A lëshojnë pe kupolat?

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Policia, drejtësia, gëzhojat, Parlamenti e i vini ç’emër të doni, është sistemi mafioz shqiptar sot!

Ne jemi një popullsi shumë e vogël, ku informacioni i saktë ose jo, del brenda 24 orëve, dhe për këtë arsye shpesh herë vendet e huaja kërkojnë bashkëpunimin e sistemit tonë, se nuk mund të penetrojnë kollaj në “kanunin” qw kemi. Por ky sistem, ka një luftë të ashpër klanesh brenda për brenda vetes, të cilat sjellin pasojat, vrasje, burgje, dhunë, mashtrime etj. Paguaj të bëhesh polic, gjykatës, paguaj që të bëhesh deputet, kryetar bashkie, prefekt etj., dhe në këtë amulli pagesash askush nuk është më i pastër.

Kjo gjendje ose ky sistem/kanun do të vazhdoje dhe për shumë kohë, sepse me shpërbërjen e këtij sistemi, nuk kemi më as pushtet e as para. Po të shembet ky sistem, a do ta pranojnë vallë sot ata që drejtojnë bashkë me kupolat e tyre, të lëshojnë gjithçka? A ka sot ndonjë të penduar, të denoncojë këtë sistem? Normal, jo, ose me gishta, sepse dhe ata që kanë dashur ta bëjnë, janë larguar si zogjtë e korbit, sepse pasojat do te ishin shumë katastrofike. Këtë që ne duam të denoncojmë te të tjerët, duhet më parë ta denoncojmë te vetja jonë. A do mundemi vallë…?!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *