Është e vërtetë që Aleksandër Moisiu u rrit dhe u shkollua në qytetin e Gracit në Austri, por ky aktor i madh botëror ka lindur në Kavajë.
Gjatë Luftës I Botërore u zu rob nga francezët, por më ndërhyrjen e një bashkatdhetari u lirua.
Më 1971 mori një certifikatë, ku dëshmohej kombësia e tij shqiptare.
Për shkak të nazizmit, më 1932 u largua nga Gjermania për në Zvicër.
Po këtë vit ai triumfon në skenat e Europës në shfaqjen jubilare “Fausti” të Gëtes.
Më 1933 plotësoi pranë ambasadës në Vjenë dokumentet për të marrë shtetësinë shqiptare, e cila iu dha në prill 1934.
Vdiq para kohe në kulmin e veprimtarisë së tij skenike në Vjenë.
U varros në Lugano të Zvicrës.
n.s. / dita

Nje informacion i mbushur me pasaktesi te pajustifikueshme!
Ja paska dhene partia e punes certifikaten!
“Për shkak të nazizmit, më 1932 u largua nga Gjermania për në Zvicër.” Kjo perputhet me nji informate se MOISIU ishte hebrè.
Raporti i Moisiut me shqiptart:
Un kam nji fotografi ( jo e rradhe, por e vetme) ne shtepi ku Aleksander Moisiu, kur shkoi per shfaqje ne Torino, ai u takue me studentat shqiptar te universitetit te Torinos.
Shoqnues (perkethyes) ishte Lec Suma (vjehrri im), i cili kishte ba shkollen fillore ne Vjene.
Ne lidhje me nivelin e artit te tij ne teater:
Baba im (Dr. jur. Emid Tedeschini) kur ka qene student ne universitetin e München-it (Gjermani) ka shkue ne teater dhe ka ndigjue interpretimin ne gjuhen gjermane te artistit Aleksander Moisiu-t. Nji interpretim te shkelqyeshem ne nji gjermanishte te shkelqyeshme sa publiku gjerman i emocionueme duertrokiti gjate.
https://www.youtube.com/watch?v=ON4yi0mTDck