A ka vepruar drejtësia me Lulin?

redaktor

Në këto 24 vite ajo që na ka dëmtuar më shumë në rrugën për të ndërtuar një shtet ligjor, ka qenë sistemi i drejtësisë. Kjo gangrenë e tmerrshme na vë njollën si delja e zezë e Europës. Megjithëse po bëhen përpjekje të mëdha nga SHBA-ja e BE-ja, mos zbatimi i ligjit dhe pandëshkueshmëria mbretërojnë. Por në këtë përpjekje të madhe më bën përshtypje njëri prej politikanëve shqiptarë që quhet Lulzim Basha. Dhe unë si qytetar i thjeshtë po i drejtohem publikisht Bashës si lider i opozitës, ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës, si ish-ministër i Transportit, i Jashtëm, ish-ministër i Brendshëm: a ka vepruar ligji mbi ty ose të kanë ndëshkuar këto organe drejtësie, sepse ke mbi shpinë një mal me akuza të faktuara e dokumentuara, duke filluar nga vjedhja, vrasja, tradhtia kombëtare dhe marrja me dhunë e karriges së kryetarit të bashkisë?

Pra ti Lulzim që çirresh për mozbatimet e ligjeve nga organet e drejtësisë, a mos vallë edhe këto organe nuk kanë vepruar edhe tek ty Lulzim Basha që i ke zhytur duart në llumin e tradhtisë e vjedhjes, të vrasjes e abuzimeve të mëdha me ligjet dhe Kushtetutën e këtij vendi?

Letër e nënshkruar

Bujar Cani

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *