Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Dëshira, nuk mjafton për të bërë një punë të mirë, duhet kurajo, vizion, para, përkrahje e sinqertë. Po kryeministri ynë, a i ka këto? Të themi, dëshirën e ka të madhe, që të mbetet edhe në histori, po vizionin? Edhe këtë deri diku të pranueshëm. Paratë, eh, ndal, të varfrit e kuptojnë më mirë se kushdo ç’do të thotë të mos kesh para. Përkrahja e sinqertë mungon totalisht, e kundërta është evidente dhe mjaft e dukshme. Bashkëqeverisja me LSI-në, dihej edhe nga më indiferentët e politikës, se do të ishte një dështim. Kryeministri ynë, është si puna e “kalit azgan”, por frerët i ka kalorësi.
