EKONOMIA ZOMBI
Katër simptomat kryesore të krizës ekonomike që ka mbërthyer Shqipërinë, që nga viti 2011, janë: pamundësia për marrje kredie; rënia e kërkesës agregate; papunësia e lartë dhe niveli i ulët i investimeve të huaja. Pas goditjeve të jashtme nga Recesioni i Madh dhe nga kriza e borxheve sovrane në Greqi dhe Itali (partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë), rritja ekonomike ka qenë e parëndësishme – afërsisht 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB)- krahasuar me madhësinë e ekonomisë.
Rezultatet e menjëhershme ishin shumë të dhimbshme: Investimet e huaja u thanë, remitancat nga diaspora shqiptare u ndalën dhe, “flluska” e tregut të banesave plasi – tre kontribuesit kryesorë të rritjes ekonomike që nga viti 2000 (duhet shënuar se deri në vitin 2010 rritja mesatare ishte 6% e PBB-së). Si pasojë, niveli i borxhit të keq u rrit në 25% të totalit të kredive sepse pati një ngadalësim të fuqishëm në rrjedhën e transaksioneve, një prirje që vazhdon dhe intensifikohet. Si rezultat, ka presione të forta deflacioniste, të cilat do të intensifikohen për shkak të mungesës së vendeve të reja të punës dhe kredisë. Vetëm në vitin 2015, kredia e re për bizneset ra me më shumë se 13% në krahasim me vitin 2014.
Ekonomia e Shqipërisë mbetet një nga ekonomitë më të varfra në Evropë, me PBB-në më të ulët për frymë, në rreth 1/3 e mesatares së shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. A nuk është kjo një krizë në vetvete? Tragjikisht perspektiva për rritje ekonomike mbetet e zymtë dhe, në raportin e saj të fundit, Banka Botërore parashikon një rritje të PBB-së në 3.5% deri në vitin 2018. Potenciali i rritjes së ‘kapjes’ trishtimisht nuk po realizohet. Rritja është e nxitur kryesisht nga një projekt shumë i rëndësishëm energjetik – që është gazsjellësi Trans Adriatik, i cili për fat të mirë kalon edhe te ne.
Unë e kam përshkruar ekonominë shqiptare si një “zombi” që u la të ‘ngordhë’ nga koalicioni i ish-kryeministrit Sali Berisha me Ilir Metën. Mosveprimi dhe qeverisja e keqe e Berishës shkaktoi përkeqësimin e katër simptomave të sipërcituara. U bënë përpjekje për të përmirësuar treguesit e të bërit biznes – dhe janë duke u bërë nga qeveria e re e koalicionit të kryeministrit Edi Rama dhe Ilir Meta, por tërheqja e ekonomisë mbetet kokëfortësisht e ulët. Në fakt, Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku mjedisi i biznesit është përkeqësuar që nga viti 2011.
Situata ekonomike që Rama trashëgoi në vitin 2013 ishte me të vërtetë e tmerrshme. Ai e përshkroi ekonominë si të rrënuar nga ‘kancerat’ në çdo sektor, dhe menjëherë filloi të operojë në të gjitha ‘kancerat’ në të njëjtën kohë; ndonjëherë duke ndërhyrë thellë, si në sektorin e energjisë dhe, në raste të tjera, vetëm duke kruajtur në sipërfaqe, si në sektorin bankar. Megjithatë, ekonomia vazhdon të rritet nën potencial dhe unë argumentoj se kjo është edhe për shkak të ‘shok’-ut që ekonomia po përjeton nën udhëheqjen e tij.
Qasja që Rama ka zgjedhur është një qasje e rëndë: terapi ‘shok’-u për stabilizimin fiskal dhe reforma të thella strukturore të shpejta. Mundet që edhe të kuptohet tundimi për të ndjekur verbërisht këtë qasje, kur ajo është këshilluar nga institucionet financiare ndërkombëtare si FMN-ja dhe Banka Botërore. Por cilat janë kostot kalimtare të këtyre reformave strukturore në kontekstin e ekonomisë ‘zombi’?
Reformat po provohen si të pafavorshme për rimëkëmbjen ekonomike dhe potencialisht mund të shkaktojnë një recesion tranzitor, sepse reformat strukturore janë subjekt i problemit të ‘mospërputhjes kohore’. Ekonomia dhe agjentët e saj kanë nevojë të shohin përmirësime të shpejta dhe të kenë një pikëpamje optimiste për të ardhmen, para se të pranojnë reforma të kushtueshme strukturore. Kryeministri Rama po kërkon që shqiptarët të pranojnë humbje afatshkurtra për premtimet afatgjata të përfitimeve, një situatë që shumë nuk mund ta përballojnë.
Për të kthyer rritjen e lartë ekonomike, dhe besimin dhe optimizmin në ekonomi, së pari duhet të adresohen çështjet tona të kreditit të shtrënguar, kërkesa agregate e ulët dhe papunësia e lartë. Vetëm atëherë, pasi të kemi trajtuar këto çështje atraktiviteti i ekonomisë do të përmirësohet – dhe për pasojë do të rrisë nivelin e investimeve të huaja. Kur ekonomia është ringjallur, do të ishte edhe momenti më i mirë për të zbatuar gradualisht reformat strukturore.
POLITIKA
Aleanca për një Shqipëri Europiane u votua nga një shumicë dërmuese në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 për një ‘rilindje’ të ekonomisë dhe të shtetit, për të forcuar sundimin e ligjit, dhe për të përmirësuar standardet e jetesës së qytetarëve. Programi për “rilindjen” e Shqipërisë ishte një program social demokratik, por qartësisht jo realist, pasi në fund të fundit nuk arriti të kuptojë fuqinë e politikës monetare dhe të financës. Ku jemi sot? Premtimet për shërbime falas të kujdesit shëndetësor po ballafaqohen me rritjen e privatizimit në shërbime, dhe ka pak shenja nga ato 300.000 vende të reja pune të premtuara.
Për më tepër, pasi Rama erdhi në pushtet, ai ka huazuar nga tregjet e jashtme financiare rreth 1.2 miliard $, por pak nga këto para kanë rrjedhur në ekonominë reale. Qeveria ka shpenzuar buxhetet e saj për shlyerjen e borxheve ndaj kompanive të ndërtimit për projektet e infrastrukturës të porositura nga Berisha, për reformën në energji – duke përfshirë edhe investimet në rrjetin e shpërndarjes, për projektet për rigjenerimin urban dhe, për reformat e qeverisjes së mirë. Duhet thënë se ende nuk ka pasur ndonjë projekt të ri të madh infrastrukturor, ndonëse ka një vizion për autostradën e Adriatikut dhe ndërtimin e një aeroporti të ri ndërkombëtar në jug të vendit, por saktësisht se si këto do të mund të financohen, mbetet e paqartë. Si pasojë, Shqipëria mbetet destinacioni më i shtrenjtë evropian për të udhëtuar, që ndikon në aftësinë e saj për të zhvilluar një sektor të fuqishëm të turizmit, ashtu si e kanë bërë vendet fqinje.
Tani fokusi politik është për reformën në drejtësi – një kusht kryesor për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në, si dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Por, asgjë nuk është duke u bërë për të rritur kërkesën agregate dhe për të lehtësuar kredi-marrjen. Si mund të jetë kjo kur niveli i konsumit ka rënë me rreth 3% në vitin 2015 në krahasim me vitin e mëparshëm!?
Vetëm pas një viti në detyrë, Guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë (BQSH), Genti Sejko, është duke vlerësuar opsione të tjera përveç uljes së normës të interesit për të 15-ën herë, që prej vitit 2013. Mungesa e një strategjie për të përdorur politikën monetare në favor të ringjalljes së ekonomisë është e papërgjegjshme dhe gjithashtu është një gabim tragjik. Në vend të kësaj BQSH është e zënë me skandale: Ardian Fullani, ish-guvernatori, u arrestua më 5 shtator 2014, pasi një punonjës i BQSH rrëfeu për vjedhjen e 5 milion euro (ai u lirua kohët e fundit nga Gjykata e Apelit).
Ndërkohë, Kryeministri Rama është duke zbatuar reformat strukturore shumë shpejt, por pa investime të konsiderueshme publike dhe pa kompensime. Kjo ka dëmtuar tashmë rimëkëmbjen ekonomike nga goditjet e jashtme. Sistemi i taksës progresive 15% u zbatua menjëherë pasi ai erdhi në pushtet (duke zëvendësuar një taksë konkuruese të sheshtë prej 10%). Si rezultat i kësaj, të ardhurat tatimore dhe doganore janë duke përjetuar defiçite të larta, prej rreth 5-10%. Kjo ndikon direkt në aftësinë e qeverisë së tij për shërbimin e borxhit të lartë publik (73% e PBB-së).
Në shtator 2015 Kryeministri Rama, nën presion nga FMN-ja, për të përmbushur objektivat buxhetore, deklaroi fillimin e një aksioni kombëtar për formalizimin e ekonomisë. Kjo politikë ka kuptim, kur merr në konsideratë se ekonomia “gri” në Shqipëri, mund të jetë në fakt sa 20% dhe më shumë e ekonomisë. Megjithatë, shpejtësia me të cilën ky formalizim po zhvillohet është duke rezultuar në falimentimin e bizneseve të vogla, që përbëjnë një pjesë jetike të ekonomisë shqiptare.
Kontrasti ndërmjet shtetit dhe ekonomisë në vend është një përballje in extremis: prandaj, ekonomia duket se po reagon për keq nga veprimet e Ramës. Dëshpërimi i situatës pasqyrohet edhe nga fakti se vetëm në vitin 2015, më shumë se 52,000 shqiptarë (jo vetëm nga Shqipëria) aplikuan si azilkërkues në Gjermani. Nevoja për të kërkuar mundësi gjetkë është rikthyer, duke kontribuar më tej në problemin e “rrjedhjes së trurit”.
FUQIA E FINANCËS
Stabiliteti makroekonomik mund të arrihet më mirë, nëqoftëse reformat strukturore zbatohen shumë më gradualisht. Për një qasje të suksesshme graduale, së pari do të duhet të rritet ekonomia me çdo mjet, me mjete fiskale dhe me mjete monetare, për të kthyer rritjen 6% të PBB-së në vitin 2016. Skemat e kredi-lehtësimit mund të jenë instrumenti më i mirë për të arritur këtë, dhe një mandat i ri intervencionist për BQSH kjo është e nevojshme. Vetëm atëherë pasi ekonomia të jetë ringjallur, mund të zbatohen reforma të thella strukturore.
Nevoja për të stimuluar kërkesën dhe kreditimin provokon një debat, që shkon përtej teknikaliteteve ekonomike të pyetjeve në lidhje me përgjegjësitë gjithëpërfshirëse të qeverisë. Por justifikimi për një politikë të tillë duhet të kapërcejë logjikën ekonomike, në qoftë se ajo është për të fituar mbështetje politike. Ka shumë metoda të propozuara që mund të përmirësojnë shkëmbimin e inflacionit dhe prodhimit në politikën monetare.
Një rol më të madh për qeverinë dhe BQSH kërkon një mision mbizotërues, si një paketë stimuluese për të rikthyer rritjen 6% të PBB-së në periudhën afat-shkurtër dhe afat-mesme. BQSH ka nevojë urgjente për një mandat të ri, për të zëvendësuar objektivin konservator të inflacionit, me një objektiv më zhvillues të rritjes ekonomike apo të punësimit. BQSH duhet të lejojë një nivel më të ulët të përkushtimit ndaj inflacionit, dhe për të prodhuar një stimul monetar për të rikthyer besimin në ekonomi, edhe për të stimuluar si konsumin e brendshëm ashtu dhe investimet.
Lehtësimi sasior nuk është i përshtatshëm për Shqipërinë, për shkak se të gjitha bankat tregtare që operojnë në vend janë të mirë-kapitalizuara. Në vend të kësaj, BQSH duhet të veprojë si garantues për skemat kredi-lehtësuese dhe të ketë iniciativa të tjera për të rritur kërkesën agregate dhe investimet. Kjo është për shkak se, ka pak hapësirë për një stimul fiskal në vend.
Në fund të muajit Janar, qeveria nënshkroi një marrëveshje me Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH), për një skemë kredi-lehtësuese për agro-biznesin. BERZH është garantuesi, kështu që rreziku është i ndarë. Edhe pse kjo skemë është e mirëpritur (megjithëse është e vonuar) problemi është se nuk është pjesë e një strategjie kombëtare për të lehtësuar kredi marrjen. Shqipëria ka nevojë jetike për skema të tilla.
Qeveria, në partneritet me BQSH dhe bankat tregtare, duhet të krijojnë skema kreditimi për të ndihmuar, për shembull, çiftet e reja për të blerë shtëpinë e tyre të parë (një grup-moshë që në fakt mund të ringjallë tregun e banesave). Për shkak të nivelit të zhvillimit në Shqipëri, është gjithashtu e rëndësishme që të gjithë aktorët financiarë të punojnë për të zgjeruar mikro-financimin në zonat urbane dhe rurale. Ata duhet të marrin në konsideratë krijimin e një banke të re publiko-private ose edhe vetëm publike për sipërmarrësit dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Gjithashtu duhet të inkurajohen iniciativat ‘Crowd-funding’. Kjo do të mbështesë ndryshimet strukturore që kanë për qëllim zhvillimin e fuqisë punëtore në përputhje me kërkesat specifike të teknologjisë moderne – një mënyrë për të dalë nga papunësia e të rinjve.
Unë jam pesimist dhe nuk besoj se këto ide do të zbatohen nga koalicioni në pushtet, për shkak se pas më shumë se dy vjetësh në pushtet, është e qartë se prioriteti i Kryeministrit Rama nuk është për të rritur ekonominë dhe buxhetet familjare, por për forcimin e shtetit. Ai beson se kjo do të stimulojë ekonominë, por fatkeqësisht kjo gjë është provuar të jetë e pavërtetë, të paktën në periudhën afat shkurtër dhe afat mesme. Për më tepër, FMN-ja dhe Banka Botërore vazhdojnë të mbështesin qasjen, që ata i kanë këshilluar Kryeministrit Rama.
FMN-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm në Shqipërinë post-komuniste, por historia tregon se ky rol ka patur rezultate si pozitive dhe po ashtu edhe negative. FMN-ja sugjeroi terapinë e ‘shock’-ut për liberalizim, stabilizim dhe privatizim, në vitin 1993 – e cila krijoi terrenin për skemat “piramidale”, rënia e të cilave çoi në anarki civile, në vitin 1997. FMN-ja sugjeroi terapinë e ‘shock’-ut për stabilizimin monetar në vitin 1998 dhe sanksionoi stabilitetin e çmimeve si ‘golin’ e vetëm të BQSH – e cila ka krijuar një institucion që përdor mandatin e stabilitetit të çmimeve për të justifikuar mosveprimin ndaj ekonomisë ‘zombi’, dhe përdor pavarësinë institucionale për të pasuruar më edhe elitën politike dhe ekonomike në shqipëri.
Edhe pse stabiliteti makro-ekonomik është një domosdoshmëri, ai mund të arrihet më mirë në qoftë se strategjia është rritja e lartë ekonomike. Kjo qasje është shumë më e drejtë ndaj qytetarëve.
Arsyeja kryesore se përse nuk ka pasur stimuj fiskalë dhe monetarë në Shqipëri, që nga viti 2011 (dhe pse terapia e “shokut” e konsolidimi fiskal është duke u zbatuar), është sepse nuk ka kosto audience për politikat në debatin që bëhet në Shqipëri. Politika publike mbetet vetëm tempulli i disave. Arsimi dhe mediat tona janë të korruptuar dhe joprofesionalë; kështu që nuk mund të “edukojnë” qytetarët. Prandaj Rama nuk u përball me dilemën nëse stabilizimi fiskal dhe reformat strukturore duhen zbatuar shpejt apo gradualisht.
Partitë kryesore politike duhet të arrijnë një konsensus për një mandat intervencionist për Bankën Qëndrore dhe idetë e tjera të përshkruara më lart, për të kthyer rritjen 6% të PBB-së në periudhën afat shkurtër dhe afat mesmë.
*Botuar në revistën NEW EASTERN EUROPE në 22 janar 2016. Epidamn Zeqo ka studiuar në Angli, i diplomuar me një MSc (Master Shkencor) për Politika Ekonomike nga London School of Economics dhe një MA (Master Arti) për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Histori Moderne nga Universiteti St Andrews në Skoci. Ai jeton dhe punon në Londër.
Epidami apo ‘epitafi’ Zeqo i rrofshin masterat se nuk di nga pjerdh gomari per ekonomine e Bathores!
Si mund te flitet per ”rritje ekonomike’ ne nje vend kur nuk ka as ‘baze ekonomike’ te shkaterruar sipas teorise ‘antishkencore’ e anti shqipetare te terapise se ‘shokut’!?
Si mund te flase nje Epitaf per ”rritje ekonomike’ ne nje vend kur nuk ka ‘EMER SISTEMI EKONOMIK’!?
Si mund te flitet per ‘rritje e strategji ekonomike’ kur ketu 25 vjet nuk eshte zbatua ASGJE as nga sistemi ish ‘socialist’ i ekonomise se centralizuar dhe as nje PARIM i te ashtuquajtures ‘ekonomi e tregut’ por vendi ka 25 vjet ne duar te injorances e hajduterise mbi bazen e parimeve te ìLirise se tregut te Lirise se hajduterise se Salise’?!
Si mund te flitet per rritje ekonomike ne nje vend kur tere Analfabetet e ekonomise me tituj profesore e me mastera varur ne gjoks nuk folen 25 vjet as per ekonomi,as per buke as per reforma te sistemit financiar,bankar por ne gjendje ‘deliri psiqik’ propoganduan antiekonomine e me termat IDJOTE’ ‘BIZNES’,’MONOPOL’,’KONÇENSION’,AFFERE etjjjjj qe ne thelb jane varri i ekonomise e zhvillimit e qe per fatin e keq te shqipetareve alabaket e ekonomise e hajdutet e politiqise nuk dine as ti perkthejne ne gjuhen shqipe e te pakten nga turqishtja qe fjala ‘BIZNES’ perdorur 25 vjet nga mengjezi ne darke qe ‘pjell’ monopolet perkthehet Allishverish,xhambasllik,maskarallik…..e nuk ka asgje te perbashket me 3 parimet themelore te ekonomise se tregut:MERITOKRACI,BARAZI MUNDESISH KONKURENCE per kundrazi lind KLIENTALIZEM,NEPOTIZEM regres mesjetar!
P.S e nderuara redaksi,
Mire qe na servirni keto shkrime po te pakten mos na permendni titujt e masterat qe nuk ka ngelur idjot pa i marre e qe nuk kane mbaruar as shkollen fillore te nivelit para ’90!
Ne krrizen qe filloj ne 2008 mbreteresha e Anglise ku jeton ky ‘Epitafi ‘ ne shkollen qe paska ‘blere’ edhe masterin tha:’si ka mundesi me kaqe ‘Nobeliste’ kaqe vjet muk na u tha asgje per kete gjendje kaqe te rende,-ne nje kohe kur ne Amerike e gjetke -shume kompani apo ndermarje falimentuan pikerisht atje ku drejtonin ‘nobeliste’ me emer imagjino ne Bathore ku nobelistet e ekonomise jane Sudet,Alimuçat,Mziu etj dhe llogarite ua bejne Malajt,Naçi ,Muçi etj.——-E informacioni shqetesohet kush do konkuroje piktorin Rama per KRYETAR!? ‘Perendi!Ku je?Migjeni
Komenti mund te ishte shume me i vlefshem pa fyerjet dhe sulmin mbi personin qe ka shkruajtur artikullin.
Z. Kolonja,
Mendoj qe komenti juaj do kishte me shume vlere nqs do ishte thjesht limituar ne analizen e shkrimit. Fyerjet ndaj autorit tregojne banalitet dhe cmire qe nga mendimi deri ne shprehjet tuaja..
Sa turp, qe kemi njerez kaq banale! Nqs nuk jeni dakort me autorin, mundet te behen verejtje, por jo sharje banale!
Sa turp qe flet me fjale banale
Ti o zoti Kolonja duket qe e paske te blere diplomen dhe keshtuqe nuk e mendon dot se diploma nuk mund te blehet; nuk e kupton dot qe ne boten e qyteteruar nuk mund te imagjinohet qe te blehen diplomat, por diplomat fitohen me shume sakrifica e me shume mundim.
Epidamn Zeqon e pergezoj per mendimet e qarta dhe per shkollimin e shkelqyer. Djem te tille duhet te drejtojne Shqiperine.
O zoti Kolonja, ke shume te drejte kur thua te mos permenden titujt e masterat. Diplomat e blera jane ne mode. Me diploma fallco kemi ministra, deputete, drejtore, gjykates, etj etj
Ky stil pelqehet, prandaj ne shkojme gjithmone perpara..
Turp turp turp turp turp turp turp njeqindmije here turp
O Zoteri, si ka mundesi qe shkruan ne kete menyre. Dmth te gjitha fjalet e hedhura jane futja kot, pa mendim, pa llogjike dhe qe nuk kane fare lidhje me shkrimin e ketij djali te ri, patriot, te zot e te talentuar
Artikulli esht shum preciz dhe i thjesht per te kuptuar. Komplimente. Pika qendrore esht qe terapia e shokut ka dekurajuar njerezit (familjet) dhe ekonomine ne pergjithesi. Kjo duhet te ishte pikerisht gjeja e fundit per tu bere. FMN ka krijuar shpesh situata katastrofike ne vende te ndryshme (shif vendet e amerikes latine) me kerkimin me cdo kusht te disiplines buxhetore dhe stabilizimit te cmimeve (inflacionit). Ne vend te kesaj, shteti Shqiptar, duhet te bente nje kanalizim dhe nje dirigjim te investimeve te coroditura te parave te pista (apo te padeklaruara) dhe te emigracionit (me projekte konkrete). Qytetaret dhe bizneset duhet te ndjenin pikerisht nje lehtesim te lakut (me ulje taksash, lehtesim byrokracirash, caktimi i nje minimumi jetik, investime ne dy apo tre sektore si industria bujqesia dhe turizmi) ME OBJEKTIVIN MADHOR QE TE KRIJOHESHTE NDJENJA TEK QYTETARET APO BIZNESET E NJE RRITJE TE FUQISE BLERESE DHE INVESTUESE. PIKERISHT KJO DUHET TE ISHE BERE, DUKE PAGUAR DHE CMIMIN E NJE DESTABILIZIMI TE PERKOHESHEM TE CMIMEVE, RRITJE TE BORXHEVE TE BUTA ME PROJEKTE QE DO TE BEHESHIN FITIMPRURESE ME VONE (DUKE U TATUAR PER TE RIKUPERUAR INVESTIMIN, shif projekte ne Korene e Jugut).
Kjo situate e krijuar, duke konsideruar nje sistem drejtesie te korruptuar ku nuk mund te gjesh te drejten, ka bere qe bizneset familjet te behen konservatore edhe ke blerjet e nevojave baze (shporta). Me cudit dhe me habit se si mund te behen politika kaq te gabuara nga kjo qeveri. Shpesh here me cudit fakti qe ka plot te dipllomuar qe kan studiuar modele ekonomike konkrete dhe keta injorante qe kemi per administrator te shtetit (keto 25 vjet) nuk kerkojne pervojen nga studentet qe kan mesuar me detaje aplikimin e modeleve konkrete te ekspansjonit ekonomik (shembulli i artikullit krijimi te nje banke publiko-private qe do te shtonte likuiditetin per njerezit meqe bankat private bejne kredi selektive dhe bejne korrupsjon dhe ke dhenja e kredive, ose ulja e nivelit te detyrueshem te depozitave te bankave te nivelit te dyte prane Bankes qendrore, krijimi i nje fondi shteteror per rrijtje (Qatar, Singapore).
Pra lehtesimi i politikave fiskale dhe nje politik monetare ekspansive do te ngrenin ekonomine dhe inkurajonin konsumin dhe biznesin dhe jo e kunderta!
Dhe si investim afatgjat shteti te fokusoheshte ke tre sektor strategjik (shtyllat e rritjes ekonomike te qendrueshme afatgjata) ku mund te ishte konkurrues ne rajon te pakten (nje sektor industrial (hidrokarbure, minjera), sektori i bujqesise me formimin dhe inkurajimin me banka agrare efektive edhe jo sa per sy e per faqe, ne turizem me infrastruktura te duhura dhe jo alla shqiptarce). Vetem pas ketyre etapave, shteti do te rikuperonte investimet me ane te vjeljeve te taksave sic po ben tani, por me te vetmin ndryshim se tani shteti dhe kjo qeveri po tenton te rikuperoj lek aty ku ska (duke i hequr dritat 93 vjecareve kur KESH dhe energjia shqiptare esht vjellur dhe eksportuar duke mush me pare politikanet).
Thelbi i kesaj i Dashur Zoti Zeqo esht qe keta e dijne shum mire qe po te vijne njerez si ju ata skarcohen nga inkompetenca ose me keq perfundojne te varur per tradheti kombetare e qellimte sepse kan dashur te ruajne bythen e tyre duke mbajtur injorant qe s’hapin goje ose palo kurvash e kurvare pordhalec neper emisione ordinere qe mjaftohen duke i shitur tangerllik fukarenjeve me veshjet firmato ose me ca kocka qe i ka dhene ky pushtet 25 vjecar.
Nese keta kan menduar se do dominonin perjetesisht duke mbajtur njerezit e varfer dhe te pafuqishem, e kan gabim. Sot me shum se kurre situata dhe rrethanat jan evidente dhe nuk esht e larget dita kur Shqiptaret do te zgjohen (sikur edhe nje pjese e atyre qe jan mjaftuar me nje kocke te qelbur nga pushteti keto 25 vjet)!
PER KE VEND,PER KE EKONOMI E PER Ç’FARE STRATEGJISH FLITET PAS NJE ÇEREK SHEKULLI KUR 2 MILION SHQIPETARE JANE ARRATISUR,2 MILION TE TJERE PERJETOJNE MJERIMIN MIGJENIAN E SIPAS GRUP MOSHAVE 1 MILION (ajka e shqipetarizmes sipas grup moshave)KA NDERRUAR JETE!?
Përgëzoj autorin e shkrimit për analizën që i bën situatës së rëndë ekonomike të trashëguar në vendin tonë. Krahas të tjerave autori si studjues e me kurajo hedh dritë edhe në pa aftësinë shtetit e ndërhyrjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar me diktatin e tij .Diktat i cili në Shqipëri nuk gjen kundërshti nga specialistët në fushën ekonomike për motive të trashëguara nga sistemi ish diktatorial dhe fanatikëve që ngrohin karriket e partive politke e në parlament ,.
Eshtë një mangësi e cila i pret rrugën
Analize e shkelqyer e Epidamnit. Problemi eshte kush e degjon.
I dashur Epidamn, nuk te njoh por te pergezoj per te gjitha shkrimet qe ke botuar. Te lumte!
Ke qene i pari qe ke guxuar te kritikosh keqfunksionimin e bankes se shtetit.
Problemi eshte se qeveritaret tone nuk e kane pasur e nuk e kane mendjen tek puna.
Doja vetem te pergezoja kete djale te ri, mjaft kurajoz e profesional! Te lumte, Epidamn!
Per fat te keq Shqiperia nuk i do njerezit e ditur!
Turp per disa komentues, qe fyejne pa baza!
Bravo Epidamn! Bravo per kurajon, per profesionalizmin dhe per analizen e thelle! Nuk duhet te jemi pesimiste, por te besojme e te luftojme per reforma pozitive ne vendin tone! Vendi duhet drejtuar me dije e jo me diploma falco dhe me servile!
Ti, o djale, qe quhesh Epidamn shkruan shume bukur per problemet qe ka ekonomia ne Shqiperi. Une te pershendes me respekt, sepse kam lexuar gjithshka ke shkruar e gjithshka ke propozuar.
Sapo e lexova kete shkrim te shkelqyer. O djale ti i duhesh vendit ne drejtimin e shtetit, qe tebehen reforma per daljen nga kriza. Problemi eshte qe per fatin e keq te tij vendi drejtohet nga njerez pa shkolle.
Ekonomia jone nuk ka pasur e nuk ka asnje strategji dhe kjo eshte e turpshme per te gjitha qeverite e ketij cerek shekulli. E falenderoj Epidamnin, qe perpiqet te thote nje mendim shume te vlershem, mendim qe duhet te merret parasysh nga qeveritaret tane. Bravo Epidamn, qe na orienton edhe ne me nje mendim te hapur per zhvillimin e ekonomise sone.
Lexova kete shkrim dhe rilexova shkrimet e tjera te botuara nga Epidamni ne mediat shqiptare. Kam vetem per te thene qe ketij djali i lumte qe ngre probleme delikate e shume te rendesishme. Keshilltare te tille i duhen qeverise tone.
Per mendimin tim ky djale duhet te ishte minister i ekonomise, qe te bente reforma. Ne kemi minister ekonomie me diplome per anglisht. Hahahahaha. Me qesh e me qa.
Mire i pat thene Fatos Nano Arta Dades: Ty me te heq anglishten del me tetevjecare.
Me pelqeu artikulli, ka shume pika qe i perkasin formimit anglosaxon, sidomos per sa i perket mungeses se efikasitetit te terapise se shokut dhe rritjes se kreditimit qe per mendimin tim eshte celsi i zgjedhjes se krizes aktuale, duke rritur kreditimin do sillnim rritjem e investimeve qe do sillte rritjen e punsimit qe do sillte rritjen e shpenzimeve qe do conte ne rritjen e kerkeses agregate dhe eventualisht ne rritje ekonomike. KJO MUND TE REALIZOHET VETEM ME NDARJEN E PERGJEFJESIVE TE BANKES QENDRORE DUKE I HEQUR BSH PERGJEGJESINE MBI BAKAT E NIVELIT TE DYTE DHE DUKE I LENE VETEM PERGJEGJESINE PER STABILITET MONETAR, GJE QE DO TE LEHTESONTE ME SHUM PUNEN E BSH DHE DO TE MUNDESONTE MIRFUNKSIONIMIN E BANKAVE TE NIVELIT TE DYTE DHE RISTRUKTURIM E NPL OSE SIC NJHEN NDRYSHE BED DEPT.
I dashur Epidamn, nuk te njoh, por po te te takoja do te beja shok, qe te mesoja prej teje! Te lumte per mendjen e kurajon!
Rrofsh o djale, se na hape syte. Dmth mund te kete zgjidhje per dalje nga kriza. Po pse keta politikanet tone nxijne cdo gje dhe ne na ka kapur trishtimi i madh. Uroj te te therrasin ty per t’i keshilluar e uroj te zbatohen reforma pozitive per ne, per vendin, per te gjithe.
O qeveritare merrini keto mendje te ndritura te drejtojne Shqiperine!