Gjykata Kushtetuese,
qe kushti kryesor,
që BE të na fuste,
të paktën në oborr!
Mavrinë e krijuam,
me grindje dhe me sherre,
s’ka pasur më të dobët,
se kjo e kësaj here!
T’i biem drejt në kokë,
është një gjykatë kot,
se dridhet e përdridhet,
po Vendime s’merr dot!
Gjykoi 30 Qershorin,
të themi e gjizosi,
se çështja përsëri,
prapë në Venecia sosi!
Aty për ironi,
të gjithë dolën të marrë,
Venecia këtë çështje,
e ka gjyku më parë!
Nga zyrat e Venecias,
ka dalë e vërteta,
se për 30 Qershorin,
fajtor është shpallur Meta!
Ajo është shprehur qartë,
që më këtu mos zihen,
vetëm në gjendje lufte,
lokalet mund të shtyhen!
Në gjendje lufte s’ishim,
s’kish as halle të tjera,
biles në atë vit,
e bukur qe pranvera!
Dyshoj tek magjistratët,
tek i tyrja inegritet,
ka shenja se ata do të përdoren,
si ushtarë nga tutorët e vet!
Meta flet me siguri,
dhe hiç s’i bën syri dritë,
se me shtatë gjyqtarë aty,
s’është vështirë të bësh llogaritë!
Dhe i ka bërë llogaritë,
raporti është në favor të tija,
ndaj e trashi zullumin,
ndaj i shkoi çmënduria!
Meta tentoi ta fuste vendin,
në një luftë të egër civile,
ndaj mos shkarkimi i tij,
do të qe një gjykim me hile!
A.DUKA
