E nderuar DITA. Më qëlloi rasti verën që kaloi, me nje mikun tim te jem deshmitar i një realiteti të hidhur në administraten shtetërore. I interesuar per nje dokumentacion pronësie miku im me fton ta shoqeroja në hipotekën e qytetit. Mes eres se rende te arshives, kripes se djerses dhe asaj te detit, punonjesit e hipotekës dukeshin te tejlodhur dhe aspak mikprites. Pyetjeve të njerëzve (shumica naivë), punonjesit ju pergjigjeshin me pertese, me emra Formularesh te padegjuara dhe Numra ligjesh a thua se behej debat legjislacioni mes Juristesh.
Ne kete moment ne qetesine qe imponon institucioni qe te jep ose te privon pronesinë, u degjua nje ze i holle i zgjatur por i sigurt: – Hë mo si u be puna e dokumentave te mia ??
Nenpunesi i sportelit ne vazhdimesine e rutines i thote se dokumentat qe solle jane te paplota dhe nuk ka mundesi finalizimi se eshte ne kundershtim me ligjin. I sapoardhuri kercen dhe thote prere :
-A kështu e keni Ju ?! Po mirë mo, le të vijë Illi ta zgjidhi problemin.
Si me komande nëpunësit kercyen, pane njeri tjetrin ku me nervozizem e ku me inat dhe si ne korr thane – Po prit o lumemadh se nuk ta prevëm me sopate, dale t’i shohim edhe nje herë.
Nje ngerdheshje u nder ne buzet e klientit dhe me nje veshtrim triumfues pershkroi sallen e tejngopur me sy hallexhinjsh e avuj djerse sikleti.
Nga peshperimat e njerezve te radhes mesova se i paradhi ishte vëllai i kryetarit te PD -së së qytetit, i cili “i ka ne dore keta” (per ata matane sportelit), “i cili te ngre zgupthi…” (në zhargonin e qytetit) “të le në diell), etj. Po shikoja me vemendje atë që po shijonte triumfin. I holle dhe serioz , diku te 55 kg. Po ferra e vogel nxjerr lepur te madh.
Dolem nga zyrat e HIPOTEKES me te paqarte se hymë. Ne mendje me sillej pema e familjes dhe po shkundja gjethe e degë mos valle gjeja ndonjë lider Partie . As qe bëhej fjale. Në fisin tone vetem punetore, nenpunes e ndonje administrate … kontigjent i “ILLIT”.
Email nga adresa: [email protected]