A kanë gojë me fol këto kanione? Lorik Cana dhe Monika bëjnë rafting në Skrapar

entela

Ai është një nga futbollistët më të dashur shqiptar. Kohët e fundit, për shkak edhe të tërheqjes nga futbolli është duke kaluar më shumë kohë në vendin tonë dhe po e njeh më tepër Shqipërinë.

Këtë fundjavë, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika kanë vizituar qytetin e Beratit.

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika
Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika

Sëbashku me disa miq të tyre ata nuk kanë ikur nga ky qytet pa bërë rafting në Kanionet e Osumit në Skrapar.

Cana dhe miqtë e tij i janë bashkuar Albania Rafting Group ku me instruktorët profesionist kanë përshkruar me gomone për 1 orë e 30 minuta lumin dhe kanionet e Osumit.

Për Canën kjo ishte hera e parë që provonte një aventurë të tillë në Shqipëri.

Ndërkohë për Monikën e gjitha ka qenë një eksperiencë e pabesueshme, ku ujëvarat që i janë shfaqur në 12 kilometra lundrim me gomone e kanë bërë që të përjetoi një udhëtim ëndrrash. Sigurisht që Loriku është ndjerë edhe më krenar pasi, bashkëshortja e tij italiane ka parë dhe ndjerë se sa e bukur është Shqipëria, shkruan Dita.

Jo se nuk ia ka treguar Loriku, por është ndryshe kur gjithçka e shikon dhe e prek nga afër.

Bravo Lorik. Këtë fundjavë, Berati ka patur vërtet fat që të priti.

A nuk do të donit edhe ju të ishit në një gomone me Lorikun?

Më poshtë po sjellim ekskluzivisht disa foto nga aventura e Lorik Canës dhe miqve të tij ditën e sotme në Kanionet e Osumit. e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *