Në traditën shqiptare ardhja në jetë e një fëmije ka qenë dhe është një ngjarje me rëndësi në jetën e familjes e të shoqërisë.
Lindjen e shoqëronin një varg ritesh e zakonesh.
Në to gjen vend sidomos dëshira për të lindur djalë, e lidhur me kushtet ekonomike-shoqërore të vetë familjes.
Për shtatzënën tregohej kujdes i veçantë, madje zakonet e lidhura me të kishin mjaft elemente me karakter magjik.
Por deri nga mesi i shek XIX është ruajtur edhe zakoni i mërkoshit (lehonia e burrave).
Ky ishte një akt simbolik i mbetur nga periudha e kalimit prej matriarkatit në patriarkat si shenjë për të afirmuar të drejtën atësore mbi fëmijën.
Që nga dita e lindjes përcaktohej një periudhë prej 40 ditësh e lehonisë (djergnia, lodhnia) gjatë së cilës burri mbyllej dhe tregonte kujdes të posaçëm për nënën e foshnjën.
n.s. / dita

Keshtu ishte dikur heret.
Ne nji rast kur burri priste ti vinin dhimat per te lehtesuar gruan e vet qe te lindte sa ma pak dhimbje.Kur komshiu po gjimonte.Ehe nuk qenkam une krijuesi i lindjes se bebit.Po gjimon komshiu.