Përgatitja e ndeshjes së sotme me Danimarkën nuk ka kaluar pa probleme. FSHF jo vetëm që i ka hedhur me vonesë në treg biletat, por ka nxjerrë edhe një numër të kufizuar.
Meqë të shtunën do të inaugurohet në një ndeshje zyrtare edhe “Elbasan Arena”, ka bërë që FSHF të shpërndajë bileta pa fund për administratën. Bëhet fjalë për bileta që janë shpërndarë falas.
Kjo ka irrituar tifozët e thjeshtë, të cilët, në pamundësi për t’u ankuar diku, kanë zgjedhur ironinë nëpërmjet rrjeteve sociale.
Nëse nuk do dëgjoni oshtimën e stadiumit kujtohuni që kanë shkuar zyrtarë me kollare që më shumë do bëjnë selfie për Facebook sesa do të mbështesin kombëtaren tonë që luan një ndeshje të rëndësishme për eliminatoret e Europianit 2016.
Facebook SPY, rubrika e fundjavës në DITA
