Nga Shaqir Vukaj
Botuar në DITA
Tashmë jemi mësuar me deklaratat e qëndrimet e Rusisë për problemin e Kosovës. Gjatë dekadave të fundit, veçanërisht gjatë luftës për çlirimin e Kosovës e më vonë kundër njohjes së saj si shtet i pavarur, janë botuar qindra e qindra artikuj e analiza. Janë botuar dhjetëra libra për problemin e Kosovës sa mund të krijohet një bibliotekë e vogël.
Për problemin e Kosovës kanë folur me dhjetëra herë që nga Presidentët Jelcin e Putin, ministrat e Jashtëm Ivanov e Llavrov etj., ku kanë mbështetur hapur Millosheviçin e Serbinë e tani Vuçiçin duke kundërshtuar me të gjitha mënyrat e format pavarësinë e Kosovës.
“Precedenti” Kosovë është përdorur e përdoret nga Moska sa herë ia lyp nevoja. Kështu ajo e përdori për rastin e shpalljes së “pavarësisë” të Osetisë së Jugut, të Abhazisë, me rasti e shpalljes se “pavarësisë” së Donjeckut e Liganskut, apo kur u aneksua Krimeja.
Mua dhe atyre që janë marrë me qëndrimin e Rusisë ndaj problemit të Kosovës nuk na bëjnë përshtypje këto deklarata e qëndrime zyrtare të saj. Në Rusi janë shkruar e folur gjera të pabesueshme kundër shqiptarëve. Është arritur deri aty sa disa herë është folur për “gjenocidin e shqiptarëve kundër serbeve”.
Edhe mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, kur Putini po deklaronte njohjen e dy të ashtuquajturve shtete të pavarur, Republikës Popullore të Donbasit dhe Republikës Popullore të Luganskut, në fjalën e tij, Llavrovi përsëri sulmoi shqiptaret për “gjenocid kundër serbëve”, ku ndërmjet të tjerave tha:
“Gjenocidi është i lidhur dhe me historinë e krijimit të Kosovës, pa asnjë lloj referendumi”.
Por deklaratat e fundit të ministrit të jashtëm Llavrov, lidhur me Kosovën, Shqipërinë e Bosnjë Hercegovinën, pikërisht në këtë periudhë, kur gjithë bota është angazhuar e pret me ankth se çdo të ndodhë dhe a do të sulmohet Ukraina, janë për t’u vlerësuar e marrë seriozisht.
Kështu më 18 shkurt, në një intervistë ai deklaroi:
“Ka informacione se, mercenarë në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë i zgjedhin për të nxjerrë Rusinë nga vetja dhe i dërgojnë, ndërmjet tjerave në Donbas”. Më poshtë ai u shpreh i bindur se “në vendet e Ballkanit Perëndimor po rekrutojnë mercenarë për të marrë pjesë në konfliktet, që “gradualisht ndezin, ndërmjet të tjerëve SHBA dhe të tjerë, që të nxjerrin Rusinë nga ekuilibri”.
Ai gjithashtu deklaroi se mbas ndërhyrjes së NATO-s “Kosova dhe disa pjesë të Ballkanit Perëndimor janë kthyer në fidanishte të krimit. Atje është mbushur me terroristë, narkotrafikantë”.
Me të drejtë lind pyetja: përse Llavrovi përmendi këta tre vende ballkanike, kur dihet se kokëkrisur, aventurierë, mercenarë apo “vullnetarë” me pagesë mund të gjesh në të gjithë botën? Dhe përmendi Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën dhe nuk foli për shembull për Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi që si sllavë, ku ka më shumë mundësi të gjenden njerëz që mund të shkojnë në ndihmë të vëllezërve të tyre sllavë të Donbasit apo Luganskut.
Dhe më kryesorja përse ai kërkoi të implikojë shtetet e qeveritë e këtyre vendeve, për më tepër në këtë periudhë?
Para se të përpiqem të jap ndonjë mendim modest për ato që tha Llavrovi më dt.18 shkurt dhe me 15 janar (që në Shqipëri u kalua në heshtje, pa asnjë reagim) do t’i kujtoj zotërisë se shqiptarët nuk kanë shkuar asnjëherë si mercenarë në Perandorinë Cariste apo atë Sovjetike. Përkundrazi, mercenarët rusë kanë luftuar për llogari të Serbisë në tokat shqiptare.
Dua t’i kujtoj atij zotërie dhe bashkëmendimtarëve të tij se është e vërtetë se në Ukrainë kanë shkuar shqiptarë, por jo si mercenarë. Ngujimet shqiptare në Odesë, Karakurt e Zaporozhje janë të hershme dhe asnjë prej tyre nuk ka shkuar si mercenar, por me sjelljen, qëndrimin, punën e qytetarinë na kanë nderuar si komb.
Jo më kot sot në Odesë (porti kryesor i Ukrainës) dy ndër rrugët kryesore të qytetit mbajnë emrat Rruga e Madhe Arnaute (Shqiptare) dhe Rruga e Vogël Arnaute (Shqiptare).
Jo më kot në faqen e internetit të Bashkisë së Odesës, thuhet se banorët e parë të Odesës kanë qenë grekët, shqiptarët dhe italianët….
Banorët e Karakurtit edhe sot e quajnë veten shqiptarë dhe mbas më shumë se 200 vjetësh larg Shqipërisë kanë ruajtur gjuhen, zakonet e traditat. E kundërta ka ndodhur me mercenarët rusë që kanë luftuar në tokat shqiptare për llogari të Serbisë.
Janë të shumta dokumentet e arkivave ruse për luftërat e përplasjet e mercenarëve rusë me shqiptarët në tokat tona, veçanërisht gjatë luftës për çlirimin e Kosovës dhe luftës në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001.
Dokumente ruse tregojnë se mercenarë rusë janë dukur në tokat shqiptare që herët, madje në vitet 20 të shekullit të kaluar mercenarë rusë kanë marrë pjesë në ndihmë të Gjon Marka Gjonit për shpalljen e “Republikës së Mirditës” që mbështetej nga Beogradi.
Në arkivat ruse ka dokumente që tregojnë për përplasje të mercenarëve rusë, që së bashku me ushtrinë serbe krijonin incidente në kufijtë veriorë të Vermoshit. Tashmë dihet nga të gjithë se Ahmet Zogu u kthye në pushtet me ndihmën e mercenarëve rusë që me paratë e Beogradit përbënin forcën kryesore ushtarake, të pajisur me armët më moderne të kohës.
Sipas kujtimeve të pjesëmarrësve, mercenarët rusë kanë marrë pjesë në operacionin e Drenicës ku u vranë shumë shqiptarë, ndërmjet tjerëve Azem Galica. Aleksandër Pisarevski në studimin “Korpusi rus” rrëfen për krimet e mercenarëve rusë kundër shqiptarëve në Kosovë, gjatë Luftës Dytë Botërore, me pretekstin se “ata persekutonin serbët’.
Zoti Llavrov dhe shokët e tij e kanë “harruar” zellin e dëshirën e flaktë të shumë rusëve që regjistroheshin të shkonin si mercenarë në Kosovë për të luftuar në krah të serbëve kundër shqiptarëve dhe NATO-s.
Dua t’i kujtoj këtij zotërie, se sapo filluan bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë, kudo në Rusi u krijuan Komitete për të regjistruar vullnetarë, përndryshe mercenarë, sepse siç shkruante njëri prej tyre më vonë, ata i paguante Beogradi.
Sa për kujtesë Llavrovit, vetëm tre ditët e para mbas fillimit të bombardimeve të NATO-s, në Rusi janë regjistruar rreth 70 mijë vullnetarë rusë, regjistrim që u ndërpre sepse “Jugosllavia kishte nevojë për specialistë dhe armatime, sepse ushtarë kishte” dhe sepse kërkoheshin specialistë artilerie, aviacioni etj. (Kështu u deklarua atëherë zyrtarisht).
Dhe ç’është më e pabesueshmja, gjeneralë rusë shprehnin gatishmërinë e tyre për të shkuar në krye të këtyre mercenarëve, ndërmjet të cilëve gjenerali Çiçikatov (Komandant i Qarkut Ushtarak të Lindjes së Largët, disa herë më i madh se Ballkani). Dhe Qeveria Ruse nuk ndjehej, madje mjetet e informacionit zyrtar rus, propagandonin e nxisnin për të regjistruar sa më shumë mercenarë…
Shefi i Marrëdhënieve me Jashtë ne Ministrinë e Mbrojtjes gjenerali Ivashov deklaronte zyrtarisht se “Moska do të furnizojë Jugosllavinë me armatime të kohës… si dhe do të studiohet problemi i nisjes së vullnetarëve rusë”
Mercenarët rusë kanë marrë pjesë në të gjitha luftërat e Jugosllavisë të viteve 90-të, por sipas shumë intervistave, shkrimeve, dokumenteve e kujtimeve të mercenarëve që kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës (Gazeta Duel dt.3.9.2003, intervista e Aleksandër Borodoj, Rosijskaja Gazeta, Libri i Oleg Valecki “Veprimet luftarake në Kosmet”, libri i Mihail Poliparkov “Vullnetarët. Ditar Ballkanik” etj.) numri i madh i atyre që kanë marrë pjesë në luftërat e Jugosllavisë ka qenë në Kosovë.
Duke lexuar librat, kujtimet intervistat e disa prej këtyre mercenarëve, rezulton se ata kanë luftuar në zonat më të nxehta, duke u vënë ballë për ballë me luftëtarët e UÇK-së, si në Drenicë, Deçan, Prizren, Rahovec, Koshare etj. Madje siç shkruajnë ata, mercenarët rusë kanë luftuar në zonat më intensive të luftimeve, përfshi edhe në kufirin me Shqipërinë, apo brenda kufirit shqiptar, ku “sulmonin kampet shqiptare”.
Nga kujtimet e tyre rezulton se, në disa raste serbët i kanë përdorur mercenarët rusë për të kryer krime kundër popullsisë civile shqiptare. Një mercenar, që shkruan me pseudonim, pohon se “ai ka qenë dëshmitar në pushkatimin e 36 robërve shqiptarë”.
Siç kanë deklaruar zëdhënës të UÇK-së, shqiptarët disa herë kanë zënë rob mercenarë rusë ose ndërmjet të vrarëve e të plagosurve kundërshtarë ka pasur mercenarë rusë. Kur u vra një kapiten i Ushtrisë Ruse, Ministria e Jashtme ruse, e pohoi zyrtarisht, por deklaroi se ai ishte kapiten rezervë.
Dua të theksoj se sipas ligjeve ruse, mercenarët që merrnin pjesë në luftëra në vendet e tjera duhej të dënoheshin, por, siç kanë pohuar disa nga këta mercenarë, në Rusi nuk është dënuar asnjë nga ata që morën pjesë në luftë kundër NATO-s e shqiptarëve në Kosovë.
Për dijeni të zotit Llavrov, në ndryshim me Rusinë, ata pak shqiptarë që morën pjesë në përbërjen e njësive luftarake të ISIS-t janë dënuar në Shqipëri dhe në Kosovë.
Gjithë këto vite, udhëheqja ruse nuk e ka hequr goje Kosovën, duke e përmendur vend e pa vend, për çdo rast që ajo mendonte se i shërben Serbisë, dhe politikës së saj. Do përmend vetëm rastin e Krimesë. Mbas aneksimin e saj nga Rusia, Presidenti Putin, për të justifikuar pushtimin e saj, tha se “Ne u mbështetëm në precedentin e Kosovës”. Besoj se nuk ka nevojë për komente.
Tepër interesante ishte deklarata e ministrit të Jashtëm Llavrov më dt.15 janar të këtij viti ku ai tha:
“Federata Ruse shpreson se në Donbas nuk do të përsëritet historia e misionit të OSBE në Kosovë. Unë shpresoj se të gjitha shkaqet, që nxitën pjesëtarë të veçuar të OSBE-së të thërrasin një pjesë të monitorëve të këtij misioni , janë të lidhura vetëm me Covidin…
Unë nuk do të dëshiroja që të përsëritej përvoja me e hidhur e OSBE-së e vitit 1999, kur drejtuesit e misionit të OSBE-së në krahinën serbe të Kosovës, shtetasi amerikan, zoti Uoker i fryu vrasjes gjoja të qytetarëve të pafajshëm, në fshatin Raçak. Më vonë u vërtetua se këta qytetarë të pafajshëm ishin luftëtarë të armatosur dhe ishin vrarë në luftë.
Zoti Uoker atëherë pati deklaruar publikisht se ai ishte akt gjenocidi dhe në mënyrë të njëanshme tërhoqi misionin e OSBE-s nga Kosova, çka në të vërtetë u shfrytëzua si pretekst për agresionin e NATO-s kundër ish Jugosllavisë”.
Deri këtu mund të arrijë një ministër i një fuqie të madhe, që pa pikë turpi të sajojë e të gënjejë, kur gjithë bota e pa të filmuar e të dokumentuar me fakte, vrasjen tragjike të banorëve të pafajshëm të Raçakut më 15 janar 1999. Për më tepër e panë edhe zyrtarë rusë, pjesëtarë të misionit të OSBE-së.
Llavrovi atëherë ka qenë përfaqësues i Rusisë në Nju Jork dhe ndoshta “nuk e din” qëndrimin zyrtar të Moskës ato ditë. Masakra e Raçakut e zuri Moskën të papërgatitur dhe e vuri në pozitë tepër të vështirë dhe që nuk kishte si t’i dilte zot Millosheviçit për këtë krim të përbindshëm.
Revista ruse “Vremja” e datës 18 janar 1999 shkruante: “Beogradi e ka vënë edhe një herë në pozitë tepër të vështirë Ministrinë e Jashtme të Rusisë, e cila tradicionalisht ka mbajtur qëndrim proserb. Moska nuk ka shumë dokumente për të mbrojtur aleatin e saj, për më tepër, që në përbërje të misionit vëzhgues të OSBE-së, i cili ka bërë të njohur faktin e ekzistencës së varrit në rajonin e fshatit Raçak, bën pjesë edhe një delegacion përfaqësuesish zyrtarë nga Rusia”.
Sa për kujtesë Llavrovit, Millosheviçi përzuri e zotin Uokër nga Jugosllavia dhe e vuri në pozitë edhe më të vështirë Moskën, prandaj Ministria e Jashtme Ruse, doli me një deklaratë, ku ndërmjet të tjerave pohonte:
“Në Moskë kemi mësuar me preokupacion të madh për vendimin e Qeverisë së RF të Jugosllavisë për shpalljen si person non grata të drejtuesit të misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorit U. Uoker . Një vendim i tillë mund të destabilizojë akoma më shumë situatën në Kosovë.
Udhëheqja ruse i bën thirrje Beogradit të tërhiqet nga zbatimi i këtij vendimi, të krijojë të gjitha kushtet e nevojshme për përmbushjen e detyrave që janë venë para misionit të OSBE-së në përputhje me vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të OSBE-së”.
Dihet qëndrimi i mëvonshëm i Moskës, që, si pa gjë të keqe e “drodhi” dhe gradualisht filloi ta harrojë ngjarjen e Raçakut. Madje me kohë u bashkua plotësisht me qëndrimin e Millosheviçit edhe për Raçakun, dhe arriti deri aty sa paraardhësi i Llavrovit, ish ministri i Jashtëm, Ivanov, deklaroi pa iu dridhur qerpiku se “Ngjarja e Raçakut ishte lojë teatrale e shqiptarëve”.
Llavrovi i “harroi” ato që gjithë bota i kishte parë të filmuara, madje ku kishin qenë edhe përfaqësues zyrtarë rusë, por për interesa të momentit, ashtu si në shumë raste të tjera, iu kthye përsëri problemit të Kosovës e konkretisht ngjarjes së Raçakut.
E kjo në radhë të parë për opinionin e brendshëm, ku politikanë, analistë, historianë e madje ushtarakë (si rasti i gjeneralit Ivashov, i njohur për qëndrimet tepër të ashpra kundër NATO-s e shqiptarëve të Kosovës) shprehen haptazi kundër luftës me Ukrainën.
Do të kthehem tek deklarata e tij dhe përse ai përmendi Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën, për dërgimin e mercenarëve në Ukrainë dhe si fidanishte të krimit, terroristëve dhe narkotrafikantëve”.
Argumenti i tij se këta mercenarë do të nxjerrin Rusinë nga Vetja, në pamje të jashtme duket sa naiv aq dhe qesharak. Por në të vërtetë ai gjuan larg, dhe qëndrimi tij (i Moskës) ndaj Ballkanit, duhet marrë tepër seriozisht… Nuk duhet harruar për asnjë moment se për Moskën zyrtare, e jo vetëm, por për shumë politikanë, historianë, ushtarake rusë: “Historia e Ballkanit është vazhdim organik i historisë së Rusisë, pjesë e ndërgjegjes së saj kombëtare”.
Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se po filloi lufta në Ukrainë (lufta e vërtetë, sepse prej vitit 2014 rajonet e Donjeckut dhe Luganskit janë në gjendje lufte) era e barotit dhe gjëmimet e topave do të dëgjohen në radhë të parë në Ballkan, por jo vetëm do të dëgjohen…
Jo rastësisht ai përmendi Kosovën dhe Shqipërinë. Sipas Moskës zyrtare Kosova është pjesë e Serbisë, dhe herët a vonë duhet t’i kthehet asaj, ose ajo duhet të ketë një status të tillë, që në forma të ndryshme të përfshihet brenda “Botës Serbe” (ide që krahas Beogradit, mbështetet fuqimisht nga Moska).
Dua të përmend deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë Jashtme të Rusisë, Zaharieva pak ditë para fillimit të krizës Rusi-Ukrainë, ku duke iu kundërvënë deklaratave të kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, për mundësinë e bashkimit në të ardhmen, deklaroi:
“Shpresojmë në një reaksion adekuat të tutorëve perëndimorë të projektit të “Shtetësisë” së Kosovës kundër këtij provokacioni të hapur… Është tepër i çuditshëm qëndrimi i Perëndimit, në kohën kur kritikojnë Beogradin lidhur me konceptin e “Botës serbe” që është plotësisht i justifikuar dhe nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.
Koncepti i “Botës serbe” është i vjetër që në shekullin e 19-të, por i riformuluar në vitin 2010 si më poshtë:
“Hapësira e unifikuar historiko-kulturore e popullit serb në tokat e veta etnike, pavarësisht nga kufijtë shtetëror në Ballkan”.
Dihet situata e nderë e krijuar në Bosnjë Hercegovinë si rezultat i politikës së udhëheqjes së Republikës Serpska, me në krye Presidentin Dodik (mik i ngushtë i Moskës) që me veprimet e ligjet e aprovuara kohët e fundit nga parlamenti, çdo ditë e më shumë po e çon drejt shkëputjes së kësaj republike nga Federata… e ku krahas Beogradit , një rol të madh ka luajtur e po luan Moska.
Ndërmjet të tjerave këto janë disa arsyet që Llavrovi u mor me Kosovën, Shqipërinë e Bosnjë Hercegovinën.
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Mendime profesioniste nga një
Ish diplomat i zgjuar dhe i perkushtuar.
Sa të tillë ka Ministria e Jashtme?
A pyeten profesionistë të tillë?
faro
nuk e di sa “profesioniste” janë këto medime,por të garantoj se një “dipllomat” të tillë,unë,dhe unë nuk jam dipllomat,e kisha bërë lesh në një diskutim ballë për ballë!!
shaqja vetëm dipllomat nuk është!!ai ka marrë atë profesion vetëm e vetëm se ka ditur rusisht!gomarllëku i thënë prej tij kur i porpozuian në rusi për të blerë aeroplanë!?është proverbial,për shkallë tmerrësisht të ulët!!
nje¨dipllomat nuk duhet të hyjë në diskutime kote,si ka shkruar këtu shaqja!të jesh dipllomat nuk do të thotë të dish shumë dhe tia “thyesh turitë” kundërshtarit me dijen si lumë,por për ti thënë përgjigjen më të shkurtër pa dhënë informacione shtesë të panevojshme!!
përgjigjia e një dipllomati në këtë rast është e thjeshtë,”ku janë provat?”!
nëse pyetja është e shoqëruar me prova të pakundërshtueshme!?
“paraqitja e nenit të kodit penal për dënimin e atyre që marrin pjsë në luftra jashtë teritorit të shqipërisë dhe pa leje të shteetit shqiptar!”
me kaq mbaron puna e dipllomatit!
“përplasja në fytyrë” e fakteve të tilla se ku kanë marrë pjesë në luftime”rusët si mercenarë”!?
nga laveri do të kishe një përgjigje si këto që të shkruajta më sipër!!
“shteti rus nuk mban përgjegjësi për persona privat”!
Jo vetem shaqua,qe nuk eshte diplomat,qe eshte prezantuar gjate gjithe kohes, me IQ (koeficient i inteligjences)te ulet,por ti thuash dikujt,qe Arnautistani,ka diplomat,ai te beson me shume ,po ti thuash,qe Arnautistani ka kozmonaut!
Por deri sa ketu shkaravisin gjate gjithe kohes muratshabanet,natyrshem qe do nxjerrin koken dhe shkaravinat e shaqos.
Muzhikët përtej Uraleve bashkë me shaqir vukoviç
o eunuk dylberi,thuaji sulltan byçkës ti bëjë ndonjë gojore atij xhuxhit të muzhikëve,se ei e thua dhe ti është “je shpresë për popullin”!!
mos i shto viçin shaqirit kot!!
pavarsisht se ja fut pordhës ndonjëherë shaqja nuk është bastard si ti!!
Dmth Mirdita tradhetare perveçse me Serbine paska bashkepunuar dhe me Rusine.
1. Mirditasit nuk jane tradhetare.
2. Jane njerez te ndershem dhe inteligjente.
3. Mireditasit jane Katolike dhe skane asnje lidhje fetare me Serbet.
4. Mirditasit jane persekutuar jashte mase, me standartet a asaj periudhe tragjike, ne krahasim me zona te tjera.
Amir. Republika e Mirdites u krijua per tiu bashkangjitur Serbise. Packa se me distance gjeografike. Por ky po e thote ketu qe kane bashkepunuar pervecse me serb edhe me rus. Cdo gje e eshte e dokumentuar
1. Nuk besoj qe interesi i kosovareve per mbrojtjen e Donjeckut dhe Luhanskut te kete prioritet ne krasim me interesin e tyre per njohjen e Kosoves nga Serbia.
2. Serbise i prish pune berja e ketyre dy krahinave te banuara me Ruse, pjese e Rusise. Pas kesaj, te kete pretendime per te marre Kosoven do te thote te jete kundra Rusise.
3. Po keshtu, perspektiva ne te ardheshmen per shqiptaret e Maqedonise permiresohet ne menyre te ndjeshme.
4. Nuk mund ti zgjidhe cdo vend problemet e veta me peshoren apo metrin personal. Ne raste te tilla duhet nje meter ne zonen nga perendimi i atllantiku deri ne uralet, pas te cilave fillon Azija.
5. Vendet e hemisferes se veriut duhet te shkojne ne harmoni sepse kane nje nivel te larte civilizimi dhe besoj se do e gjejne mundesine per tu mare vesh per interesat e tyre te perbashketa, qe me kalimin e kohes besoj se do shtohen.
6. Ne qofte se ato i qisin syte njeri tjetrit, kush eshte fitimari, apo fitimtaret qe fitojne nje “lufte me permasa gjigande” pa shkrepur asnje pushke, pa perdorur asnje aeroplan, tank, …….., sulm kibernetik,…..
armir
nuk mund të përgjithsosh një ngjarje(e vërtetë a e gënjeshtërt),me një popull të tërë!!
po të nisemi nga faktet që kemi jetuar,jo të gjithë djemtë e kosovës morën armët për të mbrojtur vëndin e tyre,shtëpinë e tyre,familjet e ttyre,gjatë luftës për çlirimin e kosovës!ndoshta për shkak kohe ao ndoshta për shkak se nuk pati mobilizim të detyruar ushtarak,por shumë të paktë ishin ata që shkuan vullnetarë!!
prandaj kur thua”1. Nuk besoj qe interesi i kosovareve per mbrojtjen e Donjeckut dhe Luhanskut te kete prioritet ….”,flet një budallallëk!!
edhe sikur të ketë me të vërtetë “vullnetarë”,”mercenarë”,”aventurierë” në luftën e ukrainës!?nuk ka asgjë të veçantë!!kemi të bëjmë me zgjedhjen e personave privatë që mund të shtyhen nga “ideali”,nga ana “financiare”,ose thjeshtë “për kënaqsi”!!
njerëz të tillë kanë përgjegjësi private dhe jo shtetrore!!askush nuk mund të akuzojë një shtet për përgjegjsinë e personave privatë!!
shaqja përmënd raste mercenarësh rus në shqipëri!!që për mendimin tim është budallallëk!!sepse ata kanë qënë mercenarë dhe jo forca ushtarake të një shteti të caktuar!!e dimë fare mirë se mercenarët e pas revolucionit komunist të ’18ës në rusi,nuk kishin asnjë lidhje me rusinë!ishin thjeshtë kundërshtarë të shtetit sovjetik dhe nuk jetonin atje!ishin thjeshtë azilantë që u përdorën nga sërbia për të mos vrarë ushtarët e saj!!
armir,për një vënd në luftë,nëse ka para është më mirë të përdorë mercenarë se ushtarë të tij të rekrutuar nga populli!!
çdo vdekje e ushtarit të rregullt pasqyrohet në kutitë e votimit nga familja e tij!
vdekja e mercenarit,nuk pasqyrohet askund!!
reagimi ndaj deklaratave të tilla subdversive,është budallallëk!të paktën shteti shqiptar e ka injoruar tërësisht me të drejtë,si majko dhe shaqja,e kundërshtojnë si persona privatë!!nuk ma merr mëndja se ka ndonjë rëndësi,por prapë hap një farë debati!!
shteti shqiptar e tha fare mirë ne jemi të gatshëm që nën urdhërat e natos të nisim ushtarë ku është e nevojshme!
ndoshta të njëjtë gjë mund ta ket bërë dhe kosova!!
dhe kjo më duket e drejtë!!
gjithë të tjerat janë pordhë syfyri!!
Ky zotni argumenton me fakte (data, tituj,emra autoresh) dhe e ben mire! Shtypi shqiptar, vete gazeta dita ne nje lajthitje populiste botoi nje shkrim per nje shqiptar ne Ukraine, pra Lavirovit nuk mund ti thuash nxorri “mufka” Gazetaria e shendosh, serioze i ben vend vetes! Dit per dit artikuj idiote nga “kam qef me qen diplomati” bejn ate qe gazeta te rreshtohet per opinione diplomatike ke grupi “vari teneqen” ose “merre me long se mishi u maru”
Si media e shtypur gazeta le gjurme ne arkiva . Nje artikull populist nje here per ngacmuar nje debat eshte ne rregull por jo gjithmon si kryetitull!
O VUKA O “qosja ” te dy s’shkojn!
“Qose” esht emerim per nje tip sjellje ,tironsit e dine te tjeret e kan me t’nigjume ose jan fisi i Lises.
o shaq,
ka një gjë fare të thjeshtë!!
jemi në gjëndje lufte dhe e dimë që informacionet nuk janë të sakta!që shpiken informacione për qëllim propagande dhe shtrëmbërohen edhe kur janë të vërteta!!
fare mirë dihet se ka rregulla ndërkombëtare,ka ligje juridike ndërkombëtare e kombëtare!!
shqipëria ka një ligj që dënon pjesmarrjen e qytetarëve shqiptarë në luftëra të shteteve të tjerë!!
pra me këtë ligj shqipëria është e larë juridikisht me të gjithë botën!!
ta zëmë se të gjithë meshkujt shqiptarë shkojnë privatisht mercenarë në ukrainë a në rusi,pa asnjë dekret shtetror të shtetit shqiptar!?
shteti shqiptar nuk ka asnjë përgjegjësi për pjesmarrjen e tyre në ato luftime!!
nëse,në rastin tonë,rusia,zë rob “X… Y….”person dhe paraqet faktet se ky ka marrë pjesë në luftimet që janë bërë ndërmjet ushtrisë ukrainase dhe ruse,atëherë shteti shqiptar e dënon personin në fjalë deri në 15 vjet burg!!dhe kjo vetëm për pjesmarrje në luftë,këtij dënimi mund ti shtohen dhe “krime lufte”!!
kështu që nuk ja vlen të merresh me pordhët e laverit a të putanës!!
nëse kjo “akuzë” paraqitet në një takim zyrtar ndërmjet palëve “rusi-shqipëri”,”rusi-nato”,rusisë i vihet përpara ligji shqiptar që dënon pjesmarrjen e personave privatë në luftra të huaja,dhe mbaron muhabeti!!
në të njëjtën kohë,një person privat që merr pjesë në luftime i paautorizauar nga shteti i tij,nuk ka të drejtën e trajtimit sipas konventave për robërit e luftës!!ai trajtohet si një kriminel ordiner!!
Qeveria ruse nuk interesohet fare per opinione te huaja, Laviri e ka me shum per konsum te brendshem, por ne nje konference shtypi mund fare lehte te thot “ja shqiptaret e shkruan vete “Askush nuk do ta nxjer ata para gjygjit, ai shfajsohet duke bere “detyrat e shpise “Te njejten gje ben edhe Vuka.
Ky Qosja krruhet ama vet me kryeartikuj qe as era nuk i vjen diplomaci !
Nejse e dun “vari teneqen” le ta bejn!
Shumë mirë të mblidhen e dokumentohen provokimet diplomatike me sfond diskriminues të rusisë e moskës, duke u nisur nga plani personal der në planin shtetëror/kombëtar! POR ne kemi politikan e intelektual pra elitë që punojnë për Moskën, pra problemi nuk ësht Putin e Lavrov, por disa Metov e Ramin e Bashiç e Berishov dhe tabor e tyre
Shekullarisht ne kontinentin europian ka ekzistu konflikti ndermjet Rusise dhe Europes per Ballkanin, i cili ka shumicen ortodokse te popullsise si Rusia. Per kete arsy shumica e popullsise se Ballkanit asht e lidhun shpirterisht me Rusine.
Shqiptart, te islamizuem nga Turqia, nuk jane as me Rusine e as me Europen. Pra praktikisht shqiptart jane jasht kontinentit euorpian.
Mbasi Turqia asht fute pyke ne Ballkan dhe nuk asht e lidhun as me Rusine e as me Europen, shqiptart duhet ta ndajne shapin prej shqerit se me cilen pjese te Europes do te lidhen, me Rusine apo me Europen.
Po qe se shqiptart done te vazhdojne te ndjehen te lidhun ma shume me Turqine, ateher ato do te jene gjithmone ne kontrast si me Rusine si me Europen.
dhe ty robt,ku i ke e ku do të të lindin!!
Ti or mik ke nevoj per ca leksione n’shqip nese do t’perzihesh ke shakat tona! Veta e trete ne shumes dhe perdorimi kundrejt nesh i gjinise mashkullore e ben nje pjese te fist tend objekt te preferuar kryqezimi!
Me fjale te tjara ka te drejt 2564
Eshte per te ardhur keq qe deklaratave te fundit te Llavrovit u kundervihen te tilla monologje qaramane, si te jene paguar nga vete Llavrovi! Natyrisht qe nuk jane paguar nga Llavrovi, padiskutim qe edhe ky burre, Shaqir Vukaj, nuk eshte njeri i keq! Por eshte nje cope injoranti, si shumica e shqiptarve sot, duke filluar nga ‘i gjati’ e deri tek me i shkurteri!
Shaqo duhet ta dije se ne te tilla e te gjitha konfliktet marrin pjese mercenare nga shume shtete te ndryshme. Keta mercenare jane ose vullnetare, pra sepse ashtu ua ka thene bindja dhe truri i tyre, ose jane edhe te derguar nga shtetet perkatese, pra soldner, mercenare, informante. Perapara se Shaqiri te shkruante qarjen e tij laramane, duhej te shikonte lajmet e televizioneve shqiptare, te cilat kane treguar se si vullnetare shqiptare kane vajtur per te luftuar ne Donesk dhe Luhansk!
https://www.youtube.com/watch?v=IU3mNTjIEH8
https://www.youtube.com/watch?v=8EUv9deK7X0
https://www.youtube.com/watch?v=Fh_OruNkI3A
Natyrisht qe ne kete mini-konflikt kane vajtur edhe serbe, edhe greke, edhe gjermane, edhe polake, edhe cecene, edhe gjithfarlloj! kuptohet se nder te gjithe keta ka edhe kokshkrete, qe nisen me inisiativen e tyre, por nje shumice e madhe jane te sherbimeve informative te shteteve perkatese. Ne kohen e te ‘gjatit’ keta “vullnetare” ne Ukrahine duhet te jene me se shumti informante te shtetit shqiptar, kjo per faktin se aty nuk eshte lufte fetare, si ne Siri, ku u dynden nje pjese e trushplarve fanatike myslimane! Keto lojra te shtetit shqiptar, te cilat ‘i gjati’ i kryen -padiskutim- si sherbim ndaj “miqve” (kupto: padroneve) te tij, nuk besoj se jane favorizuese per vende te vockla si Shqiperia! Nejse, Shabat, Shaqirat dhe ‘te gjatet’ i kane ne dore keto pune! Ti mbajne vete favoret, apo demet!
“Eshte per te ardhur keq qe deklaratave te fundit te Llavrovit u kundervihen te tilla monologje qaramane, si te jene paguar nga vete Llavrovi! ”
klluf ndoshta nuk janë të laverit,por dëgjoje një herë shaqën kur flet në jutub për rusinë!koqe e vërtetë është!!
“i quan pak a shumë baba”rusët,sikur ta kishte mamin me vete kur bëi një vit universitet në rusi!!
për shaqën ka informata se përse e merr ana ruse,për ty nuk kemi asnjë!!nuk ja kemi idenë se ku mund të kesh gëlltitur atë çorbën e prishur!!
ndonjë kovë plot!!
Pse Shaqir Bejto Faslia Vukaj nuk ka bere nje shkrim te tille:
A kanë shkuar mercenarë musliman nga Shqipëria e Kosova” të luftojnë per ISIS ne Siri?