Nga Janusz Bugajski
Nga SHBA për DITA
Epoka e pas Luftës së Ftohtë ka mbaruar dhe nuk ka më shtete neutrale në vijën e parë, midis Europës së lirë dhe Rusisë perandorake. Si një vend që do të ruajë pavarësinë dhe integritetin e vet territorial, Ukrainës i duhet të jetë pjesë e një strukture sigurie efektive.
Kievi e ka bërë të qartë se, nga Perëndimi, kërkon garanci reale për sigurinë dhe jo premtime të palexueshme. Dhe me qëndrueshmërinë e saj si komb dhe aftësitë në luftim, Ukraina ka dëshmuar se do të mbrojë sigurinë europiane si të sajën.
Asnjë prej negociatave midis Kievit dhe Moskës nuk duhet të keqinterpretohet. Ukraina nuk po negocion në pozitat e të dobëtit, por si një fuqi ushtarake në rritje, që ka zbrapsur forcat ruse në mjaft fronte betejash. Ajo po negocion me Rusinë, kryesisht për të lehtësuar presionin ndaj civilëve që bombardohen nga trupat ruse dhe për të siguruar ndihmë humanitare.
Kurse objektivi i Rusisë është të bindë Perëndimin që të neutralizojë Ukrainën, ndërkohë që i bën presion Kievit për të pranuar statusin e një vasali të çarmatosur.
Krimet e luftës të kryera nga trupat ruse nuk janë vetëm veprime të bëra nga dëshpërimi. Moska qëllimisht masakron civilë të paarmatosur. Kështu videot e shkollave dhe spitaleve të bombarduara do shërbejnë që Perëndimi t’i bëjë presion Ukrainës për lëshime të njëanshme.
Sidoqoftë, mizoritë ndaj civilëve po japin efekt të kundërt. Ata po e bëjnë rezistencën e Ukrainës më solide; po i shtojnë furnizimet me armë nga Perëndimi; dhe po e rrisin mbështetjen për sanksione gjithëpërfshirëse ndaj tregtisë me Rusinë dhe energjisë së saj. Sanksionet ndihmojnë në të privuarit e Rusisë nga burimet që i nevojiten për të vazhduar luftën dhe për të funksionuar si shoqëri.
Ukrainës i duhet ta fitojë këtë luftë, si për të shmangur çfarëdo sulmi të ardhshëm nga Moska, po ashtu dhe për t’i dhënë një mësim të dhimbshëm Rusisë në lidhje me ambiciet e saj perandorake/imperialiste. Një fitore e plotë do përfshinte tërheqjen e plotë të trupave ruse nga të gjitha territoret e pushtuara, përfshi Donbasin dhe Krimenë.
Në të njëjtën kohë, sanksionet duhet të vazhdojnë të jenë në fuqi derisa Putini dhe regjimi i tij të rrëzohen, ndërkohë që miliarda dollarë asete të ngrira ruse në institucionet financiare perëndimore kanalizohen për rindërtimin e Ukrainës.
Në fjalimin e tij të fundit në Varshavë, Presidenti Joe Biden në fakt u bëri thirrje shtetasve të Rusisë që të hedhin regjimin e Putinit ose të (pranojnë të) përballen me shkatërrim ekonomik.
Kievi po kërkon garanci ndërkombëtare të qenësishme për sigurinë, në mënyrë që të pengojë çfarëdo agresioni ushtarak në të ardhmen.
Kjo sinjalizon ose një lëvizje drejt anëtarësimit në NATO ose një traktat me NATO-n apo SHBA-në që do t’i siguronte Ukrainës të merrte të gjitha armët dhe mbështetjen e nevojshme për parandalim dhe vetëmbrojtje.
Vetë Rusia nuk mund të jetë palë që garanton sigurinë e Ukrainës, sepse ajo është kërcënimi i vetëm i sigurisë së Ukrainës, pasi shkeli Memorandumin e Budapestit të vitit 1994, të nënshkruar nga SHBA, Britania e Madhe dhe Rusia për të garantuar sigurinë e Ukrainës, kur Kievi dorëzoi armët e tij bërthamore.
Ukraina është pikërisht ai lloj vendi që NATO ka nevojë të këtë si anëtar: një vend që e kupton katërcipërisht kundërshtarin rus, shfaq aftësi të jashtëzakonshme ushtarake dhe ka përkushtimin për mbrojtjen e Europës së lirë.
Kur një vend anëtarësohet në NATO, shanset e një sulmi rus ndaj tij zvogëlohen ndjeshëm, siç është vënë re në rastin e shteteve baltike, që janë shumë më të vogla dhe më të dobëta (se Ukraina). Edhe pse Moska kërcënon vazhdimisht Estoninë, Letoninë, Lituaninë, ajo nuk ndërhyn ushtarakisht atje, pasi i frikësohet një reagimi shkatërrues të NATO-s të udhëhequr nga SHBA.
Kremlini vazhdon të ndërrmarrë fushata frikësimi me asgjësime bërthamore dhe luftëra botërore, në mënyrë që të prishë kohezionin/unitetin e Perëndimit.
Ndonëse përdorimi i armëve strategjike bërthamore të çfarëdo lloji kundër Perëndimit nuk është i pritshëm, duke pasur parasysh se do të nënkuptonte vetëvrasje kombëtare, Moska mund të përdorë armë taktike bërthamore ose kimike me rreze të shkurtër veprimi kundër objektivave ukrainas. Sidoqoftë, një përshkallëzim i kësaj natyre, gjithashtu, do të provokonte reagimin e NATO-s, si Biden është shprehur, dhe kjo mund të përfshinte forcat amerikane, në një kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë ndaj burimit të sulmit.
Qeveritë e Perëndimit duhet të jenë të kujdesshme që padashur të mos mbështesin fushatën e frikësimit të Kremlinit, që paralajmëron Luftën e Tretë Botërore në rast të ndonjë përfshirjeje të drejtpërdrejtë të NATO-s në luftë.
Ushtria ruse nuk mund të krahasohet me NATO-n dhe do të shmangë çdo konfrontim të drejtpërdrejtë me të. Përveç paaftësisë organizative, dështimeve të pajisjeve dhe mungesës së fuqisë njerëzore që dolën në pah në Ukrainë, Rusia po përballet me një katastrofë ekonpomike të paprecedent, pasi sanksionet perëndimore po rriten, çfarë do t’i shterojnë në mënyrë domethënëse kapacitetet e saj ushtarake.
Për më tepër, Moska nuk ka aleatë të besueshëm. Edhe Bjellorusia e shtetet e Azisë Qendrore pjesë e Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO) të dominuar nga Moska nuk duan të luftojnë në emër të imperializmit rus.
Për më tepër, Kina do ta shmangë përfshirjen në luftë me SHBA-në dhe do të përgatitet më shumë për të përvetësuar burime energjie dhe territore të vyera të Siberisë dhe të Lindjes së Largët, sapo Rusia të fillojë të shkërmoqet.
*****
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
A mund ta fitoje Ukraina luften me Rusine, pyet vete e me tej pergjigjet po vete Bugacka ashtu si ja do oreksi.
Po, mund te fitoje Ukraina luften. Duke humbur pjese nga teritori i saj pervec Krimese humbur prej kohesh, edhe 2 rajonet e vetshpallura prej vitesh te pa varura. Se sa kjo mund te quhet fitore e Ukraines, kete e beson vetem Bugacja, pa harruar edhe ate enderren per Ukrainen ne NATO qe zor se e sheh me edhe Bugecja vete megjithese eshte enderrimtari me i madh ne bote.
Ti qe ironizon Bugajskin, mos perdor pseudonimin Tirana, por gjej ndonje emer fshati p.sh. Kllojke apo ….
ppa-ja, une kam pseudonim qytetin ku kam lindur e jetoj. Ato Kllojkat ku ke lindur ti perdori vete si pseudonim me mire se keto papa-te …te fala Bugaces, po e takove.
Zoti Bugajski:
1. Ne kushtet reale nuk ka fitimtar.
2. Te gjithe do humbasin shume.
3. Duhet nje paqe e qendrushme.
4. Polonia po kerkon te instaloje ne
territorin e saje arme berthamore.
5. Kjo tregon per lindjen e nje tendence te re te rezikeshme ne rast se interpretohet se Rusia nenkupton perdorimin e ketyre armeve ne kete apo keto konflikte.
Zoti Bugajski:
6. Pse pas luftes se dyte boterore Austria u be nje vend neutral?
7. Pse duhet qe Polonia te armatoset me arme atomike?
8. Per te realizuar idene e juaj qe Ukraina te jete nje mburoje per Europen a duhet qe edhe ajo te kete arme berthamore?
9. Kush do perfitoje dh kush do humbase ne rast se gjithe vendet e Natos do kene arme nukleate?
10. Ne rast se keto tendenca do perhapen a mendoni se nje aksident berthamur ka nje mundesi me te madhe per te ndodhur?
11. A do duan vendet e Natos qe jane ne kufi me Polonine dhe Ukrainen, qe edhe ato te kene arme berthamore?
12. A te con kjo ne nje katastrofe berthamore te civilizimit ne kontinentein Europjan?
13. A mendoni se Russia eshte nje “tiger prej letre”?
14. A mendoni se kjo situate e rende eshte produkt i vetem nje individi apo problemi eshte shum, shum me i komplikuar?
15. A besoni se te gjithe vendet e Europes duhet te jene antare te BE-se dhe Natos?
16. A mendoni se edhe Rusia duhet te jete nje dite antare e BE-se dhe e nje strukture te perbashket ushtarake Euro Atlantike per tu mbrojtur nga vershimi, migrimi i qindra, qindra miliona njerezve qe praktikisht do te shkatrrojne co gje gjate ruges si dhe destinacjonin e tyre final, vendet Euro Atlantike???
Mendoj se duhet nje mareveshje shume me e gjere qe perfshin edhe situaten ne Ukraine per nje stabilitet ne Europe e me tej.
Si mund ta fitoje luften Ukraina,kur ne lexuesit nuk po e fitojme luften me moderatorin e DITA-s,qe na censuron komentet,qe i djegin sumen pushtetareve me fakte dhe argumente?
Moderatori te lejon ta shash Ramen dhe Veliajn me liber shtepije,por jo me fakte!
Nuk ka faj i shkreti se ja shihni qe 5 shkrime te rendesishme i kane bllokuar komentet!
Pra nuk eshte thjesht harrese,por i mbyllet goja lexuesve nga frika se shperthejne komentet dhe,mos o zot,na rrezohet qeveria Rama!