!!!!!

  • Ushtaret e Shkretetires? Ha ha ha, na gajase or Edi! Nuk ka besoj budalla te prese te vije kush nga shkretetira! Ata jane ketu mor zotni, mes nesh! Mos bejme sikur nuk i shohim! Kane dhe uniforme e huqe si ata ” Vellezerit e Besimit ” ne shkretetirat aziatike! Keta jane me mendje e zemer ISIS e prej ketyre te ruhet Shqiperia!

  • NUk ka problem nese del garant ti per femijet e Tiranes, ne te besojme…vetem ler ne garanci failjen dhe femijet e tu..dhe ne te besojme…

  • ju nxoren bojen, dupit te haritos dhe krimbave drejtore
    ne tatime
    dogana
    ne rimbursime recetash,
    tendera
    blej jaguaret, e shiko popullin qe po mbytet njesoj si ne kohen e salisulltanit dhe te ediilir rilindje e pjerdhur,e ndyre, me hajna si i fundit ai i burgut ne korce

    • Shume drejt, po ama terrorristet frikesohen nga Jaguaret, prandaj i ka blere qeveria, jane te domosdoshem per luften kunder terrorrizmit, qe qeveria jone e drejton me se miri duke varferuar me tej shqiptaret.
      Pastaj therret “kujdes armikun”

  • Po ne tashme te keqen ” Kalin e Trojes : e kemi ne cdo qytet ku numuri i tyre shtohet e financohet ne cdo Xhami o miope o tru rrjedhur atje lart ne Shtet e Qeveri . Ne vend qe te vleresohet ne maksimum dhe te marin masa konkrete se Pari – Te lirohen e boshatisen burgjet nga te denuarit ordinere me nje amnisti te pergjitheshme mundesisht me rastin e Festave Te Flamurit e Clirimit te Vendit . dhe se Dyti – Masa Radikale nenshkimi e burgosje per keta djaj te zinj , Te pastrohet gjithe Shqiperia nga Jugu ne Veri .o zhurmazhinjte e ketij kuvendi sigurues .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *