DITA! Mjeku specialist më rekomandoi të kryej disa analiza për të vlerësuar gjendjen time shëndetësore me një kompleks sëmundjesh. Meqenëse këto analiza nuk bëheshin në laboratorin e poliklinikës së lagjes, sipas rekomandimit u drejtova në qendrën e konsultave në QSUT “Nënë Tereza”. Skandal i vërtetë! Mbi dy orë në radhë për të planifikuar një datë analizash dhe ajo do të jetë pas 4 muajsh. Përse vlen kjo analizë, ndoshta deri atëherë jemi harruar. A ka logjikë shkencore kjo? Drejtoria e spitalit dhe Ministria e Shëndetësisë të mos tallen me të sëmurët. Nini, Tiranë.
